18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Chelsea i jep ultimatum Inter-it për Lukaku-n

Chelsea i ka thënë Romelu Lukaku-t që të mos shkojë në stërvitjet parasezonale me klubin, ndërkohë që negociatat me Inter-in janë duke vazhduar, por sipas raportimeve në Itali, zikaltrit kanë pesë ditë kohë për të finalizuar marrëveshjen.

Reprezentuesi belg po dëshiron me çdo kusht të kthehet në “Stadio Meazza” dhe nuk do të rifillojë stërvitjet me Chelsea-n sot, e mërkurë, 12 korrik.

Të gjitha gazetat sportive italiane konfirmojnë se Lukaku nuk do të paraqitet në Cobham deri të hënën kur Blutë do të nisen për turneun parasezonal në SHBA.

Ndërkohë, mediumet italiane, “Il Corriere dello Sport” dhe “Tuttosport” shtojnë se Chelsea i ka dhënë pesë ditë kohë Inter-it për të finalizuar marrëveshjen.

 

Sipas “CorSport”, e njëjta gjë vlen edhe për klubet e tjera të interesuara, përfshirë Juventus-in, i cili do të kërkojë një sulmues të ri nëse largohet Dushan Vlahovic.

Kjo do të thotë se Lukaku mund t’i bashkohet Chelsea-t për turneun parasezonal në SHBA javën e ardhshme ose të qëndrojë në Cobham për t’u stërvitur.

Sulmuesi belg u kthye te Interi në formë huazimi verën e kaluar dhe shënoi 14 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat.

Sipas “Gazzetta”, Chelsea e ka ulur çmimin e kërkuar në 40 milionë euro, por Inter-i nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 30 milionë euro plus shtesa.Albanian Post 

Më Shumë

Shqipe Kastrati nderohet nga kryetari i Prizrenit për kontributin në kultivimin e këngës shqipe

Këngëtarja e njohur Shqipe Kastrati u nderua sot nga kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në kultivimin e këngës...

Abdixhiku në Dragash, i ndan çmimin qenit fitues në ekspozitën tradicionale të Qenit Ilir të Sharrit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin, ku mori pjesë edhe në ekspozitën tradicionale të Qenit Ilir të Sharrit. Abdixhiku tha se ishte i...

Lajmet e Fundit