10.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 1537

Bie nga skelet një person në Rahovec

0

Rasti ka ndodhur më 3 qershor të këtij viti, ku sipas mjekut, viktima gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, i iniciuar si “asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që në vendin e tij të punës kishte rënë nga skelet. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Berisha rikthehet te Ylli

0

Arbër Berisha është rikthyer sërish te KB Golden Eagle Ylli.

Klubi suharekas ka zyrtarizuar këtë të diel marrëveshjen me të.

26-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Sigal Prishtinës.

Ai mungoi për një kohë të gjatë shkaku i lëndimit.

Në Kosovë, Berisha ka luajtur edhe te Peja.

 

Biden, Erdoganit: Suedia duhet t’i bashkohet NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun turk Recep Tajip Erdogan, në lidhje me anëtarësimin e Suedisë në NATO.

 

Turqia ka qenë një pengesë për anëtarësimin e Suedisë në NATO, e cila ka nevojë për miratim nga të gjithë anëtarët e aleancës, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti amerikan i tha Erdoganit se shpreson të mirëpres Suedinë në NATO “sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Erdogan i tha Biden sot se Suedia ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur që Turqia të ratifikojë anëtarësimin, por se këta hapa nuk ishin të dobishëm pasi mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) vazhduan të mbanin demonstrata në Suedi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se do të thërriste nesër një takim mes Erdoganit dhe kryeministrit suedez Ulf Kristersson në Vilnius.

Ndryshe, Biden pak kohë më parë ka arritur në Britani, ku do të takohet me kryeministrin e këtij vendi Rishi Sunak dhe Mbretin Charles III.

Shkurte Fejza: Sa herë e dëgjoj këngën ‘Kur t’a ktheva Kosovë shpinën’ nga Dervish Shaqa mbushem frymëzim

0

Artistja e mirënjohur Shkurte Fejza, përmes një shkrimi në llogarinë e saj sociale e ka kujtuar rapsodin e njohur të muzikës folklorike Dervish Shaqa, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Fejza ndër të tjera ka shkruar: Dervish Shaqa është figura ma emblematike e folklorit shqiptar që me artin e tij, dashurinë për këtë vend por edhe me sakrificën e tij i frymëzoj gjenerata të tëra ne mesin e tyre edhe mua në rrugën time me këngën.

“Jam mirënjohëse dhe i përkulem veprës dhe figurës më markante të folklorit dhe të patriotizmit shqiptarë Dervish Shaqës”, ka shkruar artistja.

Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

Dervish Shaqa Nderi i Kombit

Saherë e dëgjoj këngën Kur t’a ktheva Kosovë shpinën por edhe këngët tjera të këtij kolosi të folklorit dhe shqiptarisë mbushem frymëzim por edhe më mbushen sytë me lot sepse ky ishte ai që na frymëzoj dhe edukoj që përmes këngës të duam Atdheun, tokën tonë dhe shqiptarinë.

Dervish Shaqa është figura ma emblematike e folklorit shqiptarë që me artin e tij. dashurinë për këtë vend por edhe me sakrificën e tij i frymëzoj gjenerata të tëra ne mesin e tyre edhe mua në rrugën time me këngën.

Jam mirënjohëse dhe i përkulem veprës dhe figurës më markante të folklorit dhe të patriotizmit shqiptarë Dervish Shaqës.FM

Lidhja Demokratike e Kosovës zgjedh kryetarin e degës së Suharekës

0

Ardian Shala është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Suharekë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se 1 mijë e 56 anëtarë ishin pjesëmarrës në procesin zgjedhor në Suharekë, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, përmes një postimi në Facebooj, ai u shpreh se Istogu, Fushë Kosova e Dragashi, janë tri kuvendet e ardhshme.

“1056 anëtarë pjesëmarrës në procesin tonë zgjedhor në Suharekë. Doktori, Ardiani, u zgjodh kryetar për mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Atë, gjithë ekipin e zgjedhur sot me në një proces krejtësisht demokratik, i uroj për besimin e marrë. Le të shërbejë ky besim si përgjegjësi”.

“Teksa po i afrohemi përmbylljes së zgjedhjeve në 40% të degëve tona, s’kam se si mos të shpreh edhe kënaqësinë por edhe mirënjohjen për plot 17,247 anëtarë që deri më tani kanë marrë pjesë në zgjedhjet tona të brendshme. Me këtë ritëm, me kaq shumë pjesëmarrje, po i afrohemi një numri vërtetë impresiv. Ky angazhim, përveç se shprehje e denokracisë, tregon veçmas dhe për mobilizimin e anëtarësisë. Istogu, Fushë Kosova e Dragashi, tre Kuvendet e ardhshme”, thuhet në shkrimin e Abdixhikut.

Tragjike: Mbyten në Kavajë tre kosovarë, babai dhe dy djemtë e tij të mitur

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Kavajë.

Siç raportohet, tre pjesëtarë të një familje kosovare, babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det.

Sipas njoftimit të Policisë atje, njësitë përkatëse kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjestarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Jota: Ja pse Ronaldo ka frikë të luajë në FIFA

0

Sulmuesi i Liverpool-it, Diogo Jota, zbuloi se Cristiano Ronaldo shmang të luajë në FIFA pasi i frikësohet humbjes. Ky veprim buron nga natyra jashtëzakonisht konkurruese e Ronaldos.

Ronaldo njihet si një person që e pëlqen konkurrencën. Lojtari shpesh shkëlqen nën presion.

Megjithatë, thuhet se ai nuk preferon të luajë në FIFA. Duke folur për shokun e tij të kombëtares, Jota tha për FourFourTwo:

“Unë nuk mendoj se Ronaldo është një adhurues i video-lojërave.”

Ai më tej u pyet nëse Ronaldo i frikësohet humbjes në lojë. Jota ka thënë:

“Po, saktësisht! Ai është shumë konkurrues”.

Cristiano Ronaldo dhe Diogo Jota kanë luajtur bashkë 23 herë për kombëtaren e Portugalisë deri më tani. Të dy kanë bashkëpunuar në realizimin e pesë golave.

QKMK: Rënie e hyrjeve në pikën kufitare në Merdar, ngritje në Morinë

0

Situata në veri të vendit, ka krijuar një pasiguri për të gjithë bashkatdhetarët që marrin rrugën në Kosovë përmes pikave kufitare të Serbisë. Të dhënat e fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar theksojnë se ka rënie të hyrjeve në pikat kufitare tokësore të Kosovës.

 

Për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit, bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në vendet evropiane, po zgjedhin rrugë më të gjata për vizitë në vendlindje, por të sigurt.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë të ditur për Radio Kosovën,  përmes postë elektronike, se hyrjet për në Kosovë janë shtuar më shumë në pikëkalimin “Perëndimi” në Morinë, përderisa pikëkalimi “Veriu”, ku përfshihet pikëkalimi në Merdar, ka shënuar dukshëm rënie.

Sipas statistikave të tyre del se në nga data 01.06.2023-deri më 03.07.2023 në Kosovë kanë hyrë 591 mijë e 636 persona. Kjo është një rënie krahasuar në datat e njëjta të vitit 2022,  ku përmes pikave kufitare tokësore në Kosovë kanë hyrë mbi 740 mijë persona.

Bashkatdhetari Rexhë Islamaj, jeton në Zvicër. Ai thotë se për shkak të situatës në vend dhe thirrjes së qeverisë për shmangie të pikës kufitare në Merdar, ka ardhur në Kosovë përmes rrugës Kroaci, Mal të Zi e Shqipëri.

“E kam ndërruar për shkak që qeveria ka kërkuar, dhe një shok me mua ka qenë me dokumente të Kosovës, dhe nuk kemi dashur që t’i biem andej për shumë arsye. Kam ardhur nëpër Kroaci, kemi kaluar shumë mirë. Rruga ishte shkurtuar për 100 km, dhe kemi hyrë në Mal të Zi direkt dhe pa telashe. Kemi ardhur gjithmonë për Merdar ose te Dheu i Bardhë, e tash kthimin do ta bëjë nga Durrësi për në Itali, me trajekt”, tha Islamaj.

Fatmir Syla, ka vite që jeton në Gjermani me familjen e tij. Ai thotë se nuk kalon nga Merdari asnjëherë për shkaqe sigurie.

“Nga Gjermania kam ardhur me 26, nga Kroacia-Slloveni –Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, e preferojë gjithmonë këtë rrugë për shkak të sigurisë. Kam pasur frikë se do të ketë më fluks për arsye se për Serbi kanë bërë thirrje me u shmang, por ka qenë gjithçka në rregull edhe pa tollovi, përveç në Mal të Zi që kemi pritur 10 minuta përndryshe udhëtimi ka qenë pa probleme dhe shumë mirë kemi kaluar. Unë për Merdar nuk udhëtoj kurrë, për shkak të sigurisë”, tha Syla.

Qeveria ditë më parë, i ka bërë thirrje diasporës kosovare që të shmangin pikëkalimin kufitar nëpërmjet Serbisë, për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit, për të shmangur çfarëdo incidenti, dhe duke përdorur  rrugë alternative për udhëtim.

Librat falas edhe për vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024

0

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur  se edhe vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024, të gjitha tekstet shkollore nga klasa e parë deri në të pestën  do të shpërndahen falas, ndërsa nxënësit e klasave të gjashta deri në të nëntën do t’i përdorin tekstet e vitit paraprak. Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë së një pjesë e madhe e tyre nuk mund të përdoren, pasi janë të plotësuara nga nxënësit e vitit paraprak.

Edhe vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024, Ministria e Arsimit ka vendosur që t’i shpërndajë falas librat për nxënësit nga klasat e para deri në të pestën, ndërsa nxënësit e klasës së gjashtë deri të nëntën do t’i përdorin tekstet e vitit paraprak. Kështu  ka bërë të ditur në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën Ministria e Arsimit.

“Për vitin shkollor 2023-2024, nxënësit e klasave (I-V) do të pajisen me tekste të reja shkollore, ndërsa nxënësit e klasave (VI-IX) do t’i përdorin tekstet e vitit paraprak, siç e përcakton edhe UA 213/2016. MASHTI ka filluar me procesin e grumbullimit dhe përgatitjes së të dhënave për numrin e nxënësve të cilët duhet të furnizohen me tekste të reja shkollore, për vitin shkollor 2023-2024, thuhet në përgjigjën e Ministrisë së Arsimit.”

Se tekstet shkollore për të gjithë nxënësit e Shkollës fillore të mesme të ulët duhet të sigurohen nga shteti e thonë njohës të arsimit. Xhavit Rexhaj, i tha Radio Kosovës së edukimi fillor është obligim i shtetit për arsye se disa prindër e kanë vështirë t’i sigurojnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

“ Shteti duhet të shpërndajë tekste shkollore, sepse edukimi  i obliguar deri në klasën e nëntë është obligim i shtetit. Duhet t’i shpërndajë sepse disa prindër e kanë të vështirë t’i sigurojnë kushtet për mësim e sidomos kur rriten edhe çmimet e të tjera”, tha ai.

Ndërkaq, për sa i përket teksteve të vjetra ku drejtuesit e shkollave kanë kërkuar nga nxënësit që t’i kthejnë të gjitha tekstet nga klasa e parë deri në të nëntën, Rexhaj tha se disa prej tyre nuk mund të përdoren, për arsye se fëmijët gjatë procesit mësimore e kanë për detyrë t’i plotësojnë.

” Disa tekste mund të përdoren prapë, por disa të tjera nuk mund të përdoren psh: fletoret e punës dhe pjesa e librit që ka ushtrime është e pakuptimtë të kërkohet të përdoren prapë. Edhe këtu mendoj që është problem çështja e kulturës, çështja e keqpërdorimit të pronës publike. Konsideroj që këtu edhe shkollat nuk janë serioze sa duhet dhe nuk punojnë sa duhet në edukimin e fëmijëve për ruajtjen e gjerave publike”, tha Rexhaj.

Po ashtu, dhe Këshilli i Prindërve dhe vetë nxënësit, thonë se tekstet e shfrytëzuara nga gjeneratat paraprake nuk mund t’u hyjnë shumë në funksion, pasi që ato ose janë dëmtuar ose janë të papërdorshme, sidomos kur bëhet fjalë për fletoret e punës./rtk/

Aksident në Nashec të Prizrenit

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Nashec të Prizrenit.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Një person është lënduar.

Nashec, Prizren 08.07.2023 – 10:30. Ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime trupore ku të përfshira kanë qenë dy automjete me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e lëndimeve ndihmë mjekësore ka kërkuar njëri prej drejtuesve te automjeteve.  Rasti nën hetime.


RENELUAL TAHIRI prezanton kompleksin e ri luksoz në qendër të qytetit të Prizrenit.

Koncepti arkitektonik nga RENELUAL TAHIRI synon të ofrojë një lloj të ri të “Artit të Jetesës” me banesa unike, moderne dhe cilësore.

Kompleksi vjen me një pozitë të favorshme në rrugën “EKREM REXHA” ku ofron qasje të shpejt në qendrën tregtare “Galeria 200m” dhe “Abi Çarshia 350m”, Qendra Shëndetësore, Spitali, Stacioni i Autobuzëve, Shkolla…
Për më shumë informata na kontaktoni:
Mob: +383 44 128 112
Email: [email protected]

Mund të jetë një imazh i planimetri e katit dhe teksti