14.9 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 1536

Nxënësit i nënshtrohen sot pjesës së dytë të testit të arritshmërisë

0

Sot nga ora nëntë, nxënësit e klasave të nënta i nënshtrohen pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji në të gjitha shkollat e Kosovës.

 

Më 4 korrik u mbajt pjesa e parë e këtij testi.

Krasniqi: Kam ëndërruar meçin në Kosovë, Mohammedi ka përvojë

0

Robin Haxhi Krasniqi e ka vlerësuar kundërshtarin e tij të radhës, Nadjib Mohammedi, duke thënë se është një boksier me përvojë. 

Dy boksierët do të dalin në ring më 5 gusht në Prishtinë.

Boksieri nga Kosova duke folur në një intervistë ekskluzive në RTK të hënën ka thënë se kundërshtari i tij është i rrezikshëm.

“Nadjib Mohammedin e njoh. Është një boksier shumë i fortë, që ka përvojë shumë të madhe, ku ka boksuar për tituj të botës disa herë, ka qenë kampion i Evropës e i Francës. Është një kundërshtar i rrezikshëm, por une gjithmonë kam dashur që ta marrë një punë të vështirë që të jem më i displinuar dhe ta ketë efektin më të madh”, ka thënë Krasniqi.

Boksieri nga Kosova ka thënë se gjithmonë e ka pasur ëndërr të boksojë para publikut të vendit të tij.

“Plani për organizimin e meçit në Kosovë është bërë shumë kohë më përpara. Është diçka që gjithmonë e kam dashur dhe po e pres me padurim shijimin e kësaj mbrëmje. Është diçka që do të jetë një ndenjë e veçantë për mua”, është shprehur ai.

Ai ka folur edhe për përgatitjet e tij për meçin.

“Janë katër javët e fundit deri tek meçi. Në njërën anë është një kohë goxha e gjatë, por në anën tjetër veçse po e dëgjoj gongun duke rënë e duke hyrë në ring. Aq kohë e shkurtër që është”, ka thënë Krasniqi.

Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

0

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të ketë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve për një deri dy gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të sillen nga 11 deri në 15 gradë, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Abrashi pyet opozitën: A jeni të sigurtë që po doni zgjedhje?

0

Përgjigja jonë do të ishte me pyetje, a jeni të sigurtë që po doni zgjedhje? Kështu ka deklaruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi duke komentuar qëndrimin e sotëm të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Abrashi në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1, tha se kërkesat e opozitës për zgjedhje të reja po bëhen si betejë për vendin e dytë, sepse sipas tij, as opozita nuk e konteston faktin se Vetëvendosje do të ishte partia fituese në rast se do të kishte zgjedhje të parakohshme.

“Përgjigjja jonë do të ishte me pyetje, a jeni të sigurtë që po doni zgjedhje? Kjo është. Ata mund të jenë të përgatitur por jam shumë i sigurtë që nuk janë të përgatitur për rezultatin që do të vijë. Mirëpo siç duket aty dhe pse nuk po reflekton në opinion publik ekziston një tjetër lloj beteje, kështu që nuk po na duket neve kështu që është beteja për vendin e dytë, kush do të jetë në vendin e dytë se as që e kontestojnë ata se në rast të zgjedhjeve hipotetikisht të zgjedhjeve të reja kush është i pari. Por si do që të jetë numrat në Kuvend janë, sot gjithë kanë pritë që me dështu seanca e Kuvendit, sot goxha një numër i madh i vendimeve u morën aty, kaluan një numër goxha i rëndësishëm i ligjeve që ishin në lexim të parë por edhe në lexim të dytë” tha Abrashi.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kërkoi shpërbërjen e Kuvendit, teksa shtoi se është koha që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme,

“Si Grup Parlamentar i PDK-së dhe si PDK, tashmë kemi një vendim, ku ne kërkojmë që ky Kuvend jofunksional, i cili më shumë po i shkakton dëme kësaj Republike sesa që po ndihmon në një qeverisje të mirë, duhet të shpërbëhet sa më parë. I kemi dhënë mundësinë edhe kryeministrit, nga java e kaluar, ose ta shpërbëjë Kuvendin, ose të jap dorëheqje, dhe koha është që vendin tonë, Republika e Kosovës, të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha ai./teve1.info./

Vdes tragjikisht mërgimtari nga Prizreni në Gjermani

0

Familja Sallauka nga Prizreni po përjeton një rast të rëndë që disa ditë. Djali i tyre 24-vjeçar, Gentriti, humbi jetën tragjikisht në Gjermani, atje ku edhe jetoi. I riu ndërroi jetë pasi u godit nga një veturë tjetër, shoferi i të cilës po ashtu vdiq. Kjo ngjarje ka lënë të pikëlluar gjithë familjen e miqtë e të ndjerit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë me dije një familjar i viktimës, i cili i pikëlluar tej mase tha se Gentriti humbi jetën më 5 korrik, por ata vendosën që ta varrosin në Kosovë, ndonëse ai ishte lindur e rritur në shtetin gjerman.

Me dhimbje të thellë, ai njoftoi se varrimi i më të dashurit të tyre, që e quanin ‘Geni’, do të bëhet nesër, me ikindi në Prizren.

“Gentriti ka lindur në Gjermani, por e ka dashtë shumë Kosovë. Për këtë arsye kemi vendosur me varros në Kosovë.

Ai (i ndjeri) ka qenë në rrugën e vet, vetura tjetër direkt e ka goditur dhe të dy në vend kanë vdekur. Vetëm një shok i tij, që ishte pasagjer ka shpëtuar”, tha familjari i tij për Sinjalin.

Harry Styles, artisti i radhës që goditet nga publiku gjatë performancës në skenë

0

Këngëtari, Harry Styles është viktima e fundit e trendit të ri, të goditjes së artistëve përgjatë kohës sa ata interpretojnë këngët e tyre në skenë.

Styles, është goditur në sy nga një objekt i hedhur në skenë teksa po performonte në Vjenë ,duke shënuar incidentin e fundit në një listë gjithnjë në rritje të situatave të ngjashme javët e fundit.

Videoja e postuar në rrjetet sociale nga pjesëmarrësit e koncertit tregon yllin e “As It Was” duke ecur në skenë ndërsa një objekt e godet atë në sy gjatë një koncerti “Love on Tour”.

Ai shihet duke u dridhur nga dhimbja kur objekti e godet, dhe u përkul ndërsa i afronte duart në kokë për të mbledhur veten përpara se të vazhdonte të ecte përpara.

Incidenti fatkeq nuk është hera e parë që Styles është shënjestër e një objekti fluturues teksa po performonte në skenë, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

Në vitin 2022, videot e postuara në mediat sociale treguan se Styles u godit po ashtu gjatë një koncerti në Los Anxhelos.

Styles i bashkohet sërish listës së artistëve që së fundmi janë goditur nga objektet teksa performojnë në skenë: Drake, Bebe Rexha, Kelsea Balerini dhe Ava Max.

Rexha dhe Drake ishin sulmuar me celularë që u hodhën në skenë, ku Bebe pësoi një dëmtim të rëndë në sy.

Në anën tjetër Balerini u godit në fytyrë në qershor kur një byzylyk iu hodh në drejtim të saj ndërsa ajo po performonte, duke e bërë atë të ndalonte këngën dhe të dilte nga skena, dhe Max u godit në fytyrë nga një pjesëmarrës i koncertit, i cili depërtoi skenën përpara se të hiqej nga ekipet e sigurimit.

Incidentet në rritje kanë ngjallur protesta nga artistë të tjerë si Adele, e cila i tha audiencës së saj në Las Vegas në fillim të këtij muaji që “të ndalojnë së hedhuri gjëra mbi artistët”.

ATK: Këngëtarët i kanë paguar 1.2 milion euro tatim shtetit, rritje prej 100 për qind në deklarim dhe pagesa

0

ATK përmes një postimi në Facebook, ka raportuar se nga 1 janari e deri në përfundim të muajit qershor, artistët i kanë paguar shtetit mbi 1.2 milion euro tatim.

Tutje, theksohet gjatë gjithë vitit të kaluar, estrada paguan dy (2) milionë euro tatim, ndërsa sivjet vetëm për gjysmë viti janë paguar afro 1.2 milion.

Kjo ka shkaktuar rritje të deklarimit dhe pagesave me mbi 100 për qind.

“Qarkullimi i deklaruar për vitin 2021 ishte 10.7 milionë euro, kurse në vitin 2022 është 20.9 milionë euro, ndërsa tatimet e paguara nga këngëtaret dhe grupet muzikore për vitin 2022 janë mbi 2 milionë euro, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje të deklarimit dhe pagesave mbi 100%. Përderisa vetëm në periudhën janar-qershor 2023, pagesat e tatimeve nga këngëtarët janë 1.2 milion euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Së fundmi, ATK kishte publikuar një video porosi me anë të së cilës u ka bërë thirrje sektorit të performuesve të këndimit që t’i kryejnë obligimet e tyre ndaj këtij institucioni.

Kjo thirrje publike nga ATK, erdhi me rastin e fillimit të sezonit veror, ndërsa thuhet se pagesa e tatimeve nga ana e perforumesve të këndimit kontribuon në rritje dhe zhvillim të shoqërisë kosovare.

 

“Të nderuar performues, tani që jemi para fillimit të sezonit së punës tuaj intensive, ne duam të ju kujtojmë rëndësinë e pagimit të tatimeve, duke bërë pagesa të rregullta të tatimeve ju kontribuoni në rritjen dhe zhvillimin e shoqërisë tonë. Takimet i financojnë shërbimet thelbësore të shtetit, sikurse arsimi, kujdesi shëndetësor dhe siguria publike – nga të cilat, përfitojmë të gjithë”, thuhet në video mesazh.

Pos tjerash, në video mesazh rikujtohet fakti se pagesa e rregullt e tatimeve po ashtu ndihmon në përforcimin ekonomik të vendit, duke mbështetur bizneset e vogla si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Pagesa e tatimeve siguron gjithashtu një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. Sistemi tatimor shpërndan barrë bazuar në aftësinë e secilit për të paguar, duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë. Gjithashtu, ai forcon ekonominë duke mbështetur bizneset e vogla, infrastrukturën dhe krijimin e vendeve të punës”, thuhet tutje.

 

Sa do të kursente Juventus-i në rast të largimit të Pogba-s në Arabinë Saudite

0

Juventusi mund të kursejë një sasi të konsiderueshme parash nëse do të lejonte Paul Pogba-n të largohej nga klubi këtë verë, pasi ofertat fitimprurëse nga Saudi Pro League vazhdojnë të bëhen tituj në mbarë Evropën.

Francezi i “hodhi benzinë ??zjarrit” sa i përket spekulimeve të transfertave me vizitën e tij në Arabinë Saudite gjatë fundjavës.

Është raportuar nga “La Gazzetta dello Sport” se ish-mesfushorit të Manchester United i është ofruar një kontratë trevjeçare që mendohet të jetë 100 milionë euro në sezon.

Është një ofertë që sigurisht do ta bënte Pogba-n një njeri edhe më të pasur, por që do t’i kursente Juventus-it një shumë të konsiderueshme parash gjithashtu në të ardhmen e afërt.

 

Pogba aktualisht fiton një pagë bruto prej 10.5 milionë euro në sezon në Torino dhe ka edhe tre vite të plota në kontratën e tij, e cila do të skadojë në verën e vitit 2026.

Nëse Pogba do të largohej nga Juve këtë verë, klubi mund të kursejë 31.5 milionë euro gjatë tre viteve të ardhshme, një pjesë e konsiderueshme e 42 milionë eurove që u zotuan për të paguar ish-fituesin e Kupës së Botës kur i dhanë atij një marrëveshje katërvjeçare vitin e kaluar.

Me bonuset e përfshira, nga “La Gazzetta dello Sport” mendohet se Juventus-i mund të përfundojë duke paguar Pogba-n afërsisht 50 milionë euro bruto nëse ai do të shihte të gjithë gjatësinë e kontratës së tij.

Duke qenë se ai u transferua falas në fund të kontratës së tij me Manchester United verën e kaluar, Juve nuk do të humbiste as për një tarifë transferimi. Nëse ka ndonjë gjë, ata do të bënin një fitim të vogël.

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se në vazhdimësi kishte rrahur gruan e tij

0

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet se në vazhdimësi ka rrahur gruan e tij.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Opozita sërish s’voton marrëveshjet ndërkombëtare

0

Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare në seancën e sotme plenare.

Tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK u shprehën që nuk do të marrin pjesë në votim për asnjë marrëveshje ndërkombëtare dhe projektligj, për shkak të situatës politike në vend.

Rrjedhimisht, kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk i hodhi në votim fare marrëveshjen për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Kosovës dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit, dhe për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”./kp/