9.4 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 1545

Tre kosovarë sulmojnë një shtetas të Shqipërisë në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë është sulmuar nga tre kosovarë në Prizren. Viktima thuhet se ka pësuar lëndime.

Rasti ka ndodhur të martën pas mesditës. Personat e dyshuar thuhet se janë në kërkim policor.

“Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë ka pësuar lëndime pasi që është sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta nga i dyshuari mashkull kosovar së bashku me dy të dyshuar tjerë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, ndërsa personat e dyshuar janë në kërkim policor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

Callum Hudson-Odoi mes Milan dhe Fulham

0

Callum Hudson-Odoi dëshiron të largohet nga Chelsea këtë verë në kërkim të minutave të rregullta në ekipin e parë.

Anësori ka një vit të mbetur në marrëveshjen e tij në “Stamford Bridge”, por po kërkon një klub të ri përpara sezonit të ardhshëm.

Reprezentuesi anglez kaloi sezonin e kaluar në huazim te Bayer Leverkusen, por është rikthyer te Chelsea, ku do të fillojë parasezonin.

22-vjeçari ka qenë te Chelsea që nga mosha tetë vjeç, por ai tani është i vendosur të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë. Chelsea është i hapur për të dëgjuar ofertat për të diplomuarin e tyre në akademi gjatë afatit kalimtar.

Fulham dhe Milan janë ndër klubet që besohet se janë të interesuar për Hudsom-Odoi.

Këshilli i Prindërve për testin e Arritshmërisë dhe Maturës: Më e pakta është që ato të pezullohen

0

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që testi i arritshmërisë dhe i maturës të pezullohen.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga Këshilli i Prindërve kanë shkruar se testi i Maturës dhe Arritshmërisë vazhdojnë bindshëm të jenë aktet më të kota dhe më të pavlera.

“I erdhi fundi këtij viti shkollor, me qershinë mbi tortë: testin e Arritshmërisë. Nuk ka ngjarje më përshkruese të këtij viti shkollor sesa një testim i këtij soji: i keqprojektuar, i keqmenaxhuar dhe ku kopjimi është sinonimi për të.

Ndërsa i gjithë sistemi arsimor i Kosovës e çoi dëm edhe një vit për t’i shërbyer mbi 300 mijë fëmijëve, testi i maturës dhe arritshmërisë vazhdojnë bindshëm të jenë aktet më të kota, më të pavlera e më të dëmshme për fëmijët tanë”, kanë reaguar në Këshilli.

Reklama

Po ashtu në reagim thuhet se teste të tilla janë shembuj konkret se si nuk duhen bërë projekte të tilla.

“Janë dëshmia e vendimeve dhe veprimeve pa përdorur rezonin e arsyes shkak-pasojë. Janë “paushalli” i politikbërjes për arsimin që po vazhdon në Kosovë.

Më e pakta është që ato teste të pezullohen. Ndryshe vitin e ardhshëm do të ketë organizim për bojkotimin e tyre”.

Tutje thuhet se një sistem i kalbur arsimor po rrënon shpresën e prindërve për të rritur fëmijët në atdheun që ëndërronin të preheshin përgjithmonë.

“Po e mbyllim një vit shkollor që as emrin e as mbiemrin se ka siç lexohet. Viti duhet të fillonte më 1 shtator dhe t’i shërbente vërtet shkollimit.

Në këtë pikë ku jemi, të vije shumë rëndë të shikosh mbrapa; por (sakaq) trishtohesh të çosh kokën për të parë vitin që vjen. E dhimbshme, sa s’ka, që më 1 shtator 2023 me mijëra fëmijë nuk do të jenë në bankat shkollore të Kosovës, por diku gjetkë.

Një sistem i kalbur arsimor po rrënon shpresën e prindërve për të rritur fëmijët në atdheun që ëndërronin të preheshin përgjithmonë.

Ky sistem arsimor është edhe i skaduar e edhe i dëmshëm (në tërësinë e tij)! Duhet një plan kombëtar, me pajtim të të gjitha palëve, për ta ringjallur, përditësuar dhe reformuar në palcë sistemin arsimor parauniversitar në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Clinton: Ka qenë nder të punoj me shqiptarët

0
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, e vizitoi Shqipërinë herën e parë.

Ai u prit me një ceremoni madhështore nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Clinton u nderua me medaljen “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë me këtë rast ndau edhe përshtypjet e tij lidhur me vizitën.

Bill Clinton falënderoi kryeministrin dhe qytetarët shqiptarë.

Clinton tha se ka qenë nder se ka qenë nder të punonte krahas shqiptarëve përgjatë viteve.

“Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im që punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, shkroi ai

 

Përkeqësohet moti, pasdite priten rrebeshe shiu e bubullima

0

Java e parë e korrikut ka filluar me mot të nxehtë dhe me diell. Ndërkaq sot pritet përkeqësim i motit.

Orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që lokalisht edhe mund të jenë më të stuhishme.

Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 26C e 27C.  Minimalet kryesisht zbresin në 14C e 15C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e dominuar më shumë nga krahu verior 3-8m/s.

Sipas Meteo Ballkan, të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm.

Parashihen intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në disa vise malore priten stuhi dhe rrebeshe mjaft intensive.

Do të rritet ndjenja e zagushisë, por temperaturat shënojnë ulje kryesisht të lehta sidomos në kohën dhe vendet ku “kapen” nga rrebeshet dhe stuhitë lokale.

Të ejten dhe të premtën na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.

Orëve të pasdites në Kosovë dhe disa vise tjera të rajonit priten zhvillime të fuqishme konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe

Ironizon Abrashi i VV-së: Thanë se nuk do të ketë vizita të nivelit të lartë

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka ironizuar pasi një prej masave që Bashkimi Evropian paralajmëroi se do të ketë anulim edhtë vizitave të nivelit të lartë në Kosovë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ai ka publikuar një fotografi të kryeministrit Albin Kurti me kryeministrin e Holandës dhe atë të Luksemburgut, të cilët qëndruan sot për vizitë në Kosovë.

Thanë se nuk do të ketë vizita të nivelit të lartë në Kosovë. Ndërkohë sot Kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut në një ditë të bukur me diell...” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, gjatë vizitës në Kosovë, kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se të gjitha palët duhet t’i përmbahen dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

“E kam parë në Beograd dhe këtu që të gjithë duan deeskalim, dhe është interes i të gjithëve për ta bërë atë, nëse mund të ndihmojmë ne jemi këtu. Por të gjithë duhet t’i përmbaheni procesit të udhëhequr nga BE, duke u ndihmuar edhe nga ShBA-të. Nuk e di nëse duhet të drejtojmë gishtin te Kosova ose Serbia, sepse kjo nuk ndihmon, ne duam të ndihmojmë.” – deklaroi kryeministri Rutte.

Ndërkaq, kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka thënë se marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen për të evituar përshkallëzimin e situatës.

“Ne dje ishim në Beograd dhe sot jemi në Prishtinë. Është e rëndësishme për ne që e dimë që ka udhërrëfyes për dialog e ai është Lajçak. Ne duhet të largojmë çdo mundësi për kriza të mundshme të cilat më së shumti i vuan populli. Ju mund të llogarisni në ne. Për ne është e rëndësishme të besojmë në punën e lehtësuesve të BE-së. Është mirë të ketë dialog të hapur.” – u shpreh ai.

“Pisi, nale kamerën, kush je ti?” Smajl Latifi “shpërthen” ndaj asamblistit të VV-së në Rahovec

0

Një video e publikuar nga asamblisti i Vetëvendosjes në Rahovec, Ilir Pallqa, ka nxjerrë në pah sjelljen e pahijshme të kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, gjatë një seance të Kuvendit Komunal. Në videon e publikuar në Facebook, Latifi dëgjohet duke u munduar të bllokojë kamerën dhe duke përdorur fjalë ofenduese.

Asamblisti Pallqa akuzoi kryetarin Latifi se insistoi t’ia ndalte fjalën tek sa fliste për gjendjen e mbeturinave.

“Fjala ime për gjendjen e mbeturinave ne Komune. Insistimi me ëdo kusht i kryetarit që t’më kufizohet e drejta për replike, presioni drejtuar Kryesuesit te Kuvendit për mbylljen e seancës dhe presioni drejtuar kamermanit per ndalimin e xhirimit” – shkroi asambleisti në Facebook.

Pamje të KosovaPress.

“Nale aty kamerën. Nale kamerën. Ai pisi, ai pisi, a pe sheh ai pisi çka bën”, dëgjohet duke thënë Latifi mes tjerash.

Osmani dhe Lajçak flasin për shpërkallzimin e situatës në veri

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka diskutuar mbi sfidat aktuale politike dhe të sigurisë, me theks të veçantë në veriun e vendit, e po ashtu edhe për përpjekjet për përshkallëzimin e situatës, sikurse edhe nevojën për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

 

Në njoftimin për media nga presidenca e Kosovës, thuhet se Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për përshkallëzim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.

Në kontekst të zhvillimeve të fundit në veriun e vendit, presidentja Osmani ka theksuar se grupet kriminale dhe individët që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, duhet të përballen me drejtësinë.

Tutje në njoftim thuhet se presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e palëkundur në synimin e saj për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.

Deputetja britanike: Serbia është fajtore për situatën në veri të Kosovës

0

Deputetja britanike, Alicia Kearns, është shprehur tejet e ashpër në raport me qeverinë e vendit të saj dhe në përgjithësi me faktorin ndërkombëtar sa i përket situatës në Kosovë dhe presionit që po i bëhet qeverisë së Kosovës.

 

Gjatë adresimit të saj në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar ajo ka thënë se fajtor për situatën e krijuar në veri të Kosovës është Beogradi zyrtar dhe se “gjendja në Kosovë është kritike dhe Britania e Madhe ka përgjegjësi unike atje”.

“Ajo çka po ndodhë aktualisht në Kosovë është rezultat i ndërhyrjes së para 18 muajve nga Beogradi, kur shkaktoi ndërhyrje të huaj në zgjedhjet e brendshme në Kosovë. Ata u thanë serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhje, të cilat ishin të drejta dhe të lira, por sigurisht pjesëmarrja nuk ishte ajo që e donim sepse Vuçiqi u tha të mos merrnin pjesë”, ka thënë Kearns.

Pastaj shohim kryetarët që mundohen t’i zotërojnë pozitat që i kanë fituar, cila është përgjigja?, ka pyetur ajo. “Shtetet perëndimore, më së keqi BE dhe SHBA, sulmojnë Kosovën se po kërkon nga kryetarët marrjen e pozitave dhe shkuarjen në zyrat e tyre për t’i kryer detyrat. Pastaj pamë sulmin brutal nga trupa të armatosura  të mbështetura nga Beogradi në drejtim të KFOR-it, me 26 ushtarë të lënduar rëndë e të hospitalizuar. Cila ishte përgjigja? Kritika në drejtim të Kosovës”, ka shtuar Kearns. Ajo tutje është shprehur e habitur se si ka guxuar të ndodhë kjo situatë, në kohën kur sipas saj “të gjithë e dimë se ajo u krijua nga milicia serbe e mbështetur nga Beogradi dhe nga Serbia kur tha ‘mos merrni pjesë në zgjedhje’”.

“Për më keq, të gjithë pamë policinë serbe kundër terrorizmit që hyri në territorin kosovar dhe kidnapoi tre zyrtarë policorë të Kosovës dhe u dërguan në Serbi. Kjo nuk ishte e lejuar, kjo shkel të gjitha ligjet ndërkombëtare dhe shkel marrëveshjen specifike mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe cila ishte përgjigja? Më në fund pamë pak balancim. Prishtina dhe Beogradi duhet të punojnë në normalizim dhe qetësim të marrëdhënieve dhe shtensionim të situatës”, ka nënvizuar më tej deputetja britanike.

Ajo tutje këmbënguli se faji i tërë kësaj situate ishte i Serbisë. “A mos pati adresim të faktit se kjo ishte një mbajtje e jashtëligjshme? Jo nuk kishte. Kur Kosova u bëri thirrje kryetarëve të vet që t’i marrin pozitat në zyrat e tyre komunale, kishte një përgjigje të ashpër nga SHBA. Qeveria e SHBA-së tha “Ok, Kosovë, nuk lejohesh të marrësh pjesë në ushtrime ndërkombëtare, që veçse ishte e aranzhuar, ne nuk do të ju ndihmojmë më rreth njohjeve te reja, dhe paçi fat, sepse s’jeni më të mirëseardhur në Uashington DC. Kur Serbia kidnapoi tre policët kosovarë, nuk pati dënime për Serbinë. Në fakt Serbia mori pjesë në një ushtrim ushtarak, me SHBA-në, një javë më pas, në kohën kur policët kosovarë mbaheshin ilegalisht në Serbi”, ka shtuar Kearns.

Çfarë mesazhi është ky për një aleat demokratik si Kosova, e cila ka qëndruar përkrah nesh në çështjen ne Ukrainës dhe ka bërë gjithçka çka kemi kërkuar nga ajo?, ka pyetur tutje Kearns.

“Është dënuar Kosova por asnjë dënim për Serbinë. Kur Serbia përfundimisht liroi policët kosovarë, kujt i treguan fillimisht? Shkuan te Viktor Orbani në Hungari dhe ia lejuan atij që ta japë lajmin. Ky është një dështim diplomatik”, ka thënë deputetja britanike.

Krasniqi: Më 5 gusht do të jetë dueli i shekullit në trojet shqiptare

0
Boksieri Robin Krasniqi ka bërë thirrje që të blihen sa më shumë bileta për duelin e tij me Nadjib Mohammedi.

 

Ai, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ky do të jetë dueli i shekullit në trojet shqiptare.

“Asnjëherë më parë në Kosovë, Shqipëri apo kudo në trojet shqiptare duel më të madh nuk kemi pasur, andaj siguroni biletat tuaja që tani për këtë luftë të zjarrtë që do të zhvillohet me 5 gusht 2023 në stadiumin Fadil Vokrri”, ka thënë Krasniqi

Kjo luftë 12 raundshe është e vlefshme për titullin ËBC SILVER në kategorinë gjysmë të rëndë.