9.4 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 1546

Ndarja nga Dj Geek nuk e ndali, Dafina Zeqiri po martohet këtë javë

0

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun.

Së fundmi ajo është ndarë nga i dashuri i saj, Dj Geek.

Por, duket se ajo nuk po ndalet, e po përgatit projekte të reja.

“Dasma” titullohet projekti që do të dalë këtë javë.

Por, nuk dihet nëse Dafina po martohet me të vërtetë, apo është thjeshtë një projekt./ORAinfo/

Fillon dezinsektimi në qytetin e Prizrenit

0

Ka filluar implementimi i fazës së parë të dezinsektimit të qytetit të Prizrenit dhe zonave periferike, ku synohet eliminimi ose sjellja në kufi të tolerancës epidemiologjike të insekteve fluturuese (sidomos mizat dhe mushkonjat), pengimi i përhapjes së sëmundjeve që përhapen nga këto insekte dhe krijimi i kushteve për një jetë më të rehatshme gjatë stinës së verës.

Komuna ka njoftuar se faza e dytë e këtij procesi realizohet pas 21 ditësh dhe ka qëllim ruajtjen e shëndetit publik.

==============

RENELUAL TAHIRI prezanton kompleksin e ri Luksoz në qendër të qytetit të Prizrenit.
Koncepti arkitektonik nga RENELUAL TAHIRI synon të ofrojë një lloj të ri të “Artit të Jetesës” me banesa Unike, Moderne dhe Cilësore.
Kompleksi vjen me një pozitë të favorshme në rrugën “EKREM REXHA” ku ofron qasje të shpejt në qendrën tregtare “Galeria 200m” dhe “Abi Çarshia 350m”, Qendra Shëndetësore, Spitali, Stacioni i Autobuzëve, Shkolla…
Për më shumë informata na kontaktoni:
Mob: +383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "S C RT RENELUAL TAHIRI"

Një person nga Rahoveci u zhduk para 11 vjetësh në Shqipëri, familja kërkon ndihmë nga policia për gjetjen e tij

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është raportuar i zhdukur në Rahovec.

Sipas Policisë personi është zhdukur që nga viti 2012 në Shqipëri dhe se rasti është raportuar atje qysh 11 vjet më parë,.

Por sipas Policisë së Kosovës që nga atëherë familjarët nuk kanë marr asnjë informatë nga Policia në Shqipëri dhe për këtë arsye kanë vendosur që rastin ta raportojnë edhe në Kosovë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar që nga viti 2012 ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar në Shqipëri, por që atëherë nuk dinë për vendndodhjen e tij. Sipas ankuesit i njëjti ka raportuar rastin edhe në Shqipëri. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me udhëzim të së cilit iniciohet rasti si më lart i cili mbetet nën procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë sw Kosovws.

Putini thotë se sanksionet e bëjnë Rusinë më të fortë

0

Rusia do të vazhdojë të kundërshtojë sanksionet perëndimore, ka thënë presidenti Vladimir Putin, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Fjalimi i tij në një samit virtual të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait ishte i pari i tij në një takim ndërkombëtar që nga rebelimi i muajit të kaluar në Rusi.

Putin mbështeti marrëveshjet tregtare midis vendeve të SCO-së në monedhat lokale – e parë si një përpjekje për të zbutur sanksionet.

Samiti i SCO-së i vitit 2023 po zhvillohet praktikisht nën udhëheqjen e Indisë, raporton BBC,

Putin përdori platformën për t’i dërguar një mesazh kundërshtimi Perëndimit, duke thënë se “Rusia i kundërshton të gjitha këto sanksione të jashtme, presione dhe vazhdon të zhvillohet si kurrë më parë”.

Ai ka bërë disa paraqitje publike që kur grupi mercenar i Wagnerit organizoi një rebelim jetëshkurtër në fund të qershorit, por kjo ishte hera e parë që ai shihej me një grup liderësh ndërkombëtarë

Kryeministri i Indisë Narendra Modi u bëri thirrje anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait që të rrisin tregtinë, lidhjen dhe bashkëpunimin teknologjik, ndër të tjera.

Ai nuk iu referua drejtpërdrejt as luftës në Ukrainë, as qëndrimit gjithnjë e më këmbëngulës të Kinës në Indo-Paqësorin. Indisë – historikisht e paangazhuar – iu desh të kalonte një litar të ngushtë diplomatik, për shkak të lidhjeve të saj gjithnjë e më të forta me Perëndimin.

Kthesë e papritur, Onana merr ofertën tunduese nga Arabia Saudite

0

Manchester United ka një konkurrencë të madhe për objektivin e tyre në portë, Andre Onana, me një skuadër të Ligës Pro Saudite të interesuar për të.

Ashtu si çdo vit, është një tjetër verë e gjatë e asaj që duket si një milion thashetheme të ndryshme për transferime në “Old Trafford” pasi Erik ten Hag përpiqet të përfitojë maksimumin nga buxheti i tij.

Pritet që lëvizja e tyre për Mason Mount të zyrtarizohet në ditët në vijim pasi oferta prej 60 milionë paundësh u pranua.

Dhe ata madje mund të shtojnë një tjetër mesfushor në skuadrën e tyre, me raportet që pretendojnë se ata janë afër një marrëveshjeje për yllin e Fiorentina-s, Sofyan Amrabat.

Tifozët mund të fillojnë të vënë në dyshim nevojën për të shpenzuar aq shumë për mesfushorët, me disa çështje jashtëzakonisht të ngutshme në të dy skajet e fushës.

Ekipi është i dëshpëruar për një sulmues me asnjë nga numrat “9” të sezonit të kaluar që nuk i përmbush standardet, dhe Goncalo Ramos lojtari i fundit i lidhur.

Por një portier mund të jetë edhe më i ngutshëm pasi David de Gea nuk arriti të binte dakord për një kontratë të re përpara se marrëveshja e tij të skadonte në fund të javës së kaluar.

Numri “1” i Inter-it, Andre Onana, thuhet se është zgjedhja e preferuar e trajnerit, por ata tani kanë konkurrencë nga Liga Pro Saudite.

Sipas “CBS”, skuadra e Cristiano Ronaldo-s, Al Nassr dëshiron ta sjellë 27-vjeçarin në Lindjen e Mesme me David Ospina që do të humbasë fillimin e sezonit për shkak të lëndimit.

Liga është e vendosur të sjellë talentin më të mirë në dispozicion të tyre dhe nëse Onana është i hapur ndaj tij, atëherë ai me siguri do të ishte një nga portierët më të mirë që ata mund të nënshkruanin.

Ai luajti nën Ten Hag te Ajax dhe aftësia me topin në këmbët e tij është një kontradiktë e plotë me De Gea dhe do të përshtatej me mënyrën se si trajneri dëshiron të luajë ekipi i tij.

Ish-portieri i United mund të nënshkruajë një marrëveshje të re për të qëndruar në “Old Trafford” dhe Al Nassr është gjithashtu i interesuar për nënshkrimin e tij, dhe është zgjedhja e tyre e dytë pas Onana-s.

Haaland këshilloi Szoboszlai-n të kalonte te Liverpool

0

Dominik Szoboszlai zbuloi në një intervistë për “Nemzeti Sport” se Erling Haaland i Manchester City e ndihmoi atë të merrte vendimin për t’u bashkuar me Liverpool.

Liverpool njoftoi nënshkrimin e Szoboszlai të dielën dhe hungarezi është gati të fillojë aventurën e tij të re në “Anfield”. Playmaker-i u largua nga RB Leipzig pas një sezoni në Gjermani.

22-vjeçari tha në një intervistë se ylli i Manchester City, Haaland e ndihmoi atë të merrte vendimin për të luajtur në Premier League sezonin e ardhshëm.

“Ne kemi biseduar. Aq shumë që Erling (Haaland) më ka këshilluar edhe për gjetjen e pasurive të paluajtshme, dhe fare mirë mund të bëhemi fqinjë”, tha ai për “Nemzeti Sport”.

“Mësova prej tij se disa lojtarë jetojnë në gjysmë të rrugës mes Manchester dhe Liverpool në një zonë të qetë ku mund të ruhet privatësia dhe të hënën do të shoh se për çfarë po fliste. Jam shumë kurioz”.

“Dhe sigurisht, duke lënë mënjanë miqësinë tonë gjatë ndeshjeve Liverpool-Manchester City, sigurisht që do të jetë një përvojë fantastike të luajmë kundër njëri-tjetrit”, përfundoi ai.Albanian Post

Osmani në takimin me Rutte dhe Bettel: Kosova ka bërë mjaftueshëm për deeskalimin e situatës në veri

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi sot një takim me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në njoftimin e presidencës thuhet se në takimi trepalësh u fokusua në situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, forcimin e marrëdhënieve trepalëshe, nxitjen e bashkëpunimit dhe diskutimin në fushat kryesore me interes të përbashkët.

Osmani falënderoi Holandën dhe Luksemburgun për mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe nënvizoi vlerat dhe qëllimet e përbashkëta që lidhin të tri vendet evropiane së bashku.

Më tej, Osmani theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE, janë orientim strategjik, ndaj shtroi nevojën e mbështetjes dhe përshpejtimit të anëtarësimit të Kosovës në këto dy organizata.

Një pjesë e diskutimit me dy kryeministrat u fokusua në situatën aktuale të dhe të sigurisë në veriun e vendit.

Presidentja tha se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit dhe se vendosja e rendit dhe e ligjit është në përputhje me investimin ndër vite të shteteve të BE-së me qëllim të promovimit, mbrojtjes dhe sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në takim, Osmani ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës që sfidat t`i tejkalojnë me partnerë dhe aleatë.

Në këtë kontekst, Presidentja potencoi se sulmet ndaj Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it, qytetarëve dhe gazetarëve nga strukturat ilegale dhe kriminale në veri të vendit, nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar.

Kurse në raport me procesin e dialogut me Serbinë, Osmani tha se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive, derisa Serbia refuzon zbatimin e marrëveshjeve të arritura, sikurse edhe shkelë marrëveshjen e fundit të Brukselit të arritur në Ohër.

Presidentja dhe kryeministrat diskutuan edhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Takimi i Osmanit me Rutte dhe Bettel u përmbyll me rikonfirmimin e përkushtimit të përbashkët për avancimin e bashkëpunimit, nxitjen e paqes dhe promovimin e stabilitetit në rajon e më gjerë./Klankosova.tv

Komuna e Suharekës me 10 milionë euro investime kapitale

0

Komuna e Suharekës edhe sivjet, do t’ia rezervojë mërgatës hapësirën e parkimit.

Veç këtij shërbimi, Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj në Sytë 7 në Klan Kosova, ka thënë se nga 15 korriku deri 15 gusht edhe administrata komunale do punoj me orar të zgjatur për hir të mërgatës.

Ndërsa, për investimet kapitale, Muharremaj tek gazetari Enis Reçica, tha se brenda këtij viti do të nisin një mori projektesh kapitale që kapin vlerën prej 10 milionë euro.

Por, ai u ndje falënderues i madh ndaj bizneseve. Pasi sipas të parit të Suharekës, vetëm sivjet, bizneset që operojnë në këtë komunë, i kanë dhënë donacion Komunës 1 milion euro për të organizuar aktivitete e realizuar projekte në të mirë të qytetarëve, njofton Klankosova.tv.

Muharremaj, në Sytë 7 në Klan Kosova foli edhe për dëmet në bujqësi nga vërshimet. Ai shtoi se ka deleguar një komision vlerësues, që kanë dal tashmë në terren, dhe do shqyrtohen të gjitha mundësitë që bujqit e dëmtuar të kompensohen.

———————————————————————————

RENELUAL TAHIRI prezanton kompleksin e ri Luksoz në qendër të qytetit të Prizrenit.
Koncepti arkitektonik nga RENELUAL TAHIRI synon të ofrojë një lloj të ri të “Artit të Jetesës” me banesa Unike, Moderne dhe Cilësore.
Kompleksi vjen me një pozitë të favorshme në rrugën “EKREM REXHA” ku ofron qasje të shpejt në qendrën tregtare “Galeria 200m” dhe “Abi Çarshia 350m”, Qendra Shëndetësore,
Spitali, Stacioni i Autobuzëve, Shkolla…
Për më shumë informata na kontaktoni:
Mob: +383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "S C RT RENELUAL TAHIRI"

Kurti: Mosnënshkrimi i marrëveshjes hapi derën për shkelje dhe mosimplementim

0

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, i ka pritur në takim homologët, Mark Rutte nga Holanda dhe Xavier Bettel nga Luksemburgu.

Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast Kurti ka thënë se mosnënshkrimi i marrëveshjes bazë nga ana e Serbisë, ka hapur derën për shkelje dhe mosimplementim të marrëveshjes, raporton Klan Kosova.

“Lajmi i mirë është se e kemi një marrëveshje. Kjo marrëveshje quhet marrëveshja bazë, është modeluar në bazë të dy Gjermanive. Çdo student që studion shkenca politike i studion këto 11 pika, vjen në përfundim se kjo është një njohje de-fakto e Kosovës nga ana e Serbisë. Vështirësitë i kemi të mungesa e implementimit. Mosnënshkrimi i marrëveshjes e ka hapur derën për shkelje ose mosimplementim”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai ka thënë se zbatimi i marrëveshjes duhet të bëhet pa kushte në mënyrë që të arrihet zgjidhja.

“Të gjithë partnerët, mos të heqin dorë nga marrëveshja sepse e kemi një marrëveshje si pjesë e konkludimeve të Këshillit të Evropës”, ka shtuar ai.

Malishevë: Arrestohet një burrë që dyshohet për sulm seksual dhe tentim vetëvrasje

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Malishevës i cili dyshohet për sulm seksual dhe tentim vetëvrasje.

Rasti sipas policisë ka ndodhur me 31 maj, mirëpo ai është arrestuar të hënën më 3 qershor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

SULM SEKSUAL /TENTIM VETËVRASJE

Malishevë 31.05.2023. Lidhur me rastin me datën 03.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.