12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 1566

Sulmohen dy persona në Atmaxhë të Prizrenit

0

Një femër dhe një mashkull janë sulmuar fizikisht në fshatin Atmaxhë të Prizrenit.

Sulmi ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Atmaxhë, Prizren 20.06.2023-01:45. Pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar, i ka sulmuar fizikisht dy viktimat , një mashkull dhe një femër kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.


Një ndër tipet e banesave në kompleksin “Parku”.
Bëhu me banes në zemër të Prizrenit pranë Lumbardhit dhe Parkut!
#quality #contrucion #design #park
www.renelualtahiri.com
+383 44 128 112

 

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Posta i përkrah sportistët kosovarë me pulla postare për Lojërat Evropiane

0

Posta e Kosovës, nga sot lëshoi në qarkullim postar edicionin e pullave postare “Lojërat Evropiane-Krakow 2023”, përmes së cilit do t’i përkrah sportistët e Republikës së Kosovës që do të marrin pjesë në këtë ngjarje sportive evropiane.

Lojërat Evropiane të vitit 2023, do të mbahen në rajonin Krakow dhe Malopolska të Polonisë. Është hera e tretë që Komiteti Olimpik i Kosovës dërgon sportistë kosovarë në lojërat evropiane, pas Baku 2015 dhe Minsk 2019.

“Pamjet e dy pullave postare prezantojnë simbolikisht sportistët kosovarë që do të përfaqësojnë vendin tonë në disa nga disiplinat sportive. Ndërkaq, blloku filatelik me gërshetimin e artefaktit të “Vrapueses së Prizrenit” që daton rreth viteve 520 -500 p.e.s., si dhe njërës nga sallat më të mëdha të lojërave, paraqet prezantimin atraktiv të lashtësisë së kultivimit të atletikës në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Ky edicion i pullave postare do të jetë në qarkullim postar dhe në dispozicion të konsumatorëve deri në konsumin e plotë

Filatelia e Postës së Kosovës, në vazhdimësi afirmon arritjet e sportistëve tanë, të cilët me talentin e tyre po na bëjnë krenar, duke e lartësuar flamurin e shtetit të Kosovës kudo që po marrin pjesë nëpër botë!, thuhet tutje në njoftim.

Mund të jetë një vizatim i teksti

Arabia Saudite synon të rikthejë Super League, ftohet Barcelona dhe Juventus

0

Ekipet nga Arabia Saudite mund të jenë në pozitën drejtuese të një Super League të re dhe duan të rekrutojnë Barcelona-n dhe Juventus-in në planin e tyre.

Ishte prilli i vitit 2021 kur Super League Evropiane u shpall disi e paqartë nga disa prej skuadrave më të mëdha në futbollin evropian.

Ekipet si Manchester United, Liverpool, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, për të përmendur vetëm disa, donin të krijonin turneun e tyre.

Megjithatë, ato klube nuk u mbështetën nga tifozët dhe shumë shpejt gjashtë klubet e mëdha (United, Manchester City, Arsenal, Liverpool, Chelsea, Tottenham) të Premier League filluan të tërhiqeshin nga gara dhe shpejt ajo u rrëzua.

Menjëherë pas Real-it, Barca dhe Juve mbetën si skuadrat e vetme që ende donin të shihnin suksesin e tyre dhe refuzuan të tërhiqen.

Presidenti i klubit katalanas Joan Laporta ishte ende duke folur për idenë në fillim të këtij viti, duke pretenduar se do të funksiononte pa klube angleze deri në vitin 2025.

Tani duket se ato klube nga Premier League mund të zëvendësohen edhe me skuadra nga Arabia Saudite, të cilat janë në krye të kthimit të idesë.

Sipas “Tuttosport”, sauditët duan të krijojnë një ligë dhe besojnë se mund të bindin Barcelona-n dhe “Zonjën e Vjetër” që t’i bashkohen.

Raporti gjithashtu pretendon se UEFA po “dridhet” nga ideja, pa dyshim me fuqinë dhe paratë e dukshme që Fondi i Investimeve Publike (PIF) saudit që ka katër klubet më të mëdha të Ligës Saudite Pro Ligës aktualisht zotëron.

Barcelona ka nevojë për një rritje kapitali duke marrë parasysh problemet e saj të njohura financiare gjatë viteve të fundit, të cilat kanë penguar fuqinë e tyre të transferimit.

Ata po kërkojnë gjithashtu alternativa ndaj Champions League duke marrë parasysh kërcënimin e përjashtimit nga garat e UEFA-s për rastin “Negreira”.

“Zonja e Vjetër” po përballet gjithashtu me ndalimin e tyre të mundshëm nga garat e UEFA-s, pasi u janë hequr 10 pikë nga Seria A në sezonin që sapo ka përfunduar.

Florentino Perez mund të jetë i mërzitur që Real-i nuk është aktualisht në listën e skuadrave evropiane, me presidentin e të bardhve në ballë të turneut origjinal.

Përveç pretendimit se ata po përpiqeshin të “shpëtonin” futbollin, ai sugjeroi gjithashtu se klubi i tij nuk do të ishte në gjendje të përballonte emrat më të mëdhenj të futbollit pa ligën, që do të thoshte se ai mund të shpenzonte vetëm 115 milionë paund për Jude Bellingham.Albanian Post 

Dhunë në familje në Prizren: Viktima derisa po intervistohej i merr edhe dy mesazhe kërcënuese nga i dyshuari

0

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prizren.

Sipas policisë, një burrë ka raportuar se se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.

Gjatë kohës sa po intervistohej, viktima nga i dyshuari ka pranuar edhe dy mesazhe kërcënuese.

Rasti po hetohet.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE / KANOSJE

Prizren 20.06.2023-12:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima, gjatë intervistimit, nga i dyshuari ka pranuar dy mesazhe kërcënuese. Rasti nën hetime.

 


Një ndër tipet e banesave në kompleksin “Parku”.
Bëhu me banes në zemër të Prizrenit pranë Lumbardhit dhe Parkut!
#quality #contrucion #design #park
www.renelualtahiri.com
+383 44 128 112

 

Mund të jetë një imazh i 3 persona

U rrëmbyen gjersa ishin duke ngrënë drekë nga 15 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Serbisë – gjithçka që dihet deri më tani për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës

0

Rrëmbimi i tre policëve brenda territorit të Kosovës ka ngjallur reagimin e ashpër të zyrtarëve vendorë, gjersa të martën kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla kanë shpalosur detaje të rastit pasi ambasadori i Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, ka takuar tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe.

Kurti në një konferencë për media bëri të ditur se ambasadori Jashari të martën ka takuar ndaras të tre policët, të cilët rrëfimin për ngjarjen e kanë pasur të njëjtë.

Kryeministri ka bërë të ditur se policët në momentin e rrëmbimit kanë qenë duke ngrënë drekë, kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe i kanë rrëmbyer.

“Që të tre e thonë rrëfimin e njëjtë kur pyeten ndaras nga ambasadori ynë”, ka deklaruar Kurti, duke shtuar se vendi ku ndodhet tryeza e ngrënies është 7 metra prej veturës së policisë.

“Ne jemi në të drejtën tonë dhe dëshmitë që posedojmë dokumentojnë qartë se policët ishin brenda territorit të Kosovës kur u rrëmbyen. Nuk bëhet fjalë për arrestim në Serbi, por rrëmbim në Kosovë. Policët ishin në nivel detyre, në luftim të kontrabandës. Ata që pretendojnë se policët janë arrestuar në Serbi duhet ta shpjegojnë se si lidhëset e tyre të plastikës si pranga janë gjetur një kilometër larg kufirit në pjesën veri-perëndimore, 670 metra larg në veri-lindje nga kufiri me Serbinë”, ka deklaruar Kurti.

 

Kurti: Jam i gatshëm për takim në Bruksel, të paraqes të dhënat për rrëmbimin e policëve

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar të martën se është i gatshëm që të shkojë në takimin e radhës në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

 

Ai ka thënë se është i interesuar për t’i paraqitur hollësisht të dhënat të cilat i posedojnë institucionet e Kosovës lidhur me rrëmbimin e tre policëve nga autoritetet serbe.

 

Sipas tij, de-eskalimi i situatës së krijuar në veri të vendit nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të policëve të Kosovës dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë.

“Do të komunikoj edhe me Brukselin dhe jam i gatshëm dhe i interesuar të shkoj në takimin e radhës në Bruksel në mënyrë që të paraqes hollësisht këto të dhëna që i morëm dhe ta kuptojnë që de-eskalimi i situatës të cilin po kërkojnë të gjithë, nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të policëve të Kosovës dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, ka shtuar se normalizimi mes dy vendeve nënkupton zbatimin e menjëhershëm, pa kushte dhe të plotë të Marrëveshjes bazike

U rrethuan nga 15 persona, i dërguan në Rashkë e pastaj në Beograd – Gërvalla shpalos detaje nga biseda e tre policëve me ambasadorin Jashari

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e vendit ka shpalosur detajet nga takimi i ambasadorit Jetish Jashari me tre zyrtarët policorë që po mbahen në qendrën e paraburgimit në Kralevë.

Gërvalla ka treguar se takimi i ambasadorit Jashari me tre oficierët, Beqir Sefa, Rifat Zeka dhe Shemë Mustafa ka zgjatur 15 minuta me secilin prej tyre.

“Takimet janë mbajtur të ndara nga 15 minuta secili, dhe ata kanë treguar ngjarjen e rrëmbimit të tyre”, ka thënë Gërvalla.

Ministrja ka ndarë detaje nga biseda që kanë pasur tre oficerët me ambasadorin Jashari.

“Ata kanë theksuar si në vijim: Më 14 qershor rreth orës 12:30 minuta duke ngrënë drekën papritmas janë rrethuar nga rreth 15 persona të uniformuar të cilët më vonë kanë rezultuar të jenë pjesëtarë të forcave të sigurisë së Serbisë, të cilët i kanë sulmuar dhe çarmatosur dhe pastaj me thes në kokë i kanë dërguar tek makinat e tyre”, ka thënë Gërvalla.

Ministrja ka shtuar se zyrtari policor Beqir Sefa ka theksuar se disa nga pjesëtarët e forcave të sigurisë së Serbisë kanë shkrepur armët në ajër.

“Në momentin e kidnapimit ata kanë qenë duke ngrënë drekë në tavolinën e improvizuar e cila menjëherë është afër gropës së parë dhe 15 metra larg gropës së dytë. Gropat hapen për të bllokuar kalimin përmes rrugëve ilegale. Të dyja gropat janë brenda territorit të Kosovës, sepse ne nuk hapim gropa në territorin e Serbisë”, ka treguar tutje Gërvalla.

Ministrja e MPJD-së, ka shtuar se pas kidnapimit ata janë dërguar brenda territorit në Rashkë ku pas një ore kanë ardhur forcat tjera të Serbisë dhe i kanë dërguar në Beograd, ku janë mbajtur deri më 16 qershor ku ka skaduar afati prej 48 orësh i mbajtjes në polici.

“Kanë treguar se nuk janë maltretuar fizikisht, mirëpo nuk iu është dhënë ushqim i mjaftueshëm vetëm nga një copë bukë. Ndërkaq Shem Mustafa i cili ka probleme kronike shëndetësore i është dhënë vetëm një injeksion dhe një pompë me frymëmarrje. Nga momenti i shqiptimit të paraburgimit ata janë vendosur në Kralevë, janë në dhoma të veçanta. Sipas tyre trajtimi është korrekt, u jepet ushqim në baza të rregullta ditore edhe pse cilësia është jo e mirë”, tha Gërvalla.

Gërvalla shtoi se Shem Mustafa ka treguar se ende i mungojnë medikamentet bazike dhe se kjo po ja vështirëson qëndrimin në burg.

“Ata janë takuar edhe me avokatët mbrojtës. Ju është thënë se mund të vizitohen nga familjarët e tyre ditën e premte”, tha Gërvalla. /Telegrafi/

 

Sot mot i nxehtë, temperaturat deri në 32°C

0

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës.

Sipas Meteo Kosova, pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat në zona të caktuara mund të gjenerojnë ndonjë reshje të izoluar si dhe ndonjë shkarkesë elektrike.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 5-30 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 32°C.

Rexhaj fajëson grupet kriminale për gjendjen në veri

0

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj situatën e fundit në veri e sheh si shtrirje të sovranitetit nga ana e institucioneve të vendit, duke i fajësuar grupet kriminale dhe presidentin serb për tensionim të situatës atje. 

Sipas tij, Serbia në këtë rast ka treguar karakterin e saj shtetëror, shovinist që ka e sidomos apetitet ndaj Kosovës.

“Ajo ka vazhduar me këtë karakter edhe në të kaluarën por edhe tash, e sidomos në pengmarrjen e policëve kufitar të Kosovës, duke e shkel sovranitetin e vendit”, ka thënë Rexhaj.

Tutje ai ka thënë se këtë e ka bërë pikërisht pas marrëveshjes së Ohrit ku janë pajtuar të dyja palet për atë marrëveshje.

“Në marrëveshjen e Ohrit janë pajtuar që të dyja palët të mos përzihen në çështjet e brendshme. Mirëpo këtu ka tendencë të Serbisë dhe grupeve kriminale që përmes tensioneve madje edhe me grupe të armatosura ta mbajnë veriun në gjendje tensioni”, tha Rexhaj, duke shtuar se institucionet e sigurisë së Kosovë janë treguar të matura.

Ai ka thënë se problemi në veri me përmbajtje është në sundim të ligjit.

“Kjo për faktin se jo vetëm tash por edhe përherë atje ka pasur grupe të armatosura të cilat pos kundër shtetit të Kosovës, kanë qenë edhe kundër serbëve lokal. Kur vjen çështja e integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës, menjëherë vjen Lista Serbe, menjëherë vjen Vuçiqi të cilët kanë vetëm një tendencë, frikësimin e qytetarëve serb atje”, tha Rexhaj në RTK Prime.

Po ashtu sipas tij, Serbia e përdor veriun e Kosovës për çështje të veta politike.

Kur zëri yt bëhet jehonë

0

Qazim Thaçi

/Heroit  Xhevat BERISHA/

A mund të mos meditojë  në ‘’Shadërvan’’ derisa pi kafen e mëngjesit.

Me miqtë e mi të mirë e mos  të flas për ty e për zërin tënd  jehonë.

Kur mas vogëlsinë time  me pamjen tënde madhështore drejt lirisë

Mund të them se ishe  zë i jehonave , kur  Kosova ishte në zi

&          &          &        &        &

Saherë zëri lirisë ka jehonën si në këtë shtator, kujdesshëm rikujtojë

Amanetin tënd të lënë në zyrat e tona  të bashkëveprimit kohor..

E Pobregut ia marrë fjalën nga Pikëllima ku zëri i At-dheut

Si ylber pas shiut me rrebesh del si shpresë e këngës krahaqafë për liri.

&          &          &        &        &

E i them mikut tim Reshitit se kjo botë ka shumë padrejtësi

Derisa flasim për eposin e gjallë të lirisë ,që për të jetuar

Bënë luftën e jetës në  Golem, me idealin e heroit, plakë ditët e tij

Kur zëri yt bëhet jehonë në këtë shtator dhe mas vizionin e kombit tim.

Kiara nuk i ndalë blerjes, s’do t’ia lë asnjë cent në xhep Luizit

0

Kiara Tito është një ndër moderatoret më të dashura për publikun.

Ajo u bë akoma më e dashur pas martesës së saj me Luizin, përcjell ORAinfo.

Kiara vazhdimisht publikon gjërat e reja që blen, e këto ndodhin shpesh.

Duket sikur Kiara është një grua që shpenzon shumë në blerje.

 

Provimi i Maturës Shtetërore mbahet këtë të shtunë

0

Maturantët e Kosovës do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore këtë të shtunë, më 24 qershor, me fillim nga ora 10.

Sipas Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, janë realizuar të gjitha përgatitjet e duhura, në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat, për organizimin e këtij provimi.

Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës, ndërkaq në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë.

“Çfarëdo parregullsie eventuale në qendrën e testimit, të raportohet me shkrim në DKA dhe në MAShTI. Ndërsa, ndaj të gjithë personave të angazhuar në proces, të cilët nuk i realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, do të kërkohet përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e MAShTI-t.

Në këtë provim ndalohet rreptësisht mbajtja e telefonit brenda qendrave të testimit dhe kujtdo që i zihet telefoni do të përjashtohet nga mbajtja e provimit.

“Testi do të organizohet në 178 qendra të testimit. Këtë vit, në sallën e testimit (klasat) përveç administruesve do të jetë edhe një mbikëqyrës (student absolvent ose i nivelit master). Për të mos ndikuar në proces dhe sipas rregullave të administrimit të testit, pas orës 10:00 (koha kur fillon testi) nuk lejohet asnjë person tjetër brenda qendrave të testimit përveç personave përgjegjës për mbarëvajtje të testit”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më 3 korrik.