13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 1567

Sherr për parking në Prizren, një 22-vjeçar dërgohet në spital – i dyshuari në arrati

0

Një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 22 vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i riu është dërguar atje me lëndime të dukshme trupore dhe i njëjti ka marrë tretman mjekësor.

Ndërkohë ai ka denoncuar në Polici, ku para hetuesve policorë ka dhënë dëshminë e tij lidhur me atë që ka ndodhur.

 

 

Sipas tij, ka pasur një konflikt verbal me një person lidhur me parkingun e veturave, e më pas ky i fundit e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Madje, bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari ka ekspozuar edhe armën e zjarrit që kishte me vete.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Kurti: Policët u rrëmbyen derisa ishin duke ngrënë drekë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të mbajtur për media tha se më 14 qershor Serbia ka zhvilluar agresion mbi Kosovën.

Ai tha se policët e rrëmbyer janë vizituar nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd Jetish Jashari.

Kurti tha se policët ishin rrëmbyer derisa ishin duke ngrënë drekë.

“Ambasadori Jashari i ka vizituar sot të tre policët të cilët po mbahen peng nga Serbia. I ka vizituar peng njërin pas tjetrit. Përshkrimi se si ka ndodhur rasti është i njëjtë”, tha Kurti.

Shefi i NATO-s: Mandati i KFOR-it është i pathyeshëm

0

Përshkallëzimi i tensioneve në mes të Kosovës hde Serbisë ka qenë në fokusin e takimit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

“Angazhimi i NATO-s ndaj mandatit të OKB-së është i pathyeshëm”.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që mjedisi atje të jetë i sigurt dhe do t’u japim të gjithë të përfshirëve të njëjtin nivel sigurie. Nëse është e nevojshme do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm, por do te vazhdojmë dialogun e nisur nga BE-ja”, ka thënë Stoltenbergu.

Vetëm një ditë më parë, komandanti i KFOR-it, gjenerali Angelo Michele Ristuccia, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të heqin dorë nga retorikat e kota dhe t’i kthehen bisedimeve.

 

“I bëj thirrje të dyja palëve të shmangin retorikën e panevojshme dhe ta përballojnë këtë sfidë duke u kthyer në tryezën e negociatave, e cila është mënyra e vetme për të zgjidhur situatën”, ka thënë ai.

Edhe Brukseli pret “hapa të prekshëm” nga autoritetet në Prishtinë dhe Beograd për të reduktuar përshkallëzimin në Kosovë.

Të hënën, zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështje të jashtme, Peter Stano, ka thënë se kryeministri i Kosovës Aljbin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ende nuk e kanë konfirmuar mbërritjen e tyre në Bruksel për “takimin e krizës”, në të cilin Borrelli i ka ftuar për të gjetur një zgjidhje për krizën e fundit në veri të Kosovës dhe diskutojnë zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Peter Stano ka përmendur dy takime të ardhshme, duke përfshirë samitin e BE-së më 29-30 qershor, ku vendet anëtare të BE-së mund të diskutojnë masat kundër të dy palëve nëse nuk arrijnë të bashkëpunojnë.

Komuna e Prizrenit nënshkruan kontratë me “Riinvest”-in

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar të martën kontratë me Institutin për Hulumtime Zhvillimore “Riinvest” për zbatimin e procedurës së vlerësimit të qeverisjeve lokale dhe certifikimit me mjedis të favorshëm biznesi (BFC SEE).

Qëllimi i kësaj kontrate është vendosja e bashkëpunimit dhe krijimi i ambientit adekuat për bizneset në rajonin e Evropës Juglindore përmes përmbushjes së kritereve dhe kërkesave të standardit BFC SEE – Edicioni i IV-të.


Një ndër tipet e banesave në kompleksin “Parku”.
Bëhu me banes në zemër të Prizrenit pranë Lumbardhit dhe Parkut!
#quality #contrucion #design #park
www.renelualtahiri.com
+383 44 128 112

 

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Arrestohet Greta Thunberg

0

Greta Thunberg, aktivistja suedeze e mjedisit, e fokusuar në rreziqet e shkaktuara nga ngrohja globale është arrestuar nga policia, pasi kishte bllokuar trafikun për 5 ditë së bashku me aktivistë të tjerë të klimës nga organizata “Halla Tillbaka Framtiden”.

“Sot, për të tretën ditë radhazi, organizata ka bllokuar cisternat në portin e Malmö. Kriza klimatike është çështje jete a vdekjeje për shumë njerëz. Ne zgjedhim të ndalojmë fizikisht infrastrukturën e karburanteve fosile. Ne po rimarrim të ardhmen”, ka shkruar Thunberg në “Twitter”, të shtunën.

Aktivistja 20-vjeçare, javën e kaluar, ka deklaruar se është tërhequr nga protestat në shkollë, për faktin e thjeshtë se është diplomuar tashmë.

“Jam diplomuar sot, që do të thotë se nuk mund të bëj më grevë në shkollë për motin. Kjo është greva e fundit e shkollës për mua”, shkruante Thunberg në rrjetin social.

Në një tjetër publikim, ajo ka sqaruar se do të vazhdojë protestat në vende të tjera.

“Lufta sapo ka filluar”, ka thënë ajo a.

Kujtojmë se kjo vajzë nga Stokholmi është bërë e njohur botërisht për demonstratat e saj që nga shtatori i vitit 2018, kur ishte vetëm 15 vjeç, kur i kishte bërë thirrje qeverisë suedeze që të veprojë menjëherë për ndryshimin e klimës.

Disa vite më vonë, Greta Thunberg është njohur në mbarë botën pasi ka filluar një grevë shkolle përpara Parlamentit suedez në Stokholm, duke kërkuar që qeveria të reduktonte emetimet e karbonit bazuar në dispozitat e Marrëveshjes së Parisit.

Këmbëngulja e demonstratës së tyre filloi të tërhiqte vëmendjen e mediave dhe ambientalistëve nga vende të tjera të botës.

Aktualisht, aktivistja është kthyer në një simbol të luftës kundër ndryshimeve klimatike, e cila ka gjeneruar mijëra ndjekës, por edhe kritikues në të gjitha anët e botës. Ndër më kritikët ndaj të resë është ish-presidenti Donald Trump, i cili është përpjekur ta tallte në disa raste. /A2

Shkarkohet Alain Giresse

0

Alain Giresse nuk do të jetë më trajner i Kombëtares së Kosovës.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Ky vendim vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2)”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

“Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës. Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar”, vijon njoftimi.

Kosova nuk pati ecuri pozitive në ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024, ku përveç humbjes, 2-1, ndaj Bjellorusisë, “Dardanët” barazuan 1-1 me Izraelin, 1-1 me Andorrën dhe 0-0 me Rumaninë. Shpresat e tyre për një vend në finalet e Evropianit 2024 tashmë janë minimale./Albania Post

Shitjet në Arabi, klubet kërkojnë hetimin e Chelsea dhe Wolves

0

Rivalët kryesorë të Chelsea dhe Wolverhampton po bëjnë thirrje për hetime në tregun e transferimeve që dy klubet po krijojnë me Arabinë Saudite.

Një top klub, i pyetur nga “The Telegraph” për këtë temë, pretendon se skuadrat po përdorin Ligën Pro Saudite si një “kartë për të dalë nga burgu i Fair Play Financiar”. Liga, e cila tashmë ka nënshkruar me Karim Benzema këtë verë, po e kthen vëmendjen në Premier League.

Një delegacion nga Fondi i Investimeve Publike (PIF) të Arabisë Saudite është në Londër këtë javë për të finalizuar një sërë marrëveshjesh. Vetëm Chelsea-t mendohet se fillimisht i është ofruar një ofertë për pesë lojtarë në shumën prej mbi 100 milionë paund, megjithëse njëri prej tyre, Romelu Lukaku, thuhet se e ka refuzuar ofertën.

Situata sjell një kohë të përsosur për klubet që kërkojnë të shkarkojnë të ashtuquajturat “teprica”, por tashmë po tërheq paralajmërime nga klubet rivale për shtrembërimet e mundshme të tregut.

Me negociatat në vazhdim për Hakim Ziyech, Kalidou Koulibaly, Edouard Mendy dhe Pierre-Emerick Aubameyang, kundërshtarët po bëjnë thirrje për një hetim të situates që do i lejonte Chelsea-t të mbushte arkat.

Rregulloret e Premier League tashmë kanë një protokoll vlerësimi që lejon vlerësimin e vlerës së drejtë të ndiqet nga klubet, por një nga rivalët kryesorë evropianë të bluve ka sugjeruar që UEFA ka nevojë për “hetime të drejtpërdrejta” për të gjitha marrëveshjet me sauditët.

“PIF ka aq shumë investime në mbarë botën sa duhet të detyrohet të dëshmojë se nuk ka konflikt interesi”, tha një klub evropian për “The Telegraph”, në kushte anonimiteti.

“Ne do të shikojmë klubet që përdorin Arabinë Saudite këtë verë në të gjithë Evropën si një kartë daljeje falas nga burgu i Fair Play Financiar. Dhe gjëja do të ishte edhe më ‘e errët’ nëse PIF do të kishte interesa si në klubin që shet, ashtu edhe në atë që blen”, vijoi ai.

Burimet e Chelsea thonë se interesi për lojtarët e tyre është thjesht i lidhur me tregun dhe varet nga popullariteti i klubit në Lindjen e Mesme. Klubi mohon se PIF ka ndonjë interes financiar për blutë, pavarësisht zërave se Clearlake, i cili zotëron rreth 60% të Chelsea, po menaxhon investimet nga PIF.Albanian Post 

Lëndohet aksidentalisht një punëtor në Suharekë

0

Një burrë është lënduar aksidentalisht në Suharekë gjatë kohës sa ishte në vendin e tij të punës.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka thënë se ngjarja ka ndodhur më 19 qershor 2023, rreth orës 10:20.

“Viktima derisa ishte në vendin e tij të punës aksidentalisht është rrëzuar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore” – thuhet në raportin 24-orësh.

Tutje është thënë se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e punës.

I njoftuar për rastin është edhe prokurori kujdestar, përderisa është thënë se rasti vazhdon në procedurë hetimore.

Ndërron jetë ylli i “Friends”, Paxton Whitehead

0

Ylli i “Friends”, Paxton Whitehead, ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

Aktori anglez, i cili ishte një yll i qëndrueshëm i “Broadway”-it dhe i ftuar i rregullt në një sërë shfaqjesh të viteve nëntëdhjetë, vdiq të premten në një spital në Arlington, Virginia.

Djali i tij, Charles Whitehead, e konfirmoi lajmin për The Hollywood Reporter.

Foto: Shutterstock

Whitehead do të njihet për shumë njerëz për rolin e Waltham, shefit të Rachel Green (Jennifer Aniston) në Bloomingdale’s gjatë sezonit të katërt të serialit, “Friends”.

Aktori gjithashtu u shfaq në: “Frasier”, “Caroline in the City”, “Ellen”, “3rd Rock from the Sun”, “The Drew Carey Show” dhe “Mad About You”.

Foto: Netflix

I njëjti u shfaq edhe 16 herë të tjera në “Broadway” nga 1962-2018, duke përfshirë: “My Fair Lady” me Richard Chamberlain, “Lettice and Lovage”, “Noises Off dhe The Importance of Being Earnest”.

Reklama

Ai gjithashtu luajti si Sherlock Holmes në “The Crucifer of Blood” në 1978 dhe 1979, i cili u zhvillua për 236 shfaqje në Teatrin Helen Hayes.

Foto: Getty Images

Ylli i famshëm ka lënë pas djalin e tij, Charles dhe vajzën Alex. /Telegrafi

Fesivali “Fluturat 2023” do të mbahet me 22 qershor në Kejin e Lumbardhit në Prizren

0

Festivali i këngës për fëmijë “Fluturat 2023” do të mbahet nën qiellin e hapur me 22 qershor (të enjten) në Kejin e Lumbardhit në Prizren.

Në skenë do të paraqiten fëmijët me këngë të krijuara për këtë festival, që do të vijnë nga e gjithë gjeografia shqitare.” thotë Bukurije Krasniqi drejtoreshë e OJQ “I – Helix.

Krasniqi thotë se në edicionin i sivjetëm do të ketë shumë shpërbilme.

“Juria profesionale e festivalit, e cila do të bëhet publike në natën e festivalit do të bëjë përzgjedhjen e tri këngëve më të mira dhe gjithashtu do të ndahet edhe çmimi i festivalit “Flutura e argjendë”. Shpërblimet nuk do të përfundojnë me kaq sepse do të ketë edhe shumë shërblime të tjera”, thotë ajo.

Këngët tashmë janë gati dhe me 22 qershor (të enjten) në një skenë madhështore në kushte ideale do të mbahet festivali, kështu që organizatori i fton qytetarët prizrenas që me fëmijët e tyre të vijnë e ta shohin.

Festivali fillon në orën 20.00

Organizator i festivalit është OJQ I Helix bashkepunim me Komunen e Prizrenit.