10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 1570

Pas përballjes së gjatë me familjen e ish-burrit, Violeta jep lajmin e madh

0

Këngëtarja e njohur, Violetë Kukaj, ka një kohë që është në qendër të vëmendjes për raportin me familjen e ish-burrit.

Por, duket se ajo nuk do t’ia di dhe po vazhdon projektet e saj muzikore, përcjell ORAinfo.

Violeta ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, i cili është pëlqyer shumë

Mbrojtësi i Milan-it: Nuk e prisja të luaja menjëherë

0

Futbollisti gjerman, Malick Thiaw, është shprehur i lumtur me mënyrën si e ka nisur rrugëtimin e tij me Milan-in.

Ndërsa ka folur për mediat gjermane pas debutimit me Kombëtaren A të të vendit të tij, në ndeshjen miqësore ndaj Polonisë, Thiaw falënderoi “kuqezinjtë” e Italisë për mundësinë e dhënë.

“Nuk ishte aq i vështirë fillimi i aventurës sime te Milan-i, në fakt ishte shumë i lehtë, pasi nuk e prisja të luaja menjëherë, duke kaluar nga Schalke te kampionët e Italisë.

“Megjithatë jam shumë i lumtur me rritjen time dhe tepër mirënjohës ndaj kuqezinjve që më dhanë këtë shans”, shtoi Thiaw.

Kujtojmë që 21-vjeçari pati një rritje të jashtëzakonshme në karrierë në këtë sezon, duke luajtur në 24 ndeshje në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Ai iu bashkua Milan-it në verën e fundit nga Schalke për shumën e 8.6 milionë eurove, ndërsa vlera e tij në treg tani është rreth 30 milionë euro. Albanian Post

Një grua do të provojë të notojë nga Italia drejt Shqipërisë

0

Eva Buzo do të provojë të shkruajë historinë pas pak ditësh.

Mes datës 20 dhe 30 qershor, ajo do përpiqet të kalojë me not Ngushticën e Otrantos, nga qyteti i Salento-s deri në plazhin e Vlorës.

Lajmi u bë i ditur nga botimi italian “Quotidiano Di Puglia”.

Notares do t’i duhet të bëjë rreth 40 orë not të pandërprerë.

Buzo është 36 vjeç dhe jeton në Australi. Ajo ushtron profesionin e avokates dhe aktivizohet shpeshherë për të drejtat e njeriut.

Gjyshi i saj, megjithatë, ishte me origjinë nga Shqipëria dhe kishte emigruar fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas në Australi, duke ruajtur gjithmonë lidhjet me vendlindjen e tij.

Eva Buzo është një avokate për të drejtat e njeriut me përvojë pune me viktimat e abuzimeve të të drejtave të njeriut në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi për organizata të ndryshme përfshirë “World Vision”, “Save the Children” dhe “BRAC”.

Buzo zotëron një Master nga Universiteti i Hamburgut dhe është duke përfunduar doktoraturën e saj Juris në Universitetin e Teknologjisë në Queensland për përfaqësimin e viktimave në mekanizmat ndërkombëtarë të llogaridhënies.

Ajo është në listën e Justice Rapid Response si eksperte e hetimit penal ndërkombëtar.

Eva është gjithashtu një avokate që praktikon në NSW Bar dhe është anëtare e Black Chambers.

Në kohën e saj të lirë, Eva është një fanse e zjarrtë e teatrit muzikor dhe një notare maratoniste.

E dashuruar me Shqipërinë por edhe me detin dhe notin, Eva tashmë do të tentojë të kalojë ngushticën e Otrantos.

Nuk është hera e parë që ajo shkon me not në Shqipëri.

Ajo do të ndiqet nga dy nga trajnerët e saj, të cilët do të hipin me radhë në një kajak gjatë 40 orëve të pandërprera të notit që do të karakterizojnë mbërritjen.

Një varkë e shpejtë dhe e pajisur për çdo rast do të jetë pranë sportistes.

Stafi teknik logjistik është kompletuar me një varkë me vela që do të menaxhojë logjistikën e të gjitha aktiviteteve dhe një varkë shtesë për lidhjet e varkës me vela me mjetet pranë notares.

Më 14 korrik 1979 këtë sprovë e tentoi Paolo Pinto. Por kësaj radhe do të jetë një grua që do provojë të kalojë kanalin e Otrantos me not.Albanian Post 

Deputetja britanike i quan hipokrizi ndëshkimet ndaj Kosovës

0

Deputetja e parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka mirëpritur reagimin e SHBA-së në lidhje me rastin e fundit në veri të Kosovës, kur policia e Serbisë, rrëmbeu tre policë kufitarë të Kosovës.

 “E mirëpres konfirmimin e SHBA-së për ndalimin e paligjshëm të tre policëve kosovarë për “akuza të rreme”,  deklaroi Kearns me një postim në Twitter.

“Ndryshe nga vendimi i Kurtit për kryetarët e komunave, ky është një akt i kundërligjshëm”.

Ajo në tej pyeti: “Por ndëshkim i shpejtë vetëm për Kosovën? Si çelësi i de-përshkallëzimit, sanksionet mund të mos ndihmojnë, kjo është një hipokrizi”, ka shkruar Kearns.

Reagimi i saj vjen pas deklaratës së zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit,  Mattheë Miller, i cili  në formë të shkruar tha se “arrestimi dhe ndalimi i policëve me akuza të rreme, ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar”.

“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar”, tha Miller. rtklive

 

Vuçiq: Dialogu me Kurtin është inekzistent

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë për media, ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e dialogut.

Ai është shprehur se dialogu me Albin Kurtin është inekzistent, shkruan B92, transmeton Klankosova.tv.

“Dialogu me Kurtin është një dialog inekzistent, njerëz, e kuptoni? “, është shprehur Vuçiq.

Skandali seksual i Safet Gjicit, juristi: Videon mund ta ketë publikuar bashkëshortja e tij

0

Mbeten akoma mister rrethanat në të cilat është publikuat video erotike e Safet Gjicit.

Deri në zbardhjen e rastit nga SPAK-u asgjë nuk mund të konsiderohet e faktuar. Juristi Altin Hazizaj ka një tjetër skenar për publikimin e videos që fundosi karroerën politike të ish-krybashkiakut të Kukësit.

Juristi ka lëshuar deklaratën e fortë duke thënë se videoja ku shfaqej ish-kryebashkiaku Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, mund të ia ketë publikuar bashkëshortja e tij.

Këtë deklaratë e bëri i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania duke thënë se filmimi ka pasur një motiv të fortë, duke qenë se u publikua menjëherë pas zgjedhjeve të 14 majit, ku Gjici fitoi Bashkinë e Kukësit përballë Admir Sinamati.

“Ajo që më vjen në mendje është se bashkëshortja e tij mund të ketë pasur shkak për ta nxjerrë zotërinë kështu në atë gjendje. Asnjëherë nuk e dimë.
Për aq sa kohë sa ka një filmim që është bërë, ai filmim ka pasur një qëllim dhe një motiv. Fakti që video doli menjëherë pas zgjedhjeve ka një arsye shumë të fortë”, tha ai.

Ndërkohë pas skandalit të Gjicit, në Kukës pritet të zhvillohen zgjedhje pas një muaji e gjysmë dhe dhimbja e kokës për të majtën tani është se kush do të pranojë të zerë vendin e Gjicit të madh, ndërkohë opozita do të përpiqet të kthejë disi nderin e humbur në zgjedhjet lokle, ku u detyrua të lerë edhe një bastion si Kukësi.

Nga ana tjetër, maxhoranca po përpiqet me ndikimin e saj në media që çështjen e Gjiçit ta trajtojë si produkt të një marrëdhënieje ordinere mes dy personash të rritur dhe jo abuzim me detyrën nga kryebashkiaku socialist i Kukësit.

Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

1 mijë e 424 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 12 aksidente me të lënduar dhe 33 me dëme materiale.

Në 24 orëshin e fundit janë arresuar 16 persona dhe 14 janë dërguar në mbajtje

Dy persona sulmojnë fizikisht një mjek në Prizren

0

Një mjek në Prizren ka njoftuar se derisa ishte në vendin e tij të punës është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilë e kishin dërguar nënën e tyre për kontroll mirëpo ishin të pakënaque me shërbimet mjekësore.

Prizren 17.06.2023-21:00.  Viktima mashkull kosovar-mjek, ka raportuar se derisa ishte në vendin tij të punës –kujdestari, dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët e  kishin dërguar nënën e tyre për kontroll mjekësore në shenjë pakënaqësie në ofrimin e shërbimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar.”

Tentoi ta sulmonte nënën e tij, arrestohet një person në Prizren

0

Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti ka tentuar ta sulmojë nënën e tij.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se kanë ndërhyrë familjarët dhe nuk e kanë lejuar një gjë të tillë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka tentuar që ta sulmoj nënën e tij, mirëpo kanë ndërhyrë familjarët dhe nuk e kanë lejuar një gjë të tillë. Viktima nuk ka dashur që të marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Në Sopijë të Suharekës fillon turniri madhështor në Futboll të Vogël me 64 ekipe pjesëmarrëse

0

Kosova njihet si vend i sportit dhe këtë e dëshmon me ngjarje të ndryshme që zhvillohen në vend.

Turnire të ndryshme në futboll të vogël organizohen gjithandej Kosovës, dhe i tillë është turniri tradicional “Sadik Ramadanaj” në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës

Turniri Tradicional “Sadik Ramadanaj” në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës nisi të organizohet në vitin në 2014 më emër tjetër, por në vitin 2015 vdes njëri nga kontributdhënësit e organizimit, dhe nga viti 2016 ngjarja e merr emrin e tij.

Ky turniri është duke u rritur nga viti në vit si për nga shikueshmëria ashtu edhe për nga numri i ekipeve pjesëmarrëse.

Edhe këtë vit numri i ekipeve pjesëmarrëse është mjaft i madhe, pasi ka arritur në 64 ekipe.

E veçanta e këtij turniri është se pos transmetimit Live në Facebook të secilës ndeshje, transmetimi është bërë edhe në televizion përmes platformës VISTA. E njëjta do të bëhet edhe këtë vit.

Shikueshmëria, serioziteti i mbarëvajtjes së rregullave të lojës, puna vullnetare, entuziazmi i të rinjve janë jashtëzakonisht të larta në këtë turnir.

Turniri fillon sot më datë 18.06.2023, dhe sot janë të parapara 5 ndeshje.

Turniri pritet të zgjasë deri në javën e dytë të muajit korrik./Lajmi.net/