10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 1569

Futbollisti i njohur holandez dënohet me 18 muaj burg

0

Ish-reprezentuesi holandez, Quincy Promes është dënuar me 18 muaj burg, i akuzuar për therje me thikë të kushëririn e tij.

Sulmuesi 31-vjeçar, i cili luan për klubin rus, Spartak Moska, u arrestua në dhjetor të vitit 2020 në lidhje me incidentin që ndodhi në korrik të atij viti.

Gjykata në Holandë vërtetoi akuzat ndaj Promes, por thuhet se nuk kishte tentativë për vrasje, sipas ESPN.

Ai duhet të paguajë 7,000 euro si kompensim për viktimën.

Mirëpo, kjo nuk është e tëra, pasi futbollisti holandez gjithashtu akuzohet se është i përfshirë në kontrabandën e 1 mijë e 360 kilogramëve kokainë në Holandë ose Belgjikë në dy dërgesa në vitin 2020.

 

Promes mohoi akuzat, por gjykata gjeti se kishte prova të mjaftueshme nga dy dëshmitarë okularë dhe përgjonte biseda telefonike për të dhënë një dënim me burg.

Goditja me thikë, në këmbë, ndodhi në një festë familjare në një magazinë në Abcoude pasi Promes akuzoi kushëririn e tij që i vodhi stoli.

Ai ishte duke luajtur në Holandë për Ajax-in në atë kohë, por u transferua në Spartak në shkurt të vitit 2021.

Gjykatësi kritikoi Promes-in se nuk kishte ardhur në gjykatë për t’u mbrojtur apo nuk ka shprehur ndonjë pendim.

Dënimi i tij do të ishte gjashtë muaj më pak po ta kishte bërë këtë. Promes mund të apelojë dënimin.

Duke qenë se ndodhet në Rusi, është e paqartë nëse Promes do të kthehet në Holandë për të vuajtur dënimin me burg.

Sipas “NOS”, nuk ka asnjë marrëveshje ekstradimi midis Rusisë dhe Holandës dhe ajo mund të kërkohet vetëm nëse Promes dështon me ndonjë apelim.

Megjithatë, për shkak të akuzave për trafik droge, Promes do të arrestohej nëse shkelte këmbën në Evropë ose në ndonjë vend me një traktat ekstradimi me Holandën.

Klubet ruse aktualisht janë të ndaluar të luajnë në garat e UEFA-s në Evropë për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Sulmuesi i lindur në Amsterdam luajti 50 herë për kombëtaren holandeze, duke shënuar shtatë gola.

Duke filluar karrierën e tij në Twente, ai kishte një periudhë katërvjeçare me Spartak midis 2014 dhe 2018 përpara se të nënshkruante për klubin e Sevilla-s.

Nga atje, ai kaloi një sezon e gjysmën e periudhës me Ajax-in përpara se të kthehej në Spartak. Ai ka shënuar 37 gola në 74 ndeshje për klubin gjatë periudhës së tij të dytë. Albanian Post

Komandanti i njësitit “Kobrat” kërcënon: Vetëm le të urdhërojë Vuçiqi

0

Komandanti i formacionit “Kobrat” Darko Gjoshiç ka kërcënuar njëjtë si shefi i tij Aleksandar Vuçiq se nëse njësiti i tij merr urdhër për t’u angazhuar në Kosovë, do ta kryejnë e pastaj Kurti dhe njësitet ROSU dhe FIT nuk do kenë më çka të thonë.

Ai sipas “Tanjug” ka thënë se ata (kobrat) nuk ishin të angazhuar në arrestimin e tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës, transmeton “RTS”.

“Njësitet tona ushtarake “Kobrat” pjesë e Ushtrisë së Serbisë nuk kanë qenë të angazhuara në rajonin e Kosovë, po në rast urdhri nga komandanti suprem Vuçiq angazhohemi dhe marrim urdhër  për veprim, ne do ta përmbushim atë në tërësi” citohet të ketë thënë ai për “Tanjug”.

Gjoshiç ka kërcënuar hapur se nëse marrin atë urdhër atëherë “Kurti dhe njësitet ROSU edhe FIT nuk do kenë më çka të thonë”.

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

0

Edhe sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Në faqen zyrtare të DHSK-së bëhet bëhet e ditur se gjykimi do të nisë nga ora 09:00.

Ky proces gjyqësor nisi dy vjet e gjysmë më vonë, pas mbajtjes në paraburgim në Hagë, të katër krerëve të UÇK-së.

Aktakuza e ZPS-së, e ngritur më 30 shtator të vitit 2022, i ngarkon Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin me akuzat për ndërmarrje të përbashkët kriminele, vepër kjo që, sipas prokurorisë, e kishte “qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën, nëpërmjet metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”, në periudhën midis marsit të vitit 1998 e shtatorit të vitit 1999, në vende të ndryshme të Kosovës.

Dashuria dhe paratë, zbuloni cilat janë shenjat më me fat për sot

0
Dashi

Marrëdhënia juaj në çift do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Do e merrni çdo gjë me pozitivizëm dhe asgjë e keqe nuk ka për të ndodhur. Beqaret do tërheqin vëmendjen e shumë personave, por nuk do arrijnë te krijojnë një afrimitet më të fortë me asnjë. Ne planin financiar do iu dalin disa vështirësi, por do i kaloni me lehtësi. Asgjë nuk mund t’iu nxite te dorëzoheni.

Demi

Asnjë planet nuk do ndikojë gjatë kësaj ditë në jetën tuaj në çift. Lidhja juaj ka baza të forta dhe nuk do tronditet aspak. Edhe pse disa persona që iu kanë inat për harmoninë ne çift dhe do mundohen t’iu prishin punë, nuk do ia dalin dot. Beqaret do harxhojnë gjithë kohën e lirë që do kenë për t’ia kushtuar romancës që do nisin. Në planin financiar do mbizotërojë ekuilibri.

Binjakët

Do keni nevojë për më shumë intensitet gjateë kësaj dite në jetën tuaj në çift, por partneri nuk do ua japë këtë. Flisni hapur me të para se të merrni vendime të rëndësishme. Beqarët do jenë shumë të hallakatur dhe nuk do e kenë mendjen të krijojnë ndonjë lidhje. Beni kujdes nga ndikimi negativ i Hënës ne planin financiar. Do iu duhet te përballeni me vështirësi të mëdha.

Gaforrja

Bëni edhe disa përpjekje sot për ta përmirësuar marrëdhënien ne çift. Nga ana tjetër mos bëni gabim t’i besoni askujt tjetër përveç miqve shumë të ngushtë sepse të tjerët do iu prishin punë më tepër. Beqarët do njihen me persona të rinj e mjaft interesantë. Në planin financiar do iu vijë një shumë e madhe parash dhe çdo gjë do vendoset në ekuilibër.

Luani

Për jetën tuaj ne çift problemet mesa duket nuk kanë të mbaruar. Serish do debatoni me partnerin dhe nuk do qëndroni për asnjë moment në qetësi. Beqaret do e kenë gjithë kohës mendjen te joshin, por kur dikush t’iu propozojë do stepen. Situata financiare mund të bëhet shume shqetësuese sot nëse nuk ulni menjëherë shpenzimet. Tregohuni me largpamës.

Virgjerësha

Më në fund rutina do largohet nga jeta juaj në çift sot. Jo vetëm që do i shtoni dozat e komunikimit, por do provoni edhe eksperienca të reja së bashku. Dite animuar edhe për beqaret, megjithatë duhet pritur ende pak kohë për të filluar një histori dashurie. Për sa iu përket te ardhurave duhet thënë se ato do jenë më të qëndrueshme sesa mendohej.

Peshorja

Nëse nuk fiksoheni kot pas disa debateve të vogla në çift, dita do shkojë për mrekulli. Mendohuni dhe flisni me atë që keni në krah për të ardhmen tuaj. Për beqarët nuk pritet asgjë e veçantë kështu që shfrytëzojeni kohës me miqtë dhe familjaret. Në planin financiar nuk duhet ta teproni me shpenzimet sepse do keni vështirësi të mëdha për më vonë.

Akrepi

Keqkuptimet dhe debatet në jetën tuaj në çift do jenë të shumta sot. Të dy do jeni kokëfortë dhe nuk do e toleroni aspak atë qe keni në krah. Beqarët jo vetëm që do kenë takime interesante, por mund të fillojnë edhe histori dashurie pasionante. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni sa më të matur dhe të kujdeseni me tepër për menaxhimin e të ardhurave.

Shigjetari

Në planin sentimental do keni disa vështirësi sot. Për shkak të ndikimit të madh të shokëve partneri do tregohet me xheloz dhe do iu ruajë gjatë gjithë kohës. Kjo do jetë ajo që do iu acaroje më tepër. Beqarët do kenë veçse disa takime interesante dhe asgjë më tepër. Në planin financiar do ndërmerrni iniciativa dhe do kryeni transaksione të rëndësishme.

Bricjapi

Do ndodhin shumë të papritura sot në jetën tuaj ne çift dhe kjo do e ndryshojë paksa rutinën e përditshme. Disa do mendojnë të provojnë eksperienca të veçanta së bashku. Për beqarët priten dashuri me shikim të parë kështu që shfrytëzojeni sa te mundni ditën. financat do i menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi. Nuk pritet as më i vogli problem në këtë sektor.

Ujori

Së bashku me partnerin do kaloni momente të mrekullueshme në çift. Te dy do i shprehni me tepër ndjenjat. Beqarët do i kthejnë shpinën dashurisë dhe nuk do duan të ndryshojnë status. Në fakt kur të ndryshojnë mendim do jetë shumë vonë. Në planin financiar do jeni të vendosur ta stabilizoni sa më shpejt buxhetin dhe me pak mundim do ia dilni mbanë.

Peshqit

Do bëni çmos t’i ndreqni problemet që keni pasur në çift gjatë kësaj dite dhe do ia dilni mbanë. Edhe pse kohët e fundit partneri është treguar më kritik dhe më i ashpër se duhet, ju do dini të falni. Beqarët nuk do e ndryshojnë as sot statusin, megjithatë dita në përgjithësi do jetë e bukur. Në planin financiar nuk rekomandohet të ndërmerrni rreziqe të mëdha./abcnews.al

Temperaturat sot arrijnë deri në 28 gradë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë këtë javë, transmeton Sinjali.

“E hëne- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen tëlëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

E marte- Mot kryesishtë i ngjajshëm por me rritje të lehta të vlerave ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

E merkurë- Mot me diell dhe rritje të lehta të temperaturave, si atyre minimale , ashtu dhe ato maksimalet. Në orët e para të ditës në shum zona parashihet të formohet mjegulla e radiacionit, por do të jetë e paqëndrueshme, pasi gjatë ditës do të jenë prezent rrezet e diellit.Mjegull parashihet të ketë pothuaj çdo ditë në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do tëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

E enjte-Mot kryesisht me diell dhe me vapë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-28gradë Celsius.

 

 

Të premten –Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Gjatë gjithë javës duhet të kemi kujdes që në orët e pikut nga orab 11-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos moshat e shtyera dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike( tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj)

Të kujtojmë se të mërkurën do të fillojë stina e verës astronomike në orën 16:57 min dhe do të zgjasë deri me 23 shtator në orën 8:49 min.

Po në këtë ditë, 21.06.2023 do të ndodhë solstici veror, ku do të jetë dita më e gjatë e vitit dhe nata më e shkurtër.”

Zbulohet kundërshtari i Robin Krasniqit, ja kush është

0

Boksieri Robin Krasniqi do të përballet me kundërshtarin Nadjib Mohammedi në meçin e madh në Prishtinë.

Krasniqi do të jetë i shoqëruar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ku do të mbajnë një konferencë nesër nga ora 14:00.

 

 

Në këtë konferencë do të shpalosen detajet për meçin e madh të boksit.

Krasniqi do të përballet me Mohammedin më 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Vigani i çështjes kombëtare

0

Prof.dr. Xhafer Beqiraj

(Në ceremoninë e 80-vjetorit të lindjes së Profesor Ukshin Hotit)

Të flasësh për përsonalitetin shumëpërmasësh të Ukshin Hotit, është e pamundur që ta përmbledhësh biografinë e tij në një shkrim si ky. Në të vërtetë, do të duheshin ditë e ditë të tëra për të përshkruar jetën dhe veprën e këtij vigani atdhetar. Andaj, sa është privilegj për ne të flasim për të, po aq e vështirë dhe me përgjegjësi, sepse nuk do të arrijmë t’i themi të gjitha për jetën dhe për bëmat e mëdha dhe heroike të profesor Ukshin Hotit.
Ukshin Hoti lindi më 17 qershor 1943 në Krushë të Madhe.

Shkollën fillore e mbaroi në fshatin e tij, ndërsa shkollën normale e përfundoi në Prizren dhe në Prishtinë. Më pas vazhdoi studimet në Zagreb në Fakultetin e Shkencave Politike, kurse studimet pasuniversitare i kreu në Beograd, drejtimi i Marrëdhënieve Politike dhe Ekonomike Ndërkombëtare. Në vitet 1977-1978 kryen studimet pasuniversitare në Universitetin e Çikagos, të Harvardit dhe të Uashingtonit dhe ishte ndër të parët studentë të këtij rajoni që fitoi të drejtën të jetë pjesë e programit fullbrajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Që nga fillimi i viteve ’70-ta e gjer në rënien e tij në burg më 1981, ka ushtruar disa funksione me peshë të veçantë politike, akademike e arsimore. Ka qenë anëtar i të gjitha forumeve federale të ish-Jugosllavisë që merreshin me politikë ndërkombëtare. Ai ishte sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i Kosovës dhe anëtar i forumeve federative, republikane dhe krahinore që merreshin me politikë të jashtme në ish-Jugosllavi.

Në Kosovë, përpos funksioneve politike, ka qenë edhe ligjërues në Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin Filozofik. Ishte i pari politikan që vuri themelet e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me SHBA-në, me Shqipërinë e me vende të tjera perëndimore. Në vitin 1981 ishte njëri ndër të paktë politikanë e intelektualë që e përkrahu hapur Republikën e Kosovës. Qëndrimi i tij kombëtar e demokratik në vitin 1981 ishte një shembull i papërsëritshëm për proceset demokratike në hapësirën e Europës Lindore komuniste.

Në atë kohë, Kosova bashkë me Poloninë filloi të lëvizte drejt dritës, drejt një të ardhmeje të natyrshme demokratike që u takonte edhe popujve të kësaj pjese të Europës. Por shteti komunist jugosllav, me ndihmën ish-komunistëve të atëhershëm të Kosovës që ishin në pushtet, nuk ngurroi ta dënojë Ukshin Hotin me nëntë vjet burg. Pas daljes nga burgu, shteti komunist e izoloi plotësisht. Ndonëse ishte i braktisur prej të gjithëve, sulmi ndaj tij filloi edhe në pikën më të ndjeshme të njeriut. Natyrisht, ky ishte një mësim i kursit famëkeq dhe të pashembullt të shtetit serbo-sllav, ku nuk mungonin as shqiptarët e mjerë. I lodhur më 1990, Ukshin Hoti vendos të shkojë në Lubjanë. Atje punon në revistën “Alternativa” dhe “Republika”.

Më vonë nxjerr revistën “Demokracia autentike”, të cilën e drejton vetë. Por pas një kohe të shkurtër ia bllokojnë revistën përmes financave. I papunë kthehet në Kosovë. Studentët e Universitetit të Prishtinës, duke e njohur se kush ishte profesor Ukshin Hoti, bëjnë të pamundurën që atë ta kenë përsëri në katedër, andaj i mbështetur nga ta, pranohet më në fund në fakultet ku kishte qenë edhe më parë.

Më 1993 e kryen edhe dënimin e dytë për shkak se e kishte thyer kordonin e policisë speciale serbe te Bërryli i Nagafcit me disa qindra bashkatdhetarë. Policia speciale serbe nuk kishte dashur t‘i lejonte ata që t‘u bënin homazhe dëshmorëve të demokracisë të rënë më 27 janar 1990 në Brestofc. Në prag të zgjedhjes së tij kryetar i UNIKOMB-it arrestohet sërish, e kësaj radhe dënohet me pesë vjet burg, gjithnjë me arsyetime tashmë të njohura të shtetit kriminal serb.

Lufta në Kosovë e zë Ukshin Hotin në burg. Më 16 maj të vitit 1999 ai është parë për herë të fundit nga shokët e burgut në Dubravë dhe po këtë ditë, pra, një ditë përpara se të përfundojë vuajtjen e dënimit, një ditë përpara se të mbushë pesë vjet burg. Ukshin Hoti është nxjerrë prej andej me dy përcjellës. Që nga 16 maji askush nuk di asgjë për fatin e këtij njeriu të madh të kombit.

Profesor Ushin Hoti, siç theksuam që në fillim, është personalitet shumëpërmasësh e shumë kompleks, sepse vetë jeta dhe veprimtaria e tij, si te askush tjetër, shpërfaq një figurë kombëtare e intelektuale të pakundshoq, duke filluar që nga mosha rinore e deri në përjetësi, sepse ai e mundi edhe vdekjen.

Ukshin Hoti nga burgu më 1998 shkruante: “E besoj se nuk është në natyrën e njeriut dhe as të kombit të pajtohet me statusin e robit. Jam plotësisht i vetëdijshëm se ajo UÇK-ja – solli me vete jo vetëm ndikimin rrënjësor në realitetin politik shqiptar dhe jashtëshqiptar, ndryshimin e tyre, por edhe shumë të panjohura në vetë atë realitet dhe në ambientin ku është vendosur. Me gjithë keqardhjen e sinqertë për viktimat dhe konsekuencat e luftës, kam besim të plotë se UÇK-ja, ashtu siç doli në skenë, në mënyrë dinjitoze dhe efikase do të dijë ta përmbushë misionin e vet, duke e mundur edhe luftën si të tillë, ose së paku, t’i kontribuojë edhe këtij qëllimi, me karakter universal, gjithënjerëzor dhe fisnik.” (Ky paragraf nga z. Selami Hoti).

Profesori universitar, shkrimtari, politikani, filozofi i përmasave kombëtare, europiane e më gjerë, zëri i ndërgjegjes kombëtare shqiptare – profesor Ukshin Hoti – është tribun i kombit dhe si i tillë do të jetë përjetësisht. Veprat e tij janë e do të jenë diell e hënë për ne, sepse na rezatojnë ditën e na ndriçojnë natën. Veprat e tij, përveç shumë shkrimeve të tjera, janë “Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare”, “Bisedë përmes hekurash” dhe “Lufta e Ftohtë dhe Detanti”.
* * *
Ka 24 vjet që e përkujtojmë jetën dhe veprën e profesor Ukshin Hotit vit për vit, por deri më tani, as Akademitë e Shkencave tona, as Institutet, as institucionet e tjera nuk kanë marrë mundin të hartojnë deri më tani, qoftë edhe një monografi shkencore për jetën dhe veprimtarinë e këtij vigani të çështjes kombëtare. Kështu që propozoj të hartohet një monografi për profesor Ukshin Hotin nga Universiteti ynë – emrin e të cilit e mban me krenari.
(…)
Lavdi jetës dhe veprës së pavdekshme të Profesor Ukshin Hotit!

Fluks i madh pushuesish | Mbi 16 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri ditën e sotme

0

Edhe këtë vit duket se një numër i lartë pushuesish po zgjedhin bredetin e Shqipërisë, kjo pasi këtë fundjavë një numëmr i lartë i qytetarëve ka hyrë nga pika kufitare e Mnorinës në vend.

Ditën e sotme më shumë se 16 mijë shqiptarë të Ksoovës me rreth 9 mijë automjete dhe autobusë kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Vermicës.

Policia Kufitare po punon me kapacitete maksimale, ndërkohë që ditën e nesërme pritet akoma edhe më shumë fluks pushuesish nga Kosova. Edhe pse është punuar me procedurë të përshpejtuar dhe me kapacitete të plota ka qenë e pamundur shmangia e radhëve, por pritjet nuk kanë qenë të gjata.

Mbytja e anijes me 79 viktima | Detaje tronditëse: 6 emigrantë janë vrarë me thikë

0

Kosova njihet si vend i sportit dhe këtë e dëshmon me ngjarje të ndryshme që zhvillohen në vend.

Turnire të ndryshme në futboll të vogël organizohen gjithandej Kosovës, dhe i tillë është turniri tradicional “Sadik Ramadanaj” në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës

Turniri Tradicional “Sadik Ramadanaj” në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës nisi të organizohet në vitin në 2014 më emër tjetër, por në vitin 2015 vdes njëri nga kontributdhënësit e organizimit, dhe nga viti 2016 ngjarja e merr emrin e tij.

Ky turniri është duke u rritur nga viti në vit si për nga shikueshmëria ashtu edhe për nga numri i ekipeve pjesëmarrëse.

Edhe këtë vit numri i ekipeve pjesëmarrëse është mjaft i madhe, pasi ka arritur në 64 ekipe.

E veçanta e këtij turniri është se pos transmetimit Live në Facebook të secilës ndeshje, transmetimi është bërë edhe në televizion përmes platformës VISTA. E njëjta do të bëhet edhe këtë vit.

Shikueshmëria, serioziteti i mbarëvajtjes së rregullave të lojës, puna vullnetare, entuziazmi i të rinjve janë jashtëzakonisht të larta në këtë turnir.

Turniri fillon sot më datë 18.06.2023, dhe sot janë të parapara 5 ndeshje.

Turniri pritet të zgjasë deri në javën e dytë të muajit Korrik./Lajmi.net/

Ky është mjeku që u sulmua fizikisht në Prizren

0

Punëtorët shëndetësorë jo rrallëherë kanë qenë cak i sulmeve e kërcënimeve nga pacientët e familjarët e tyre të cilët shpeshherë i kanë akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Raste të tilla janë raportuar jo vetëm në spitale private, por edhe në ato publike. Veprimet të tilla përbëjnë vepër penale dhe sanksionohen me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të shtunën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, ku mjeku Artur Avdaj, djali i ish-drejtorit të Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdajt, ka raportuar se derisa ishte duke punuar është sulmuar nga dy persona, familjarë të një pacienteje.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se dy vëllezërit  (emra të njohur për redaksinë) po dyshohen se kanë sulmuar mjekun Avdaj, pasi kanë shprehur pakënaqësi në ofrimin e shërbimeve mjekësore ndaj nënës së tyre, të cilën e kishin dërguar në këtë qendër për t’u kontrolluar.

Rasti dyshohet se ka ndodhur rreth orës 21:00, periudhë kjo kur mjeku Avdaj ishte mjek kujdestar dhe u përballë me sulm, për çka e kërkoi ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.

Si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre rreth asaj se çka kishte ndodhur në QKMF-në e Prizrenit, teksa një version të ngjarjes e ka dhënë edhe mjeku, që është viktimë e këtij rasti.

 

 

Me t’u përfunduar të gjitha procedurat, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për inicimin e rastit ndaj dy të dyshuarve në drejtim të veprës penale “Sulm”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Prizren 17.06.2023-21:00.  Viktima mashkull kosovar-mjek, ka raportuar se derisa ishte në vendin tij të punës –kujdestari, dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët e  kishin dërguar nënën e tyre për kontroll mjekësore në shenjë pakënaqësie në ofrimin e shërbimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar.”