12.3 C
Prizren
E shtunë, 4 Prill, 2026
Home Blog Page 1592

Edona Kryeziu kërkon që AMF-ja në fshatin Xërxë të shndërrohet në QMF

0

Kuvendi Komunal i Rahovecit ka mbajtur sot seancë, në të cilën është debatuar për tema të ndryshme.

Edona Kryeziu, asambliste e LDK-së në Rahovec, në fjalën e saj ka ngritur si shqetësim çështjen e një Qendre të Mjekësisë Familjare (QMF) për fshatin Xërxë.

Sipas saj, QMF është e nevojshme për faktin se ky fshat po rritet për nga numri i banorëve dhe duke marrë për bazë se shumë banorë vijnë edhe nga fshatrat tjera për të marrë shërbime shëndetësore në Xërxë, si dhe numrin e bizneseve që veprojnë në këtë fshat, raporton “Epoka e re”.

 

“Në bashkësitë lokale ka QMF, vetëm në fshatin Xërxë nuk ka QMF. Pra, Ambulanca e Mjekësisë Familjare (AMF) të shndërrohet në QMF. Kryetar a di se sa maltretuese është për një pacient të sëmurë që shërbimin mjekësor ta kryej në Xërxë dhe vulën duhet të shkojë ta marrë në Rahovec. Kur pyesin stafin shëndetësor aty se pse duhet të veprohet kështu, ata thonë se ‘jemi me statut AMF’”, ka thënë Kryeziu.

Ajo ka shtruar si problem edhe higjienën në këtë qendër të ambulantes.

“Mantelbardhët duhet ta mbajnë pastërtinë vet, sepse pastruesit vijnë vetëm një herë në javë”, ka thënë asamblistja Kryeziu.

Gjithashtu ajo ka kërkuar edhe sqarim nga pushteti lokal se çfarë po ndodh me pagat jubilare të këtij sektori.

 

Kurti: Dje u dëshmua se kë kemi përballë në veri|Video

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me një fjalim të publikuar edhe me video në llogarinë e tij në Facebook, për situatën në veri ët vendit, ka falënderuar Policinë e Kosovës, KFOR-in por edhe mediet. Ai ka konfirmuar se orëve të fundit, institucionet e Kosovës kanë shtuar edhe më shumë komunikimin me partnerët ndërkombëtarë. Kurti tha se qetësimi i situatës është qëllim i përbashkët.

 

Në këtë fjalim, kryeministri rikujtoi e kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, përkundër daljes së ultë në zgjedhje, për shkak të siç tha ai, “bojkotit të diktuar dhe detyruar mbi serbët e Kosovës”, megjithatë janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve.

“Prandaj, ata kanë mbështetjen tonë të plotë, të pakushtëzuar dhe të pandërprerë”, deklaroi kryeministri i Republikës. Sipas tij, demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng.

“Ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë, assesi kërcënim apo rrezikim”.

Në këtë fjalim, kreu i Qeverisë u shpreh se Republika e Kosovës është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

“Me institucione qeverisëse dhe të sigurisë të cilat trajnimet profesionale dhe orientimin vleror e kanë nga dhe kah shoqëritë perëndimore”, tha ai.

Më tej, Kurti është shprehur se dje,  u dëshmua përfundimisht dhe të gjithëve.

“Se kë kemi përballë: grupe të së djathtës ekstreme me maska, që vandalizojnë, sulmojnë, djegin çdo gjë që nuk e konsiderojnë serbe, e që lartësojnë simbole nacionaliste dhe shoviniste, si kryqi me katër S-ja dhe Z-ja e agresionit rus në Ukrainë”.

Ai tha se ekstremistët dhe milicët kanë emra të veçantë. “Ata nuk janë populli. Komuniteti serb duhet të çlirohet prej tyre. Ne i kemi identifikuar shumicën e tyre dje dhe sot. Nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin e më të fuqishëm se shteti”.

Kryeministri tha se të tillë janë kriminelët multi-milionerë si Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq.

“Ata janë pronarë të mëdhenj të bizneseve e të kontrabandës, që i kushtëzojnë punëtorët e varfër të tyre, të dalin në protesta të dhunshme. Në fakt, kjo është mënyra e vetë shefave të tyre urdhërdhënës në Beograd ndaj administratës publike: mënyra e Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiq”.

“Unë e di të dashur qytetarë që në grumbullimet dje dhe sot ka pasur edhe protestues paqësor. Por protestat dje e sot nuk ishin paqësore”, tha Kurti.

Ai u shpreh se një protestë që sulmon policinë e cila e ruan rendin dhe zbaton ligjin, pjesëtarët e KFOR-it që e ruajnë qetësinë dhe stabilitetin, dhe gazetarët të cilët raportojnë mbi ngjarjet nga terreni, nuk janë protestë për komunën, por për pushtet.

“ Në Kosovë, pushteti mund të merret vetëm përmes zgjedhjeve. Jo me dhunë dhe krim”.

Sipas tij, Policia e Kosovës dhe KFOR-i atje janë kufiri ndërmjet ekstremistëve të dhunshëm dhe institucioneve paqësore.

“Orëve të fundit, institucionet tona kanë shtuar edhe më shumë komunikimin me partnerët ndërkombëtarë, sepse qetësimin e situatës e kemi qëllim të përbashkët. Por përveç shqetësimeve dhe brengave, dje na u dëshmua para syve se edhe kërcënimet dhe rreziqet i kemi të përbashkëta”.

Kurti tha se dhjetëra të lënduarve u dëshiron shërim të plotë dhe të shpejtë.

“Falënderoj kryetarët e komunave që përkundër vështirësive kanë shfaqur vullnetin e sinqertë për t’u shërbyer qytetarëve i cili dëshmohet edhe në këto situata”.

Ai falënderoi policët e Kosovës, që përkundër tensioneve dhe sulmeve, kanë kryer detyrat e tyre me profesionalizmin më të lartë.

“Falënderoj pjesëtarët e KFOR-it që përkundër synimeve të huaja për destablizim, po ruajnë paqen dhe sigurinë”.

Ai gjithashtu falënderoi gazetarët dhe mediat që përkundër rreziqeve dhe pasigurisë, sollën me zë dhe figurë, fytyrën e vërtetë të protestave “të milicëve të dhunshëm”.

“Dhe falënderoj veçanërisht qytetarët e Republikës për mirëbesimin dhe mbështetjen”.

Në rigjykimin e dytë, lirohet nga akuza për korrupsion ish-drejtori i Administratës në Prizren

0

Gjykata Themelore në Prizren, të martën, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-drejtorit të Administratës në Prizren, Ilir Baldedaj, i akuzuar për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ndryshe, Baldedaj nga ish- gjykatësi Xheladin Osmani, për herën e dytë ishte dënuar më 2 gusht 2022 me 10 muaj burgim efektiv dhe si dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksioneve publike në administrate ose shërbime publike në afat prej 2 vite. Edhe herën e parë, ai ishte dënuar me dhjetë muaj burgim efektiv më 15 janar 2021, mirëpo, Gjykata e Apelit dy herë e ka kthyer rastin në rigjykim.

Shpallja e aktgjykimit, u bë të martën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Elezi, tha se për të akuzuarin Baldedaj merr aktgjykim lirues për veprën penale keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar në mungesë të provave.

Sipas aktgjykimit, pala e dëmtuar, Komuna e Prizrenit për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

Elezi tha se shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të kësaj gjykate.

===============================================

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 21 gusht 2019, i pandehuri Ilir Baldedaj, akuzohej për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Baldedaj, akuzohej se më 13 maj 2018 e deri më 22 maj 2018, në cilësinë e personit zyrtar si drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka bërë shpërndarjen e pasurisë jofinanciare, laptopë dhe çanta të tyre, për asamblistët e Kuvendit Komunal të Prizrenit, në sasi prej 40 copë, nga sasia totale prej 43 sosh dhe në vërtetimin mbi pranimin e laptopëve të nënshkruar nga asamblistët me rastin e pranimit të pasurisë së tillë, nuk figuron kushti që kjo pasuri shtetërore të kthehet pas përfundimit të mandatit publik.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Baldedaj ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Rregulloren e Ministrisë së Financave, nr.02/2013 për menaxhimin e pasurisë jofinanciare në organizata buxhetore.

Në aktakuzë thuhet se për tre laptopë të tjerë nuk ka prova se ata u janë shpërndarë personave për të cilët kanë qenë të destinuar, me ç’rast thuhet se me këto veprime i akuzuari, buxhetit të shtetit i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 19 mijë e 350 euro. /BetimipërDrejtësi

24-vjeçari nga Rahoveci viktimë e fajdes, ‘shokët’ ia kërkojnë 60 mijë € pasi humbën 36 mijë eurot e investuara në kripto

0

Dukuria e fajdesë, që nënkupton huazimin e parave të cilat më pas duhet të kthehen me interes shumë të lartë, përveç që përbën vepër penale, është një dukuri në rritje në vendin tonë dhe shumë e rrezikshme. Në raste të tilla kryesisht bëhet fjalë për shuma të majme parash, të holla këto që viktimat e fajdexhinjve jo gjithmonë arrijnë t’i kthejnë dhe detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se për një rast të tillë Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve pas denoncimit të një 24-vjeçari nga Rahoveci.

Sinjali mëson se i riu ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshohet se kanë rënë pre e fajdexhinjve, të cilët ia kanë kërkuar 60 mijë euro si ‘kompensim’ pasi të dyja palët kanë humbur të gjitha paratë që i kanë investuar bashkë në kriptovaluta.

Në bazë të informacioneve të para, të dyshuarit dhe viktima fillimisht kanë bërë investim në para dixhitale rreth 36 mijë euro, të holla këto që i kanë humbur.

Në shenjë revolte, dy të dyshuarit ia kanë hedhur keq viktimës, duke ia kërkuar fillimisht një shumë më të madhe parash për t’ia kthyer, por më pas kanë ndryshuar mendim dhe kanë vendosur që i riu t’ua jap 60 mijë euro.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të asaj që ka ndodhur dhe me vendim të Prokurorit rasti është cilësuar si ‘Fajde’.

Haradinaj: Alarm përjashtimi i Kosovës nga “Defender 2023″

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me situatën e fundit pas vendosjes së sanksioneve për Kosovën nga ShBA-të.

Haradinaj ka thënë se përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-së “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale, deklaron Haradinaj në Facebook.

“Albin Kurti e Vjosa Osmani për më pak se tre vjet në pushtet, nuk kanë lënë sukses pa e kthyer përmbys. Ata për kaq pak kohë e kanë kthyer Kosovën dhjetë vjet mbrapa. Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale. Duhet të jesh shumë dritëshkurtër që në këtë kohë kaq delikate, të armiqësohesh me krejt botën demokratike?”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti po tenton t’i rrëzojë miqësitë dhe aleancat për të cilat janë investuar dekada për t’i krijuar.

“Shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato. Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t’i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë”.

“Populli i Kosovës që është populli më properëndimor i kontinentit, do të dijë t’i ruajë miqtë dhe orientimin e vet. Është i vogël Albin Kurti t’ia ndërrojë orientimin Kosovës dhe popullit të saj”, është shprehur Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kurti e ka vetëm një shans në jetën e tij që t’ia bëjë një të mirë Kosovës.

“Ai e ka vetëm një shans, që njëherë në jetën e tij t’ia bëjë një të mirë Kosovës! Të japë dorëheqje qysh sot!”, ka përfunduar Haradinaj.

SHBA-ja me “sanksione” Kosovës: S’ka ndihmë me shtetet mosnjohëse, përjashtim nga Defender Europe

0

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, u ka thënë përfaqësuesve të disa medieve kosovare, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ”duhet ta kuptojë se e ka shtëpinë në flakë”.

Kjo derisa, ”SHBA-ja është e brengosur se ai ka marrë hapa të pakoordinuar, dhe pasojat do të jenë të menjëhershme”, duke përfshirë edhe “moslobimin te shtetet mosnjohëse”, transmeton klankosova.tv.

Sipas tij, kjo është bërë e qartë me reagimin e ashpër nga niveli më i lartë, ai i sekretarit, Anthony Blinken.

Hovenier bëri të ditur se cilat janë dy kërkesat që Kurti duhet realizuar urgjentisht.

”E para, tërheqja e policisë nga ndërtesat komunale, dhe e dyta, që kryetarët e rinj të mos i ushtrojnë funksionet në ndërtesat komunale, meqë nuk kanë marrë më shumë se 3-4 përqind të votave”, tha ai.

Sipas tij, SHBA e kanë bërë ”të qartë se nuk mbështesin më projektet e përbashkëta dhe Kosova përjashtohet nga Defender Europe 23”. Kjo, derisa ”nuk do të ketë vizita të nivelit të lartë të Kosovës në SHBA”, u shpreh ai, transmeton klankosova.tv

Kryeziu kritikon deputetët: I kanë shti veshët në lesh për situatën në veri

0

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kritikuar deputetët e Kosovës për indiferencë ndaj situatës në veri.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ligjvënësve të Kosovës nuk po iu bëjnë përshtypje zhvillimet në veri.

Sipas tij, ata Kuvendin e Kosovës e kanë shndërruar në platformë të pagave dhe hobi.

Deputetët e Kuvendit i kanë shti veshët në lesh ose janë të nxanë duke u këshilluar me asistentët e tyre, totalisht inferior dhe s`po ju bëjnë aspak përshtypje zhvillimet në veri, politikat që po i ndjek qeveria e as veprimet diplomatike të partnerve tanë ndërkombëtar. Kuvendin si institucion të diskutimeve, politikave e veprimeve e kanë bërë si platformë të pagave dhe hobi kur të kenë kohë e jo kur kanë nevojë qytetarët e Republika”, ka shkruar Kryeziu.

Martesa me Kiarën një mashtrim i madh, publikohet dokumenti që vërteton se Luizi është beqar

0

Natën finale të BB VIP, Luizi dhe Kiara lidhën martesë në Bashkinë e Tiranës në prezencë të Erion Veliajt dhe duke shijuar muzikën e Elvana Gjatës.

Por duket se kjo martesë ka qenë jo reale. Pak ditë më parë Luizi ka ndryshuar një biznes në QKR dhe ç’ka shkruhet në dokumentacion është edhe gjendja civile, ku Luizi rezulton beqar. Kjo do të thotë që Luizi dhe Kiara nuk janë zyrtarisht të martuar.

Që do të thotë kjo martesë rezulton të jetë bërë për show, në mbështetje të fushatës elektorale për lali Erin, apo për ndonjë arsye që do ta zbulojmë rrugë. Duke kuptuar që dhe Elvana thjesht është gjendur mes vorbullës në tarracë në 12 të natës.

 

 

Por çdo që shkoj kot, sepse ajo që dimë deri tani, është fakti që martesa e Luizit dhe Kiarës është fallco!

 

Më të vizituarat

“Dardanët” në Prizren e presin Zvicrën dhe Danimarkën

0

Kombëtarja A e Kosovës prej 19 korrik e deri më 05 gusht do të zhvilloj katër ndeshje në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2025. Kosova është në grupin H së bashku me Zvicrën dhe Danimarkën.

 

Ndeshjet si vendas basketbollistët e Kosovës për herë të parë do t’i luajnë në qytetin e Prizrenit, ku më 19 korrik e presin Zvicrën, ndërsa më 5 gusht janë nikoqirë të Danimarkës.

Së fundi, Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, nga i cili e ka marr mbështetjen e fuqishme për organizimin e dy ndeshjeve si nikoqir të Kosovës në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Duhet theksuar se në vitin e kaluar Federata e Basketbollit e Kosovës në Prizren e ka organizuar FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni C, si dhe këtë vit nga data 8 qershor deri më 12 qershor, Prizreni e mirëpret turneun ndërkombëtar të FIBA Youth Development Fund (FIBA Europe YDF), projekt ky që për qëllim ka  zhvillimin e basketbollistëve/basketbollisteve të rinj. Shtetet të cilat do të jenë pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar të FIBA Europe YDF janë: Kosova U14, Maqedonia e Veriut U14, Bullgaria U14, Turqia U14 si dhe Rumania U14.

Përfaqësuesja A e Kosovës do të bëjë gara në fazën në raundin e tretë të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2025. Krahas ndeshjeve në shtëpi, Kosova udhëton për tu takuar me Danimarkën me 26 qershor, kurse në Zvicrën si mysafire do të përballet me 29 qershor.

Federata e Basketbollit e Kosovës është e bindur se në ndeshjet si nikoqir në Prizren, basketbollistët tanë do të kenë përkrahjen e madhe të adhuruesve të basketbollit për ti ndihmuar ata në këto dy sfida dhe kështu për të kaluar në raundin tjetër.

 

10 mijë punëkërkues regjistrohen në platformën ‘Superpuna’

0

Në platformën qeveritare të punësimit “Superpuna”, deri më tani janë regjistruar 10 mijë punëkërkues.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Financave, Hekuran Murati, duke shtuar se politika qeveritare e punësimit është duke funksionuar.

“Politikat tona të punësimit po funksionojnë”, ka shkruar ministri Murati në “Facebook”.