11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

24-vjeçari nga Rahoveci viktimë e fajdes, ‘shokët’ ia kërkojnë 60 mijë € pasi humbën 36 mijë eurot e investuara në kripto

Dukuria e fajdesë, që nënkupton huazimin e parave të cilat më pas duhet të kthehen me interes shumë të lartë, përveç që përbën vepër penale, është një dukuri në rritje në vendin tonë dhe shumë e rrezikshme. Në raste të tilla kryesisht bëhet fjalë për shuma të majme parash, të holla këto që viktimat e fajdexhinjve jo gjithmonë arrijnë t’i kthejnë dhe detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se për një rast të tillë Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve pas denoncimit të një 24-vjeçari nga Rahoveci.

Sinjali mëson se i riu ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshohet se kanë rënë pre e fajdexhinjve, të cilët ia kanë kërkuar 60 mijë euro si ‘kompensim’ pasi të dyja palët kanë humbur të gjitha paratë që i kanë investuar bashkë në kriptovaluta.

Në bazë të informacioneve të para, të dyshuarit dhe viktima fillimisht kanë bërë investim në para dixhitale rreth 36 mijë euro, të holla këto që i kanë humbur.

Në shenjë revolte, dy të dyshuarit ia kanë hedhur keq viktimës, duke ia kërkuar fillimisht një shumë më të madhe parash për t’ia kthyer, por më pas kanë ndryshuar mendim dhe kanë vendosur që i riu t’ua jap 60 mijë euro.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të asaj që ka ndodhur dhe me vendim të Prokurorit rasti është cilësuar si ‘Fajde’.

Më Shumë

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se shuma totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po pritet për ratifikim...

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Lajmet e Fundit