15.8 C
Prizren
E hënë, 25 Shtator, 2023

Në rigjykimin e dytë, lirohet nga akuza për korrupsion ish-drejtori i Administratës në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, të martën, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-drejtorit të Administratës në Prizren, Ilir Baldedaj, i akuzuar për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ndryshe, Baldedaj nga ish- gjykatësi Xheladin Osmani, për herën e dytë ishte dënuar më 2 gusht 2022 me 10 muaj burgim efektiv dhe si dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksioneve publike në administrate ose shërbime publike në afat prej 2 vite. Edhe herën e parë, ai ishte dënuar me dhjetë muaj burgim efektiv më 15 janar 2021, mirëpo, Gjykata e Apelit dy herë e ka kthyer rastin në rigjykim.

Shpallja e aktgjykimit, u bë të martën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Elezi, tha se për të akuzuarin Baldedaj merr aktgjykim lirues për veprën penale keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar në mungesë të provave.

Sipas aktgjykimit, pala e dëmtuar, Komuna e Prizrenit për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

Elezi tha se shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të kësaj gjykate.

===============================================

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 21 gusht 2019, i pandehuri Ilir Baldedaj, akuzohej për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Baldedaj, akuzohej se më 13 maj 2018 e deri më 22 maj 2018, në cilësinë e personit zyrtar si drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka bërë shpërndarjen e pasurisë jofinanciare, laptopë dhe çanta të tyre, për asamblistët e Kuvendit Komunal të Prizrenit, në sasi prej 40 copë, nga sasia totale prej 43 sosh dhe në vërtetimin mbi pranimin e laptopëve të nënshkruar nga asamblistët me rastin e pranimit të pasurisë së tillë, nuk figuron kushti që kjo pasuri shtetërore të kthehet pas përfundimit të mandatit publik.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Baldedaj ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Rregulloren e Ministrisë së Financave, nr.02/2013 për menaxhimin e pasurisë jofinanciare në organizata buxhetore.

Në aktakuzë thuhet se për tre laptopë të tjerë nuk ka prova se ata u janë shpërndarë personave për të cilët kanë qenë të destinuar, me ç’rast thuhet se me këto veprime i akuzuari, buxhetit të shtetit i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 19 mijë e 350 euro. /BetimipërDrejtësi

Aksident trafiku në Suharekë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Studeqan të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa kanë kërkuar tretman mjekësor gjashtë persona. Njëri...

Konfiskohen 30 automjete të pa-zhdoganuara

Njësitë Antikontrabandë të Doganës të Kosovës kanë identifikuar dhe kryer kontrollin e automjeteve me targa të huaja, si dhe kanë gjetur auto pjesë pa...

Lajmet e Fundit