21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025
Home Blog Page 180

Ndryshon përbërja e trupit gjykues, shtyhet seanca ndaj ish-drejtorit të Komunës së Prizrenit

0

Për shkak se trupi gjykues do të pësojë ndryshime, është shtyrë seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prizren në rastin ku Osman Krasniqi po ngarkohet se në cilësinë e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi ka deklaruar se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, anëtarët e trupit gjykues duhet t’i përkasin Departamentit për Krime të Rënda, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Andaj, njëra anëtare e këtij trupi gjykues, Vjollca Buzhala, nuk i përket Departamentit të Krimeve të Rënda.

Në këto rrethana, seanca është shtyrë për një ditë tjetër.

Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 9 nëntor 2022, e ngarkon Osman Krasniqin se më 8 prill 2021 deri më 5 maj 2021, në kohë të pacaktuar, si drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit pasuror për operatorin ekonomik “Eurovia BI”, me seli në Prizren.

Ai akuzohet se si menaxher i kontratës në tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara në Komunën e Prizrenit”, nxjerr urdhra për “Eurovia BI” që në kuadër të kontratës të shuaj zjarrin përmes transportimit dhe hedhjes së dheut në deponinë e fshatit Zhur, i ka mundësuar operatorit ekonomik “Eurovia BI” përfitim pasuror përmes kontratës, e cila nuk ka parashikuar pozicionin e transportit dhe hedhjes së dheut për shuarjen e zjarrit në deponi.

Sipas Prokurorisë, Krasniqi akuzohet se i ka pranuar faturat dhe ka mundësuar pagesat nga pozicioni i paraparë sipas pikës C shërbime me zhavorr në vlerën prej 8.02 euro për njësinë matëse m3 në kundërshtim me objektin dhe pozicionet e kontratës, në të cilin ka qenë menaxher, duke anashkaluar zyrën e prokurimit, ashtu që dëmton buxhetin e Komunës së Prizrenit për shumën totale prej 247 mijë e 360 euro e 40 centë.

Në aktakuzë, thuhet se me këto veprime, i akuzuari ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik me nr. 04/1-042 indryshuar dhe plotësuar me ligjet 04/L-237, 05/L-68 dhe 05/L-092 si dhe në kundërshtim me rregullat e udhëzuesit operativ përprokurim publik RRUPP dhe atë nenet 19, 20 dhe 61.

Krasniqi, për këto veprime po akuzohet se ka kryer veprënpenale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.2 i KPRK-së, vepër penale e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në 10 vjet. /BetimipërDrejtësi

She?nim: Personat e pe?rmendur ne? ke?te? artikull konsiderohen të pafajshe?m, pe?rvec? ne?se nga gjykata ve?rtetohet se janë fajtore? me vendim te? forme?s se? prere?.

Dirk Williams shkëlqen në debutimin e tij te Bashkimi

0

Dirk Williams ka bërë një debutim të paharrueshëm me Bashkimin në ndeshjen kundër Pejës, duke shënuar 15 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime në vetëm 17:44 minuta lojë.

Ai ka pasur një saktësi prej 62% nga loja e hapur dhe ka realizuar 4/6 nga distanca e tre pikëve.

Edhe pse nuk është akoma plotësisht i njohur me skuadrën dhe bashkëlojtarët, Williams ka treguar potencial të jashtëzakonshëm, duke e rritur cilësinë e ekipit dhe duke lënë një përshtypje të fuqishme në debutimin e tij./PrizrenPress.com/

Bashkimi pret Penzën sot në Prizren

0

Sot, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, zhvillohet sfida mes Bashkimit dhe Penzës, e vlefshme për Superligën e Femrave.

Ndeshja nis në orën 17:00 dhe hyrja është falas, raporton PrizrenPress.

Pas xhiros së 13-të, Bashkimi kryeson me 25 pikë, ndërsa Penza renditet e treta me 20 pikë. Ky duel është vendimtar për vazhdimësinë e kampionatit, me të dy ekipet që synojnë fitoren./PrizrenPress.com/

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

0

Është ndarë nga jeta aktori i njohur kosovar, Lulzim Rexha, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur komunitetin artistik të aktrimit.

Aktori Rexha vdiq mbrëmë në QKUK, pasi ishte duke u trajtuar për një vit në një klinikë në Gjermani, bëri të ditur miku i tij Bekim Guri.

Ai ka pasur një karrierë të bujshme, i përfshirë në shumë projekte filmike, teatrale dhe aktivitete të ndryshme publike.

Artisti i njohur ka lenë pas vetes gruan dhe dy fëmijët.

Miq e kolegë, shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale për shuarjen e yllit të aktrimit. /Telegrafi/

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/626637926787976


Dragashi formon Grup Punues për vlerësimin e ndikimit buxhetor të Kontratës Kolektive për vitin 2025

0

Komuna e Dragashit ka marrë vendim për krijimin e Grupit Punues që do ta analizojë ndikimin financiar dhe buxhetor të Kontratës Kolektive për vitin fiskal 2025.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Ekzekutivit komunal, bazuar në kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Sipas njoftimit, Qeveria Komunale ka mbajtur mbledhjen e radhës për të diskutuar për vlerësimin financiar të Kontratës Kolektive për vitin 2025, pastaj për caktimin e detyrave për përgatitjen e projekteve kapitale për vitin 2025 dhe eventuale.

“Në pikën e parë të rendit të ditës, bazuar në kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe rëndësinë e implikimit financiar të Kontratës Kolektive në Buxhetin e Komunës, u mor vendim që të krijohet Grupi Punues, i cili deri në fund të këtij muaji, do ta bëjë vlerësimin financiar dhe të implikimeve buxhetore që mund të ketë Kontrata Kolektive për vitin fiskal 2025”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit, raporton Telegrafi.

Ndërkaq në pikën e dytë është shqyrtuar lista e investimeve kapitale për vitin 2025, si dhe janë caktuar detyrat dhe përgjegjësitë për zyrtarët që do të merren me përgatitjen e këtyre projekteve kapitale.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ditë më parë, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rëndë financiare të komunave, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar kolapsin financiar dhe bllokimin e projekteve kapitale për vitin 2025.

Sipas AKK-së, komunat rrezikojnë mbylljen e xhirollogarive bankare dhe mungesën e fondeve për investime kapitale, si pasojë e detyrimeve financiare të grumbulluara nga zbatimi i kontratave kolektive.

Ndërsa Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ende pa përfunduar muaji shkurt, janë bërë 23,118 lëndë përmbarimore që janë dorëzuar kundër komunave në Thesar për kontratën kolektive.

Sipas tij, shuma e kërkuar për përmbarim është 35.8 milionë euro, ku 25.6 milionë janë për borxhin ndaj përfituesve, kurse 10.2 milionë euro janë për tarifat e përmbaruesve. /Telegrafi/

Nëse shtrenjtohet rryma, paralajmërohet shtrenjtim i bukës dhe artikujve tjerë elementar

0

Shoqata e Mullistëve të Kosovës paralajmëron shtrenjtimin e miellit dhe bukës, nëse shtrenjtohet energjia elektrike për 35 për qind prej 1 prillit 2025, ashtu siç po kërkojnë kompanitë e sektorit të energjisë: KEDS, KESCO dhe KOSTT.

Linku:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/626637926787976

Çmimi i një buke në tregun e Kosovës aktualisht është 50 cent, përderisa para shtrenjtimit paraprak të rrymës për 100 për qind në vitin 2022 një bukë shitej 30 cent. Me shtrenjtimin e rrymës furrtarët kosovar u nxituan ta shtrenjtojnë edhe bukën fillimisht në 40 cent dhe më pas 50 cent.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndikim të drejtpërdrejtë në koston e prodhimit, pasi që në  industrinë e mullistëve dhe prodhuesit e tjerë të produkteve ushqimore e përdorin energjinë për proceset e tyre prodhuese.

Bashkim Zejnullahi, kryetar i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, ka shprehur shqetësimin e tij se një rritje e mundshme prej 35% e çmimit të energjisë mund të “ngufatë” industrinë e mullistëve dhe prodhuesve të tjerë ushqimorë.

‘’Dëgjova që pritet rritje e rrymës për 35%. Kjo e ngufatë komplet industrinë, sigurisht që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë ‘’, tha Zejnullahi për FrontOnline

Ai ka thënë se rryma është indikatori i prodhimit dhe ka theksuar se çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike do të rrisë automatikisht çmimin e bukës, pasi të gjithë bukëpjekësit përdorin energjinë elektrike për pjekjen e bukës.

‘’Rryma është indikatori i prodhimit dhe sigurisht se rritet edhe çmimi i bukës. Nëse rritet çmimi i rrymës, të gjithë bukëpjekësit pjekjen e bukës e bëjnë me rrymë, kështu që normalisht që do të ketë ndikim të madh’’, deklaroi Zejnullahi

Zejnullahi e ka konsideruar këtë rritje si ekstreme që mund të dëmtojë jo vetëm industrinë e mullistëve, por të gjitha bizneset

‘’Me të vërtetë 35 % s’ka teori, është çmim ekstrem dhe mendoj se do ta ngufasë çdo industri’’, përfundoi Zejnullahi.

Kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve, Selatin Kaçaniku, ka deklaruar se çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike ka një ndikim të menjëhershëm në treg dhe në xhepin e konsumatorit, duke shkaktuar një “ortek” që është i pamundur të ndalohet nga ndonjë politikë tjetër.

‘’Çdo rritje e çmimit të rrymës reflekton në treg dhe në xhepin e konsumatorit si  ‘’ortek’’  t cilin nuk mund ta ndal asnjë politik tjetër’’, tha për FrontOnline Kaçaniku.

Sipas tij, kjo  rritje  ka një ndikim domino, duke pasuar me rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve dhe shërbimeve të tjera, çka do të çojë në një ngritje të vazhdueshme të kostove për konsumatorët.

‘’Sipas efektit domino të gjitha produktet tjera dhe shërbimet do të ndikohen nga rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe do të reflektojë me ngritje të vazhdueshme’’, deklaroi Kryetari I Shoqatës së Konsumatorëve.

Numërohen mbi 40% e votave nga diaspora

0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga diaspora, konkretisht ato të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ në orën 23:48, deri më tani janë numëruar 44.19% e kutive të votimit. Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 81.89% të votave, e ndjekur nga LDK me 7.21%, PDK me 5.75%, AAK-Nisma me 1.54% dhe Koalicioni për Familjen me 1.07%.

Më 8 shkurt 2025, procesi i votimit u zhvillua në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime.

Nga 20,324 qytetarë të regjistruar për këtë mënyrë votimi, pjesëmarrja ishte 75.57%, duke shënuar 15,352 votues aktivë.

Moti sot me vranësira dhe reshje të lehta shiu vende – vende

0
Për sot, parashikohet mot kryesisht i vranët, me mundësi për riga shiu në disa zona.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të variojnë nga 0°C deri në 3°C, ndërsa ato maksimale nga 9°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s./

Bashkimi me rikthim fiton në Pejë

0

Bashkimi fitoi ndaj Pejës në udhëtim, duke bërë përmbysjen në pjesën e dytë, për të fituar me shifrat 72:87 (22:10, 12:18, 20:34, 18:25), në javën e 21-të të ProCredit Superligës.

Te vendasit u dalluan Tristan Ikpe me 14 pikë e gjashtë asistime dhe Markus Towns me 24 pikë, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Mack Smith me 19 pikë e katër kërcime.

Peja ka dhjetë fitore e 11 humbje, derisa Bashkimi 15 fitore e gjashtë humbje.

Ylli rikthehet tek fitorja, deklason Prizrenin

0

Ylli arriti të rikthehet tek fitorja në Superligë duke mposhtur Prizrenin me rezultat të thellë 91-69.

Çereku i parë përfundoi me rezultat 25-17 në favor të Yllit, çereku i dytë me rezultat 27-17, çereku i tretë me rezultat 21-18, dhe çereku i katërt me rezultat 18-17.

Në fitoren e Yllit, më të mirët ishin Jan Palokaj me 23 pikë, 10 kërcime dhe 4 asistime, ndërsa Arian Qallakaj kontribuoi me 22 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime. Nga ana e Prizrenit, Jordan Johnson realizoi 23 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime, ndërsa Lenzelle Smith shtoi 17 pikë, 6 kërcime dhe 5 asistime.

Në ndeshjen e ardhshme, Ylli do të përballet me Borën, ndërsa Prizreni do të përballet me Prishtinën.