29.5 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 201

Bashkimi dominon në Ligën Unike Femrat me fitoren ndaj Partizanit

0

Bashkimi po vazhdon me formë të mirë në Ligën Unike Femrat.

Prizrenaset fituan si mysafire ndaj Partizanit të Tiranës 59:84 (15:24, 18:33, 12:9, 14:18), në javën e shtatë të kësaj gare, përcjell PrizrenPress.

Te vendaset, Sarah Mgbeike kishte 11 pikë e tetë kërcime, derisa te mysafiret u dalluan Caterrion Thompson me 27 pikë e nëntë kërcime, Arbnore Përquku me 12 pikë, shtatë kërcime e nëntë asistime dhe Adrienne Godbold me 15 pikë e 15 kërcime.

Partizani ka katër fitore e tri humbje, ndërsa Bashkimi tetë fitore e një humbje./PrizrenPress.com/

 

Shiten të gjitha biletat në Prizren

0

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, janë shitur të gjitha biletat në Prizren, të parapara për klubin e Bashkimit.

Për ndeshjen finale, FBK ka ndarë nga 750 bileta për KB Trepça dhe KB Bashkimi, finalistë të ProCredit Kupës së Kosovës.

Gjithashtu në Prizren janë shitur edhe biletat VIP, 72, të parapara për klubin prizrenas.

Po ashtu edhe në Mitrovicë janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen finale të ProCredit Kupës së Kosovës në basketboll.

Finalja Trepça-Bashkimi, zhvillohet të mërkurën, nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë./PrizrenPress.com/

KDTP-ja thotë se vazhdon traditën e përfaqësimit të komunitetit turk me dy deputetë

0
Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) duke u bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së ka njoftuar se në Kuvendin e Kosovës do të përfaqësohet me dy deputetë.

 

Këtë rezultat, KDTP-ja e ka cilësuar si fitore të komunitet turk të Kosovës.

“Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) ka dalë fituese nga zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit. KDTP është e vetmja parti që ka siguruar dy deputetë nga radhët e komuniteteve, duke vazhduar traditën e saj si subjekti me më shumë vota në mesin e partive të komuniteteve”, thuhet në komunikatën e KDTP-së.

Kliko linkun:Facebook

Kjo parti ka theksuar se ka nisur angazhimet për përfaqësimin në Ekzekutivin e Kosovës.

“Duke e kaluar këtë proces të bashkuar me komunitetin tonë dhe me mbështetjen e tyre, partia jonë, nën udhëheqjen e kryetarit Fikrim Damka, ka filluar menjëherë punën për përfaqësimin e komunitetit turk të Kosovës në qeverinë që do të formohet”, thuhet në komunikatë.

Në të njëjtën kohë është theksuar se ky rezultat është goditje ndaj përpjekjeve për përçarjen e komunitetit turk.

“Fitorja e KDTP-së, e cila do të përfaqësojë komunitetin turk të Kosovës me dy deputetë edhe në periudhën e ardhshme, ka zhgënjyer ata që synonin përçarjen e komunitetit tonë”, thuhet në komunikatë, duke shtuar se ky subjekt do të vazhdojë punën për mirëqenien e komunitetit turk dhe të Kosovës.

Në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës kanë marrë pjesë tri subjekte nga radhët e komunitetit turk të Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, KDTP ka marrë 4563 vota ose 0.55%, YTHP ka marrë 1990 vota ose 0.24%, dhe KATP ka marrë 613 vota ose 0.07%.

Arrest shtëpiak për ministrin Fikrim Damka

0
Gjykata Themelore e Prizrenit, ka marrë vendim për caktimin e 30 ditë arrest shtëpiak për ministrin në largim të Zhvillimit Rajonal Fikrim Damkën, dhe të afërmit të tij Fuad Damkës.

Kliko linkun:Facebook

Të dy dyshohen se kanë kryer vepren penale “Sulm” dhe “Kanosje”.

“Të pandehurit nuk guxojnë që të largohen nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe iu ndalohet të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë apo nuk janë të varur nga të pandehurit. Nëse të pandehurit e shkelin masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtëve do të caktohet masa e paraburgimit”, thuhet në njoftimin e organit të akuzës.

Historia e këngës së famshme “Light my fire” të The Doors, pse Jim Morrison e urrente Robby Kriegerin

0

Historia e këngës “Light my fire”

E shtunë, 5 gusht 1967. Kënga më e bukur e verës “Light my fire”, nis javën e dytë si Nr.1 në renditjen e Billboard në SHBA. Një moment i madh jo vetëm për “The Doors”, grupi me katër pjesëtarë që sillte kinemanë dhe poezinë në muzikën Rock, por edhe për historinë e fundshekullit 20.

Të tjera këngë në 10-shen më të mirë të atyre ditëve? “All You Need Is Love”, “A Whiter Shade Of Pale” dhe “White Rabbit”.

Por “The Doors” nuk këndonin për verën e dashurisë. “The Doors” këndonin për të ashtuquajturin apokalips të Rock-ut. “Come on baby light my fire / try to set the night on … Fire ” (Eja e dashur, ndizma zjarrin / përpiqu t’i vësh natës… Flakën), këndonte Jim Morrison.

“Light my fire” ishte më pak një këngë e verës së dashurisë, dhe më shumë e dimrit në ferr. Origjinën e kishte një vit më herët, kur “The Doors” ishin një grup që këndonin në lokale për 40 dollarë nata.

Skena në klubin “Fog”, ku ata jepnin shfaqje në Sunset Boulevard, ishte ngritur mbi një kabinë të drunjtë, që shërbente si tualet.

Duke kënduar pesë këngë çdo natë, katër netë në javë përballë sallave të boshatisura, grupi nisi të eksperimentojë. Në fillim krijuan një “xhingël” me emrin “The End”, që tani është tranformuar në një sagë indiane Rock-u acid.

Pastaj i erdhi radha “Light my Fire”, të cilën kitaristi Robby Krieger e kishte krijuar, pasi Morrison e kishte qortuar pse nuk shkruante më shumë.

Që tek “The Fog” ata e kishin tashmë ritmin e tipit bossa nova, hyrjen e këngës si një kaskadë e Bachut, si dhe pjesën e zgjatur alla Fantazma e Operës, me Jim Morrisonin që këndonte nën zë, si një adhurues vampirësh, përpara se e gjitha të shpërthente në një “ngatërresë” gotike, midis Dritës dhe Errësirës.

Kështu iu duk Jim Morrisonit dhe Ray Manzarekut. I pari madje do të thoshte: “Muzika jonë i çon njerëzit në një lloj orgazme emocionale. Për mua është trazuese, ndjell kënaqësi…”.

Në albumin e “The Doors” me të njëjtin emër, që doli në janar 1967, “Light my Fire” ishte diçka më shumë se 7 minuta e gjatë.

Fillimisht nuk e pranuan të transmetohet në radio. Dhe teksa grupi doli në turne, “Light my fire” u bë dalëngadalë e kërkuar nga të gjitha radiot, AM dhe FM.

Dhe kur themeluesi i Elektra Records Jac Holzman përgatiti versionin 2 minuta e 52 sekonda të këngës, albumi po shiste 10 mijë kopje në muaj.

Krejt papritur, vërshuan seancat e fotografive, intervistat, paratë. “Befas, nisëm të ndjejmë se mund të bënim gjithçka”, thoshte Manzarek.

Ky ishte 23-vjeçari Morrison, me pamjen e tij prej “luani të ri”: pantallona lëkurë të zezë, flokët të gjatë, ikona më e re e popit, me duart e hapura në pozicion kryqëzimi.

Një martir i muzës, që shqyente dyert e perceptimit me çdo mënyrë që mundej: acid, alkool, mariuanë, e më pas kokainë dhe heroinë. E gjitha ndërsa varej nga ballkonet e hoteleve dhe recitonte poezi të pavdekshme.

Siç thoshe bateristi John Densmore: “Vetëshkatërrimi dhe kreativiteti nuk kanë pse vijnë në një paketë…

Por në rastin e Jimit ato vinin bashkë dhe na u desh t’i pranonim”. Apo siç e thoshte Krieger: “Do të kish qenë gjithçka më e lehtë, nëse Jim Morrison do të kish qenë një gjeni normal”.

Në korrik, kur u shfaqën për herë të parë në televizion, drejtuesi Dick Clark do të thoshte: “Grupi më i madh, më fantastik dhe më i suksesshëm i vitit që po vjen – The Doors!”

Megjithatë, errësira nuk ishte asnjëherë larg.

Morrison e urrente Kriegerin që kishte shkruar “Light my Fire”.

Kudo ku shkonte Morrison, njerëzit e përgëzonin për krijimin e një kënge, për të cilën ishte lodhur aq shumë t’i mësonte fjalët. Deri në shtator, Light my Fire dhe “The Doors” ishin në krye të renditjeve.

Në shfaqjet e tyre, shumicë ishin tashmë vajzat adoleshente, dhe jo tipat e çuditshëm.15 ditë më vonë,” The Doors” shkuan të këndojnë “Light my Fire” tek The Ed Sullivan Show.

Morrison e shkeli premtimin që i kishte dhënë Sullivanit, për të mos e kënduar vargun “Girl we couldn’t get much higher” (E dashur, më të bërë – me drogë – se kaq, nuk mund të ishim).

Sullivani u tërbua duke bërtitur se “The Doors” nuk do të ftoheshin më kurrë në shfaqjen e tij. Morrison ia preu duke ngritur supet, “Hej lali, ne sapo e bëmë shfaqjen tënde”.

Sullivan nuk ishte i vetmi “sulltan” i showbiz-it që kishte vënë në shënjestër Morrisonin pas daljes së këngës “Light my Fire”.

Dy prej këngëve më të bukura të Frank Sinatrës në vitin 1966 – “Strangers in the night” dhe “That’s life” – e kishin mrekulluar Morrisonin, prej mënyrës se si Sinatra kalonte aq kollaj nga “çjerrja” seksi tek zëri i butë me një intimitet të pabesueshëm.

Dhe kështu, Morrison nisi të imitojë disi serenatën e Sinatrës, dhe kjo ishte më e dukshme tek “Light my Fire”.

Kur Sinatra, një këngëtar i famshëm për lidhjet me mafian italiane dëgjoi “Light my Fire”, ai ishte i bindur që Jim Morrison “e kishte vjedhur”, dhe deklaroi: “Duhet ta lejojmë atë djalë që të pësojë një aksident”.

Shumë vonë. Për The Doors, “Light my fire” kishte ndryshuar gjithçka. Deri në fund të vitit 1967, secili prej pjesëtarëve të grupit kishte futur në xhep 50 mijë dollarë (afro 450 mijë me vlerën e sotme).

Ka dhe të tjera episode. Kur “Light my fire” u ngjit në vendin e parë, Holzman i ftoi që të zgjidhnin secili nga një dhuratë që dëshironte, për të festuar.

Krieger dhe Manzarek zgjodhën magnetofonë të fundit, Densmore mori një kalë rrace.

Jim Morrison, ai shpirt i lirë dhe vagabond, kërkoi dhe mori një Ford Mustang Shelby GT 500, me sedilje lëkurë të zezë. I hipi menjëherë dhe nxitoi përgjatë Sunset Boulevard. I vendosur, si gjithmonë, që t’i vinte flakën natës. / bota.al

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU:

Prokuroria e Prizrenit kërkon caktimin e paraburgimit nga gjykata ndaj Fikrim Damkës dhe familjarit të tij

0

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit me nga një muaj për Fikrim Damkën, ministrit në largim të Zhvillimit Rajonal, dhe një familjari të tij me inicialet F.D.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, për Klankosova.tv ka konfirmuar se kërkesa në fjalë është pranuar nga gjykata.

“Kërkesa është bërë për veprat penale ‘Sulm’ dhe ‘Kanosje’”, tha Lekaj.

Ai po dyshohet se bashkë me djalin e vëllait Fuatin sulmuan fizikisht të dielën dy kundërkandidatët nga partia tjetër turke, Arda Malokun e Muharrem Jable.

Këta të fundit i deklaruan policisë se Damka i ka kërcënuar me jetë.

Kliko linkun:Facebook

Klara Sefaj përfundon e 49-ta në EYOF Bakuriani 2025

0

Skitarja e Kosovës, Klara Sefaj, ka përfunduar garën në disiplinën e sllallomit të madh në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj (EYOF) “Bakuriani 2025”, duke u renditur e 49-ta nga 75 garuese.

Pas dy lëshimeve, Sefaj arriti të përmbyllë garën me sukses, ndërsa 24 skitare nuk arritën ta përfundonin një nga lëshimet. Për të, kjo garë shërben si një hap i rëndësishëm në rrugën drejt përvojës ndërkombëtare, përcjell PrizrenPress.

“Ashtu si për Andi Pupovcin që garoi dje, edhe për Klaran, EYOF-i dimëror, që vlerësohet më i forti në kontinent për grupmoshat e reja, do të shërbejë për të marrë përvojë për gara të ardhshme ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Të dy skitarët kosovarë do të garojnë edhe në disiplinën e sllallomit./PrizrenPress.com/

Nga ora 16:00 nis numërimi i votave të kandidatëve për deputet

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se e numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të kësaj fundjave, do të fillojë sot  më 11 shkurt në ora 16:00.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Numërimi fillimisht do të bëhet për votat e katër komunave.

“Sot në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të fillojë numërimin në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.”, tha ai.

Sipas Elezi procesi i numërimit në Qendrat tjera do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative.

Ndërkaq sot me fillim nga ora 16:00, në qendrën “1 tetori” KQZ-ja do të mbajë konferencë për media.

Arrestohen dy burra në Rahovec, policia u gjeti marihuanë

0
Janë arrestuar dy persona në Rahovec, pasi sipas policisë, tek të njëjtit është gjetur marihuanë.

Policia njoftoi se pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërkaq tjetri është dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 10.34 gram”.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa tjetri është  dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Kliko linkun:Facebook

Masa të rrepta sigurie për finalen e Kupës së Kosovës

0

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për organizimin e finales së ProCredit Kupës së Kosovës, duke garantuar siguri dhe një atmosferë sportive të nivelit më të lartë.

“Jemi të përkushtuar për të ofruar një event të sigurt dhe të organizuar profesionalisht. Për këtë arsye, kemi bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës, Sigurimin Privat, përfaqësuesit e klubeve dhe tifozërive për të siguruar një finale të qetë dhe spektakolare”, tha FBK në njoftimin zyrtar, përcjell PrizrenPress.

Shpërndarja e biletave dhe organizimi financiar

Federata ka përcaktuar një skemë të qartë për ndarjen e biletave:

  • 750 bileta të thjeshta për secilin klub pjesëmarrës (KB Trepça dhe KB Bashkimi).
  • 72 bileta VIP për secilin klub.
  • Çmimet e biletave: 5€ për biletën e thjeshtë dhe 15€ për biletën VIP.

“Të ardhurat nga shitja e biletave do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të organizimit, duke përfshirë sigurinë, logjistikën, trofetë, medaljet dhe aspektet e marketingut të eventit”, theksoi FBK.

Masa të shtuara sigurie dhe rregulla të reja

FBK ka theksuar se siguria e pjesëmarrësve mbetet prioritet, duke vendosur masa të rrepta në koordinim me autoritetet:

  • Kontroll i rreptë në hyrje – Të gjithë tifozët dhe të ftuarit VIP do të kontrollohen për të shmangur sjelljet e papërshtatshme dhe objektet e palejuara.
  • Parandalimi i falsifikimit të biletave – Biletat do të përmbajnë elemente sigurie për të shmangur tentativat për falsifikim. Çdo përpjekje për hyrje me bileta të falsifikuara do të ndalohet rreptësishtë.
  • Ndalesa për dalje gjatë pauzës – Gjatë pushimit mes dy pjesëve, tifozët nuk do të lejohen të dalin nga palestra, për të shmangur çrregullimet dhe për të siguruar një rrjedhë normale të eventit.
  • Përgjegjësia e klubeve për sjelljen e tifozëve – Çdo sjellje e papërshtatshme apo hedhje e objekteve do të sjellë përgjegjësi për klubin përkatës dhe mund të rezultojë në ndëshkime.
  • Ndalesa për duhanin dhe ushqimet – Nuk do të lejohet konsumimi i duhanit, farave dhe pijeve brenda sallës për të garantuar pastërtinë dhe rregullin.

FBK bën thirrje për atmosferë sportive

Federata ka ftuar të gjithë tifozët që të jenë pjesë e finales duke kontribuar për një atmosferë sportive dhe të qytetëruar.

“Shpresojmë që tifozët të mbështesin skuadrat e tyre me pasion, por gjithmonë duke respektuar rregullat dhe vlerat e sportit”, përfundon njoftimi i FBK-së./PrizrenPress.com/