19.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 209

Parashqevi Simaku del nga spitali, ndryshimi drastik i këngëtares shqiptare

0

Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku, ka dalë nga spitali në Nju Jork, ku po kurohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike.

Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani, ka dhënë lajmin e mirë dhe ka shpërndarë në rrjetin e tij zyrtar në Instagram foto të saj.

Simakut shihet e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe në ngjyrë tjetër.

Ajo shfaqet e qetë dhe duke qeshur në videon e filmuar.

“Surprizë, ia dolëm”, shkruan OIlirjani krahas videos dhe fotos së shpërndarë.

Disa ditë më parë, Ilirjani theksoi se me daljen nga spitali nuk do të thotë se ka kaluar problemi. Ai kërkoi ndihmë për përkujdesjen që i duhet Parashqevisë, pas kurimit në spitalin psikiatrik.

“Rrugëtimi i saj do të rinisë, do shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar.

Unë e di që kur ajo të dalë, do të vazhdojë me dëshirat e saj, me mënyrën si e shikon të gjithë këtë gjendje, por ne do të jemi aty për ta ndihmuar. Ky ka qenë një muaj me shumë dhimbje, me shpresë, me frikë, por po ia dalim”.

“U bëj thirrje të gjitha grave shqiptare, ato që kanë kohë të lirë, që të mund të na ndihmojnë gjatë akomodimit të Simakut në shtëpinë e saj të re.

Apo për të qëndruar me të gjatë ditës dhe natës, për t’i qëndruar pranë. Do doja ta bëja unë këtë punë 24/7, por kushtet e mia nuk ma lejojnë.

Nuk kam fjalë nga gjithë kjo eksperiencë, ka qenë shumë e bukur dhe shumë lodhëse.Dalja nga spitali nuk do të thotë që ka kaluar problemi, do të thotë që puna fillon këtu”.

Elton Ilirjani, vuri në dukje se të paktë janë artistët shqiptarë që kanë mbështetur dhe ndihmuar financiarisht Parashqevi Simakun. Madje sipas tij, kolegët e brezit të Parashqevisë, kanë ndihmuar më pak se të tjerët.

Teksa thotë se u detyrua të anulojë pjesëmarrjen në Javën e Modës në Kore, Ilirjani shpreson se Simaku do të jetë në rreshtin e parë kur ai të ngjitet në pasarelë gjatë Javës së Modës në New York.

KEDS-i tregon se në disa zona të Prizrenit do të ketë ndërprerje të rrymës sot

0

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Prizrenit.

Sipas njoftimit, nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërpritet dalja 10[kV] Bodrumi në dy termine, nga ora 09:00 deri në 09:30 dhe nga ora 13:00 deri në 15:00. Zonat e prekura nga kjo ndërprerje do të jenë Atmaxhë, Nasheci I, Nasheci II, Mazrek, Kojushë, Nashec, Gurshitë, Gjonaj I, Gjonaj II, Gjonaj III dhe Zym. Punimet kanë për qëllim krijimin e kushteve të punës pa tension dhe largimin e urave të tensionit të mesëm.

Po ashtu, nga i njëjti nënstacion do të ndërpritet furnizimi me energji për NS 10/0.4kV TS Ital-Kos nga ora 09:00 deri në 15:00, duke prekur zonën e TS Ital-Kos në Grazhdanik. Kjo ndërprerje bëhet për shkak të punimeve në projektet e Lot 16 në TS 220/110 kV Nashec dhe vazhdimin e kabllove 10 kV./PrizrenPress.com/

 

 

 

Universiteti i Prizrenit dhe Instituti Albanologjik nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim shkencor

0

Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit dhe Instituti Albanologjik në Prishtinë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore.

Marrëveshja është firmosur nga rektori i Universitetit, Mentor Alishani, dhe u.d. drejtori i Institutit Albanologjik, Naim Berisha.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, dy institucionet do të bashkëpunojnë në organizimin e konferencave, simpoziumeve, tryezave shkencore, ligjëratave dhe hulumtimeve të ndryshme, sikurse edhe projekte tjera të përbashkëta shkencore.

“Të dyja palët janë pajtuar që të botojnë studime monografike dhe vëllime dokumentare nga fusha e gjuhësisë dhe fushave të tjera filologjike, por edhe të angazhohen në promovimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Universitetit “Ukshin Hoti”.

Në takim kanë marrë pjesë edhe Adil Olluri, sekretar shkencor i Institutit Albanologjik; Nuridin Ahmeti, shef i Degës së Historisë në Institutin Albanologjik; dhe Xhefar Beqiraj, dekan i Fakultetit të Filologjisë e Shkëlqim Millaku nga Universiteti “Ukshin Hoti”, të cilët kanë kontribuar me ide dhe propozime akademike për konkretizimin e bashkëpunimit.

Marketing

26 vjet nga konferenca e Rambujesë

0

Më 6 shkurt 1999 filloi punimet Konferenca e Rambujesë në afërsi të Parisit, e cila synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Iniciues të konferencës, e cila zgjati deri më 23 shkurt, ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Christopher Hill nga SHBA, Boris Maiorsky – Rusi dhe Wolfgang Petritsch – BE.

Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit.

Delegacioni serb, sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos u lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Edhe rrethi i dytë i bisedime që filloi më 15 mars në Paris përfundoi pa sukses. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike – marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

As tentimi i fundit, më 22 mars 1999 i emisarit special të SHBA-së Richard Holbrooke nuk ishte i suksesshëm. Ai nuk ia doli ta bindë presidentin e atëhershëm të RSFJ-së, Sllobodan Millosheviq që të pranojë marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare.

Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare.

Më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244 me të cilën u vendos protektorati, prania ndërkombëtare në Kosovës, UNMIK-ut si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak.

Ndërkaq, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë.

Marketing

Mot i vranët sot, temperaturat deri në -6 gradë Celsius

0
Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot i vranët e me intervale kohore me diell.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të lëvizin nga -6 deri në 7 gradë Celsius.

“Parashikohet mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6°C deri  -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga  4°C deri në 7°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s”, njofton IHMK-ja.

Marketing

65 vite më parë mbyllte sytë Kamy’, që përjetoi pavdekësinë kur ishte ende gjallë

0

Më 4 janar 1960, Alber Kamy’ (Albert Camus) u nda nga jeta, në moshën 46-vjeçare, në një aksident tragjik automobilistik pranë fshatit francez, Villeblevin.

Ai po udhëtonte me redaktorin e tij, Michel Gallimard, i cili gjithashtu nuk i përballoi dëmtimet.

Fillimisht, Kamyja kishte planifikuar të kthehej në Paris me tren, por vendosi të pranonte udhëtimin me Gallimard.

Në makinë u gjet një kopje e papërfunduar e dorëshkrimit të romanit të tij ”The First Man”, i cili do të botohej pas vdekjes.

Kamy’ u bë, ende gjallë, një nga intelektualët e mëdhenj të angazhuar në mbrojtjen e jetës njerëzore dhe luftimin e të gjitha formave të totalitarizmit.

Ai fitoi çmimin Nobel në Letërsi (1957) kur ishte vetëm 44 vjeç.

Vepra e tij më e njohur botërisht është ”I huaji” (”The Stranger”).

65 vjet pas vdekjes së tij, puna e tij e larmishme vazhdon të fitojë rëndësi përballë sfidave bashkëkohore.

Trashëgimia e tij jeton në prodhimtarinë artistike, teatër, letërsi, filozofi dhe në mendjet e shqetësuara që vazhdimisht kërkojnë të vënë në dyshim natyrën e realitetit shoqëror dhe ekzistencial.

”Por njerëzit vdesin, pavarësisht vullnetit të tyre, pavarësisht maskimit të tyre”, shkruan Kamy’.

”Atyre u thonë ‘kur të jeni shëruar…’, por ata vdesin. Unë nuk e dua këtë. Po, nëse ka ditë kur natyra gënjen, ka të tjera kur ajo thotë të vërtetën”, shton ai.

”Për mua, përballë kësaj bote, nuk dua të gënjej apo të gënjehem. Dua ta çoj kthjelltësinë time deri në fund dhe ta përballoj fundin tim me gjithë bollëkun e xhelozisë dhe tmerrit tim”, shton Kamy’./ atsh/

Haradinaj nga Hasi premton subvencione të trefishuara, paga mbi 1000 euro dhe pensione prej 500 eurosh

0

Kandidat për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi me banorët e Lubizhdës së Hasit, ka premtuar mbështetje të fuqishme për bujqësinë, rininë dhe përmirësimin e kushteve ekonomike të qytetarëve të Kosovës. Ai ka theksuar se do të trefishojë subvencionet për bujqësi dhe do të ofrojë grante për bizneset e rinj, si dhe bursa për studentët.

“Hasjanët i sigurova se do të trefishojmë subvencionet për bujqësi. Rinisë do i ofrojmë grante pa kthim për bizneset e reja dhe bursa për secilin që dëshiron të studiojë”, tha Haradinaj, përcjell PrizrenPress.

Një tjetër premtim i Haradinajt është rritja e pagës mesatare në mbi 1000 euro dhe sigurimi i pensioneve jo më pak se 500 euro. Po ashtu, ai ka njoftuar një ulje të çmimit të energjisë për 20%, si dhe mbështetje financiare për punëkërkuesit deri në sigurimin e punës.

“Paga mesatare mbi 1000 euro dhe pensione jo më pak se 500 euro. Energjinë do ta bëjmë 20% më të lirë. Do të mbështesim financiarisht çdo punëkërkues deri në punësim,” ka shtuar ai.

Haradinaj ka theksuar rëndësinë e forcimit të aleancës me Shtetet e Bashkuara, duke e vlerësuar këtë si një faktor kyç për zhvillimin dhe rritjen e Kosovës. Ai gjithashtu ka falënderuar banorët e Hasit për mbështetje të jashtëzakonshme dhe ka premtuar që qeverisja e tij do të fokusohet në forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në dhe në përmbylljen e procesit të integrimit të Kosovës në NATO.

“Kosova fiton e rritet me miq”, ka përfunduar Haradinaj./PrizrenPress.com/

 

Kurti në Prizren: Do t`i vazhdojmë punët e mira në ngritjen e mirëqenies

0

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim me qytetarët në Prizren. Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti ka thënë se me qeverisjen e Vetëvendosjes është shtrirë sovraniteti në të gjithë territorin e vendit.

“Kurrë kosovarët nuk e kanë pas situatën e sigurisë më të mirë”, ka thënë Kurti.

Ai ka premtuar zhvillim në ekonomi dhe shëndetësi si dhe investime në infrastrukturë.

“Për 4 vjet buxheti e ekonomia është rritë, e të cilën e kemi shpërndarë për bujqit e zejtarët. Prizreni asnjëherë nuk ka qenë më i përfaqësuar sesa në qeverisjen tonë sepse qeveria jonë ka qenë e do të jetë e të gjithëve”, ka thënë ai.

Kurti premtoi se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojnë siç tha ai, punët e mira në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

Marketing

Koalicioni për Familje mban tubim në Prizren, premton ndalimin e martesave të gjinive të njëjta

0

Koalicioni për Familje ka mbajtur një tubim në Prizren, ku theksoi angazhimin e tij për mbrojtjen e familjes tradicionale dhe kundërshtimin e martesave të gjinive të njëjta.

Gjatë tubimit, u prezantuan shtatë shtyllat kryesore të programit, me fokus në fuqizimin e familjes, arsimin dhe shëndetësinë. Një nga premtimet kryesore ishte sigurimi publik shëndetësor dhe rindërtimi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Koalicioni për Familje e cilësoi këtë si një betejë për ruajtjen e vlerave tradicionale dhe bëri thirrje për mbështetje në zgjedhjet e ardhshme.

 

Kurti në Prizren premton 1 miliard euro për mbështetje të bizneseve dhe prodhimit

0

Gjatë vizitës së tij në rrethin e Prizrenit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar një investim të madh për mbështetje të bizneseve dhe prodhimit.

Ai ka vizituar pesë biznese të suksesshme që operojnë në fusha të ndryshme, përfshirë prodhimin e betonit, veglave dhe telave për prerje me diamant, zdrukthëtaria për profile plastike, prodhimin e plisave dhe printimin dhe prodhimin e reklamave.

“Vëllezërit e Bashkuar janë të parët në Kosovë me certifikim ISO 9001:2000. New Diamond Group eksporton mbi 90% të produkteve të saj, përfshirë Brazilin, Algjerinë, Egjiptin, Spanjën dhe Indinë. Sempro ka zbritur importin e profileve plastike në Kosovë nga 70 deri në 90%, ndërsa eksporton kryesisht në Ballkan dhe Evropë, përfshirë Ukrainën. S-Wool vazhdon të mbajë të gjallë traditën historike duke përpunuar me dorë plisin. APRINT operon në 1500 m² me makineri moderne për printime dhe reklama për ekrane LED”, tha Kurti gjatë vizitës.

“Për mandatin tjetër, kemi planifikuar të mbështesim bizneset për prodhimtari dhe ndërmarrësi me 1 miliard euro. Do të vazhdojmë të bëjmë vend edhe në hartën ekonomike të botës, jo vetëm në atë politike dhe gjeografike”, ka theksuar ai./PrizrenPress.com/