14.3 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Universiteti i Prizrenit dhe Instituti Albanologjik nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim shkencor

Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit dhe Instituti Albanologjik në Prishtinë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore.

Marrëveshja është firmosur nga rektori i Universitetit, Mentor Alishani, dhe u.d. drejtori i Institutit Albanologjik, Naim Berisha.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, dy institucionet do të bashkëpunojnë në organizimin e konferencave, simpoziumeve, tryezave shkencore, ligjëratave dhe hulumtimeve të ndryshme, sikurse edhe projekte tjera të përbashkëta shkencore.

“Të dyja palët janë pajtuar që të botojnë studime monografike dhe vëllime dokumentare nga fusha e gjuhësisë dhe fushave të tjera filologjike, por edhe të angazhohen në promovimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Universitetit “Ukshin Hoti”.

Në takim kanë marrë pjesë edhe Adil Olluri, sekretar shkencor i Institutit Albanologjik; Nuridin Ahmeti, shef i Degës së Historisë në Institutin Albanologjik; dhe Xhefar Beqiraj, dekan i Fakultetit të Filologjisë e Shkëlqim Millaku nga Universiteti “Ukshin Hoti”, të cilët kanë kontribuar me ide dhe propozime akademike për konkretizimin e bashkëpunimit.

Marketing

Më Shumë

Drini i Bardhë shkatërron Ulpianën, fiton 5:0 me hat-trick të Totajt

Drini i Bardhë ka shënuar një fitore të thellë dhe bindëse ndaj Ulpianës, duke triumfuar me rezultat 5:0 në një paraqitje dominuese nga fillimi deri...

AKB: 40% e pagës së 13-të iku gjatë festës dhe fundjavave jashtë Kosovës

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësim në lidhje me pagën e 13-të për sektorin publik, për çka ka thënë se janë shpenzuar 65...

Lajmet e Fundit