28.2 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 218

Kurti premton ndërtimin e rrugës Rahovec-Xërxë në vlerë 8 milionë euro

0
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë tubimit elektoral më qytetarët e Rahovecit, ka thanë se Lëvizja Vetëvendosje do të angazhohet të mbështesë Rahovecin duke premtuar atyre investime në infrastrukturë, sport e kulturë.

“Po e mbështesim Rahovecin me afër 8 milionë euro për ndërtimin e rrugës Rahovec-Xërxë, rrugë me katër korsi. Me 4 milionë euro për ndërtimin e Stadiumit në Rahovec. Më 2.5 milionë euro ndërtimin e Qendrës së Kulturore multifunksionale. Në mandatin e ardhshëm do ta përfundojmë rrugën Prizren – Tetovë, autostradën Prishtinë-Gjilan deri te Dheu i Bardhë, rrugën Dollc-Gjakovë, Kijrvë-Zahaqsi dhr rrugën e Dukagjinit”, tha ai. Kurti premtoi edhe investime miliardëshe për prodhim, bujqësi e turizëm.

Ndërkaq, kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci premtoi investime në fushën e Arsimit.

“Ju e keni ndjerë dorën e shtetit në mandatin tonë. Qeveria Kurti, ka luftuar korrupsionin, Investoi në fëmijë e të rinj.  Kemi mbështetur studentët e fermerët, kemi përmirësua infrastrukturën për fëmijë me 4 milionë euro. Jemi në proces të përfundimit edhe të një çerdhe tjetër në Rahovec. Do të vazhdojmë me bursa në mandatin tjetër për studentë ku do të kemi së paku edhe 10 profile të reja në të gjitha shkolla e Kosovës si dhe në Rahovec”, tha ajo.

Nagavci shtoi se do të punojnë edhe në edukimi e hershëm të fëmijëve si dhe në profilizimin e universiteteve publike.

Marketing

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj: Rogova mirëpret nesër kryeministrin e ardhshëm Lumir Abdixhikun

0

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, ka qëndruar sot në nëndegën e kësaj partie në Rogovë të Hasit.

Ai është njoftuar për përgatitjet e tubimit ku pritet të marrë pjesë edhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Takim i frytshëm me kryesinë e nëndegës së Rogovës së Hasit – angazhim dhe përkushtim pa ndal! Faleminderit për entuziazmin tuaj të jashtëzakonshëm,” shkruan ai. “Rogovë, shihemi nesër në ora 16:30, ku së bashku do të mirëpresim kryeministrin Lumir Abdixhiku!”

124 LDK
97 Xhavit Ukaj

Marketing

Bashkimi mposht Vëllaznimin, kalon në finale të Kupës së Kosovës në basketboll

0

Palesta “Sezai Surroi” në Prizren ka qenë nikoqire e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, ndeshje në të cilën janë përballur Bashkimi dhe Vëllaznimi, dhe përmes rezultatit 89 – 73, skuadra nga Prizreni, ka arritur të bëhet finalistja e dytë e Kupës së Kosovës.

Ndeshjen më mirë e nisën skuadra nga Prizreni, e cila pati një seri prej 9-0, por në fund pas një loje të mirë nga skuardra e Vëllaznimit, çereku i parë arriti të mbyllej ne rezultat të barabartë 20 – 20.

Edhe çereku i dytë nisi më mirë nga skuadra e Bashkimit, por loja më e mirë e Vëllaznimit dhe efikasiteti i kësaj skuadre bëri që pjesa e parë e kësaj ndeshjeje të mbyllet me rezultatin 35 – 41.

Në fillim të çerekut të tretë Vëllaznimi arriti që epërsinë e tyre ta dërgojë deri në 7 pikë, 40 – 47, por me anë të dy tresheve të shënuara nga Green, ky çerek u mbyll në të mirën e skuadrës nga Prizren, 60 – 57.

Deri në 10 pikë arriti epërsia maksimale e Bashkimit kur kishin kaluar vetëm tre minuta lojë në çerekun e fundit, dhe efikasiteti i lartë i skuadrës nga Prizreni vazhdoi deri në fund, duke arritur që këtë ndeshje ta mbyllë me fitore me rezultat 90 – 73, duke kaluar kështu në finalen e Kupës së Kosovës në Basketboll, aty ku do të përballet me skuadrën e Trepçës.

Më efikasi tek skuadra e Bashkimit ishte Lejson Zeqiri, i cili shënoi 22 pikë, pati 5 kërcime, dhe një asistim.


Ndërsa me 22 pikë, pesë kërcime dhe 3 asistime, më efikasi tek Vëllaznimi tregua Jericole Hellems.

Finalja e kupës së Kosovës, zhvillohet me datë 12 shkurt në Palestrën e Sporteve në Prishtinë.

Ndahet nga jeta mjeku i QKMF-së në Prizren, Bajram Kryeziu

0

Mjeku i Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, Bajram Kryeziu, është ndarë nga jeta.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga miqtë në rrjetet sociale.

Marketing

 

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

0

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka zhvilluar një vizitë në punimet e rrugës Prizren-Tetovë.

Aliu përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook” ka bërë të ditur se këtë vizitë e ka zhvilluar bashkë me zëvendësministrin Hysen Durmishi si dhe me ministrin e Transportit, Aleksandar Nikoloski, dhe zëvendësministren e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.


Ai tha se ky projekt është i rëndësishëm vlera e së cilës është mbi 33 milionë euro. “Ky projekt i rëndësishëm, me vlerë mbi 33 milionë euro dhe gjatësi prej 20.349 km, do të rrisë bashkëpunimin mes dy shteteve tona dhe do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave. Pas përfundimit të rrugës, koha e udhëtimit do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një orë, duke ofruar një lidhje më të shpejtë dhe të sigurt përmes peizazhit mahnitës të maleve të Sharrit”, ka shkruar Aliu.

Marketing

 

Malishevë: U shënua 35-vjetori i rënies së dëshmorëve Hisni Mazreku dhe Ali Kryeziu

0

U shënua 35-vjetori i rënies së dëshmorëve Hisni Mazreku dhe Ali KryeziuSot, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në kuadër të shënimit të aktiviteteve të “Flaka e Janarit”, me një akademi përkujtimore, homazhe dhe nderime, është përkujtuar “Masakra e Malishevës”, e ndodhur më 30 janar 1990, ku ranë dëshmorë Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku, ndërsa u plagosën dhjetëra të tjerë.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se në këtë akademi përkujtimore morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetari Vesel Krasniqi, ish-kryetari i Komunës në vitin 1990, Daut Krasniqi, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, klerikë fetarë dhe shumë qytetarë. Pas akademisë, u bënë homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku, në Bubavec dhe Malishevë.

“Ai popull që nderon dhe respekton dëshmorët e rënë për liri dhe vlerat e luftës e ka rrugën e trasuar për të ecur përpara. Prandaj, ne gjithmonë do t’i nderojmë dhe respektojmë dëshmorët dhe vlerat e luftës për liri. Kjo ngjarje, ndonëse e dhimbshme për ne si popull, shënon edhe reagimin e parë institucional apo kthesën e madhe historike. Për herë të parë, udhëheqësit e komunës dhe përfaqësuesit e saj në Kuvendin e Kosovës e cilësuan këtë ngjarje si gjenocid dhe terror mbi popullatën shqiptare, duke kundërshtuar sistemin dhe regjimin e asaj kohe. Kjo i hapi rrugë përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi, të cilat kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – liri që sot e gëzojmë”, tha kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e tij.

Gjithashtu, në këtë akademi u paraqitën kumtesa shkencore mbi ngjarjen, ndërsa fjalë rasti mbajtën ish-zyrtarët përgjegjës të komunës në vitin 1990, Daut Krasniqi, Begzad Baliu dhe Prend Buzhala, pastaj përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta dhe përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve.

 

Ballkani përforcon sulmin me Valentin Sereben

0

FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit Valentin Serebe, i cili i bashkohet ekipit në formë huazimi nga skuadra e njohur rumune, CFR Cluj.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se sulmuesi Valentin Serebe i është bashkuar ekipit tonë në formë huazimi nga skuadra e njohur rumune, CFR Cluj”, thuhet në njoftimin e klubit, përcjell PrizrePress.

Në deklaratën zyrtare, FC Ballkani e cilëson Sereben si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv:

“Serebe vjen te Ballkani si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv, duke sjellë me vete eksperiencë dhe cilësi të dëshmuara në sulm.
Jemi të bindur se me talentin dhe përkushtimin e tij, ai do të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave tona këtë sezon”./PrizrenPress.com/

 

Me ftesë të Ushtrisë Amerikane, FSK në ushtrimin ‘Combined Resolve 25’

0

Me ftesë të Ushtrisë Amerikane një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Combined Resolve 25”, i cili po zhvillohet në bazën ushtarake amerikane në Hohenfels, Gjermani.

Sipas FSK-së, ky ushtrim ka për qëllim testimin dhe vlerësimin e gatishmërisë së njësive luftarake të NATO-s, si dhe përgatitjen e shteteve partnere për operacione të përbashkëta dhe ndërveprim.

“FSK i është bashkuar ushtrimit me ftesën e Ushtrisë Amerikane, duke synuar ngritjen profesionale, forcimin e ndërveprimit me shtetet partnere dhe rritjen e gatishmërisë për të vepruar në një mjedis të kombinuar shumëkombësh. Gjithashtu, pjesëmarrja në “Combined Resolve 25” ofron mundësinë për shkëmbimin e përvojave me forcat ushtarake të shteteve të NATO-s, dhe partnere pjesëmarrëse në ushtrim.

FSK-ja thotë se ky angazhim pasqyron përkushtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të kontribuuar në sigurinë dhe stabilitetin në nivel ndërkombëtar, si dhe për të avancuar aftësitë operacionale, sipas standardeve më të larta ushtarake.

 

Nis hartimi i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal në Malishevë

0

Dje ka filluar punëtoria tre ditore e Grupit Lokal të Veprimit “Llapusha” në Malishevë, për finalizimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal.

Hartimin e kësaj strategjie e ka përshëndetur edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili e ka vlerësuar hartimin e këtij dokumenti me rëndësi për komunën.

“Është një dokument me rëndësi, pasi është pjesë e angazhimeve tona të përgjithshme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ndihmon në hapat e mëtutjeshëm për hartimin e strategjive ekonomike dhe zhvillimore”, ka thënë Kastrati.

Enver Mazreku, nga GLV “Llapusha”, ka prezantuar rëndësinë e hartimit të këtij dokumenti, ndërsa draft-dokumentin e ka prezantuar ekspertja e fushës, Valdete Morina.

Punëtoria do të zgjasë tri ditë, ndërsa pjesëmarrësit në këtë punëtori, nga të gjitha fushat e jetës në Malishevë, do të japin komentet dhe mendimet e tyre, me qëllim të hartimit të një strategjie që ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Komunës së Malishevës./PrizrenPress.com/

 

DokuFest fton të rinjtë në kampin e katërt ndërkulturor “Stories We Tell”

0

DokuFest hap aplikimet për kampin e katërt të “Stories We Tell”, një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë e moshës 18-25 vjeçare nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Sipas njoftimit, ky kamp, i mbështetur nga iniciativa SMART Balkans dhe i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, është një mundësi për të eksploruar artin e tregimit të historive, duke përdorur fuqinë e tij për të sfiduar stereotipet shoqërore dhe për të promovuar mirëkuptimin mes kulturave të ndryshme.

“Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të angazhohen në një përvojë që mund të ndryshojë mënyrën se si shohin dhe kuptojnë njëri-tjetrin, duke përdorur tregimin si një mjet për ndryshim dhe bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e Dokufest-it, përcjell PrizrenPress.

Tutje sqaron se gjatë këtij kampi, pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi praktike dhe krijuese përmes punëtorive, leksioneve dhe aktiviteteve kulturore, të cilat do të ndihmojnë të forcojnë njohuritë e tyre mbi artin e tregimit dhe të krijojnë një hapsirë ku ndajnë historitë e tyre.

Kampi do të zhvillohet nga 18 deri më 23 shkurt 2025, dhe DokuFest do të mbulojë plotësisht shpenzimet për udhëtimin, akomodimin dhe ushqimin. Afati i fundit për aplikim është 10 shkurt 2025./PrizrenPress.com/