31.6 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 222

Përkujtohet 35-vjetori i rënies së dëshmorëve në lakun e Brestocit

0

Në 35-vjetorin e rënies, sot u nderuan dëshmorët Nesimi Elshani nga Nagaci, Agron Fetahu nga Celina, Halim Hoti nga Krusha e Madhe dhe Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël.

Ceremonia përkujtimore u mbajt në vendin e tyre të rënies në lakun e Brestocit, ku morën pjesë familjarë, qytetarë dhe përfaqësues të ndryshëm.

“Janarët e përflakur janë gjurmë të përpjekjeve titanike për luftën çlirimtare, prandaj nderimi dhe respekti për ata që qëndruan dhe u flijuan, është dhe do të jetë i përjetshëm”, theksohet në mesazhin përkujtues të komunës.

Misioni dhe ideali i këtyre heronjve mbetet i lavdishëm dhe i përjetshëm, ndërsa sakrifica e tyre kujtohet si një gur themeltar në historinë e luftës për liri.

“I lavdishëm ishte dhe mbetet misioni dhe ideali i tyre! Qoftë i paharruar 27 janari i vitit 1990! Lavdi dhe nderime për jetë e mot, gjakut të derdhur për liri!”, përfundon mesazhi përkujtues./PrizrenPress.com/

Marketing

Komuna e Dragashit merr përsipër pagesën e ndriçimit publik për të gjitha fshatrat nga shkurti i këtij viti

0

Komuna e Dragashit njofton të gjithë kryetarët e fshatrave se, nga muaji shkurt i vitit 2025, do të mbulojë pagesën e shpenzimeve të ndriçimit publik për të gjitha fshatrat që kanë të instaluar ndriçimin publik, por që ende nuk janë përfshirë në sistemin e pagesave të Komunës, përcjell PrizrenPress.

Kryetarët e fshatrave janë të ftuar që t’i drejtohen me kërkesë zyrtare Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, duke përmbushur kushtet e kërkuara.

“Andaj, kërkojmë nga kryetarët e fshatrave përkatëse që t’i drejtohen me kërkesë zyrtare Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike. Në kërkesë duhet të dëshmohet se janë të plotësuara kushtet në vijim:

– Gjithë rrjeti i ndriçimit duhet të jetë i lidhur me orëmatës të shpenzimit të energjisë elektrike; dhe

– Orëmatësi, të cilin do ta marrë Komuna si obligim për pagesë, nuk duhet të ketë borxhe (fatura duhet të jetë e paguar deri në muajin janar 2025). Si dëshmi duhet të bashkëngjitet fatura e muajit janar 2025”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

Prizreni synon avancimin e cilësisë në arsim përmes trajnimeve, certifikohen rreth 500 mësimdhënës

0

Rreth 500 mësimdhënës të Komunës së Prizrenit janë certifikuar pas trajnimeve të realizuara në kuadër të projektit “Avancimi i cilësisë së arsimit në Komunën e Prizrenit – Ngritja e kompetencave përmes zhvillimit profesional në fushën e menaxhimit, vlerësimit, mendimit kritik dhe gjithëpërfshirjes”, të zhvilluar nga Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit (QAPA) në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit.

Ceremonia e ndarjes së certifikatave është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës, me ç’rast drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj ka theksuar se ky është “një moment i veçantë për të njohur përkushtimin e mësimdhënësve në punë, sikurse edhe një dëshmi e rëndësisë së veçantë që ne i japim përgatitjes dhe zhvillimit të vazhdueshëm të mësimdhënësve”.

“Zhvillimi profesional është çelës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë dhe shoqërinë tonë. Ju jeni ata që formësoni mendjet e brezave të ardhshëm”, ka thënë Veselaj-Gutaj, duke uruar mësimdhënësit e pranishëm. Në të njëjtën kohë është zotuar se Drejtoria e Arsimit do të jetë çdo ditë pranë nxënësve dhe mësuesve për të garantuar cilësi dhe profesionalizëm, raporton Telegrafi.

 

Nehat Mustafa nga QAPA ka theksuar se trajnimet që janë organizuar kanë qenë të akredituara nga MASHTI. Sipas tij ato kanë qenë dy ditore me nga 16 orë dhe se janë valide për procesin e licencimit dhe të rilicencimit të mësimdhënësve. Ai ka shtuar se zhvillimi profesional i mësimdhënësve është parakusht për shkolla të suksesshme.

 

Javën e kaluar në Prizren u shqiptuan 1700 gjoba për kundërvajtje në trafik

0
Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 20.01.2025-26.01.2025 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’, kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër  komuna në këtë rajon.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 700 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

-Hetimi i 14 aksidenteve të komunikacionit me të lëndua;

-Hetim i 24 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale;

-Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për katër ngasës.

Muzetë e Prizrenit destinacion i vizitorëve

0

Katër muzetë e Prizrenit janë destinacion i vizitorëve të shumtë të qytetit në çdo stinë. Listës së muzeve në qytetin historik për nga vizitat i prin Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me 70 mijë vizitorë në vit.

Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbetet njëri ndër objektet e trashëgimisë kulturore më i vizituari në Kosovë e rajon, pas kompleksit të Jasharëve në Prekaz, bën të ditur historiani Parim Kosova.

“Mund të thuash se Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është muzeu më i vizituar në Kosovë dhe rajon, përpos kompleksit të Jasharajve. Vitin e kaluar kemi pas mbi 70 mijë vizitor, kështu që mesatarja ka arritur diku 200 vizitor në ditë. Dihet që muzeu të haneve nuk punon, të martave dhe të mërkurave numri është më i vogël, por në fundjavë numri është jashtëzakonisht i madh”, tha Parim Kosova- menaxher i kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Pas lidhjes së Prizrenit, vizitorë nga Kosova dhe jashtë saj, pëlqejnë muzeun arkeologjik. Atraksion për vizitorët është kulla, harta dhe artefaktet e ekspozitës së përkohshme.

“Pasi që ne kemi ardhur këtu, i kemi parë disa pajisje të cilat janë historike ato tashmë janë duke u përmirësuar, unë faktikisht nuk munda të ngjitem lartë, sepse kam pak frikë nga lartësia por sidoqoftë këtu ishte shumë bukur, kemi pare disa harta të Kosovës , disa pajisje të Perandorisë Osmane, të cilat I përkasin si duket ushtarëve, dhe disa pajisje të kuzhinës të cilat me siguri janë përdorur për gatime”, Zejnep Kaya – Vizitore

Muzeu Arkeologjik tashmë është sistemuar, ndërsa turistët e huaj e kanë të lehtë të orientohen. Vetëm vitin e kaluar në këtë muze u regjistruan 6 mijë vizitorë.

“Muzeu ka bërë disa ndryshime, duke i listuar të gjitha artefaktet, duke i përshkruar, duke rregulluar brendimin e muzeut, ministria e kulturës dhe Qendra Rajonale ka investuar në ekspozitën e përkohshme, në ekspozita të tjera, si dhe rregullimet në ambiente të tjera që munden me u shfrytëzu”, tha Vesel Hoxha- Përgjegjës i Muzeut Arkeologjik.

Ndërkaq vizitorë të tjerë të cilët janë për herë të parë në qytetin historik, mendojnë ta eksplorojnë vetë Prizrenin, duke u munduar të gjejnë atë që i tërheq më shumë.

“Unë tani po shikoja dhe kontrolloja, sepse dua të vizitoj disa vende dhe po bisedoja edhe me miqtë e mi, ku do shkojmë tani, përveç ambientit këtu, që drekuam aty diku tek një restorant, ndërsa po kërkoj një vend ku të shkoj të argëtohem që të lëviz”, tha Elisa Kocaqi- Shqipëri.

“Qytet antik qenka, shumë i vjetër, ka edhe model, i plotë, pastaj shumë njerëz paska, kjo që në anën tonë atje në Strugë nuk e shef”,tha – Sulejman Mahmuti – Strug

Në një hapësirë të vogël në Prizren mund të vizitosh të paktën katër muze, si Muzeu i Lidhjes,Muzeu Arkeologjik, Muzeu i Kalasë së qytetit dhe muzeu Etnologjik./rtk/

Arbnore Përquku e Bashkimit, MVP e javës së 12-të

0

Arbnore Përquku ka shpërthyer në derbin e xhiros së 12-të të Superligës Femrat, duke udhëhequr Bashkimin në një fitore të rëndësishme 76:65 ndaj Pejës 03. Me një paraqitje të shkëlqyer, Përquku shënoi 16 pikë, realizoi 9 kërcime dhe dha 11 asistime, duke merituar plotësisht titullin e MVP-së së javës.

Kjo fitore e mbajti Bashkimin në krye të tabelës, me një rekord të shkëlqyer prej 11 fitore dhe vetëm një humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

Fëmijët e Anna Oxës marrin shtetësinë shqiptare

0

Fëmijët e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Anna Oxa, janë pajisur me pasaporta shqiptare.

Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ai ka postuar fotografi me artisten dhe dy fëmijët e saj, Qazimi dhe Francesca, të cilët zgjodhën të ndjekin hapat e nënës së tyre.

“Sot mirëpritëm dy qytetarët më të rinj të Tiranës!  Qazimi dhe Francesca zgjodhën të ndjekin hapat e nënës së tyre, këngëtares së madhe me origjinë shqiptare, Anna Oxa, duke marre shtetësinë shqiptare në një moment plot emocion.  Jam krenar që Shqipëria sot është një destinacion për t’u rikthyer, me një Tiranë që i befason të gjithë”, ka shkruar Veliaj.

Marketing

McKinnis i Bashkimit shkëlqen si MVP me dyshifror të dyfishtë

0

Bashkimi po vazhdon të tregojë formë të jashtëzakonshme në elitën e basketbollit kosovar, ku fitorja e fundit ndaj Golden Eagle Yllit e konfirmoi këtë. Në këtë ndeshje, qendra Jayveous McKinnis u dallua si lider absolut, duke dhuruar një performancë të shkëlqyer që e bëri atë MVP të javës.

McKinnis përfundoi ndeshjen me 19 pikë, 20 kërcime dhe 3 bllokada, duke regjistruar indeksin më të lartë të xhiros, 37. Kjo paraqitje jo vetëm që i siguroi Bashkimit një fitore të rëndësishme, por e vuri atë në qendër të vëmendjes së ProCredit Superligës.

Në mesin e pesë lojtarëve më të mirë të javës, McKinnis u pasua nga Malcolm Armstead i Golden Eagle Yllit, Henrik Sirko i Borës, Batin Tuna i Trepçës dhe Rashid Mahalbasiq i Sigal Prishtinës, të cilët po ashtu dhuruan paraqitje mbresëlënëse./PrizrenPress.com/

Marketing

Drejtuesit e “Ekoregjionit” apelojnë për pagesën e faturave të mbeturinave

0

Ai ka theksuar se faturat janë simbolike, ndërkohë që shërbimi ofrohet disa herë gjatë muajit.

“Është e pamoralshme që të mos paguhet fatura e mbeturinave, e cila kushton vetëm 5.5 ose 6 euro në muaj, ndërkohë që ne ofrojmë shërbimin 4 deri në 5 herë në muaj për çdo shtëpi veç e veç. Megjithatë, shumë prej qytetarëve nuk e kryejnë këtë obligim”, është shprehur Shala në rrjetet sociale, duke shtuar se në të njëjtën kohë kërkohen shërbime më të mira, raporton Telegrafi.

Zyrtari i lartë i KRM “Ekoregjioni” ka kërkuar reflektim e veprim me përgjegjësi nga ata që nuk i kanë kryer obligimet ndaj kompanisë.

“Prandaj, ju lutemi reflektoni dhe veproni me përgjegjësi. Përkushtimi juaj në përmbushjen e detyrimeve është çelësi për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë. Ju lutemi, drejtohuni në Kompani apo në Komunë dhe kryeni obligimet që keni për mbeturinat”, ka shkruar Shala.

Sipas tij vetëm me përmbushjen e këtyre obligimeve mund të arrihen suksese të përbashkëta.

Diskutohen sfidat dhe zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve në Dragash

0

Instituti SINK, në kuadër të projektit “Promovimi i mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të gjuhëve në Kosovë”, realizuar në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) në Komunën e Dragashit, mbështetur nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët, ka organizuar një takim për të diskutuar mbi zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ky ligj, si një e drejtë thelbësore e garantuar nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës, ishte në fokus të diskutimit, duke adresuar gjithashtu sfidat dhe problemet praktike që hasen gjatë zbatimit të tij.

Në këtë takim morën pjesë nënkryetari i Komunës nga radhët e komuniteteve, Fejsal Halilovi?, i cili foli për rezultatet e arritura me këtë ligj.

“Zbatimi i këtij ligji ka ndihmuar në integrimin dhe bashkëjetesën e komuniteteve, duke siguruar që të drejtat e tyre gjuhësore të respektohen”, theksoi ai.

Uzar Hamza, shef i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, prezantoi në detaje sfidat që hasen gjatë zbatimit të këtij ligji.

“Përballohemi me disa vështirësi në implementimin e ligjit, por angazhimi i institucioneve dhe mbështetja e komunitetit janë të rëndësishme për të siguruar suksesin e tij”, u shpreh ai.

Suad Tosuni, personi kontaktues për monitorimin e zbatimit të dygjuhësisë në Komunën e Dragashit, foli për respektimin e dygjuhësisë gjatë takimeve zyrtare dhe prodhimit të dokumenteve zyrtare.

“Ne e vlerësojmë shumë rëndësinë e përdorimit të gjuhëve të dyfishta në çdo aspekt të administratës dhe seancave të Kuvendit”, theksoi ai.

Në shumë aspekte, Dragashi është një shembull i lartë i bashkëjetesës në Kosovë. Gjatë takimit, Valdon Bytyqi, zyrtar nga Ministria e Drejtësisë, njëherit edhe ligjërues, prezantoi temat kryesore mbi të drejtat e gjuhës, përdorimin e gjuhëve sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

“Të drejtat për përdorimin e gjuhëve janë të drejta universale që duhet të mbrohen dhe zbatohet në përputhje me legjislacionin”, theksoi ai.

Diskutimet shërbyen si një mundësi e mirë për identifikimin e sfidave dhe eksplorimin e zgjidhjeve konkrete që garantojnë zbatimin e plotë të Ligjit dhe mbrojtjen e të Drejtave Gjuhësore të të gjitha komuniteteve./PrizrenPress.com/