Përkujtohet 35-vjetori i rënies së dëshmorëve në lakun e Brestocit

Në 35-vjetorin e rënies, sot u nderuan dëshmorët Nesimi Elshani nga Nagaci, Agron Fetahu nga Celina, Halim Hoti nga Krusha e Madhe dhe Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël.

Ceremonia përkujtimore u mbajt në vendin e tyre të rënies në lakun e Brestocit, ku morën pjesë familjarë, qytetarë dhe përfaqësues të ndryshëm.

“Janarët e përflakur janë gjurmë të përpjekjeve titanike për luftën çlirimtare, prandaj nderimi dhe respekti për ata që qëndruan dhe u flijuan, është dhe do të jetë i përjetshëm”, theksohet në mesazhin përkujtues të komunës.

Misioni dhe ideali i këtyre heronjve mbetet i lavdishëm dhe i përjetshëm, ndërsa sakrifica e tyre kujtohet si një gur themeltar në historinë e luftës për liri.

“I lavdishëm ishte dhe mbetet misioni dhe ideali i tyre! Qoftë i paharruar 27 janari i vitit 1990! Lavdi dhe nderime për jetë e mot, gjakut të derdhur për liri!”, përfundon mesazhi përkujtues./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit