4.7 C
Prizren
E diel, 16 Shkurt, 2025

Diskutohen sfidat dhe zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve në Dragash

Instituti SINK, në kuadër të projektit “Promovimi i mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të gjuhëve në Kosovë”, realizuar në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) në Komunën e Dragashit, mbështetur nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët, ka organizuar një takim për të diskutuar mbi zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ky ligj, si një e drejtë thelbësore e garantuar nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës, ishte në fokus të diskutimit, duke adresuar gjithashtu sfidat dhe problemet praktike që hasen gjatë zbatimit të tij.

Në këtë takim morën pjesë nënkryetari i Komunës nga radhët e komuniteteve, Fejsal Halilovi?, i cili foli për rezultatet e arritura me këtë ligj.

“Zbatimi i këtij ligji ka ndihmuar në integrimin dhe bashkëjetesën e komuniteteve, duke siguruar që të drejtat e tyre gjuhësore të respektohen”, theksoi ai.

Uzar Hamza, shef i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, prezantoi në detaje sfidat që hasen gjatë zbatimit të këtij ligji.

“Përballohemi me disa vështirësi në implementimin e ligjit, por angazhimi i institucioneve dhe mbështetja e komunitetit janë të rëndësishme për të siguruar suksesin e tij”, u shpreh ai.

Suad Tosuni, personi kontaktues për monitorimin e zbatimit të dygjuhësisë në Komunën e Dragashit, foli për respektimin e dygjuhësisë gjatë takimeve zyrtare dhe prodhimit të dokumenteve zyrtare.

“Ne e vlerësojmë shumë rëndësinë e përdorimit të gjuhëve të dyfishta në çdo aspekt të administratës dhe seancave të Kuvendit”, theksoi ai.

Në shumë aspekte, Dragashi është një shembull i lartë i bashkëjetesës në Kosovë. Gjatë takimit, Valdon Bytyqi, zyrtar nga Ministria e Drejtësisë, njëherit edhe ligjërues, prezantoi temat kryesore mbi të drejtat e gjuhës, përdorimin e gjuhëve sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

“Të drejtat për përdorimin e gjuhëve janë të drejta universale që duhet të mbrohen dhe zbatohet në përputhje me legjislacionin”, theksoi ai.

Diskutimet shërbyen si një mundësi e mirë për identifikimin e sfidave dhe eksplorimin e zgjidhjeve konkrete që garantojnë zbatimin e plotë të Ligjit dhe mbrojtjen e të Drejtave Gjuhësore të të gjitha komuniteteve./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Vidhet një furgon në Atmaxhë të Prizrenit

Një  furgon  është vjedhur në  Atmaxhë të Prizrenit.Sipas policisë, në furgon pronari kishte edhe pajisje të punës. Raporti I policisë “VJEDHJE E AUTOMJETIT- Atmaxhë, Prizren/14.02.2025-23:40. Ankuesi mashkull...

Lokalizohet zjarri në Brezovicë, zjarrfikësit në gatishmëri në rast se shembet objekti

Sot në Brezovicë, një hotel është djegur i tëri. Kështu kanë bërë të ditur zjarrfikësit, ku thuhet po ashtu se zjarri është lokalizuar, mirëpo ekziston...

Lajmet e Fundit