35.2 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 223

Arbnore Përquku e Bashkimit, MVP e javës së 12-të

0

Arbnore Përquku ka shpërthyer në derbin e xhiros së 12-të të Superligës Femrat, duke udhëhequr Bashkimin në një fitore të rëndësishme 76:65 ndaj Pejës 03. Me një paraqitje të shkëlqyer, Përquku shënoi 16 pikë, realizoi 9 kërcime dhe dha 11 asistime, duke merituar plotësisht titullin e MVP-së së javës.

Kjo fitore e mbajti Bashkimin në krye të tabelës, me një rekord të shkëlqyer prej 11 fitore dhe vetëm një humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

Fëmijët e Anna Oxës marrin shtetësinë shqiptare

0

Fëmijët e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Anna Oxa, janë pajisur me pasaporta shqiptare.

Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ai ka postuar fotografi me artisten dhe dy fëmijët e saj, Qazimi dhe Francesca, të cilët zgjodhën të ndjekin hapat e nënës së tyre.

“Sot mirëpritëm dy qytetarët më të rinj të Tiranës!  Qazimi dhe Francesca zgjodhën të ndjekin hapat e nënës së tyre, këngëtares së madhe me origjinë shqiptare, Anna Oxa, duke marre shtetësinë shqiptare në një moment plot emocion.  Jam krenar që Shqipëria sot është një destinacion për t’u rikthyer, me një Tiranë që i befason të gjithë”, ka shkruar Veliaj.

Marketing

McKinnis i Bashkimit shkëlqen si MVP me dyshifror të dyfishtë

0

Bashkimi po vazhdon të tregojë formë të jashtëzakonshme në elitën e basketbollit kosovar, ku fitorja e fundit ndaj Golden Eagle Yllit e konfirmoi këtë. Në këtë ndeshje, qendra Jayveous McKinnis u dallua si lider absolut, duke dhuruar një performancë të shkëlqyer që e bëri atë MVP të javës.

McKinnis përfundoi ndeshjen me 19 pikë, 20 kërcime dhe 3 bllokada, duke regjistruar indeksin më të lartë të xhiros, 37. Kjo paraqitje jo vetëm që i siguroi Bashkimit një fitore të rëndësishme, por e vuri atë në qendër të vëmendjes së ProCredit Superligës.

Në mesin e pesë lojtarëve më të mirë të javës, McKinnis u pasua nga Malcolm Armstead i Golden Eagle Yllit, Henrik Sirko i Borës, Batin Tuna i Trepçës dhe Rashid Mahalbasiq i Sigal Prishtinës, të cilët po ashtu dhuruan paraqitje mbresëlënëse./PrizrenPress.com/

Marketing

Drejtuesit e “Ekoregjionit” apelojnë për pagesën e faturave të mbeturinave

0

Ai ka theksuar se faturat janë simbolike, ndërkohë që shërbimi ofrohet disa herë gjatë muajit.

“Është e pamoralshme që të mos paguhet fatura e mbeturinave, e cila kushton vetëm 5.5 ose 6 euro në muaj, ndërkohë që ne ofrojmë shërbimin 4 deri në 5 herë në muaj për çdo shtëpi veç e veç. Megjithatë, shumë prej qytetarëve nuk e kryejnë këtë obligim”, është shprehur Shala në rrjetet sociale, duke shtuar se në të njëjtën kohë kërkohen shërbime më të mira, raporton Telegrafi.

Zyrtari i lartë i KRM “Ekoregjioni” ka kërkuar reflektim e veprim me përgjegjësi nga ata që nuk i kanë kryer obligimet ndaj kompanisë.

“Prandaj, ju lutemi reflektoni dhe veproni me përgjegjësi. Përkushtimi juaj në përmbushjen e detyrimeve është çelësi për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë. Ju lutemi, drejtohuni në Kompani apo në Komunë dhe kryeni obligimet që keni për mbeturinat”, ka shkruar Shala.

Sipas tij vetëm me përmbushjen e këtyre obligimeve mund të arrihen suksese të përbashkëta.

Diskutohen sfidat dhe zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve në Dragash

0

Instituti SINK, në kuadër të projektit “Promovimi i mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të gjuhëve në Kosovë”, realizuar në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) në Komunën e Dragashit, mbështetur nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët, ka organizuar një takim për të diskutuar mbi zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ky ligj, si një e drejtë thelbësore e garantuar nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës, ishte në fokus të diskutimit, duke adresuar gjithashtu sfidat dhe problemet praktike që hasen gjatë zbatimit të tij.

Në këtë takim morën pjesë nënkryetari i Komunës nga radhët e komuniteteve, Fejsal Halilovi?, i cili foli për rezultatet e arritura me këtë ligj.

“Zbatimi i këtij ligji ka ndihmuar në integrimin dhe bashkëjetesën e komuniteteve, duke siguruar që të drejtat e tyre gjuhësore të respektohen”, theksoi ai.

Uzar Hamza, shef i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, prezantoi në detaje sfidat që hasen gjatë zbatimit të këtij ligji.

“Përballohemi me disa vështirësi në implementimin e ligjit, por angazhimi i institucioneve dhe mbështetja e komunitetit janë të rëndësishme për të siguruar suksesin e tij”, u shpreh ai.

Suad Tosuni, personi kontaktues për monitorimin e zbatimit të dygjuhësisë në Komunën e Dragashit, foli për respektimin e dygjuhësisë gjatë takimeve zyrtare dhe prodhimit të dokumenteve zyrtare.

“Ne e vlerësojmë shumë rëndësinë e përdorimit të gjuhëve të dyfishta në çdo aspekt të administratës dhe seancave të Kuvendit”, theksoi ai.

Në shumë aspekte, Dragashi është një shembull i lartë i bashkëjetesës në Kosovë. Gjatë takimit, Valdon Bytyqi, zyrtar nga Ministria e Drejtësisë, njëherit edhe ligjërues, prezantoi temat kryesore mbi të drejtat e gjuhës, përdorimin e gjuhëve sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

“Të drejtat për përdorimin e gjuhëve janë të drejta universale që duhet të mbrohen dhe zbatohet në përputhje me legjislacionin”, theksoi ai.

Diskutimet shërbyen si një mundësi e mirë për identifikimin e sfidave dhe eksplorimin e zgjidhjeve konkrete që garantojnë zbatimin e plotë të Ligjit dhe mbrojtjen e të Drejtave Gjuhësore të të gjitha komuniteteve./PrizrenPress.com/

 

Haradinaj: Krushjanët janë fisnikë

0

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka takuar e banorët e fshatit Krushë e Madhe.

“Krusha e Madhe sonte vërtetë ishte e madhe! Me përkrahjen masive të krushjanëve fisnikë, do të jemi edhe më të vendosur ta realizojmë vizionin për një Kosovë të fortë, anëtare të NATO-s dhe me zhvillim të fuqishëm ekonomik”, ka shkruar Haradinaj.

Marketing

Parashikimi i motit për rajonin e Prizrenit, ditë me vranësira dhe të kthjellëta

0

Moti në Suharekë do të ndryshojë çdo ditë, duke kaluar nga ditë pjesërisht me re në ditë me vranësira dhe kthjellët. Fillimi i javës do të jetë pjesërisht me re, me temperatura maksimale që variojnë nga 13°C deri në 15°C dhe minimale nga 2°C deri në 5°C. Në mes javë, moti do të jetë kryesisht me vranësira, me temperatura të ngjashme.

Drejt fundit të javës, moti do të bëhet pjesërisht me re dhe më pas i kthjellët, me temperatura që mbeten të qëndrueshme, nga 13°C maksimalja deri në 2°C minimalja.

Moti në Dragash do të ndryshojë çdo ditë, duke kaluar nga ditë pjesërisht me re në ditë me vranësira dhe kthjellët. Fillimi i javës do të jetë pjesërisht me re, me temperatura maksimale që variojnë nga 6°C deri në 10°C dhe minimale nga 1°C deri në 4°C. Në mes javë, moti do të jetë kryesisht me vranësira, me temperatura të ngjashme. Drejt fundit të javës, moti do të bëhet i kthjellët, me temperatura që mbeten të qëndrueshme, nga 8°C maksimalja deri në 0°C minimalja. Në përgjithësi, java do të jetë e freskët, me kushte të përshtatshme për aktivitete të ndryshme në natyrë.

Moti në Mamushë do të ndryshojë çdo ditë, duke kaluar nga ditë pjesërisht me re në ditë me vranësira dhe kthjellët. Fillimi i javës do të jetë pjesërisht me re, me temperatura maksimale që variojnë nga 15°C deri në 17°C dhe minimale nga 2°C deri në 4°C. Në mes javë, moti do të jetë kryesisht me vranësira, me temperatura të ngjashme. Drejt fundit të javës, moti do të bëhet i kthjellët, me temperatura që mbeten të qëndrueshme, nga 12°C maksimalja deri në 1°C minimalja.

Shiko parashikimin e motit për KosovëShqipëri, rajon dhe botë

Policia shqiptoi 1514 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1514 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 15 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 24me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 12 persona, ndërkaq 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 15 gradë Celsius

0
Mbi Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shperndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes paraqiten kushte për mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizn ndërmjet – 1 dhe 1 gradë, derisa ato maksimalet deri në 15 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehë nga jugperendimi”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Marketing

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit

0

Është zhdukur veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, nga fshati Gorozhup i Hasit.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social Facebook nga OVL-ja e UÇK-së në Has.

“Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega Has, është njoftuar nga familjarët e Zylfi Tejecit për humbjen e çdo kontakti me të. OVL UÇK Has lutet që çdo qytetar që ka informacione të lajmërojë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim./PP/

Mund të jetë një imazh i 1 person

Marketing