23.8 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 226

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 11 gradë Celsius

0
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të dielen mbi vendin tonë do të mbajë mot parashikohet me vranesira të shpërndara dhe me intervale me diell.

 

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet një dhe tre gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet shtatë dhe 11 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga jugperendimi me shpejtësi një deri në dy metër për sekond.

Marketing

Kurti: Malisheva do të jetë në qendër të vëmendjes

0

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën elektorale në komunën e Malishevës. Kandidati për kryeministër Albin Kurti, tha pas dy javësh nga kutit e votimit do të dalin 500 mijë zemra të Vetëvendosjes.

Kurti në Malishevë ka përmendur investime dhe shtrirjen e dorës së mirë të shtetit siç e quajti ai për banorët e Malishevës dhe gjithë Kosovës.

“Dorën e mirë të shtetit ua shtriu qytetarëve, ndërkaq armiqve dorën e hekurt grusht të shtetit. Kjo dorë e mirë e shtetit që iu shtri qytetarëve për përkrahje e solideratitet, është shprehur për të gjitha kategoritë shoqëore dhe në çdo fushë. Kjo dorë e mirë e shtetit që iu shtri qytetarëve për përkrahje e solideratitet, është shprehur për të gjitha kategoritë shoqëore dhe në çdo fushë. Dora e mirë e shtetit të Kosovës, rreth 2 mijë e 500 nënave të reja lehona dhe 16 mijë fëmijve, me shtesa qysh nga viti i pare”, tha Kurti.

Duke folur për shkronjat të arta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç e quajti, ai tha se është një qeveri pro UÇK dhe jo në emër të UÇK-së. Përmendi investimet në ushtrinë e Kosovës dhe furnizimin me armatim te FSK.

“Kemi blerë drona luftarakë Bayraktar TB2 nga Turqia, sisteme antitank Javelin nga Amerika dhe helikopterë Black Haëk (ose ‘Skiftera të Zinjtë’) po ashtu nga Amerika. Në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, do të alokojmë 1 miliard euro për Ushtrinë e Kosovës — për ushtrinë që mbron, respekton dhe zbaton idealet e amanetet e dëshmorëve në njërën anë dhe mbron, respekton e zbaton dëshirat e rinisë, nevojat e popullsisë dhe ëndrrat e fëmijëve në anën tjetër”, tha ai.

Kurti po ashtu tha qeverisja e tij do ta ketë Malishevën në qendër të vëmendjes. Ai përmendi përmirësimin e gjendjes dhe furnizim të mjaftueshëm me energji.

Përmendi zgjidhjen e problemit me ujit të pijshëm duke ndërtuar digën e Dragaxhinësë, si dhe investime tjera në bujqësi e arsim, siguri e mbrojte e po ashtu edhe në projekte te ndryshme zhvillimore.

 

Bashkimi fiton kundër Golden Eagle Yllit

0
Bashkimi po vazhdon në formë të lartë, ku fitoi si mysafir ndaj Golden Eagle Yllit me shifrat 60:70 (11:21, 13:12, 20:18, 16:19), në javën e 19-të të ProCredit Superligës.
Më i dalluari te vendasit ishte Malcolm Armstead me 22 pikë e katër kërcime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Jayveous Mckinnis me 19 pikë e 20 kërcime.
Golden Eagle Ylli ka tetë fitore e 11 humbje, kurse Bashkimi në vendin e parë ka 14 fitore e pesë humbje.

 

Marketing

“Hyrje të reja dhe shumë të papritura”, a do të futet edhe Xheneta sonte në BBV4?

0

Videoja e fundit në Instagram, që ka krijuar shumë bujë në rrjete sociale, lë të kuptohet se spektakli i sotëm do të jetë plot surpriza dhe momente të paharrueshme.

Ndër të tjera, fansat po diskutojnë mbi një pyetje që ka ndezur kureshtjen: A do të bëhet Xheneta pjesë e BBVA pas daljes së saj nga BBVK?

Komentet dhe diskutimet e shumta në rrjete sociale tregojnë që audienca është duke pritur me padurim një përgjigje për këtë çështje.

Surprizat sic duket sapo kanë filluar!

Marketing

 

Trepça fiton në shtëpi përballë Proton Cable Prizrenit

0
Trepça fitoi ndaj Proton Cable Prizrenit me shifrat 79:95 (24:24, 18:24, 23:26, 14:21), në takimin që u zhvillua në Mitrovicë, në kuadër të javës së 19-të të ProCredit Superligës.
Te prizrenasit u dalluan Lenzelle Smith J.r me 14 pikë, tetë kërcime e gjashtë, Edmond Kryeziu me 23 pikë dhe Tervell Beck me 15 pikë e nëntë kërcime, ndërsa te mitrovicasit u dalluan Batin Tuna me 17 pikë e shtatë kërcime dhe Larry Thomas me 15 pikë e pesë asistime.
Proton Cable Prizreni ka katër fitore e 14 humbje, derisa Trepça 13 fitore e gjashtë humbje.

 

Marketing

LDK-ja në Prizren mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

0

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren po vazhdon mobilizimin për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren po dëshmon një energji dhe unitet të jashtëzakonshëm në këtë periudhë vendimtare për të ardhmen e shtetit tonë. Me përkushtim dhe vizion të qartë, strukturat tona po mobilizohen për të sjellë ndryshimin që qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës e meritojnë”.

“Përmes takimeve të rregullta, hapjes së zyreve të reja dhe organizimit të tubimeve madhështore, LDK-ja po forcon rrënjët e saj në çdo lagje dhe fshat të Prizrenit.

“Bashkë, të mobilizuar dhe me besim, do të arrijmë që ndryshimi të bëhet realitet”, thuhet në njoftim.

Marketing

 

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj: Hasi, shembull i përkushtimit dhe punës së ndershme

0

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e ardhshme, Xhavit Ukaj, kandidati i LDK-së për deputet, ka falenderuar banorët e Hasit për mbështetjen që po i japin subjektit politik.

“Mbremë u ndalëm në fshatin Gjonaj të Hasit, ku u mbajt një tubim i jashtëzakonshëm, plot entuziazëm dhe angazhim. Ky takim shënoi një tjetër hap të rëndësishëm drejt ndryshimit që të gjithë e dëshirojmë”, u shpreh Ukaj.

Ai shtoi se banorët e Hasit janë një shembull i përkushtimit dhe punës së ndershme, e që ka frymëzuar ekipin e tij për të vazhduar me projekte konkrete për përparimin e kësaj zone.

“Po bashkëpunojmë ngushtë me qytetarët dhe është e qartë se ndryshimi është më afër se kurrë. Ne jemi të vendosur për ta çuar përpara këtë zhvillim”, theksoi Ukaj.

Përfundimisht, ai ftoi të gjithë qytetarët që të vazhdojnë mbështetjen për LDK-në dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Marketing

Këshilli Drejtues i OVL-UÇK-së zgjedh Kryesinë

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se ka zgjedhur Kryesinë e re të kësaj organizate.

Përmes një njoftimi në Facebook, OVL e UÇK-së ka publikuar emrat e anëtarëve.

Tutje, kjo organizatë ka treguar edhe misionin e saj.

Të vetëdijshëm për punën dhe detyrat që presin kryesinë e OVL – UÇK-së, të gjithë u zotuan për angazhimin, bashkëpunimin për mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani kur lufta e drejtë e UÇK-së po përballet më procese gjygjësore të padrejta, çdo herë misoni i OVL – UÇK-së do jetë mbrojtja dhe lufta kundër Gjykates Speciale dhe këtyre gjygjeve të montuar, të padrejta dhe politike” – thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sot u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të Organizates së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë takim më votat e anëtarëve të Këshillit Drejtues u zgjodh kryesia e OVL – UÇK-së.

Më këtë përbërje:

Kryetar i OVL – UÇK – së: Hysni Gucati

Anëtaret e kryesisë:

Fatmir Sopi

Gazmend Syla

Rafet Llapashtica

Fetah Bekolli

Jetullah Geci

Ali Mejzinolli

Istref Asllani

Shkumbin Demaliaj

Hajdin Balaj

Avdyl Krasniqi

Ilmi Ramusholli

Enver Hajdari

Destan Zekolli

Emin Lati

Alban Asllani

Salih Krasniqi

Rafet Ibishi

Bajram Mehmetaj

Muhamet Aliu

Arben Bazaj

Isuf Mazreku

Orhan Bislimaj

Bujar Haradinaj

Ramadan Gashi

Gjithashtu në këtë takim Ramadan Gashi u zgjodh sekretar i OVL -UÇK-së.

Në mënyrë unanime Këshilli Drejtues zgjodhi Migjen Shalen anëtar nderi i kryesisë së OVL-UÇK-së.

Të vetëdijshëm për punën dhe detyrat që presin kryesinë e OVL – UÇK-së, të gjithë u zotuan për angazhimin, bashkëpunimin për mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani kur lufta e drejtë e UÇK-së po përballet më procese gjygjësore të padrejta, çdo herë misoni i OVL – UÇK-së do jetë mbrojtja dhe lufta kundër Gjykates Speciale dhe këtyre gjygjeve të montuar, të padrejta dhe politike.

Duke uruar që krerët dhe pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kthehen sa më parë në Kosovë dhe të triumfojnë kundër kësaj padrejtësie të madhe që po bëhet në emër të drejtësisë.

Falë luftës së UÇK-së, sot kemi shtetin e Kosovës, liria nuk mund të jetë e plotë pa lirinë e udhëheqësve dhe ish pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Marketing

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e arit me vlerë 168,000 euro në një argjendari në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për vjedhjen e rëndë të ndodhur më 13 janar 2025, ku nga një argjendari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren janë vjedhur stoli ari rreth 3 kg dhe 1 kg argjendtë, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 168,000 euro.

Sipas njoftimit të Policisë, hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore dhe operative, duke identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin, përcjell PrizrenPress.

Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, Gjykata Themelore ka lëshuar urdhër për kontrollin e objektit të banimit të të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse në fshatin Greme, Komuna Ferizaj. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova të shumta ndërlidhëse me rastin, përfshirë automjetin që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.

Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa rasti është në hetim./PrizrenPress.com/

Marketing

Koncerti i muzikës klasike në Suharekë tuboi yjet e artit dhe kulturës shqiptare

0

Mbrëmë, në Pallatin e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, u mbajt një koncert madhështor i muzikës klasike, ku përformuan emra të njohur të artit shqiptar. Treshja Besiana Mehmetaj, Alba Muqolli dhe Adelina Paloja mahnitën publikun me interpretimet e tyre të veçanta.

Atmosferën e veçantë të mbrëmjes e plotësuan maestro Zhani Ciko dhe profesoresha Rudina Ciko nga Tirana, duke sjellë një performancë artistike të nivelit të lartë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi artistët për kontributin e tyre të çmuar në promovimin e kulturës. Së bashku me nënkryetaren Mihrije Suka, ai ndau mirënjohje për gratë aktiviste që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin kulturor të qytetit dhe në frymëzimin e brezave të rinj.

Ky koncert u organizua në kuadër të aktiviteteve për “Flakën e Janarit”, duke shënuar një mbrëmje të paharrueshme për artdashësit./PrizrenPress.com/

Marketing