Këshilli Drejtues i OVL-UÇK-së zgjedh Kryesinë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se ka zgjedhur Kryesinë e re të kësaj organizate.

Përmes një njoftimi në Facebook, OVL e UÇK-së ka publikuar emrat e anëtarëve.

Tutje, kjo organizatë ka treguar edhe misionin e saj.

Të vetëdijshëm për punën dhe detyrat që presin kryesinë e OVL – UÇK-së, të gjithë u zotuan për angazhimin, bashkëpunimin për mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani kur lufta e drejtë e UÇK-së po përballet më procese gjygjësore të padrejta, çdo herë misoni i OVL – UÇK-së do jetë mbrojtja dhe lufta kundër Gjykates Speciale dhe këtyre gjygjeve të montuar, të padrejta dhe politike” – thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sot u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të Organizates së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë takim më votat e anëtarëve të Këshillit Drejtues u zgjodh kryesia e OVL – UÇK-së.

Më këtë përbërje:

Kryetar i OVL – UÇK – së: Hysni Gucati

Anëtaret e kryesisë:

Fatmir Sopi

Gazmend Syla

Rafet Llapashtica

Fetah Bekolli

Jetullah Geci

Ali Mejzinolli

Istref Asllani

Shkumbin Demaliaj

Hajdin Balaj

Avdyl Krasniqi

Ilmi Ramusholli

Enver Hajdari

Destan Zekolli

Emin Lati

Alban Asllani

Salih Krasniqi

Rafet Ibishi

Bajram Mehmetaj

Muhamet Aliu

Arben Bazaj

Isuf Mazreku

Orhan Bislimaj

Bujar Haradinaj

Ramadan Gashi

Gjithashtu në këtë takim Ramadan Gashi u zgjodh sekretar i OVL -UÇK-së.

Në mënyrë unanime Këshilli Drejtues zgjodhi Migjen Shalen anëtar nderi i kryesisë së OVL-UÇK-së.

Të vetëdijshëm për punën dhe detyrat që presin kryesinë e OVL – UÇK-së, të gjithë u zotuan për angazhimin, bashkëpunimin për mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani kur lufta e drejtë e UÇK-së po përballet më procese gjygjësore të padrejta, çdo herë misoni i OVL – UÇK-së do jetë mbrojtja dhe lufta kundër Gjykates Speciale dhe këtyre gjygjeve të montuar, të padrejta dhe politike.

Duke uruar që krerët dhe pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kthehen sa më parë në Kosovë dhe të triumfojnë kundër kësaj padrejtësie të madhe që po bëhet në emër të drejtësisë.

Falë luftës së UÇK-së, sot kemi shtetin e Kosovës, liria nuk mund të jetë e plotë pa lirinë e udhëheqësve dhe ish pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Marketing

Më Shumë

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Lajmet e Fundit