Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e arit me vlerë 168,000 euro në një argjendari në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për vjedhjen e rëndë të ndodhur më 13 janar 2025, ku nga një argjendari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren janë vjedhur stoli ari rreth 3 kg dhe 1 kg argjendtë, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 168,000 euro.

Sipas njoftimit të Policisë, hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore dhe operative, duke identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin, përcjell PrizrenPress.

Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, Gjykata Themelore ka lëshuar urdhër për kontrollin e objektit të banimit të të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse në fshatin Greme, Komuna Ferizaj. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova të shumta ndërlidhëse me rastin, përfshirë automjetin që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.

Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa rasti është në hetim./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Lajmet e Fundit