33.4 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 228

Prizreni monitorohet nga kamerat e sigurisë 24 orë

0

Komuna e Prizrenit dhe policia rajonale kanë lansuar projektin për monitorim 24 orëve të lëvizjeve në qytetin e Prizrenit. Kamerat e sigurisë në fillim janë vendosur në zonën historike, ndërsa në të ardhmen ato do të vendosen në çdo pikë kyçe të qytetit dhe në fshatra.

Pamjet në qendër të qytetit të Prizrenit, mund të shihet në çdo kohë nga monitoruesit e policisë rajonale, falë vendosjes së kamerave të sigurisë. Prizrenasit thonë se në këtë mënyrë, qytetarët, vizitorët, turistët e huaj dhe bizneset, ndihen më të sigurt.

“Tash është një standard i ri që është bërë ç’do kund jo vetëm në Shatërvan, por edhe në vende të tjera, për shkak se edhe lëvizjet janë të mëdha, është një siguri ndoshta më e madhe edhe psikike”, thotë qytetari Fadil Braha.

Qytetari  Zyhdi Bajraktari thotë së jo vetëm Shatërvani, por edhe gjithë qyteti për sigurinë e popullit, duhet të jetë nën kamera.

“Ç’do ditë po ndodhin ngjarje të pakënaqura, kështu që edhe shteti edhe policia nuk po ju bjen dot në gjurmë, a kështu me kamera, gjithçka e ka në dorë situatën”, tha ai.

“Shatërevani duhet me qenë 100% edhe pak është, me qenë nën vëzhgin 24 orë, arsyet janë të shumta, arsyet janë të shumta, njëherë mas pari prej hajnive, ngatrresave”, tha  Halit Shatri.

Ky projekt i përbashkët i Komunës së Prizrenit dhe policisë, ka për qëllim mbajtjen nën kontroll të qetësisë publike në çdo kohë.

“Ky monitorim na ndihmon në parandalimin e veprave penale, për shkak se , policët nga këtu mund të shohin shumë lëvizje të qytetarëve dhe lëvizje të dyshimta, dhe munden me kohë me ndërhy patrullat policore. Kjo na ndihmon përveç në parandalim edhe në zbulimin e veprave penale, pasi të njëjtat video incizime gjatë 24 orëve nëpër pika mund ti përdorim si dëshmi apo provë”, tha Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë rajonale në Prizren.

Përveç Policisë së Kosovës, askush tjetër nuk mund të ketë qasje në videot e këtyre kamerave, kjo për shkak të ruajtjes së privatësisë qytetare.

“Në bazë të rekomandimeve nga Agjensia Kosovare e ruajtjes së privatësisë, është rekomanduar që monitgorimi 24 orë në vendet publike ta bëjë vetëm policia, edhe pse investimi dhe mirmbajtja është bërë nga komuna, monitorët janë në stacionin e policisë, video inçizimet nuk mund të dalin vetëm me urdhër të gjyklatës”, tha Bytyqi.

Kamera të tilla do të vendosen edhe në pika të tjera kyçe të Prizrenit, përfshirë edhe hyrjen dhe daljen e fshatrave të komunës së Prizrenit./RTK

Marketing

Pjesëmarrje masive për Abdixhikun në Malishevë, premton investime miliardëshe

0

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim në Malishevë, ku tha se pjesëmarrja ishte masive.

Abdixhiku tha se në Malishevë gjeti entuziazëm e besim të madh qytetar, teksa shtoi se festa u bë edhe më e veçantë falë manifestimit të 35-vjetorit të themelimit të degës së LDK-së atje.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është ngritur në këmbë, dhe me ne është ngritur e tërë Kosova. Në çdo anë të vendit po jehon fort thirrja e madhe popullore për ndryshim! Siç bëjmë në çdo tubim, edhe në Malishevë folëm për projekte madhore e për zgjidhje konkrete. Folëm për të ardhmen, dhe për ‘Rrugën e Re’”.

“Do t’i investojmë 5 miliardë euro në katër vite për ta transformuar infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë dhe energjinë e Kosovës, dhe për ta ringjallur ekonominë tonë! Do të krijojmë programe specifike për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë me qasje më të lehtë në financim dhe teknologji moderne”, tha Abdixhiku.

Më tej, kandidati i LDK-së për të parin e qeverisë premtoi se do t’i realizojnë të gjitha projektet zhvillimore dhe do ta bëjnë vendin krenar, pasi tha se kjo tashmë s’është veç fushatë, por është ëndrra më e madhe për Kosovën që do ta ndërtojnë bashkë.

“Fatmir, përgëzime për këtë organizim madhështor! Suksese edhe kandidatëve tanë nga Malisheva Fatmir Ademaj, Fetah Rudi, dhe Fatmir Kastrati. Ndryshimin do ta bëjmë bashkë – me 9 shkurt”, tha ai.

Refuzohet masa e paraburgimit për pronarin e qenit që sulmoi nxënësit në Suharekë

0

Gjykata Themelore në Prizren ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së paraburgimit të pronarit të qenit që i sulmoi nxënësit në Suharekë.

Kësisoj, Gjykata ka bërë të ditur se personit në fjalë i është caktuar masa e ‘Arrestit Shtëpiak’, e cila mund të vlejë deri më datën 22.02.2025.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka ardhur në përfundim se masa e arrestit shtëpiak është masë adekuate për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë hetimore/paraprake, dhe si Gjykatë sipas detyrës zyrtare duhet të ketë parasysh dhe të sigurohet që mos mos zbatojë masën më të rëndë kur mjafton masa më e butë siç është në rastin konkret arresti shtëpiak”, thuhet në njoftim.

Marketing

Liria përfundon parapërgatitjet në Durrës – rikthehet në Prizren

0

Ekipi i FC Liria ka mbyllur me sukses fazën parapërgatitore në Durrës dhe tashmë është nisur drejt Prizrenit. Stërvitjet do të vazhdojnë me intensitet të lartë për t’u përgatitur maksimalisht për sezonin e ri.

“Parapërgatitjet për sezonin pranveror në Durrës kanë përfunduar me sukses! Ekipi tashmë është nisur drejt Prizrenit, ku do të vazhdojmë me intensitet stërvitjet për fillimin e sezonit të ri”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit./PrizrenPress.com/

Marketing

Aktivistët nga “EC Ma Ndryshe” kërkojnë nga subjektet politike përqendrim më të madh për zhvillimin e qëndrueshëm

0

Sipas tyre, politikat e duhura në këto sektorë janë të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm, ashtu që me një qasje gjithëpërfshirëse dhe më llogaridhënëse të sigurohet mirëqenia e duhur për qytetarët e Kosovës.

Eroll Shabani nga OJQ “EC Ma Ndryshe” ka theksuar se çuarja deri në fund e mandatit të qeverisë së fundit ka qenë zhvillim i duhur për stabilitetin politik, por edhe për buxhetin shtetëror. Sa i përket pritjeve për qeverisjen e ardhshme ai ka theksuar nevojën për avancimin e politikave publike në mjedis dhe në trashëgiminë kulturore.

“Neve si EC na vjen mirë së pari që kjo qeverisje po e përfundon mandatin deri në fund, meqë e dimë se zgjedhjet kanë një kosto të madhe, andaj është një gjë shumë e mirë. Por gjithsesi fushat me të cilat ne punojmë më së shumti është mjedisi dhe trashëgimia kulturore, prandaj po shpresojmë që qeverisja e ardhshme do ta ketë në fokus mjedisin dhe trashëgiminë kulturore, gjithsesi duke ofruar zhvillim të qëndrueshëm, duke ofruar gjithëpërfshirje dhe normalisht transparencë dhe llogaridhënie karshi qytetarit”, ka thënë Shabani për Telegrafin.

Sipas tij, deri më tani gjatë fushatës parazgjedhore nuk ka pasur shpalosje të detajuara të programeve nga ana e partive politike. Në të njëjtën kohë ka shtuar se premtimet e dhëna edhe duhet të zbatohen gjatë mandatit qeverisës.

“Deri më tani me aq sa kemi mundur ta përcjellim fushatën nuk ka pasur shpalosje të detajuara të programeve të partive politike. Por gjithsesi në shpresojmë që ato cka e premtojnë ashtu edhe ta zbatojnë apo realizojnë gjatë mandatit të tyre qeverisës. Ne më së shumti fokusin sic e përmenda e kemi në mjedis dhe në trashëgimi kulturore dhe shpresojmë se do të ketë politika të cilat do ta përfshijnë sa më shumë mjedisin edhe trashëgiminë kulturore”, ka deklaruar Shabani për Telegrafin.

“EC Ma Ndryshe” është organizatë joqeveritare me bazë në komunitet që angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm me qasje gjithëpërfshirëse.

Për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, KQZ ka certifikuar 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat të pavarur.

Marketing

Pas incidentit me qenin, Policia dhe Drejtoria e Arsimit në Suharekë me aktivitet motivues për nxënësit e shkollës në Shirokë

0

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Suharekës kanë realizuar një aktivitet motivues për nxënësit e shkollës “17 shkurti” në Shirokë, pas ngjarjes traumatike ku disa fëmijë ishin lënduar si pasojë e sulmit të qenit.

Qëllimi i këtij aktiviteti sipas zëdhënësit të Policisë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi ka qenë krijimi i afërsisë me nxënësit, për të përçuar ndjenjën e sigurisë, por edhe për t’i mbështetur për ta kapërcyer përvojën traumatike, raporton Telegrafi.

“Stacioni Policor në Suharekë së bashku me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Suharekës, ka zhvilluar një aktivitet motivues për nxënësit, pas ngjarjes së ndodhur në SHFMU “17 Shkurti” me qëllim që Policia të jetë sa më afër komunitetit, të përçoj ndenjën e sigurisë dhe afërsisë. Me këtë rast janë shpërndarë ushqime dhe pije për nxënësit e kësaj shkolle”, ka bërë të ditur Gashi.

Sipas tij në kuadër të këtyre angazhimeve është vizituar edhe nxënësja e lënduar.

“Një grup i zyrtarëve nga Stacioni Policor në Suharekë së bashku me drejtorin e Arsimit në Komunën e Suharekës kanë vizituar në Spitalin rajonal në Prizren edhe nxënësen e lënduar nga sulmi i qenit”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Në shkollën e sipërpërmendur të mërkurën në mëngjes disa nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit, ku njëra prej tyre është ndalur për trajtim në Repartin e Infektives. Lidhur me këtë rast, Policia pat intervenuar dhe pati neutralizuar qenin.

Marketing

KK-ja në Suharekë zhvillon takimin e parë për këtë vit, miraton vendime të rëndësishme

0

Komiteti për Komunitete (KK) në Suharekë ka mbajtur sot takimin e parë për vitin 2025, duke shqyrtuar një rend dite me disa pika kyçe.

Sipas njoftimit të komunës, në këtë mbledhje u diskutuan: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-016-6358, të datës 28.01.2022; Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës; Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat përmes ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës; dhe Të ndryshme.

“Pas diskutimeve të zhvilluara, të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan dhe do të paraqiten për shqyrtim dhe miratim në takimin e ardhshëm të Kuvendit Komunal, që pritet të mbahet më 30 janar 2025”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj merr përkrahje në Celinë të Rahovecit

0

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, ka marrë përkrahje gjatë një tubimi zgjedhor  në Celinë të Rahovecit.

“Gjithmonë është kënaqësi të takosh njerëz të urtë dhe bujqë të vyeshëm. Faleminderit për mbështetje në kandidaturën time për deputet. Do të mundohem të jem zëri juaj në organin më të lartë vendimmarrës në vend”, shkruan ai në Facebook.

124 LDK
97 Xhavit Ukaj

Marketing

 

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

0

Aktualisht, Muzeu menaxhohet nga CHwB Kosova në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe MKRS-në, bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit të nënshkruar në nëntor të vitit të shkuar.

Edona Rugova nga CHwB Kosova ka bërë të ditur se për shkak të fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve parlamentare, data zyrtare për hapjen e Muzeut me orar të rregullt pritet të caktohet në muajin shkurt.

“Data e saktë e hapjes do të bëhet publike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Sidoqoftë, Muzeu është në dispozicion për vizita të organizuara që duhet të caktohen paraprakisht përmes CHwB-së, deri në caktimin e datës së saktë të hapjes”, ka thënë ajo për Telegrafin.

Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Rugova ka sqaruar se Muzeu do të ofrojë për vizitorët ekspozitën për jetën e Nënë Terezës.

“Ekspozita momentale e muzeut përfshinë informata dhe dokumente për jetën personale dhe veprimtarinë e Nënë Terezës, duke përfshirë fëmijërinë e saj, misionin dhe në përgjithësi jetën e saj. Informatat dhe dokumentet historike janë rezultat i një hulumtimi dy vjeçar i CHwB Kosova, udhëhequr nga historiani Jahja Drançolli. Po ashtu, janë siguruar të drejtat e përdorimit dhe licencat për të gjitha fotografitë e ekspozuara. Ekspozita është e shtrirë në tri katet e muzeut në mënyrë kronologjike”, ka deklaruar ajo.

Krahas kësaj, Rugova ka shpjeguar se muzeu parashihet të jetë destinacion për aktivitete të ndryshme edukative dhe kulturore.

“Gjatë vitit të parë të hapjes, do të punohet në zhvillimin e një strategjie të punës dhe veprimtarisë, në të cilin do të përfshihen aktivitete me komunitetin artistik, organizata kulturore e edukative si dhe partneritete të tjera”, ka thënë Rugova për Telegrafin.

Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Muaj më parë, pjesëtarët e komunitetit patën kërkuar përshpejtimin e hapave drejt funksionalizimit të këtij Muzeu.

Këshilltari nga radhët e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, që është pjesë e grupit të kuvendarëve të LDK-së, Marin Përgjoka pat vlerësuar se qëndrimi mbyllur i kësaj ndërtese në radhë të parë është humbje për turizmin e qytetit.

Historia e ndërtimit të këtij Muzeu është e gjatë, pasi projekti i kontraktuar në vitin 2010 nga MKRS-ja me raporte zyrtare kishte përfunduar në vitin 2012. Tek në mesin e vitit 2014 ishte dhënë drita e gjelbër për pranimin teknik të objektit, por përkundër kësaj Muzeu nuk ishte funksionalizuar.

Ekspozita dedikuar jetës dhe veprës së Nënës Terezë në Prizren qe hapur me 5 shtator 2022, në 25-vjetorin e kalimit në amshim të saj, raporton Telegrafi.

Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Nënë Tereza është bërë simbol i humanizmit në botë si pasojë e angazhimit të gjatë në shërbim të sëmurëve e të varfërve. Ishte fituese e çmimit Nobel për Paqe dhe vite më vonë u shenjtërua nga Vatikani. Ajo ndërroi jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë.

Ndërtesa e Muzeut të Nënë Terezës gjendet afër Katedrales së Zojës Ndihmëtare në Prizren, në lagjen ku dikur kishin jetuar të parët e Gonxhe Bojaxhiut. /Telegrafi/

Marketing

 

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

0

Një tank serb i shkatërruar nga ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i vendosur në fshatin Mirushë, mbetet një dëshmi e gjallë e luftës së fundit në Kosovë.

Ky tank, i vendosur në një pronë private të Adil Thaçit, është një simbol i betejave të ashpra që u zhvilluan për lirinë e Kosovës.

Adil Thaçi, i cili në atë kohë mbante postin e Shefit të Operativës të Batalionit II-të, Brigada 122, ka folur për Telegrafin duke dhënë një pasqyrë të ngjarjeve që çuan në shkatërrimin e këtij tanku.

Adil Thaçi

Thaçi kujton se kishin vendosur një minë në rrugë, por megjithëse automjetet serbe kalonin shpesh aty, mina nuk shpërthente.

Pas disa tentativave, ata e ndërruan minën dhe më 4 qershor 1999, në orën 07:15, mina shpërtheu dhe tanku serb u shkatërrua.

Sipas Thaçit, pas shkatërrimit të tankut, forcat serbe u përpoqën ta tërhiqnin atë, duke shkaktuar një përplasje të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë serbe.

Thaçi e kujton këtë moment si një fitore të rëndësishme morale dhe ushtarake, duke theksuar se ndërsa serbët kishin teknologjinë e avancuar, vullneti dhe morali i luftëtarëve të UÇK-së ishte ai që e bënte diferencën.

 

“Ndihem shumë mirë për gjeneratat e reja që e kuptojnë se çfarë teknologjie kishin serbët dhe çfarë kishim ne. Ne ishim më të fortë se ata sepse kishim vullnetin edhe moralin e fortë. Esenca ka qenë mos me marrë tankun forcat serbe, ne luftuam edhe për këtë gjë” ka thënë Thaçi.

Ai gjithashtu theksoi se ky tank, që tani është vendosur si një objekt ekspozite në pronën e tij, është një dëshmi e asaj që ndodhi gjatë luftës dhe një mundësi për gjeneratat e reja të kuptojnë më mirë historinë e luftës së Kosovës.

“Ky tank, që disa vite ka qenë një objekt për të treguar luftën, do të mbetet një simbol për botën dhe për brezat që vijnë”, tha Thaçi, i cili ishte njëri prej akterëve të kësaj ngjarje. /Telegrafi/

Marketing