34.9 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 229

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

0

Aktualisht, Muzeu menaxhohet nga CHwB Kosova në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe MKRS-në, bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit të nënshkruar në nëntor të vitit të shkuar.

Edona Rugova nga CHwB Kosova ka bërë të ditur se për shkak të fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve parlamentare, data zyrtare për hapjen e Muzeut me orar të rregullt pritet të caktohet në muajin shkurt.

“Data e saktë e hapjes do të bëhet publike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Sidoqoftë, Muzeu është në dispozicion për vizita të organizuara që duhet të caktohen paraprakisht përmes CHwB-së, deri në caktimin e datës së saktë të hapjes”, ka thënë ajo për Telegrafin.

Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Rugova ka sqaruar se Muzeu do të ofrojë për vizitorët ekspozitën për jetën e Nënë Terezës.

“Ekspozita momentale e muzeut përfshinë informata dhe dokumente për jetën personale dhe veprimtarinë e Nënë Terezës, duke përfshirë fëmijërinë e saj, misionin dhe në përgjithësi jetën e saj. Informatat dhe dokumentet historike janë rezultat i një hulumtimi dy vjeçar i CHwB Kosova, udhëhequr nga historiani Jahja Drançolli. Po ashtu, janë siguruar të drejtat e përdorimit dhe licencat për të gjitha fotografitë e ekspozuara. Ekspozita është e shtrirë në tri katet e muzeut në mënyrë kronologjike”, ka deklaruar ajo.

Krahas kësaj, Rugova ka shpjeguar se muzeu parashihet të jetë destinacion për aktivitete të ndryshme edukative dhe kulturore.

“Gjatë vitit të parë të hapjes, do të punohet në zhvillimin e një strategjie të punës dhe veprimtarisë, në të cilin do të përfshihen aktivitete me komunitetin artistik, organizata kulturore e edukative si dhe partneritete të tjera”, ka thënë Rugova për Telegrafin.

Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Muaj më parë, pjesëtarët e komunitetit patën kërkuar përshpejtimin e hapave drejt funksionalizimit të këtij Muzeu.

Këshilltari nga radhët e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, që është pjesë e grupit të kuvendarëve të LDK-së, Marin Përgjoka pat vlerësuar se qëndrimi mbyllur i kësaj ndërtese në radhë të parë është humbje për turizmin e qytetit.

Historia e ndërtimit të këtij Muzeu është e gjatë, pasi projekti i kontraktuar në vitin 2010 nga MKRS-ja me raporte zyrtare kishte përfunduar në vitin 2012. Tek në mesin e vitit 2014 ishte dhënë drita e gjelbër për pranimin teknik të objektit, por përkundër kësaj Muzeu nuk ishte funksionalizuar.

Ekspozita dedikuar jetës dhe veprës së Nënës Terezë në Prizren qe hapur me 5 shtator 2022, në 25-vjetorin e kalimit në amshim të saj, raporton Telegrafi.

Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Nënë Tereza është bërë simbol i humanizmit në botë si pasojë e angazhimit të gjatë në shërbim të sëmurëve e të varfërve. Ishte fituese e çmimit Nobel për Paqe dhe vite më vonë u shenjtërua nga Vatikani. Ajo ndërroi jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë.

Ndërtesa e Muzeut të Nënë Terezës gjendet afër Katedrales së Zojës Ndihmëtare në Prizren, në lagjen ku dikur kishin jetuar të parët e Gonxhe Bojaxhiut. /Telegrafi/

Marketing

 

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

0

Një tank serb i shkatërruar nga ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i vendosur në fshatin Mirushë, mbetet një dëshmi e gjallë e luftës së fundit në Kosovë.

Ky tank, i vendosur në një pronë private të Adil Thaçit, është një simbol i betejave të ashpra që u zhvilluan për lirinë e Kosovës.

Adil Thaçi, i cili në atë kohë mbante postin e Shefit të Operativës të Batalionit II-të, Brigada 122, ka folur për Telegrafin duke dhënë një pasqyrë të ngjarjeve që çuan në shkatërrimin e këtij tanku.

Adil Thaçi

Thaçi kujton se kishin vendosur një minë në rrugë, por megjithëse automjetet serbe kalonin shpesh aty, mina nuk shpërthente.

Pas disa tentativave, ata e ndërruan minën dhe më 4 qershor 1999, në orën 07:15, mina shpërtheu dhe tanku serb u shkatërrua.

Sipas Thaçit, pas shkatërrimit të tankut, forcat serbe u përpoqën ta tërhiqnin atë, duke shkaktuar një përplasje të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë serbe.

Thaçi e kujton këtë moment si një fitore të rëndësishme morale dhe ushtarake, duke theksuar se ndërsa serbët kishin teknologjinë e avancuar, vullneti dhe morali i luftëtarëve të UÇK-së ishte ai që e bënte diferencën.

 

“Ndihem shumë mirë për gjeneratat e reja që e kuptojnë se çfarë teknologjie kishin serbët dhe çfarë kishim ne. Ne ishim më të fortë se ata sepse kishim vullnetin edhe moralin e fortë. Esenca ka qenë mos me marrë tankun forcat serbe, ne luftuam edhe për këtë gjë” ka thënë Thaçi.

Ai gjithashtu theksoi se ky tank, që tani është vendosur si një objekt ekspozite në pronën e tij, është një dëshmi e asaj që ndodhi gjatë luftës dhe një mundësi për gjeneratat e reja të kuptojnë më mirë historinë e luftës së Kosovës.

“Ky tank, që disa vite ka qenë një objekt për të treguar luftën, do të mbetet një simbol për botën dhe për brezat që vijnë”, tha Thaçi, i cili ishte njëri prej akterëve të kësaj ngjarje. /Telegrafi/

Marketing

106 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit

0
Sot mbushen 106 vjet nga vdekja e atit të pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarit të madh Ismail Qemali. Ai dyshohet se u helmua.

 

U lind në Vlorë, në vitin 1844, biri i Mahmut Nedim beut. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes. Më mbas vazhdoi në shkollën e mesme Zosime në Janinë, ku mësoi greqishten e vjetër, latinisht dhe frëngjisht. Në vitin 1860, në moshë shumë të re, vetëm kur ishte 16 vjeç, për shkak të gjuhëve që zotëronte, filloi të punonte në Zyrën e Përkthimeve të Portës së Lartë, në Stamboll.

Deri në vitin 1900 Ismail Qemali punoi në detyra të ndryshme në administratën osmane, në Vilajetin e Janinës (1862), në Vilajetin e Danubit (1866-1876), në Filibe (1876), në Mardin 1883), në Bollu (1884-1889), në Bejrut (1889).

Në vitin 1900, kur ishte me detyrën e kajmakamit në Kesrije, për shkak të përndjekjes nga bashkëpunimi me xhonturqit dhe ideve për të arritur një organizim të shqiptarëve, la detyrën, u arratis për në Greqi dhe nga aty kaloi në Evropë. Në gjyqin që u bë në mungesë u dënua me vdekje.

Sipas Kosovapresss, në vitin 1902 Ismail Qemali mori pjesë në kongresin e xhonturqve që u organizua nën drejtimin e Princit Sabahedin dhe Lutfullahut, në Paris. Vetëm mbas rishpalljes së Kushtetutës (1908) Ismail Qemali u kthye nga Evropa. Në zgjedhjet që u bënë mbas rishpalljes së Kushtetutës, Ismail Qemali u zgjodh deputet i Beratit dhe u bë pjesë e partisë opozitare “Osmanl? Ahrar F?rkas?”.

Gjatë periudhës së kryengritjeve të shqiptarëve kundër dhunës së ushtruar nga administrata e xhonturqve që ishin në qeveri, Ismail Qemali u mundua të siguronte mbështetje nga shtetet Evropiane për të krijuar një administratë autonome brenda Perandorisë Osmane.

Në kryengritjen e Malësisë së Madhe (1911) shkoi në Cetinje të Malit të Zi, ku me iniciativën e tij u firmos edhe memorandumi me 12 pika i Kuvendit të Greçës. Me kryengritjen e vitit 1912 u arrit një autonomi e shqiptarëve brenda Perandorisë Osmane, por fillimi i Luftës Ballkanike jo vetëm që e ndërpreu formimin e një strukture të tillë, por solli edhe pushtimin dhe copëtimin e trevave shqiptare. Ismail Qemali udhëhoqi lëvizjen dhe mbledhjen që u mbajt në sarajet e familjes Vlora, ku më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe u zgjodh kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

Në muajin mars 1913, nëpërmjet Dukës de Monpensier kaloi në Brindizi dhe më pas vizitoi kryeqytet e shteteve Evropiane për të siguruar mbështetje për çështjen e Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Më 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorëheqjen nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës, ia dorëzoi pushtetin Komisionit Ndërkombëtar dhe u nis bashkë me familjen për në Francë.

Ndërroi jetë më 24 janar 1919, në Perugia dhe më 12 shkurt u varros në oborrin e Teqesë në Kaninë, mbi Vlorë.

Marketing

 

Sot parashihet mot më i butë, me vranësira e intervale me diell

0

Mot i butë parashihet të mbretëroj ditën e premtë, sa me vransira e intervale me diell. Paraqiten kushte për riga lokale shiu, me gjasë nga pjesë perëndimore e veriore të vendit.

Temperaturat minimale zbresin në -1C e 4C, derisa maksimalet shkojnë deri në 10C e 13C. Dominojnë edhe më tutje qetësitë, ditën frynë erë e lehtë jugore e juglindore 1-3m/s.

Ditëve të fundjavës dhe ditëve të para të javës vijuese në përgjithësi po parashihet të mbretëroj mot me më shumë kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me kushte për formim të mjegullës.

Lokalisht mjegulla mund të mbetet gjatë ditës, megjithëse sipas parashikimeve duhet të shpërndahet deri nga mesdita. Temperaturat minimale zbresin deri në 0C e 2C, e ato maksimale mjaft të larta për këtë periudhë kohore shkojnë deri në 10C e 13C, njofton Mendimi për Motin.

Marketing

 

Limaj në Carrallukë dhe Terpezë të Ulët të Malishevës: Motivi, kurajo e përkushtimi për Kosovën fituese

0

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur tubim në Carrallukë dhe Terpezë të Ulët të Malishevës.

Ai ka thënë se janë duke marrë përkrahje të madhe për koalicionin Kosova Fituese.

“Carralluka madhështore në përkrahje të listës sonë për Kosovën fituese 137 Se përkrahja që jemi duke e marrë në çdo fshat e lagje në nivel vendi, po merr përmasa çdo ditë e më shumë, tregon qartë tubimi masiv që sonte kishim me mbështetësit tanë në Carrallukë dhe Tërpezë të Ulët në Malishevë. Motivi, kurajo e përkushtimi tashmë është bërë pjesë e secilit qytetarë të zonës së Llapushës, të cilët janë bërë bashkë për numrin 137 dhe suksesin tonë në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Marketing

Vëllaznimi dominon Prizrenin, fiton 111:86

0

Vëllaznimi shënoi fitore bindëse ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 111:86 (31:21, 32:16, 24:18, 24:31), në javën e 18-të të ProCredit Superligës.

Më të mirët te vendasit ishin Antëan Walker me 22 pikë e tetë kërcime dhe Jericole Hellems me 15 pikë e shtatë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Tervell Beck me 19 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Vëllaznimi ka dhjetë fitore e tetë humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni ka katër fitore e 14 humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

Rahoveci forcohet me Henry Chibueze në sulm

0

KF Rahoveci ka njoftuar përforcimin më të ri të ekipit, Henry Chibueze, sulmues i krahut, i cili ka firmosur me klubin pas një periudhe të suksesshme te KF Prishtina e Re.

“Me shpejtësi dhe aftësi teknike të larta, Chibueze është një lojtar që sjell dinamizëm dhe kreativitet në sulm, dhe pritet të kontribuojë me gola dhe asiste në çdo ndeshje”, thuhet në deklaratën e klubit, përcjell PrizrenPress.

Drejtuesit e KF Rahovecit shprehen të bindur se ai do të jetë një aset i vlefshëm për ekipin, duke ndihmuar në forcimin e repartit ofensiv.

“KF Rahoveci i uron një mirëseardhje të ngrohtë Chibuezes dhe shpreson që ai të ketë sukses të madh në këtë aventurë të re”, përfundon deklarata./PrizrenPress.com/

Marketing

Vodhi para në një xhami në Rahovec, policia ia publikon fotografinë të dyshuarit- kërkon ndihmë për kapjen e tij

0

 

Ai dyshohet se ka vjedhur paratë që ishin në arkën e një xhamie në Rahovec më 7 dhjetor të vitit të kaluar.

“Rasti ka ndodhur në një xhami në qytetin e Rahovecit, me datë më 7 dhjetor të vitit të kaluar, ku i dyshuari ka hyrë në objektin fetar, dhe duke përdor mjete të forta dyshohet se ka vjedhur paratë që ishin në arkën e objektit fetar, para të cilat besimtarët i kishin lënë në baza vullnetare. Hetimet intensive të zhvilluara deri më tani nga Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Rahovec, në bashkëpunim me njësitë tjera policore, nuk kanë rezultuar ende në gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme hetimore dhe operative.”

“Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, nëse kanë ndonjë informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e publikuar, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt policor, apo përmes numrave të telefonit 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë. Çdo informacion i ofruar që do të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.”

Marketing

Ka vdekur poeti i njohur, Michael Longley

0

Poeti Michael Longley ka vdekur në moshën 85-vjeçare. Vdekja e tij u njoftua të enjten.

I njohur në të gjithë globin, Longley lindi në Belfast në korrik 1939 dhe jetoi në po këtë qytet deri në vdekjen e tij.

Ai shkoi në shkollë në Institutin Akademik Royal Belfast, ku filloi një kënaqësi e përjetshme e regbit.

Në fund të viteve 1950 ai u transferua në Dublin për të studiuar në Trinity College Dublin dhe aty, në shoqërinë e kolegëve poetë studentë, duke përfshirë Derek Mahon dhe Brendan Kennelly, u zhyt në poezi.

Koleksioni i parë i Longley, “No Continuing City”, ishte botuar në vitin 1969 – ashtu si filluan problemet në Irlandën e Veriut.

“No Continuing City”, përfshinte poemën “In Memoriam”, shkruar në kujtim të babait të Longley-t, Riçardit, i cili ishte plagosur në Luftën e Parë Botërore dhe më vonë vdiq nga kanceri.

Poezitë e tij si “The Ice Cream Man”, “Wounds”, “Kindertotenlieder”, “The Linen Workers” dhe “Dusty Bluebells” pasqyruan vuajtjet e viktimave të dhunës me dhembshuri.

Tjetër sukses i madh, FHK-ja e organizon fazën ndërkontinentale të IHF Trophy

0

Nuk kanë të ndalur sukseset e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Pas bisedave që presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, ka zhvilluar me drejtues të lartë të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), të enjten u mor vendimi që faza ndërkontinentale e kampionatit IHF Trophy të zhvillohet në Prishtinë. Ndërkohë ka ardhur edhe konfirmimi nga IHF-ja.

Faza interkontinentale e IHF Trophy për hendbollistët e grupmoshës U20 dhe U18 do të zhvillohet në kryeqendrën tonë prej 10 deri më 16 mars. Do të paraqiten skuadrat më të mira të kësaj gare nga të gjitha kontinentet.

“Duke ditur se ngjarja është kualifikuese për Kampionat Botëror, kjo është një tjetër mundësi e artë që bëhet e mundur falë bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi me IHF-në dhe falë punës shembullore që kemi bërë me organizimet e deritashme”, ka thënë presidenti Saraçini.

Kombëtarja jonë U18 të shtunën e siguroi titullin e kampionit në IHF Trophy për zonën evropiane. Me këtë sukses u kualifikua për fazën ndërkontinentale. Kombëtarja që fiton fazën ndërkontinentale kualifikohet në Kampionat Botëror. Ky edhe është synimi i radhës i federatës dhe kombëtares sonë.

Ekipet kombëtare të hendbollit tashmë kanë arritur dy herë të kualifikohen në Botëror, ndërkohë që në sportet tjera ekipore kjo nuk është arritur ende. Në Botërorin në Spanjë është paraqitur Kosova U21 te hendbollistet, ndërsa në Botërorin në Kinë u paraqit Kombëtarja U18 e hendbollisteve./PrizrenPress.com/

Marketing