26.4 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 230

Tjetër sukses i madh, FHK-ja e organizon fazën ndërkontinentale të IHF Trophy

0

Nuk kanë të ndalur sukseset e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Pas bisedave që presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, ka zhvilluar me drejtues të lartë të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), të enjten u mor vendimi që faza ndërkontinentale e kampionatit IHF Trophy të zhvillohet në Prishtinë. Ndërkohë ka ardhur edhe konfirmimi nga IHF-ja.

Faza interkontinentale e IHF Trophy për hendbollistët e grupmoshës U20 dhe U18 do të zhvillohet në kryeqendrën tonë prej 10 deri më 16 mars. Do të paraqiten skuadrat më të mira të kësaj gare nga të gjitha kontinentet.

“Duke ditur se ngjarja është kualifikuese për Kampionat Botëror, kjo është një tjetër mundësi e artë që bëhet e mundur falë bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi me IHF-në dhe falë punës shembullore që kemi bërë me organizimet e deritashme”, ka thënë presidenti Saraçini.

Kombëtarja jonë U18 të shtunën e siguroi titullin e kampionit në IHF Trophy për zonën evropiane. Me këtë sukses u kualifikua për fazën ndërkontinentale. Kombëtarja që fiton fazën ndërkontinentale kualifikohet në Kampionat Botëror. Ky edhe është synimi i radhës i federatës dhe kombëtares sonë.

Ekipet kombëtare të hendbollit tashmë kanë arritur dy herë të kualifikohen në Botëror, ndërkohë që në sportet tjera ekipore kjo nuk është arritur ende. Në Botërorin në Spanjë është paraqitur Kosova U21 te hendbollistet, ndërsa në Botërorin në Kinë u paraqit Kombëtarja U18 e hendbollisteve./PrizrenPress.com/

Marketing

Derbi i Javës: Bashkimi përballet me Pejën 03 në Prizren

0

Të premten më 24 janar 2025, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren do të zhvillohet një nga ndeshjet më të pritura të Superligës së Femrave në basketboll. KBF Bashkimi do të presë KBF Peja 03 në një përballje që pritet të jetë e zjarrtë dhe plot emocione, përcjell PrizrenPress.

Ndeshja fillon në ora 19:00, ndërsa për të gjithë tifozët hyrja do të jetë falas, duke u dhënë mundësinë e mbështetjes së ekipit të tyre të preferuar nga afër.

Superliga e Femrave këtë fundjavë sjell gjithashtu dy ndeshje të tjera: KBF Trepça vs KBF Junior 06, më 25 janar në ora 12:00 dhe KBF Prishtina 06 vs KBF Penza, po të njëjtën ditë në ora 17:00./PrizrenPress.com/

Marketing

Përurohet rruga “Shuaip Spahiu” në Prizren

0

Është përuruar sot rruga “Shuaip Spahiu” në Prizren. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se kjo rrugë ia ka shtuar bukurinë qendrës së qytetit të Prizrenit.

“Sot po e përurojmë një projekt tejet cilësor infrastrukturor, i cili i ka dhënë edhe më shumë bukuri qendrës së qytetit historik të Prizrenit”, tha Totaj.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, e vlerësoi gjithashtu të rëndësishëm përurimin e kësaj rruge.

Ai tregoi se kjo rrugë është punuar sipas infrastrukturës bashkëkohore.

“Në një të ardhme të afërt do të shndërrohet edhe në një shesh të bukur në qendër të qytetit tonë”, tha ai./PrizrenPress.com/

 

Prognoza e Shalës për rezultatin e zgjedhjeve: LV-ja 34 deputetë, PDK-ja 26, LDK-ja 24, AAK-ja 12 dhe Koalicioni për Familjen 6 deputetë

0

Opinionisti Behxhet Shala, ka prognozuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovës.

Shala në një opinion të publikuar në gazetën “Epoka e re”, ka prognozuar se Vetëvendosjes nuk do të merr më shumë se 34 deputetë, PDK-ja 26, LDK-ja 24, AAK-ja 12 dhe Koalicioni për Familjen 6 deputetë.

“Rezultatet e mundshme të përkthyera në deputetë: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel këto do të ishin rezultatet: VV-ja, maksimalisht 34 deputetë. PDK-ja, maksimalisht 26 deputetë. LDK-ja, maksimalisht 24 deputetë. AAK – NISMA, maksimalisht 12 deputetë. Koalicioni për Familje, 4 – 6 deputetë”, ka shkruar Shala.

Marketing

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

0

Babai i të ndjerit V.C., Behar Cengu nga Kukësi ka thënë se ishte njoftuar nga një shok se djali i tij ishte në spitalin e qytetit. Këtë informacion, ai thotë ta ketë marrë pasi ishte interesuar të di për fatin e djalit që nuk po i kthehej në shtëpi në natën kritike kur kishte ndodhur vrasja.

V.C, ishte vrarë në lokalin “Kobra City” në Prizren më 3 janar 2023, ndërsa për këtë vrasje akuzohen Dibran Hoxha dhe katër persona tjerë.

Por, Behar Cungu tha se në momentin kur kishte shkuar në spital, djali i tij kishte vdekur, dhe që me pas ishte dërguar për në Tiranë, ndërsa i plagosuri tjetër Rudgen Shehu ishte dërguar më herët.

“Një i plagosur ka shku për Tiranë pastaj edhe djalin tim e kanë dërguar ne Tiranë me ambulancë. E ka shoqëru vëllau im rreth orës 6 e gjys ose 7, por kishte ndrru jetë”, shtoi tutje i dëmtuari Cengu, në seancën gjyqësore që është mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Cengu ka thënë se e kishte thirr djalin në telefon por nuk po i bënte derisa filloi ta kërkonte nëpër qytet.

“.. I rash qytetit rreth e çark, i shkova pak para kohe shokut të shërbimit (ushtarak), ai e kishte marrë vesh ngjarjen, unë s’dija gjë, nuk isha i njoftuar. Më tha shoku a ka Behar Cengu tjetër në Kukës, thash Behar Cengu s’ka tjetër, jam vetëm unë. Më tha shko po pate mundësi në spital, aty gjeta djalin”.

Po ashtu gjatë kësaj seance është dëgjuar edhe Vllaznim Mustafa i cili kishte qenë duke bërë muzik në lokali “Kobra City” në natën kur ka ndodhur ngjarja kririke.

Tutje, në deklaratën e tij ai tha se i akuzuari Hoxha, i cili njihet me nofën “Kobra” tha se nuk ka qenë gjatë gjithë kohës në lokal, dhe se atë e kishte parë në fillim kur ka shkuar dhe në fund kur kanë ardhur policia për të kontrolluar vendin.

“Unë kam shku në ora 10 dhe aty e kam taku Dibranin, aty ka qenë. Nuk ka qenë gjithë kohës. Unë e kam pa vetëm në fillim dhe në fund me policin”, tha dëshmitari.

Tutje në dëshmin e tij, dëshmitari Mustafa tha se në lokal kishin qenë tre persona nga Shqipëria dhe pasi që kishin dalur për të biseduar me menaxherin e lokalit, ata hyn brenda duke dhe kanë filluar të rrëzojnë një tavolinë.

“Nuk i kam pa kur kanë hy brenda. Kanë dalë jashtë mirë sjellshëm, ka qenë duke bisedu nëse nuk gaboj. Ata kanë bisedu me menaxherin e lokalit… Momentin kur kanë hy brenda prap e ka përplas derën nesë nuk gaboj këta të Shqipërisë dhe e kanë rrëzu një tavolinë”, tha dëshmitari.

Në pyetjen e mbrojtësit të Dibran Hoxhës, avokatit Florent Latifaj se si janë dukur këta tre persona, dëshmitari tha se njëri ka qenë pak më i shkurtë, njëri ka qenë i gjatë dhe tjetri ka qenë pak i shëndosh.

Ndërsa, në pyetjen e avokatit Latifaj se a është e vërtet deklarata e dhënë në polici që në momentin kur njëri nga kamarierët ka dërguar një faturë për pagesë tek tavolina ku ishin këta tre persona dhe se ata kishin refuzar pagesen dhe se pastaj kanë dal për të biseduar me menaxherët jashtë lokalit, dëshmitari tha se po.

Po ashtu, dëshmitari tha se personi i cili ishte më i gjatë, kishte bërë vrull të hyntë në zyrën kur jepeshin bashkishet dhe ku qëndroni gocat, duke e shkelmuar derën.

“Gocat kanë qenë në kabinë, i kanë ulset e veta… Dhe prej aty kur ka fillu problemi kanë ik dhe kanë shku në zyre. Të njejtën zyre ka tentu me hap ky personi qe e thash. I m’shojke me shkelëm”, shtoi tutje dëshmitari.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktauzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren një vit më parë.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, “Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C,  duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit.

Një grua në Dragash sulmohet fizikisht nga burri i saj

0

Në Dragash një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Siç ka bërë të ditur policia, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Marketing

97-shi i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, mirëpritet nga elektorati i Korishës së Prizrenit dhe Gjakovës

0

Kandidati I  LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, është mirëpritur nga elektorati i Korishës së Prizrenit dhe Gjakovës

“Në Korishë mbajtëm një tubim të veçantë me qytetarët e kësaj ane, ku mori pjesë edhe Kryetari dhe Kryeministri i ardhshëm, Lumir Abdixhiku. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, dhe mbështetja e madhe e qytetarëve tregoi unitetin dhe përkushtimin për rrugëtimin tonë të përbashkët”,shkruan ai në Facebook.

“Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe përkrahjen tuaj! Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Korishën dhe gjithë vendin!”.

Uka tregon se një mbrëmje frymëzuese ishte edhe  në Gjakovë

“Gjakova na mirëpriti me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme në tubimin e mbajtur, ku qytetarët e kësaj treve treguan mbështetjen e tyre të palëkundur. Ishte një mbrëmje e mbushur me energji pozitive dhe shpresë për të ardhmen, që na motivon të punojmë edhe më shumë për të përmbushur pritshmëritë e tyre”.

“Falënderojmë çdo qytetar për përkrahjen dhe angazhimin e tyre. Gjakova gjithmonë ka qenë dhe mbetet një shembull i fuqisë së bashkimit dhe vendosmërisë për progres”.

124 LDK
97 Xhavit Ukaj

#LDK124 #Xhaviti97 #BashkëPërNdryshim #Lumir2025

Marketing

Në Shkozë të Malishevës, mjeti i dyshimtë u gjet në një lis

0

Një burrë në fshatin Shkozë të Malishevës të mërkurën derisa ishte duke ecur në një fushë, në një lis ka vërejtur një mjet të dyshimtë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njësia policore është duke e siguruar vendin e ngjarjes derisa aty të dalë njësia për deminim.

.

 

Policia jep detaje shtesë për sulmin e katër nxënësve nga qeni në shkollën e Shirokës

0
Policia ka dhënë detaje shtesë për rastin e sulmit të qenit ndaj katër nxënësve në shkollën “17 Shkurti”, në Shirokë të Suharekës.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se qeni dyshohet se ishte i tërbuar dhe fillimisht i ka sulmuar dy fëmijë duke ju shkaktuar lëndime trupore.

Më pas, lëndime trupore gjatë ikjes kanë pësuar edhe dy nxënës të tjerë, me ç’rast të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Lidhur me rastin patrulla policore ka intervenuar dhe i është përgjigjur rastit me ç’rast zyrtarët policor janë ballafaquar me rrezikun nga qeni i cili u është vërsulur edhe zyrtarëve policor. Me qëllim të eliminimit të rrezikut një zyrtar policor ka përdor pajisjen zyrtare (armën zyrtare) në drejtim të qenit duke e asgjësuar qenin”, thuhet në raport.

Pas inicimit të rastit është arrestuar i dyshuari kosovar (pronari i qenit) nën dyshimin se e ka lënë qenin pa përkujdesje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

Marketing

Moti sot i vranët, me kushte për mjegull e ngrica

0

Moti sot pritet të jetë kryesisht i vranët, por herë pas here do të ketë intervale të shkurtra me diell.

Sipas IHMK-së, në mëngjes parashikohet mjegull dhe ngrica.

Temperaturat minimale do të jenë nga -3°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga 6°C deri në 8°C.

Marketing