Bashkimi ka mundur Borën me rezultat 94:76 në xhiron e 18-të të Superligës.
Lejson Zeqiri udhëhoqi Arpaxhikët me 21 pikë të shënuara.
Në anën tjetër, më i miri te Bora ishte Desmond Cambrdige Jr. me 17 pikë.
Marketing
Marketing
FC Liria ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Leotrim Krasniqit si trajnerin e ri të ekipit, duke hapur një kapitull të ri për klubin.
“Një epokë e re fillon për FC Liria! Me një vizion të qartë dhe një mentalitet fituesi, trajneri ynë i ri është gati ta udhëheqë ekipin drejt sukseseve të mëdha. Puna, përkushtimi dhe ambicia do të jenë themeli i këtij rrugëtimi, ku çdo ndeshje do të jetë një betejë dhe çdo fitore një hap më afër objektivave tona”, deklaroi klubi në njoftimin e tij zyrtar, përcjell PrizrenPress.
Marketing
Autostrada Hangar në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren gjatë javës mirëpret Korin e Filharmonisë së Kosovës, për koncertin hapës të këtij viti.
Në njoftimin e Filharmonisë së Kosovës thuhet se ky kor do të nisë vitin me koncertin në Prizren, nën dirigjimin e Hajrullah Sylës.
“Kori i Filharmonisë së Kosovës do të nisë vitin me një koncert në Prizren. Me një program të pasur me vepra bashkëkohore, Kori do të paraqitet para publikut nën dirigjimin e Hajrullah Sylës, me pjesëmarrjen e Ansamblit Harkor dhe Perkusioneve të Filharmonisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Dy nxënës të lënduar nga sulmi i qenit në shkollën “17 shkurti” në Shirokë të Suharekës janë trajtuar në Spitalin e përgjithshëm në Prizren. Një nxënëse është ndaluar për trajtim të mëtejmë në Repartin e Infektivës.
Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti ka pohuar se gjatë ditës janë pranuar dy nxënës, ku njëra prej tyre ka pasur plagë më të mëdha.
“Mjeku i Emergjencës i ka përpunuar plagët, dhe pastaj një është liruar në shtëpi, derisa tjetra që ka pasur plagë në kokë është dërguar në Repartin e Infektivës për trajtim të mëtejmë”, ka thënë Veçgishti për Telegrafin.
Sipas njoftimit të Policisë rajonale të Prizrenit, në këtë rast kanë pësuar lëndime tre nxënës, derisa një nxënëse tetëvjeçare ka pësuar lëndime më serioze në kokë nga kafshimi i qenit.
Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi ka theksuar se Policia në Suharekë të mërkurën rreth orës 09:50 ka pranuar informatën se ka ndodhur një sulm ndaj nxënësve nga një qen në objektin e kësaj shkolle.
“Patrullat policore i janë përgjigjur rastit me urgjencë, ku pasi kanë arritur në shkollë kanë vërejtur një qen brenda shkollës, i cili kishte sulmuar nxënësit e shkollës dhe paraqiste rrezik potencial ende. Qeni ka sulmuar edhe policët mirëpo në shpejtësi është asgjësuar duke e mënjanuar rrezikun e mëtutjeshëm”, ka thënë Gashi për Telegrafin.
Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar pronari i qenit.
Rasti është evidentuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe hetimet rajonale bashkë me njësitë tjera janë duke e hetuar rastin.
Marketing
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka emëruar Rexhep Ibraimi si drejtor të Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike. Ky ndryshim vjen pas prishjes së marrëveshjes së koalicionit me subjektin politik VAKAT, përcjell PrizrenPress.
Ibraimi do ta udhëheqë këtë drejtori deri në përfundim të mandatit, me synimin për të siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e Komunës së Dragashit.
“Pas prishjes së marrëveshjes së koalicionit me subjektin politik VAKAT, kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, ka emëruar z.Rexhep Ibraimi drejtor të Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, i cili do ta udhëheq këtë drejtori deri në përfundim të mandatit.
Rexhep Ibraimi nga fshati Radeshë është një zyrtar me përvojë shumëvjeçare në Drejtorinë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike. Kryetari Xheladini i ka uruar suksese në detyrën e tij të re”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/
Marketing
Ftohen të interesuarit që të aplikojnë dhe insitucionet relevante të artit të propozojnë kandidatët për:
Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore
4 Çmimet Vjetore për Teatër 2024; shfaqja më e mirë, regjia më e mirë, aktori/aktorja më e mirë dhe çmimin vjetor për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar.
Propozimi duhet të përmbajë arsyetimin me shkrim, CV-në e të nominuarit, si dhe materialet tjera përcjellëse.
Për më shumë informacione: https://shorturl.at/5dIPS /
Marketing
Skuadra e Bashkimit shumë shpejtë mund të sjellë një përforcim të ri pas largimit të Robert Rikiq, duke lënë të hapur mundësinë për një lojtar të pestë.
Vendimi final pritet të merret nga trajneri i ri, Saša Jankovic, i cili tashmë ka filluar të ndikojë në ekipin prizrenas pas prezantimit të sontëm.
Bashkimi, që gjatë fundjavës mposhti thellë rivalin lokal P.C. Prizrenin, ka arritur të barazohet me pikë me Trepçën në krye të tabelës pas humbjes së mitrovicasve nga Vëllaznimi. Me këtë formë të lartë dhe mundësinë për një përforcim tjetër, Bashkimi synon të konsolidojë forcat për pjesën finale të kampionatit.
Tifozët e klubit prizrenas, po presin me interes të madh çdo lëvizje të re, që mund të rrisë më tej performancën e ekipit në vijim të sezonit, që sivjet po kërkon minimalisht një trofe. /AsistiOnline.com/
Marketing
ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet këtë mesjavë me dy përballje kyçe në kuadër të xhiros së 18-të.
Skuadra e Bashkimit, e cila ka regjistruar një bilanc mbresëlënës prej 12 fitoreve dhe vetëm 5 humbjeve, do të presë Borën nga Prishtina, e cila po kalon një sezon të vështirë me 5 fitore dhe 12 humbje. Ndeshja, e cila do të zhvillohet të mërkurën, është një mundësi e artë për prizrenasit që të konsolidojnë pozitat e tyre në krye të tabelës, ndërsa Bora do të kërkojë të sfidojë favoritët në kërkim të një rikthimi të shumëpritur.
Një tjetër duel i zjarrtë pritet mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, dy ish-kampionëve të Kosovës. Pejanët, me 10 fitore dhe 7 humbje, do të synojnë të shfrytëzojnë terrenin vendas për të siguruar një fitore të rëndësishme. Në anën tjetër, therandasit, me bilanc të kundërt prej 7 fitoreve dhe 10 humbjeve, do të kërkojnë të dalin nga kriza dhe të përmirësojnë pozitat e tyre në tabelë.
Të dy ndeshjet zhvillohen në ora 18:30.
Marketing
Tre nxënës të shkollës së fshatit Shirokë të Suharekës janë lënduar si pasojë e sulmit që morën nga një qen.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Vesel Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.
Ai shtoi se fëmijët ishin në korridorin e shkollës kur u sulmuan nga qeni.
Marketing
Kandidat i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, vizitoi familjen e Hasan Parallangaj, një familje dëshmorësh në Lugishtë të Hasit, e cila është bashkuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Gjatë vizitës, Ukaj shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e kësaj familjeje në luftën për liri dhe pavarsi.
Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes nga çdo familje e Kosovës dhe angazhimin për një të ardhme më të mirë.
Marketing