18.2 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025
Home Blog Page 245

Komuna e Prizrenit nis procedurat e prokurimit për finalizimin e ndërtesës së Bibliotekës, vlera e parashikuar 1.5 milion euro

0

Komuna e Prizrenit ka iniciuar procedurat e prokurimit për punimet e nevojshme për finalizimin e ndërtesës së Bibliotekës. Ky projekt i nisur para afër një dekade, nuk është kompletuar ende, përkundër zotimeve të qeverive të ndryshme komunale.

Njoftimi për kontratë është publikuar gjatë kësaj jave.

“Autoriteti Kontraktues synon të bëj renovimin final të objektit të bibliotekës dhe me këtë rast do të kryhen këto veprime: punët ndërtuese, elektrika, mekanika, kanalizim dhe ujësjellës, fikja automatike e zjarrit”, shkruan në këtë njoftim, raporton Telegrafi.

Aty theksohet se vlera e parashikuar e kontratës është 1.5 milionë euro, derisa afati i fundit për paraqitjen e ofertave është data 25 shkurt 2025.

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Adem Morina ka theksuar se projekti është planifikuar si trevjeçar, por se synimi është që punimet të realizohen në afatin sa më të shpejt kohor.

“Tashmë është iniciuar procedura e prokurimit për këtë projekt dhe shpresoj që tenderimi të kryhet brenda afateve të caktuara ligjore dhe që punimet të nisin dhe të realizohen sa më shpejtë”, ka thënë Morina për Telegrafin.

Sipas tij, me këtë projekt parashihet rregullimi i tërësishëm i objektit dhe funksionalizimi i tij për veprimtarinë e Bibliotekës dhe zyrat përcjellëse sipas nevojave të kohës.

Aktualisht Biblioteka e Qytetit veprimtarinë e zhvillon në qendër të qytetit përkatësisht në Sheshin e Lidhjes.

Ndërtesa e re e Bibliotekës në Prizren në lagjen “Tabakhane” ka filluar të ndërtohet para afër një dekade. Mirëpo pas realizimit të punimeve të vrazhda, nuk ka pasur intervenime tjera. Në distancë prej disa metrash ndodhet edhe ish-shkolla e Ryzhdijes, që është pronë e mbrojtur e trashëgimisë kulturore.

Aktivistët e shoqërisë civile, muaj më parë, patën bërë thirrje që autoritetet të intervenojnë në të dyja objektet, me qëllim që ato të vihen në funksion të komunitetit për realizimin e aktiviteteve kulturore dhe edukative.

“Prizreni ka nevojë për objekte kulturore pasi është qytet kulturor edhe për këtë arsye duhet sa më parë të bëhen intervenimet e nevojshme, pra të funksionalizohet Biblioteka e paraparë nga qeveria lokale dhe po ashtu të restaurohet në tërësi edhe objekti i Ryzhdijes pra shkolla e mesme e parë në Prizren”, pat thënë Edin Gështenja nga OJQ “EC Ma Ndryshe”.

Asokohe drejtori Morina pat sqaruar se për çështjen e restaurimit të Ryzhdijes, Komuna e Prizrenit nuk ka ndonjë plan meqë nevojitet bashkërendimi i hapave edhe me autoritetet e trashëgimisë kulturore. /Telegrafi/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

557 vjet nga vdekja e Skënderbeut!

0

Sot mbushen plot 557 vjet nga vdekja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Skënderbeu vdiq më 17 janar të 1468-ës, në Lezhë.

Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë, lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava.

Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare. Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë Osmane të pushtonte Perëndimin e Evropës. Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.

Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa prijësin e saj.

Skënderbeu vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15-të dhe ishte një shembull për imitim për të gjithë heronjtë e mëvonshëm.

Marketing

Prizren/ Arrestohet një person për organizim të bixhozit

0

Një person  është arrestuar në Prizren nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

“Prizren 09.01.2025- NN. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është duke organizuar dhe shpërnda baste online. Me date 16.01.2025 i dyshuari është arrestuar dhe nga ai  në cilësinë e provave materiale   është sekuestruar një telefon mobil. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim

Marketing

Arrestohet i kërkuari në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit prej tre vite

0

Policia e Prizrenit sot ka arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tre (3) vitesh burgim një 22-vjeçar të kërkuar.

I arrestuari ishte shpallur në kërkim nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale “Tentim vrasje”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet tutje në njoftimin e policisë në Facebook.

Marketing

Prokuroria në Prizren ngrit 14 aktakuza kundër 14 personave për vepra penale

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 14 aktakuza kundër 14 personave për një sërë veprash penale, përfshirë kanosjen, vjedhjen e shërbimeve dhe ndërtimin pa leje.

4 aktakuza kundër 4 personave për veprën penale “Kanosja”;

  • 3 aktakuza kundër 3 personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
  • 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;
  • 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
  • 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
  • 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Mashtrimi”;
  • 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Vjedhja”;
  • 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
  • 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.
  • Marketing

Policia shqiptoi 1801 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1801 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 11 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 31 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

43 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

0

Sot shënohet 43-vjetori i vrasjes së veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

17 janari i vitit 1982 është dita kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Edhe pse kanë kaluar 43 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me veprimtarët.

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë. Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllavë dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë në të cilën agjentët e sigurimit jugosllav dhe kundërshtarët e pushtetit luftojnë mes tyre.

Pas kroatëve në ekzil, Qeveria e Beogradit u ka shpallur luftë të përgjakshme shqiptarëve që vijnë nga Kosova. Atentati ka ndodhur, përderisa drejtuesi i veturës (BMW 316, targa: HN CY 353) nxirrte veturën nga garazhi, duke e drejtuar prapthi në drejtim të udhëkryqit.

Në mot me borë, diku në 40 metrat e para vetura ka ndaluar pasi që nga një vend ndërtim në anë të djathtë, një person ka shtënë nga një distancë prej tre metrash. Krahas kësaj, një person tjetër ka gjuajtur dhe iu ka afruar asaj për të vërtetuar se ia kanë arritur qëllimit.

Fqinjët, të frikësuar nga krismat, i shohin dy persona të gjinisë mashkullore duke ikur. Vetura ka mbetur e ndezur, pasi që Bardhoshit i kishte mbetur këmba në pedalin e gazit. Si pasojë e kësaj, vetura ka vazhduar më tutje të ecën derisa përplaset me një garazhe.

Gjatë kësaj kohe, drejtuesi ka vdekur, ndërsa pas përplasjes është fikur motori. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur të vdekur drejtuesin e makinës, Bardhosh Gërvallën, 31 vjeç, i goditur nga gjashtë plumba, Kadri Zekën i vrarë nga dy goditje me plumba në trup dhe Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga dy goditje me plumba.

Der Spiegel (25 janar 1982) për motivin e krimit shkruan se identifikimi i shpejt i viktimave e ka sqaruar edhe motivin dhe drejtimin politik të tyre: “Jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisjes së Beogradit”. Edhe për autorët e vrasjes pati shënjime.

Në vendin e ngjarjes, Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes, i kishte pëshpëritur policisë “Ka qenë UDB-ja”.

Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat nga pistoletat e kalibri 7,65, dhjetë goditje kishin qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën. Një polic në vendin e ngjarjes thotë: “E tëra dukej si pas një ekzekutimi”.

Ishte metodë që përdoret nga shërbimi sekret, siç thoshte snajperisti dhe instruktori i policisë nga Stuttgarti, Siegfried Hubner: duhet qëlluar me katër plumba, “tre për ta mbërthyer viktimën nëse ajo qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për ta bërë të paaftë për kundërvënie, dhe pastaj rigjuajtja e katërt e domosdoshme dhe vdekjeprurëse”.

Koha dhe atentati ishte kulminacion i grindjeve të shërbimit sekret jugosllav me kundërshtarët e regjimit në botën e jashtme në këto vite./eo

Marketing

 

Limaj nga Malisheva: Nëndega e qytetit i tha fuqishëm ‘PO’ listës për Kosovën Fituese

0

Fatmir Limaj, kandidati për deputet i koalicionit Kosova Fituese, ka marrë pjesë në një tubim në Malishevë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se nëndega e qytetit në Malishevë i tha fuqishëm “PO” listës për Kosovën Fituese.

“Me një pritje entuziaste e madhështore nga përkrahësit tanë të secilës lagje të nëndegës së qytetit të Malishevës, na dhanë mesazhin a madh se Mazrekët, Hotët dhe të tjerët që jetojnë e veprojnë në qytet, janë bërë bashkë për fitoren tonë të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit”.

“Kjo nëndegë, si përherë do të jetë promotore e fitores dhe vazhdimi të Veprave të mëdha, që i presin dhe meritojnë qytetarët tanë”, ka thënë Limaj.

Marketing

 

 

Abdixhiku në Mushtisht: LDK ka rilindur si forca kryesore e vendit, më 9 shkurt bëjmë ndryshimin

0
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte vizitoi banorët e fshatit Mushtisht.

 

Nga atje, tha se LDK ka rilindur si forca kryesore e vendit, e gatshme ta sjellë ndryshimin më të madh në historinë politike të Kosovës.

“Takimi i fundit sonte, në fshatin Mushtisht! Po, një fshat, sonte, kaq shumë prezencë, kaq shumë energji, kaq shumë përkushtim!  LDK është në momentet më të mira tash e sa kohë! Shpresa që kërkon ndryshimin gjithmonë e gjen rrugën, dhe Lidhja që lëshon kushtrimin gjithmonë e gjen popullin! Prandaj sot jemi bashkë! Prandaj me 9 shkurt do ta bëjmë ndryshimin e madh!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“Lidhja Demokratike ka rilindur si forca kryesore e vendit, e gatshme ta sjellë ndryshimin më të madh në historinë politike të Kosovës. LDK dhe populli tashmë janë një; ta kuptoni këtë! 124 është numri ynë. Republika jonë është vet ëndrra jonë. Ndryshimi sot është misioni jonë”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe turmë

Marketing

Moti sot i vranët, me pak diell gjatë ditës

0

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me periudha të shkurtra me diell gjatë ditës, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të variojnë nga -8°C deri në -4°C, ndërsa maksimalet nga -1°C deri në 4°C.

Marketing