18.4 C
Prizren
E hënë, 28 Prill, 2025
Home Blog Page 257

Ulëse dhe shporta të reja për zonën historike të Prizrenit

0

Komuna e Prizrenit ka nisur vendosjen e ulëseve dhe shportave të reja në zonën historike, si pjesë e punimeve për modernizimin dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe vizitorët.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ky investim synon të përmirësojë infrastrukturën urbane dhe të kontribuojë në ruajtjen e pastërtisë në një nga zonat më të rëndësishme të qytetit, përcjell PrizrenPress.

“Këto janë elemente të thjeshta, mirëpo, shumë të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe ruajtjen e pastërtisë në këtë pjesë të rëndësishme të qytetit”, thuhet në njoftimin zyrtar./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

27 vite nga publikimi i albumit të rok grupit Metallica

0

Ishte 18 nëntori i vitit 1997 kur rok grupi i njohur, Metallica i gëzuan dashamirët e muzikës së tyre, nëpërmjet publikimit të albumit ‘’Reload’’, shkruan KultPlus.

Ky album i përbërë prej 13 këngësh do të ishte vazhdimi i albumit të tyre paraprak, ‘’Load’’. Këto krijime të reja artistike do të priteshin tejet mirë nga publiku. ‘’Reload’’ debutoi në numrin një në billboard  e shumëta dhe arriti të shitej me 436,000 kopje që në javën e parë.

Rok grupi muzikor dha 3 muaj mund pa ndërprerë, në mënyrë që albumi të dilte edhe më mirë sesa që ishte planifikuar nga ta.

Reload u regjistrua në ‘The Plant’, një studio me pllaka druri në Sausalito, California. Sesioni u prodhua nga Bob Rock, i cili gjithashtu prodhoi dy albumet e mëparshme të Metallica. Vepra artistike e albumit tregon një foto nga Andres Serrano.

Disa nga këngët të cilët e përbëjnë këtë album janë: ‘’Fuel’’, ‘’The memory remains’’, ‘’Devil’s dance’’, ‘’The Unforgiven II’’ dhe shumë të tjera që vazhdojnë edhe sot të dëgjohen tejet shumë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Çoçaj: Komandant Drini më kërkoi të inkuadrohem në Shërbimin e Zbulimit në ZO të Pashtrikut, s’ka pasur SHIK atëkohë

0

Sipas dëshmitarit Nezir Çoçaj, atij iu ishte kërkuar nga komandant Drini (Ekrem Rexha), që t’i bashkohet Shërbimit të Zbulimit në nivel zone në Zonën Operative të Pashtrikut dhe kjo kërkesë kishte ardhur në dhjetor të 98-ës.

“Kjo është e vërtetë por fillimisht ai ka kërkuar që në njëfarë forme unë të merrna me logjistikë, ngase isha nga regjioni i Hasit dhe mundësitë për ishin për të kërkuar ndihma financiare tek hasianët që punonin jashtë Kosovës. Kjo ka qenë kërkesa fillestare e Komandant Drinit për mua”, tha Cocaj.

Detyrën fillestare sipas tij, ai nuk e kishte marrë përsipër, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Jo nuk e kam marrë përsipër këtë detyrë”, tha dëshmitari duke shtuar se komandant Drini kishte besim tek dëshmitari për shkak se kishin njohësi përmes një familjari të tij.

“Ai me propozoi që është mirë të punosh në këtë sektor dhe prandaj edhe pranova. Arsyet e drejtpërdrejta nuk i di pse por ngaqë që kishim komunikim dhe njohësi përmes një familjari të tij e ndoshta edhe për shkak të besimit që ka pas ndaj meje. Saktësisht nuk i di arsyet se çka e ka pa të arsyeshme që unë të punoj në këtë sektor”, tha Çoçaj, duke shtuar se nuk ka pas emërim me shkrim por vetëm gojarisht.

Dëshmitari tha se nuk ka pas emërime as të pozitave të tjera por që mbas disa kohësh ka ardh Halil Çadraku dhe një grua me emrin Peka Gashi.

Pas kësaj, rreth muajit prill, në këtë sektor sipas dëshmitarit ka qenë  Xhavit Bajraktari.

Dëshmitari tha se përpara janari të 99-ës nuk e din që ka pasur ndonjë strukturë të zbulimit.

“Në nivel të Zonës Operative nuk e di që ka pas”, tha Çoçaj.

Dëshmitari mohoi të ketë pasur rregullore për kryerjen e funksioneve të zbulimit. Megjithatë, ai tregoi se si shkonte vija e raportimit.

“Nëse ishte z. Çadraku aty po. Pastaj ka shkuar me hierarki tek shefi i operatives, shefi i shtabit në nivel të zonës dhe pastaj kupola që ka qenë zëvendëskomandanti e sidomos komandanti i zonës. Pra, në këtë far vije kemi lëvizë apo kemi shku me informacione”, tha Çoçaj.

Ai tha se informacionet në shumicën e rasteve përcilleshin me gojë por ka pasur raste që edhe me shkrim.

Ndërsa, komunikimet sipas Çoçajt bëhej me radio-lidhje e po ashtu në territore të afërta edhe verbalisht.

Ai është pyetur edhe për rolin e sektorit të zbulimit për të identifikuar kolaboracionistet ose bashkëpunëtoret.

Çoçaj tha se asnjëherë nuk është përfshi në mbledhjen e informacionit për persona të tillë dhe as shefi i tij Halil Çadraku nuk ia kërkuar një gjë të tillë e po ashtu as Komandant Drini.

Ai tha se shërbim të ShIK-ut nuk ka pas atë kohë por ai i Zbulim-Kundërzbulimit (ZKZ) ka qenë.

Dëshmitari tha se gjatë fillimit të luftës, përpara verës së 98-ës nuk ka pas mundësi Shtabi i Përgjithshëm me dhanë instruksione për secilin fushë.

“Nuk kemi pas instruksione e nuk e kam ditë as nuk kemi ditë që ekziston Shtabi i Përgjithshëm në atë kohë”, tha Çoçaj.

Çoçaj: Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Veseli

Dëshmitari Nezir Çoçaj gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka thënë se i është kërkuar nga Ferat Shala që të inkuadrohet në Shërbimin Informativ të Kosovës (ShIK), e që sipas tij drejtor i saj ka qenë Kadri Veseli.

“Zotëri Ferat Shala”, u përgjigj dëshmitari kur u pyet nga prokurorja Vega Iodice, duke shtuar se kjo ftesë i është bërë në vitin 2001.

Çoçaj tha se nuk e din arsyen se pse iu kërkua një gjë e tillë por që sipas tij,  Shala i kishte thënë se janë të interesuar që të themelojnë këtë organizatë dhe që duhet të gjejnë njerëz, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ka ardh ka bisedu me mu, “jemi të interesuar ta themelojmë ose do ta themelojmë organizatën SHIK dhe jemi të interesuar për të gjetur njerëz”, tha Çoçaj.

Ai u pyet gjithashtu se kush mendon se ia ka dhënë Ferat Shalës këtë detyrë për të gjetur njerëz.

“Po mendoj që është kanë nga drejtori “kam përgjegjësinë të bisedojë me ju, të përzgjedhë njerëz. Me siguri, në atë kohë ka qenë zotëri Kadri Veseli”, tha ai.

Sipas dëshmitarit Çoçaj, Ferat Shala ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe ka vepruar në Zonën Operative të Drenicës,  .

Sipas tij, Shala ka pasur nofkën “Pëllumbi” gjatë kohës së luftës.

Me kaq përfunduan pyetjet e prokurores për këtë dëshmitar për të vazhduar më pas me ekipet e tjera të mbrojtjes.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aktakuzë për turkun dhe kosovarin që therën për vdekje dhe lanë në rrugë të riun në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren sot ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve të cilët dyshohet se e kanë therur për vdekje dhe e kanë lënë në rrugë një 26-vjeçar në korrik të këtij viti në Prizren.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve E.A., (shtetas turk), dhe H.B., (shtetas kosovar), të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale ‘Lëndimi i rëndë trupor’ nga neni 186, par.5 lidhur me par.3, pika 3.2 lidhur me par.2, pika 2.1, ’Mosdhënia e ndihmës’ nga neni 188, par.4 lidhur me par.1 si dhe veprën penale ‘Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’ nga neni 378, par.1, pika 1.3 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.A., me datë 06.07.2024, rreth orës 23:50 min, në Prizren, me anë të mjetit të rrezikshëm, i shkakton lëndim trupor personit tjetër dhe për pasojë shkakton vdekjen e tij, në atë mënyrë që paraprakisht takohen me viktimën A.Th., nga Prizreni në lagjen ‘Kurillë’, me ç’rast viktima ia kërkon telefonin të pandehurit me qëllim që ta njoftojë shokun e tij – të pandehurin tjetër H.B., dhe pasi që ky i fundit vjen me veturën e tij në lokacionin në fjalë, i pandehuri ulet në ulësen e pasme të automjetit, derisa viktima në ulësen e përparme dhe pas një konfrontimi verbal me njëri – tjetrin, dalin nga vetura, me ç’rast  i pandehuri me përdorimin e një mjeti të mprehtë, e godet viktimën në pjesën e përparme të këmbës, duke i shkaktuar plagë therëse, të konstatuara si në Raportin e Autopsisë – të datës 31.10.2024, dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ku për pasojë, viktima nga plagët e pësuara, pasi fillimisht pranon ndihmën mjekësore pranë Qendrës Emergjente në Prizren, dërgohet më pas pranë QKUK-së në Prishtinë, ku si pasojë e shokut hemorragjik edhe ndërron jetë”.

“Me këto veprime, i pandehuri E.A., ka kryer veprën penale ‘Lëndimi i rëndë trupor’” sipas KPRK-së.

“Ndërsa, i pandehuri H.B., me datë 06.07.2024, rreth orës 23:55 min, në Prizren, nuk i ofron ndihmë personit, jeta e të cilit ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe pse këtë ka mundur ta bëjë pa rrezik të madh për veten, në atë mënyrë që pasi ishte duke e bartur viktimën A.Th., në veturën e tij, duke e ditur se ky i fundit ishte plagosur rëndë me mjet të rrezikshëm nga i pandehuri E.A., nuk e dërgon të njejtin pranë ndonjë institucioni të kujdesit shëndetësor, e lejon të dalë nga vetura dhe e lë në rrugë – në afërsi të rrethit të lagjes “Bazhdërhane” në Prizren dhe vazhdon rrugën me veturën e tij në drejtim të lagjes “Ortakoll”, ku si pasojë e plagëve të pësuara, përkatësisht  si pasojë e shokut hemorragjik viktima edhe ndërron jetë pranë QKUK-së në Prishtinë”.

“Po ashtu, i njëjti duke qenë në dijeni për identitetin e kryesit të veprës penale të lëndimit të rëndë trupor, nuk e njofton organin kompetent për një fakt të tillë, në atë mënyrë që pasi ka qenë në dijeni si dëshmitar okular në kryerjen e veprës penale nga E.A., megjithatë refuzon që ta njoftojë policinë apo organin tjetër kompetent lidhur kryerjen e veprës penale dhe identitetin e kryesit të saj. Në këtë mënyrë, i pandehuri H.B., ka kryer veprat penale ‘Mosdhënia e ndihmës’ dhe ‘Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’ sipas KPRK-së”.

Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor, t’i shpallë të akuzuarit fajtorë, dhe që ata të dënohen sipas ligjit.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Çka është ‘bari i magarit’ dhe si mbiu mbi asfalt pas disa muajve në Dvoran të Suharekës?

0

Komuna e Suharekës në fillim të vitit 2024 shtroi një rrugë në fshatin Dvoran. Por disa muaj më vonë, rruga nisi të prishet e bari në skaje mbiu mbi asfalt.

“Mbi asfalt është një lloj, këtu i thojmë ‘bar magari’ është shumë…del ai shpërthen, edhe nuk thahet” – ka thënë Mehmet Alia, banor i fshatit Dvoran.

“Po shihet këtu në vendngjarje, këtu është kanalizmi, ka flejtë rruga, u prishë 2 metra përafërsisht, është rrugë kryesore e lagjes. Po kjo mund të prishet edhe më shumë” – ka thënë ai.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka komentuar mbirjen e barit mbi asfalt.

 

Në anën tjetër, edhe drejtori i Urbanizimit dhe Planifikimit në Komunën e Suharekës, Visar Kuçi ka shpjeguar se rruga në fshatin Dvoran është shtruar me një shtresë.

“Të gjitha asfaltet që shtrohen një shtresë është më problem, cilësia është më e dobët. Në zonat urbane kemi nis shtrimin e rrugëve më dy shtresa asfalt” – ka deklaruar Kuçi. /Kallxo

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Nezir Çoçaj nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari Nezir Çoçaj, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonës së Pashtrikut. Çoçaj është deshmitari i 104-ti me radhë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

 

Ky dëshmitar ka qenë me masa mbrojtëse por që këto masa i janë hequr, ndërsa tani është duke u marrë në pyetje nga përfaqësuesja e ZPS-së, prokurorja,  Vega Iodice, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas përmbledhjes së lexuar nga prokurorja Iodice, dëshmitari do të tregojë se si pjesëtar i UÇK-së çfarë ka parë dhe vërejtur në ndërtesën e MUP-it në Prizren gjatë qershorit të 1999-ës.

“Dëshmitari 04679 është shqiptar i Kosovës që u kyç në UÇK në periudhën mars-prill 1998. Gjatë kësaj periudhë me UÇK-në ai ndihmoi për organizimin e UÇK-së në territorin e tij dhe me vonë u kyç në Zonën Operative të Pashtrikut. Dëshmitari jep dëshmi lidhur me strukturën dhe organizimin e UÇK-së duke përfshirë edhe Zonën e Pashtrikut, komunikimet që ka pasur me anëtaret e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe çfarë ka parë ai me sy të tij dhe çfarë ka vërejtur ai në ish-ndërtesën e MUP-it në Prizren në qershor të 1999-ës”, tha prokurorja Iodice.

Një ndërtesë e cila iu prezantua dëshmitarit, ai tha se e ka vizituar gjatë qershorit të 99-ës dhe është ndërtesa e konvikteve në Prizren.

Vlen të theksohet se sipas kryetarit të trupit gjykues, dëshmia e Çoçajt pritet të zgjasë rreth një ditë. Sipas tij, Prokuroria ka parashtruar se i duhen rreth një orë dhe ekipeve të mbrojtjes rreth katër orë për kundërpyetjet e tyre.

“Kam qenë komanda e Zonës së Pashtrikut”, tha Çoçaj.

Ai tha se UÇK-ja ka përdorur edhe shtëpinë e armatës  dhe shkollën e shurdhmemecëve në Prizren.

Për Samedin Xhezairin ai tha se ka qenë anëtar i UÇK-së dhe konkretisht i brigadës 125.

Mbrojtja e Thaçit, përmes avokates, Nina Tavakoli tha se nuk pret që të këtë pyetje për këtë dëshmitar e ngjashëm edhe ai i Rexhep Selimit, Eric Tully.  Ndërsa, mbrojtja e Krasniqit tha se i duhen më pak se sa që ka parashikuar.

Në prova materiale u pranuan deklarata e më hershme e dëshmitarit si dhe shënimi përgatitor së bashku me materialet shoqëruese si dhe u klasifikuan si konfidenciale.

Po ashtu në prova u pranua edhe fotografia e ndërtesës së konviktit në Prizren.

Vlen të theksohet se të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Rreth katër mijë gjoba trafiku për shtatë ditë në kryeqytet

0
Policia e Kosovës për një javë ka shqiptuar 3 mijë e 865 gjoba trafiku për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

 

Në të njëjtën vazhë kohore janë realizuar edhe 309 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 76urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 309 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 76urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa. ?Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë. Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 2 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3865 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Sot në Kosovë temperaturat deri në -4

0
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët por me intervale me diell, teksa temperaturat do të shkojnë deri në -4 gradë Celsius.

 

“Mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira parashihet mjegull dhe ngrica”, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Temperaturat minimale do të  lëvizin ndërmjet -4 deri -1gradë Celsius,  ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Prizren: Aksident mes veturës dhe motoçikletës, dy të lënduar

0
Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në Prizren.
Ata pësuan lëndime të lehta trupore.

 

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se motoçikleta ishte goditur nga një veturë.

“Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka proceduar me rastin”, tha Bytyqi.

Suhareka U21 vazhdon me fitore, Kastrati vendos me dopietë ndaj Ferizajit

0

FC Suhareka U21 ka siguruar një tjetër fitore të rëndësishme në BonVoyage Superliga e Kosovës U21, duke triumfuar me rezultatin 2-0 kundër FC Ferizaj.

Ky sukses u arrit falë paraqitjes mbresëlënëse të Ermal Kastratit, i cili realizoi të dy golat për ekipin e drejtuar nga Refet Mullallari.

Puna e palodhur dhe përkushtimi i lojtarëve po e forcon gjithnjë e më shumë pozitën e FC Suhareka në ligë, duke treguar se talenti dhe disiplina janë çelësi i suksesit për një karrierë të ndritur në futboll./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri