Një burrë ka njoftuar se i është vjedhur një veturë e tipit Audi A3 në Prizren.
Ende nuk ka të dyshuar për këtë rast.
“VJEDHJE E VETURES Rr. Adem Jashari , Prizren. Ankuesi mashkull/k, ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur i kanë vjedhur veturën Audi A3 me targa vendore.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
“Expres Zag??bia” ka botuar, më 19 prill 1939, në faqen n°3, rrëfimin ekskluziv të Mbretit Zog ndaj një gazetari polak në Greqi mbi arsyen e vërtetë të largimit të tij nga Shqipëria, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Pse nuk qëndrova në Shqipëri?Burimi : Expres Zag??bia, 19 prill 1939, faqe n°3
Intervista e korrespondentit të A.P. “Kabel” me Mbretin Ahmet Zogu
Korrespondenti i A.P. “Kabel” arriti të fliste me ish-mbretin e Shqipërisë, Ahmet Zogu, gjatë ditëve të para të dëbimit të tij. Ne e paraqesim këtë korrespondencë si një përsëritje të një bisede që u zhvillua me gjithë vështirësitë e shumta dhe kufizimin e pamëshirshëm të hyrjes në rrethin mbretëror nga autoritetet lokale greke.
— Zotëri, Madhëria e Tij nuk jep asnjë intervistë, por absolutisht asnjë, thotë sekretari flokëzi, duke theksuar çdo fjali me një gjest energjik.
— Të lutem, vetëm…
— E di, bëj një pyetje fare të vogël, asgjë më shumë.
Duhet të besoni se ndonjëherë kjo goditje proverbiale e lumturisë do të thotë më shumë se “çdo gjë tjetër”. Dikush ktheu dorezën e derës dhe pashë mbretin e dëbuar.
Ahmet Zogu më vështroi mua dhe sekretarin e tij me një vështrim të mprehtë dhe depërtues.
— Gazetar ?
— Po, Madhëri.
— Ne nuk japim asnjë intervistë. Nuk është koha për këtë.
— Lartmadhëria juaj, — e ndërpreva unë, pavarësisht të gjitha rregullave të mirësjelljes, — unë jam polak. Përfaqësues i një kombi që ka simpatizuar gjithmonë Shqipërinë, a mund të më shpjegoni Lartmadhëria juaj si ndodhi kjo ? Pse u largua Lartmadhëria juaj nga Shqipëria ?
Ahmet Zogu më shikoi me vëmendje. Madje me shumë kujdes.
— Kjo që do t’ju them nuk do të jetë një intervistë. Është thjesht një deklaratë e një patrioti për një komb të rekrutuar ekskluzivisht nga patriotët.Aneksimi i Çekosllovakisë na indinjoi të gjithëve në Shqipëri. Askush në atë kohë nuk mund ta merrte me mend se brenda pak ditësh do të ishim viktimat e radhës të dhunës së ushtruar nga shtetet e “Boshtit”.Ne u mbrojtëm, pa asnjë mundësi fitoreje. E dija se vazhdimi i aksionit ushtarak që kisha planifikuar do të rezultonte vetëm në shumë viktima tragjike për shkak të dhunës së njëqindfishtë. Më besoni, do të ishte më e lehtë për ta bërë këtë dhe për të fituar popullaritet në botë në kurriz të popullit tuaj sesa të hiqni dorë nga një luftë kaq e pabarabartë.Por moralisht, nuk do të dorëzohem kurrë.
Një grua në Malishevë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
E njëjta pasi ka pranuar tretman mjekësor me dëshirën e saj bashkë me fëmijët ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj.
“Viktima femër/k në vazhdimësi dyshohet se ka pas dhunë psiqike dhe fizike nga bashkëshorti i saj m/kosovar, i cili dyshohet se edhe me datën e cekur e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta pas intervistimit me dëshirën e saj së bashku me fëmijët ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Has, ka zyrtarizuar kandidaturën e Drita Qenajt për deputete në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, përcjell PrizrenPress.
Kandidatura e saj u miratua me mbështetje unanime nga kryesia e degës. Kryetari i degës, Adem Morina, deklaroi:
“Me mbështetje unanime nga kryesia e degës, Drita Qenaj do të jetë zëri i Hasit dhe Prizrenit në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Na priftë e mbara!” /PrizrenPress.com/
Degradimi i mjedisit dhe ndërtimet pa leje në Prevallë të Prizrenit, kanë qenë cak i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Gjatë këtyre ditëve, janë realizuar dy aksione të ndara, ku janë sekuestruar tre ekskavatorë dhe një kamion të cilët u kapën në terren.
Prevalla e Prizrenit njihet si pikë turistike, por edhe si lokacion që mosha e tretë e shfrytëzon për klimën që ka, pasi mendojnë që ndikon në shëndetin e tyre. Në fillim të javës, vizitorët janë të rrallë në këtë anë.
“Ne vijmë për shëndet tonin, për frymëmarrjen, të gjitha sendet po i kemi ma mirë. Ç’do vit vijmë nga tri javë rrimë, nga 21 ditë”, thekson Sahadete Makshana, vizitore.
Vizitori, Zenel Makshana thekson se përpara ka qenë më mirë.
Para shumë dekadave në këtë vend nuk kishte ndërtime, por tani Prevalla është kthyer në një fshat me ndërtime luksoze të betonit, që mendohet se e kanë degraduar ambientin në këto anë.
Duke parë këtë gjendje, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorë të Ministrisë së mjedisit, Planifikimit hapësinorë dhe Infrastrukturës, po e mbikëqyrin këtë teren, ndërsa pak ditë më parë kanë sekuestruar edhe disa makineri të rënda që janë vërejtur duke degraduar mjedisin.
“Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe inspektorë të Ministrisë së mjedisit, ka zhvilluar dy aksione të ndara kundër degradimit të mjedisit. Gjatë këtyre dy aksioneve të ndara, janë sekuestruar tre ekskavator dhe një kamion, si mjete të kryerjes së veprës penale, mjete të cilat po degradohej mjedisi në këtë pjesë. Po ashtu lidhur me këtë është iniciuar edhe rast të veprës penale ( Ndërtim pa leje) nga neni 359 të kodit penal të Republikës së Kosovës”, tha Fitore Mehmeti, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prizren
Mehmeti ka theksuar se për personat përgjegjës, Prokuroria po i merr të gjitha veprimet procedurale në drejtim të lëshimit të urdhrit të përkohshëm ndalues.
Po ashtu, Prokuroria thekson se ka përkushtim maksimal në luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme që e degradojnë ambientin, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në ruajtjen e mjedisit.
Operatorët ekonomikë që zhvillojnë aktivitetin në Prevallë, nuk kanë dëshirë të komentojnë për këto raste.rtk
Buxheti vjetor komunal është thelbësor për financimin e projekteve të ndryshme. Ai siguron shërbime cilësore për qytetarët dhe kontribuon në zhvillim ekonomik në nivel komunal. Por për buxhetin e planifikuar për komunat për vitin 2025, ka shfaqur pakënaqësi Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Të pamjaftueshëm, po e quan buxhetin e planifikuar për vitin 2025, Asociacioni i Komunave të Kosovës. Drejtori ekzekutiv, Sazan Ibrahimi, tha se me buxhetin e planifikuar, komunat e Kosovës do të përballen me një ulje të fondeve nga buxheti shtetëror.
“Sipas analizave të asociacionit, komunat do të kenë manmgu mjete në raport me vitin e kaluar. Me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, komunat do të marrin 21.8% të buxhetit në total. Kurse gjatë vitin 2024, kanë përfituar rreth 22.4%.Shto këtu edhe problemin me kontratat kolektive ku komunave ju kanë marr padrejtësisht mbi 60 milionë euro”, tha ai për RTK.
Përveç kësaj, problem në këtë situatë, sipas tij, është edhe mosmiratimi i Grantit IV për investime kapitale, si dhe faktit ku mbi 60 milionë euro janë hequr nga buxhetet komunale deri tani gjatë këtij viti për zbatim të kontratave kolektive. Ai shton se në ndarjet buxhetore, Qeveria ka bërë dallime nëpër komuna.
Mirëpo, kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet, Armend Muja, nuk pajtohet me Ibrahimin. Ai thotë se buxheti i ndarë për komunat ka shënuar rritje vitet e fundit.
“Për komunat për vitin 2025 janë paraparë 788 milionë euro. Krahasuar me kohen kur ne nuk ishim në pushtet, kanë qenë të alukuara 544 milionë euro. Që nga koha kur ke kemi ardh, për komunat ka pasur rritje të buxhetit në vlerë 247 milionë euro. Përveç Grantit të rregullt eshte edhe ai në kuadër të buxhetit për infrastrukturë diku 50 milionë euro, në bashkëfinancim me komunat për projektet kapitale. Pra, vec këtij buxheti është edhe një buxhet tjetër që u është alukuar komunave”, theksoi Muja.
Për kontratat kolektive Muja thotë se janë në diskutim për mënyrën se si do të trajtohet çështja e tyre.
Njohësit e fushës së ekonomisë thonë se problemi nuk qëndron të planifikimi sa është të mos-realizimi i projekteve kapitale.
“Nuk ka ndonjë efekt të madh kur kemi parasysh se në vitet e fundit jemi përballuar me sfida dhe niveli i të ardhurave që është paraparë për disa kategori, nuk janë të mjaftueshme për mbulimin me normën e inflacionit. Nuk pres ndonjë risi që do të ndikoi, vetëm është një vazhdimësi e atë çfarë ka ndodhur edhe në vitet e kaluara”, tha për RTK, Bashkim Mustafa, njohës i çështjeve ekonomike.
Sipas një analize të publikuar nga Instituti GAP për “Planifikimet buxhetore të komunave për vitin 2025?, 15 komunat e përfshira tregojnë se ka një rritje prej 2-11% të buxheteve vjetore për vitin 2025./RTK/
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -5 deri në 9 gradë Celsius.
“Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri-1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Fantastik ishin djemtë tanë në ndeshjen e sotme kundër Spanjës.
Ndeshje plot emocion në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe rezultat dramatik 4:3.
Kjo fitore mbresëlënëse vjen në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Grupit 10 për Kampionatin Evropian 2025 dhe konfirmon karakterin luftarak dhe talentin e jashtëzakonshëm të Dardanëve të udhëhequr nga Adil Maliq.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka reaguar pas raportimit lidhur me vendimin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë për refuzimin e aplikimit të zonjës Fahrije Hoti, themeluese e biznesit KB “Krusha” Sh.P.K për përkrahjen për blerjen e linjave të makinerive për përpunimin dhe konservimin e perimeve.
Latifi përmes një shkrimi në Facebook thotë se vendimi për refuzimin e aplikimit të saj për arsye teknike, si mungesa e dokumenteve plotësuese në lidhje me trajtimin e ujërave dhe përshkrimin teknologjik të procesit të prodhimit, është një shembull ku ngurtësia e zbatimit te kritereve procedurale, ka mposhtur vlerësimin real të ndikimit të një biznesi.
“Si kryetar i Komunës së Rahovecit, dëshiroj të shpreh mbështetjen e pakushtëzuar për zonjën Fahrije Hoti dhe për çdo biznes që kontribuon në zhvillimin ekonomik, punësimin, në përmirësimin e kushteve sociale dhe mbrojtjen e mjedisit në komunën tone”.
Tutje, Smajli i ka bërë thirrje publike te Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, që të rishqyrtojnë vendimin për refuzimin e këtij projekti.
“E pakuptimtë, përderisa znj. Hoti çmohet, ftohet nga shumë shtete e nga përfaqësuesit e tyre, vlerësohet për performancë e si grua e fortë, për prodhimet e tyre cilësore të kërkuara edhe në tregjet e jashtme, përfshirë edhe ShBA-të, në anën tjetër, refuzohesh nga ministria jonë e bujqësisë!
Si përfundim, do të angazhohem edhe personalisht për të mbështetur çdo përpjekje që ndihmon zhvillimin e mëtejshëm të KB “Krusha” e të subjekteve të ngjashme që na bëjnë krenarë brenda Kosovës dhe jashtë saj, si dhe të gjitha nismave që përfaqësojnë shpresën, janë dëshmuar e vlerësuar si rrëfime suksesi dhe rrisin mirëqenien në komunitetin tonë”, shkroi Latifi.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, zhvilloi një takim me banorët e Lubinjës së Epërme, të cilët shprehën shqetësimin për vendimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për shitjen e tokës ku ndodhet burimi i ujit të pijshëm dhe kryqëzimi i rrugëve drejt pronave të tyre.
Banorët e Lubinjës së Epërme ngritën shqetësimet e tyre lidhur me këtë vendim, duke theksuar se shitja e kësaj toke do të rrezikonte furnizimin me ujë të pijshëm për zonën dhe aksesin në rrugën kryesore që lidh pronat e tyre me pjesët e tjera të komunës.
Në vitin 2022, pas një kërkese të kryetarit Totaj, Kuvendi i Komunës së Prizrenit miratoi një vendim për shpalljen e kësaj prone si pasuri publike. Kjo masë u mor me qëllimin për të mbrojtur burimin e ujit dhe për të siguruar aksesin e banorëve në rrugët që çojnë në pronat e tyre. Megjithatë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka refuzuar këtë vendim dhe ka kërkuar që ai të tërhiqet.
Pavarësisht kërkesës së MAPL-së, Komuna e Prizrenit ka qëndruar e vendosur dhe nuk e ka tërhequr vendimin. Kryetari Totaj ka theksuar se Komuna mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e interesave të banorëve dhe të burimeve jetike për ta.
“Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të mbrojë interesat e banorëve të Lubinjës së Epërme. Ky vendim është jetik për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm me ujë dhe aksesin në infrastrukturën rrugore të nevojshme për zhvillimin e zonës,” tha Totaj.
“Komuna e Prizrenit po vazhdon përpjekjet për të siguruar që kjo pronë të mbetet në funksion të interesave publike dhe për të garantuar që banorët të kenë qasje të sigurtë dhe të vazhdueshme në burimin e ujit dhe rrugën kryesore që lidh Lubinjën me pjesën tjetër të komunës”,u shpreh ai./PP/