23.5 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 4621

VIDEO-Zogaj: Vuçiqi pati arrogancë politike të pa shembullt

0

Agim Zogaj njohës i Marrëdhënieve Shqiptaro-Serbe, tha se vizita e presidentit serb në Kosovë ishte një vazhdimësi e platformës së Serbisë.

‘Gjatë vizitës ai pati arrogancë politike të pa shembullt. Pra ai vazhdoi me platformën e Serbisë kundër Kosovës”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij Serbia po vazhdon të pengojë Kosovën në rrugën e saj. “Politika e Serbisë është në vazhdimësi një mitologji’, tha ai.

Priten sulme ndaj pushtetit të Merkel

0

Pas heshtjes verore, në skenën politike gjermane po ashpërsohen tonet mes partnerëve në pushtet: CDU dhe CSU. Priten sulme ndaj kancelares Merkel.

Nga Deutsche Welle

Kontradiktat në Unionin CDU-CSU dhe deklaratat kundër kancelares Angela Merkel nuk kanë të ndalur. Ato nuk kanë pushuar as gjatë pushimeve të verës, ndërsa tani pritet ashpërsimi. Politikanë nga partia CDU, e kancelares Merkel, dhe asaj CSU kanë rindezur debatin për migracionin. Ministri i Brendshëm Horst Seehofer sërish është shkaktari kryesor i këtyre debateve. Migracioni është “Nëna e të gjitha problemeve”, tha ai pas shkallëzimit të gjendjes në qytetin Chemnitz, ku pati një të vdekur dhe shumë incidente. Mediat njoftojnë se Seehofer ka deklaruar pas dyerve të mbyllura në takimin e deputetëve të CSU se në Chemnitz ka ndodhur një “krim brutal”. “Nëna e të gjitha problemeve” (migracioni) tregon se debati i ndezur në pranverë, e që në qershor ka rezultuar gati me ndarjen mes partive CDU dhe CSU, mund të shkallëzojë serish.

Urrejtja

Edhe kryeministri i Saksonisë Michael Kretschmer (CDU) ka filluar grindjet me kancelaren Merkel, për vlerësimin e ngjarjeve në Chemnitz, ku është vrarë një gjerman 35-vjeçar, që u shoqërua me protesta të dhunshme të neonazistëve dhe populistëve të djathtë kundër të huajve. Protestat kanë qenë përplot me urrejtje e pjesërisht edhe të dhunshme. Kretschmer ka deklaruar të merkurën se në Chemnitz “nuk ka pasur ndonjë valë përndjekje apo turmë, nuk ka pasur ndonjë pogrom.” Disa orë më vonë kancelarja Merkel në Berlin tha se ajo i ka shikuar fotografitë dhe ka ardhur në përfundimin se “atje ka pasur një valë urrejtjeje të qartë dhe përndjekje të njerëzve të pafajshëm”.

Të dy, Seehofer dhe Kretschmer, i kanë dëshmuar Merkelit se tek partitë e Unionit ka një debat dhe grindje mbi politikën ndaj refugjatëve dhe vijat e kuqe në krahun e djathtë. Por këtu kemi një grindje kundër kancelareës Merkel. Të dy ata janë distancuar nga Merkeli.

…edhe një konflikt?!

Tani ka shpërthyer edhe një konflikt tjetër. Bëhet fjalë për personin më të besueshëm të kancelares Merkel në grupin parlamentar, Volker Kauder. Me 25 shtator ai do të kandidojë sërish për postin e shefit të grupit parlamentar. Kjo ka qenë deri tani një zgjedhje rutinë, pa komplikime. Por deputeti Ralph Brinkhaus, deri tani zëvendësi i Kauderit, po mendon të kandidojë për këtë post. Ai do t’i paraqesë planet e tij të hënën (10.09). Gazeta “Focus”, shkruan se në këto plane bën pjesë edhe “pavarësimi më i madh i politikës së grupit parlamentar nga kancelarja Merkel dhe kreu i CDU-së”. Që do të thotë: largim nga kancelarja Merkel.

Posti i shefit të grupit parlamentar në CDU/CU është i rëndësishëm, sepse ndër bartësit e këtij posti kanë qenë edhe  Konrad Adenauer, Rainer Barzel, Helmut Kohl, Wolfgang Schäuble, Friedrich Merz, dhe vetë Angela Merkel. Ndaj mendohet se ai që kundërshton Kauderin, kundërshton edhe vetë kancelaren Merkel.

Siguria dhe politika e jashtme

Në dallim prej disa politikanëve të nivelit të lartë në lande nuk ka pasur shumë kriitika ndaj punës së kancelares Merkel. Por në disa lande po debatohet më shumë për çështjen e sigurisë. Disa prej tyre thonë se po mungon siguria e brendshme dhe se shteti juridik duhet të jetë më i dukshëm. Manfred Güllner thotë se një prej çështjeve që i shkon në favor kancelares është ekonomia e fuqishme. Merkel ka arritur që në shoqëri të krijojë një eufori për këtë çështje, mendojnë disa ekspertë.

Rruga e parë e Merkelit jashtë vendit pas pushimeve të verës ishte në Evropën lindore dhe në Afrikë. Qëllimi i vizitave ishte zvogëlimi i numrit të migrantëve që vijnë nga atje. Të martën në Berlin pritet edhe Komisioneri i Presidentit Jean-Claude Juncker. Ndërsa të pretmen edhe presidenti i Francës Emmanuel Macron. Prioriteti i kancelares aktualisht është politika e jashtme. Por së shpejti pritet edhe nxitja e debateve të brendshme në parti dhe në koalicion.

Interi e ka gjetur futbollistin e ri për mesfushë pas dështimit për Modricin

0

Interi do të bëjë një lëvizje në janar, duke transferuar  yllin e Lyonit, Lucas Tousart, pasi që italianët po kërkojnë një alternativë ndaj  Luka Modric, raporton Corriere dello Sport.

Ekipi nga Serie A u përpoq të  transferonte yllin e Kroacisë nga Real Madridi në verë, por ai zgjodhi të qëndronte me kampionët evropianë.

Inter, ka nevojë që të përforcojnë repartin e mesfushë dhe 21-vjeçarit shihet si ideal për interistët.

UEFA: Ëndrra po bëhet realitet për Kosovën

0

Kosova e vazhdon sonte (e hënë) rrugën e saj në Ligën e Evropës teksa në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë do të takohet me Ishujt Faroe, raporton Insporti.com.

Përfaqësuesja kosovare vjen në këtë ndeshje pas barazimit të arritur të premten e kaluar ndaj Azerbajxhanit në Baku, teksa e kërkon fitoren e parë në shtëpi ndaj Përfaqësueses modeste evropiane.

Lidhur me ndeshjen e parë të Kosovës në shtëpi ka shkruar edhe faqja zyrtare e UEFA-s.

Ëndrra po bëhet realitet për komunitetin e futbollit kosovar pasi këtë të hënë Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, stadium ky i ndërtuar me ndihmën e UEFA, nëpërmjet programit UEFA HatTrick, shkruan faqja e UEFA-s.

Kosova sonte pret Ishujt Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve, në stadiumin e rinovuar dhe i emëruar sipas ikonës së futbollit, i cili ishte kryetar i Federatës së Futbollit së Kosovës.

Vokrri ndërroi jetë pak muaj më parë.

Do të jetë një natë e paharrueshme për anëtaren më të re të UEFA, e cila ishte pranuar në kongresin e Budapestit në vitin 2016, si anëtarja e 55-të.

Stadiumi ka një kapacitet prej 12,810 ulëse, dhe do të përdoret edhe nga ekipi lokal, Prishtina, për ndeshjet e kampionatit vendor dhe ato ndërkombëtare.

Ky stadium është shembulli më i mirë se programi i UEFA-s, Hat Trick është duke pasur një rol të rëndësishëm për të ndihmuar futbollin nëpër Evropë.

Kosova ndeshjet i ka zhvilluar në Shqipëri, por tani fillon një erë e re në stadiumin e Prishtinës, i cili është konsideruar gjithmonë si tempulli i futbollit kosovar.

Kosova javën e kaluar morri dritën e gjelbër për të zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pasardhësi i Fadil Vokrrit, kryetari Agim Ademi ka deklaruar se ky do të jetë një moment i pa harruar për njerëzit e Kosovës: “Për ta përjetuar këtë ditë, është dashur të investojmë shumë dhe të bëjmë shumë punë”.

“Ne të gjithë jemi të lumtur, që tani tifozët e Kosovës do të kenë një stadium modern dhe krenar që bartë emrin e ish-presidentit legjendar”, deklaroi Ademi, shkruhet ndër të tjera në faqen e UEFA-s.

Arjeta Uzunaj, furrtarja nga Gjonaj i Hasit, autore e romanit në kroatisht

0

Arjeta Uzunaj, me prejardhje nga fshati Gjonaj i Hasit, e cila është me banim në qytetin e Vinkovcit në Kroaci, këto ditë pritet ta botojë librin e saj të parë në gjuhën kroate me titull “Engjëlli me krahët e thyer”.

Libri është roman që temë ka dhembshurinë e dashurisë. 32 vjeçarja nga Hasi, në Vinkovc ushtron profesionin e furrtares, por shkrimin e ka pasion. Arjeta Uzunaj, përveç prozës shkruan edhe poezi.

Në Kroaci ka mbaruar dhe një kurs rrobaqepësie, profesion të cilin nuk e ushtron.

Romani i saj “Engjëlli me krahët e thyer”, është libri i saj i parë që pritet këto ditë të botohet në gjuhën e vendit ku jeton, të cilin shpresojmë se së shpejti ta kemi edhe në gjuhën shqipe.

/zeriishqiptarit/

Shumë arsye për fitoren e parë të Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

0

Kosova e vazhdon sonte (e hënë) rrugën e saj në Ligën e Evropës teksa në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë do të takohet me Ishujt Faroe, raporton Insporti.com.

Përfaqësuesja kosovare vjen në këtë ndeshje pas barazimit të arritur të premten e kaluar ndaj Azerbajxhanit në Baku, teksa e kërkon fitoren e parë në shtëpi ndaj Përfaqësueses modeste evropiane.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë pasi që Kosova për herë të parë në një ndeshje për pikë luan në stadiumin me emrin e legjendës Fadil Vokrri.

Ky do të jetë një rast i mirë që ‘Dardanët’ ta arrijnë fitoren e parë pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur në ndeshjen që nis në 20:45. /Insporti.com/

Festivali i Rahovecit pjesë e rrjetit të Festivaleve dhe ngjarjeve kulturore të Europës

0

Festivali Ndërkombëtare i Poezisë që për të katërtën herë më radhë nga 15 deri më 17 shtator, 2018, në Rahovec, do të jetë pjese e rrjetit të Festivaleve dhe ngjarjeve kulturore të Europës.

Drejtori i Festivalit të poezisë dhe një nga themeluesit dhe drejtori i Festivalit të Poezisë, Fahredin Shehu ka bërë të ditur se poeti Amerikan Andrew Singer, bartës i projektit ‘Traffika Europa’ me seli në Paris, është duke punuar për këtë.

“Poeti amerikan Andrew Singer, bartës i projektit Traffika Europa me seli në Paris, do ta bëj dokumentimin e festivalit dhe Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec e fut në rrjetin e Festivaleve dhe ngjarjeve kulturore të Europës. Aktivitetet e Festivalit do të transmetohen live në Traffika Europa Radio si dhe në Radio Aktiv në Rahovec”, ka bërë të ditur Shehu në llogarinë e tij në Facebook.

Edicioni i sivjetmë Ndërkombëtare i Poezisë në Rahovec do të mbahet për tri ditë më radhë më 15, 16 deri 17 shtator 2018, në Rahovec. Festivali organizohet nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi.

Organizatorët kanë bërë të ditur se në këtë edicion, të katërtin me radhë do të sillen emrat e shquar të letërsisë botërore, nga Japonia e deri në SHBA, nga Evropa në Azi. Gjatë ditëve të festivalit do të ketë lexime të poezive nga poetë, performancë poetike nga poetesha Japoneze Yuki Nagae, promovimi i Antologjisë Ballkanike, të edituar nga drejtori i Festivalit Fahredin Shehu dhe botuar nga Inner Child Press LTD. International, në SHBA, si dhe promovimi i opusit letrar të poetit nga Shqipëria, Xhevahir Spahiu.

Turqia arreston edhe 56 veta si të dyshuar se kanë lidhje me Gulen

0

Autoritetet në Turqi kanë arrestuar 48 ushtarë dhe tetë persona të tjerë si të dyshuar se kanë lidhje me klerikun, Fetullah Gulen, që ndodhet në SHBA.

Personat e arrestuar dyshohet se kanë ndihmuar në puqin e dështuar kundër presidentit Recep Tayip Erdogan në vitin 2016, shkruan Euronews, përcjell Klan Kosova.

Të arrestuarit janë në listën prej 89 vetave ndaj të cilëve është zhvilluar hetim nga prokurorët në Stamboll.

Autoritetet atje kanë bërë “pastrimin” e personave që është dyshuar se kanë lidhje me Gulenin. Aksionet e tilla janë ndërmarrë në baza të rregullta që puci i organizuar në korrik të 2016-ës ku patën mbetur të vdekur 250 veta. Në anën tjetër Gulen ka mohuar përfshirjen e tij në këtë organizim.

Turqia ka arrestuar 160 mijë veta dhe ka larguar nga puna po aq shërbyes civilë, ka njoftuar Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Mbi 50 mijë veta janë akuzuar zyrtarisht dhe janë burgosur pas gjykimeve.

Piramida kriminale në drejtësi shembet vetëm me një Vetting

0

Duke analizuar të dhënat e fundit rreth efikasitetit të institucioneve të drejtësisë, trajtimit të rasteve që lidhen me krimin e korrupsionin, njohësit e kësaj fushe theksojnë së mosfunksionimi i këtyre institucioneve është edhe një tregues se si drejtësia, veçanërisht prokuroria, është tërësisht në duart e pushtetarëve të inkriminuar dhe nëntokës se mafio-oligarkëve. Këtë e ilustron më së miri fakti se më shumë se 80 për qind e personave, që janë hetuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 për veprat që lidhen me korrupsionin, nuk kanë përfunduar me akuzë! Pra, edhe sipas Raportit të Komisionit Mbikëqyrës për Zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, prokuroria në vetëm 20 për qind të rasteve thotë se gjoja ka pasur bazë për ngritjen e akuzave, derisa pothuajse të gjitha këto raste tjera tani do të amnistohen nga gjyqësori, po ashtu i kontrolluar nga pushtetarët e inkriminuar. Kjo gjendje tregon se si e pse po i pushojnë hetimet nga prokuroria edhe pas denoncimeve të qytetarëve me fakte ndaj ‘peshqve të mëdhenj’ në të dyja nivelet e qeverisjes, si dhe shumë rasteve të mafio-oligarkëve, prapa të cilëve qëndrojnë sërish mafio-pushtetarët e nivelit të lartë. Për më keq, gjendja flet se si as rritja e pagave nuk ka dhënë asnjë efekt pozitiv në rritjen e efikasitetit të drejtësisë, mirëpo përkundrazi po shihen efektet e plota se politika e inkriminuar i ka blerë gjyqësorin dhe prokurorinë tani edhe me mjete financiare të buxhetit të shtetit.

AHMETI: KRIMI MË I MADH I PASLUFTËS KA NDODHUR FALË INSTITUCIONEVE TË DREJTËSISË! Njohësi i fushës së sundimit të Ligjit, Hidajet Ahmeti, konsideron se hierarkia kriminale është ndërtuar në mënyrë sistematike, të orkestruar dhe duke funksionuar brenda hallkës zinxhirore të krimit, prandaj politika e inkriminuar ka politizuar çdo institucion publik të ashtuquajtur “institucione publike të pavarura”, duke ndërtuar komoditetin për komunitetin e tyre, krejt falë ndërtimit të institucioneve, e posaçërisht njerëzve super të dëgjueshëm, që udhëheqin institucionet e rëndësishme publike.”Kjo lidhje kriminale e njerëzve të pushtetshëm kanë krijuar një anarki totale në institucionet kyçe të shtetit. Krimi më i madh i pasluftës ka ndodhur falë institucioneve të drejtësisë që janë kapur nga pushtetet e pasluftës, duke amnistuar çdo veprim kriminal të pushteteve të pasluftës. Qytetarët e Kosovës nuk duan, por as nuk e meritojnë një trajtim të tillë, pasi që vuajtjet, maltretimet e sakrificat e tyre janë bërë brenda idealeve të ndërtimit të një shteti, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve, e jo të një komuniteti të vogël njerëzish, që udhëheqin brenda interesave reciproke të tyre. Kjo piramidë kriminale mund të shembet vetëm me çlirimin e institucioneve të pavarura, duke ia dhënë mandatin kushtetues e ligjor institucioneve të drejtësisë”, theksoi analisti Hidajet Ahmeti për “Kosova Sot”. Sipas Ahmetit, duhet të ndodhë njëfarë vetting-u për gjyqtarët e prokurorët, duke pastruar ata të cilët janë emëruar nga politika dhe duke nxjerrë në shesh meritokracinë, profesionalizmin dhe integritetin moral.”Jemi të vetëdijshëm për gjendjen faktike në sistemin e drejtësisë, e cila dita-ditës po krijon komoditetin me pazaret që bëhen me qeveritë e njëpasnjëshme. Marrëveshja interne për rritje pagash të gjyqtarëve e prokurorëve, por edhe stafit qeveritar, është një lojë politike, e cila përveçqë është jashtëkushtetuese dhe e jashtëligjshme, është edhe e pamoralshme e me qëllime tendencioze. Personalisht nuk jam kundër rritjes së pagave në sistemin e drejtësisë, por rritja e pagave nuk është garanci për efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit të drejtësisë. Në njërën anë rritja e pagave është e rrugës të bëhet me ligj të veçantë për paga, por njëkohësisht të ndodhë një reformë substanciale në sistemin e drejtësisë, duke filluar nga procesi i vetting-ut për gjyqtarët e prokurorët, inicimi i disa ligjeve të domosdoshme, por edhe plotësim-ndryshimi i disa ligjeve për t’i plotësuar boshllëqet që paraqiten gjatë proceseve administrative, të cilat vakume ligjore kanë qenë të qëllimshme gjatë hartimit të ligjeve”, theksoi analisti Hidajet Ahmeti

PRETENI:VETËM 20% TË AKTAKUZAVE PËRFUNDOJNË NË GJYKATA, ABSURDITET I PASHPJEGUESHËM! KU TRETEN 80% TË HETIMEVE?
Ish-kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit, njohës i mirë i kësaj fushe, Hasan Preteni, thotë për “Kosova Sot” se aspak nuk ka efikasitet në fushën e luftës kundër krimit e korrupsionit. “Të tillë i do politika. Kushte të mira, paga të mira dhe heshtje morti. Të gjitha veprimet hetimore që i bën policia duhet të jenë të harmonizuara me Prokurorinë. Hetuesit policorë dhe prokurorët duhet të bashkëpunojnë në çdo fazë të hetimit. Dhe çka ndodh? Si rezultat i hetimeve, bëhen edhe kallëzimet penale dhe ngrihen aktakuzat! Vetëm 20% të aktakuzave përfundojnë në gjykata, absurditet i pashpjegueshëm. Ku treten 80% të hetimeve? Nuk ka logjikë, por tek gjyqësori kosovar asgjë nuk është normale. Ngrihen aktakuza vetëm kundër atyre “fakirëve” që nuk e kanë askënd në politikë, që nuk janë pjesë e grupeve kriminale, që nuk janë të veshura me petkun partiak. Këto aktakuza përfundojnë edhe me aktgjykime dënuese! Hajnat e bagëtive në burg, dëmtuesit e pyjeve në burg, fajdexhinjtë anonimë në burg. Statistikat përmirësohen me të dhëna, për të cilat gjyqësori do të krekoset se e bëri namin. Ky është paravan, pas të cilit fshihen keqpërdoruesit e vërtetë dhe gllabëruesit e mëdhenj të buxhetit të shtetit”, thotë analisti Hasan Preteni për gazetën “Kosova Sot”.

ALIU: GJYQËSORI, I KONTROLLUAR NGA PUSHTETARËT E INKRIMINUAR
“Pa mëdyshje, prokuroria është një tregues i qartë se ajo është tërësisht në duart e pushtetarëve të inkriminuar dhe nëntokës së mafio-oligarkëve, me vetë faktin se më shumë se 80 për qind e personave, që janë hetuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, për veprat që lidhen me korrupsionin, nuk kanë përfunduar asnjeri me akuzë?! Edhe sipas Raportit të Komisionit Mbikëqyrës për Zbulimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike thuhet se prokuroria vetëm në 20 për qind të rasteve ka ngritur aktakuza, ajo thotë se ka për bazë për ngritjen e akuzave, pothuajse të gjitha këto raste, tani do të amnistohen nga gjyqësori, po ashtu i kontrolluar nga pushtetarët e inkriminuar dhe këta persona do të shpallen të pafajshëm. Pra, edhe pas rritjeve të pagave, nuk ka dhënë asnjë efekt pozitiv në rritjen e efikasitetit të drejtësisë, por përkundrazi po shihen efektet e plota se politika e inkriminuar e ka blerë gjyqësorin dhe prokurorialin tani edhe me mjete financiare të buxhetit të shtetit”, theksoi analisti Bislim Aliu për “Kosova Sot”.

Anarki totale
Sipas profesorit të së drejtës, Blerim Burjani, që nga viti 2004 ka pasur vepra penale dhe lëndë për të ngritur padi, por kjo nuk ka ndodhur dhe janë përplot raste të krimit të lartë korruptiv dhe ekonomik, por s’ka pasur asnjë reagim.”Këto lëndë mbeten në sirtar, pastaj ka pasur raste të mëvonshme dhe skandale publike, por nuk ka pasur reagim zyrtar, edhe pse prokuroria është i vetmi organ kompetent që vlerëson për bazën për ndjekje penale. Tash, nëse ndodhin veprime tjera, si fshehja e lëndëve dhe parashkrimi i qëllimshëm, është diçka tjetër. Deri më tash ka ndodhur shpesh që nuk ka fare as sqarim nga ky organ për dosjet e bëra që nga viti 2004 e këndej, prova ka, por s’ka reagim. Realisht prokuroria duket të mos jetë e pavarur, pra duket të jetë e kapur apo e shantazhuar. Organet e drejtësisë në Kosovë funksionojnë drejt vetëm në rastet e krimit të ulët ekonomik, apo rastet individuale që nuk vërehen fare dhe nuk ndikojnë në Raportin e Progresit. Ende mbetet larg kjo çështje, nuk ka ndonjë reaksion pozitiv të dhënies së provave se gjyqësia është e pavarur, pra ka shumë gjëra për të dyshuar në këtë drejtim, drejtësia e tillë e kapur është problem i madh, se është selektive dhe ndërtohen struktura kriminale të fuqishme në shtet dhe kërkohet kohë e gjatë e luftimit të këtij krimi”, theksoi analisti Blerim Burjani për “Kosova Sot”.

Duhet të shikojmë përtej çmendurisë

0

Shkruan: Fareed Zakaria

Ne j etojmë në kohë paqësore dhe të begatë, por nën sipërfaqe ka rryma që mund ta prishin qetësinë, veçanërisht për Shtetet e Bashkuara P ër ata pak njerëz që ende besojnë se Presidenti Trump është jo-konvencional, por i çiltër, se ka një metodë për çmendurinë, zbulesat e kësaj jave duhet të sqarohen. Libri i ri i Bob Woodward-it dhe editoriali i gazetës “New York Times, i shkruar nga një zyrtar anonim, e bëjnë të qartë se pas fasadës së zjarrtë, impulsive, jokoherente dhe narcisiste të Trumpit gjendet një njeri i zhurmshëm, impulsiv, jokoherent dhe narcisist. Por, ndërsa psikodrama e madhe presidenciale na kaplon, le të kujtojmë se ka gjëra të vërteta në botën reale që vazhdojnë – trendët që do të jenë të rëndësishëm dhe me pasoja, pavarësisht nëse diskutohen apo jo në televizion. Ndoshta arsyeja kryesore për të cilën ne nuk shohim shumë larg perdes është se në përgjithësi gjërat duken të mira. Në përgjithësi, bota po përjeton paqe dhe prosperitet. Ekonomia e SHBA-së në veçanti është e fuqishme, me rritje të fortë dhe papunësi të ulët. Pse është kështu? Askush nuk është mjaft i sigurt. Por ia vlen të kihet parasysh se, që nga Lufta e Dytë Botërore, rritja ka qenë normë. Martin Wolf nga ‘Financial Times’ thekson se, që nga fillimi i viteve 1950, ekonomia botërore është rritur çdo vit dhe, përveç disa përjashtimeve, gjithmonë në 2 për qind ose më të lartë. Çështjet politike (pa luftë të madhe) rrallë kanë shumë ndikim në ekonomi. Ekonomia e SHBA-së është një bollëk i gjerë dhe kompleks prej 19 bilion dollarësh, që formohet më shumë nga tendencat e mëdha strukturore sesa nga disa ndryshime të politikave në Uashington.

Rritja e ekonomisë së SHBA-së
Ekonomia e SHBA-së po rritet pak më shpejt se sa pritej. Trump përpiqet të marrë kredi për këtë pothuajse çdo ditë. Dhe disa kredi janë të justifikuara. Derregullimi i përhapur që ndodh nën administrimin e tij ka lehtësuar ndoshta kufizimet në aktivitetin e biznesit. Taksat gjithëpërfshirëse liruan të holla për bizneset. Infuzion i parave, megjithatë, ka të ngjarë të prodhojë vetëm një bum të përkohshëm për vendin, një ‘trip’ që vjen me koston e një rritjeje masive të deficiteve dhe thellimin e pabarazisë. Tre trendët më të gjerë që e formësojnë botën janë paqja, globalizimi dhe teknologjia. Paqja midis fuqive të mëdha lejon vazhdimin e aktivitetit ekonomik në pjesën më të madhe të botës. “Ngritja e pjesës tjetër”, ngritja e vendeve dikur të varfra jashtë Perëndimit, mbetet forca më e madhe që vë në lëvizje ekonominë botërore. Ky globalizim dhe një revolucion i vazhdueshëm teknologjik kanë lejuar rritjen e vazhdueshme pa faktorin e vetëm ekonomik, i cili pothuajse gjithmonë e ka penguar atë në të kaluarën – inflacionin. Është e vështirë që çmimet të rriten kur mallrat dhe shërbimet mund të furnizohen me çmim të lirë nga një person në një vend në zhvillim ose nëpërmjet automatizmit. Mungesa e inflacionit gjatë 25 viteve të fundit është ende tendenca më e shquar që mban në funksion motorin e rritjes globale. Por, shikoni nën sipërfaqen dhe forcat që prodhojnë këto rrethana të mira duket të jenë gjithnjë nën presion. Shtetet e Bashkuara, arkitekti kryesor botëror i rendit ndërkombëtar dhe stabilitetit, duken të vendosura ta prishin atë. Trump është në esencë një izolacionist që vazhdimisht e vë në dyshim vlerën e strukturës së aleancës që e ka mbajtur botën paqësore dhe të qëndrueshme që nga viti 1945. Ai duket se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga bota ose të kthejnë rolin e saj ndërkombëtar në një sipërmarrje fituese, kuazi koloniale, siç është nxjerrja e pagesave nga Evropa, Japonia dhe Shtetet e Gjirit dhe konfiskimi i burimeve të naftës në Irak. Administrata e tij ka qenë në mosmarrëveshje të mëdha tregtare me partnerët kryesorë tregtarë të Shteteve të Bashkuara – Bashkimin Evropian, Kinën, Kanadanë dhe Meksikën

Të jetuar nga kapitali bazë 
Kjo lë revolucionin teknologjik, i cili e ka transformuar botën. Por, as këtu tendencat nuk janë plotësisht premtuese për Shtetet e Bashkuara. Së pari, vendi është duke jetuar nga kapitali bazë. Investimet në shkencën bazë dhe hulumtimet që u bënë në vitet 1960 dhe 1970 vazhdojnë të nënvlerësojnë kompanitë e teknologjisë amerikane sot. A do të mundeshin ‘Amazon’, ‘Facebook’ dhe ‘Apple’ të dominonin botën pa internet dhe GPS, të dyja teknologji të zhvilluara nga qeveria e SHBA-së? Vala e ardhshme e investimeve masive në shkencë dhe teknologji është me të vërtetë duke u zhvilluar – por në Kinë. Dhe, pastaj ka reagim në rritje ndaj teknologjisë. Ne jemi në një botë shumë më të ndryshme se vetëm pesë vjet më parë. Kompanitë e teknologjisë gjithnjë e më shumë konsiderohen se kanë fuqi monopole ose oligopole, konkurrencë dërrmuese, grumbullimin e të dhënave të konsumatorit dhe, duke përfituar nga kjo, duke ndërhyrë në privatësi dhe duke qenë pjesë e një elite që është e ndarë plotësisht nga pjesa tjetër e shoqërisë. Prova më e mirë për këtë është që Trump, i cili ka instinkt të mirë për ku dhe kur të bëjë lëvdata, ka bërë rregullisht postime kundër gjigantëve të teknologjisë. Por, përkundër kësaj, ne jetojmë në kohë paqësore dhe të begatë. Por nën sipërfaqe, ka rryma që mund ta prishin qetësinë, veçanërisht për Shtetet e Bashkuara.