12.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

UEFA: Ëndrra po bëhet realitet për Kosovën

Kosova e vazhdon sonte (e hënë) rrugën e saj në Ligën e Evropës teksa në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë do të takohet me Ishujt Faroe, raporton Insporti.com.

Përfaqësuesja kosovare vjen në këtë ndeshje pas barazimit të arritur të premten e kaluar ndaj Azerbajxhanit në Baku, teksa e kërkon fitoren e parë në shtëpi ndaj Përfaqësueses modeste evropiane.

Lidhur me ndeshjen e parë të Kosovës në shtëpi ka shkruar edhe faqja zyrtare e UEFA-s.

Ëndrra po bëhet realitet për komunitetin e futbollit kosovar pasi këtë të hënë Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, stadium ky i ndërtuar me ndihmën e UEFA, nëpërmjet programit UEFA HatTrick, shkruan faqja e UEFA-s.

Kosova sonte pret Ishujt Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve, në stadiumin e rinovuar dhe i emëruar sipas ikonës së futbollit, i cili ishte kryetar i Federatës së Futbollit së Kosovës.

Vokrri ndërroi jetë pak muaj më parë.

Do të jetë një natë e paharrueshme për anëtaren më të re të UEFA, e cila ishte pranuar në kongresin e Budapestit në vitin 2016, si anëtarja e 55-të.

Stadiumi ka një kapacitet prej 12,810 ulëse, dhe do të përdoret edhe nga ekipi lokal, Prishtina, për ndeshjet e kampionatit vendor dhe ato ndërkombëtare.

Ky stadium është shembulli më i mirë se programi i UEFA-s, Hat Trick është duke pasur një rol të rëndësishëm për të ndihmuar futbollin nëpër Evropë.

Kosova ndeshjet i ka zhvilluar në Shqipëri, por tani fillon një erë e re në stadiumin e Prishtinës, i cili është konsideruar gjithmonë si tempulli i futbollit kosovar.

Kosova javën e kaluar morri dritën e gjelbër për të zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pasardhësi i Fadil Vokrrit, kryetari Agim Ademi ka deklaruar se ky do të jetë një moment i pa harruar për njerëzit e Kosovës: “Për ta përjetuar këtë ditë, është dashur të investojmë shumë dhe të bëjmë shumë punë”.

“Ne të gjithë jemi të lumtur, që tani tifozët e Kosovës do të kenë një stadium modern dhe krenar që bartë emrin e ish-presidentit legjendar”, deklaroi Ademi, shkruhet ndër të tjera në faqen e UEFA-s.

Më Shumë

Restaurohet shtëpia tradicionale e shek. XVIII e Adem Aga Gjonit në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se njëra prej shtëpive më të bukura në Prizren po i kthehet shkëlqimi. Bëhet fjalë...

Eurovizion 2024: Dy gjysmëfinalet më 7 dhe 9 maj, nata finale më 11 maj

Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli gjigand i këngës, "Eurovision 2024" i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Konkursi i këtij viti do...

Lajmet e Fundit