33.4 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 4632

Shyqiri Bytyqi tregon planet për vitin e ri shkollor, thotë se prioritet mbetet depolitizimi i shkollave

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka folur sot në një konferencë për media me rastin e fillimvitit të ri shkollor.

Ai ka treguar për planet dhe përgatitjet të cilat janë bërë në mënyrë që nxënësit të fitojnë shkathtësitë dhe diturinë e duhur nga mësimdhënësit, njofton Klan Kosova.

Bytyqi veç tjerash ka kërkuar edhe nga prindërit që të jenë sa më bashkëpunues me nxnënësit dhe mësimdhënësit.

I pari i Arsimit në Kosovë, ka premtuar se do të ketë një prani të theksuar të inspektoriatit nëpër shkolla për të vëzhguar procesin dhe procedurat e mësimdhënies në mbarë territorin e Kosovës.

Më tej duke qenë se sot nis fillimi i vitit të ri shkollor, Ministri Bytyqi theksoi se 11 shkolla sot nuk do të fillojnë mësimin në gjithë territorin e Kosovës. Sipas tij kjo vonesë ka të bëjnë me mos përfundimin e renovimit të objekteve.

Përveç çështjes së shkollave, Shyqiri Bytyqi ka folur sot para mediave edhe për rezultatet e testit të maturës, ndërsa potencoi se do të hapin një debat public për qasjen e këtij testi në mënyrë që të gjendet forma më e mirë e mundshme për të trajtuar këtë problem të maturantëve.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se prioritet kryesor i angazhimit të tij si Ministër i Arsimit mbetet depolitizimi i shkollave në gjithë territorin e Kosovës, duke filluar nga drejtorët, njofton Klan Kosova.

Suarez: Nuk kanë rëndësi golat e mi

0

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, mbrëmjen e djeshme ka arritur të shënojë dy gola të rëndësishëm në karrierën e tij në fitoren e thellë 8-2 kundër Huesca.

Por uruguajani është treguar shumë modest duke thënë se ajo që ka rëndësi është fitorja e Barcelonës dhe jo vetëm golat që ai shënojë.“Më e rëndësishmja është se golat e mi ndihmuan skuadrën për të fituar”, ka thënë Suarez pas ndeshjes.

“Pak nga pak ne po kapim ritmin tonë. E filluam pak përgjumshëm, por goli i Huescas në bëri që të reagojmë”. “E vërteta është se kur shënon dëshiron të festosh dhe adrenalina e golin të largohet pak nga VAR-i, por tani gjyqtarët nuk gabojnë”.

“Është gjithmonë e rëndësishme të jesh në krye, por sezoni vetëm sa ka filluar dhe ne duhet të jemi gati për çdo gjë që vjen”, shtoi Suarez.

‘Corriere dello Sport’ ndryshon numrin e Ronaldos

0

Cristiano Ronaldo ende nuk ka shënuar gol me Juventusin në Serie A.

Sulmuesi i ardhur nga Real Madrid luajti takimet e para të sezonit të ri por nuk ka qenë i saktë para portës kundërshtare.

“Corriere dello Sport” në numrin e sotëm ka publikuar një titull: CR 5.5, duke i ndryshuar numrin e Ronaldos në formë të vlerësimit për paraqitjet e tij të deritashme në Torino.Juventus ka fituar tri ndeshjet e para të sezonit dhe kryeson Serie A me 9 pikë të grumbulluara.

Vdes e aksidentuara në Prizren

0

Një grua që ishte aksidentuar në Prizren javën e kaluar, ka vdekur sot.

Lajmin e ka bërë të ditur policia në raportin ditor.

Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

21 të vrarë në 92 ditët e fundit në Shqipëri

0

Ditët e fundit situata e rendit dhe sigurisë në vend, veçanërisht gjatë sezonit veror, është rikthyer në vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, shkruan gsh.

Sulmi me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala dhe ekzekutimi i biznesmenit në Shkodër Arjan Ferracaku, janë vetëm dy nga ngjarjet e fundit kriminale.

E ndonëse për qeverinë dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, situata këtë verë ka qenë më e mirë se ajo e një viti më parë, shifrat duket të jenë alarmante.

Është gazetarja e News24, Dorjana Bezat që në një status në Facebook tregon se vetëm në 92 ditë deri më tani të sezonit veror, numërohen në total plot 21 viktima të vrarë nga ngjarje kriminale, ku pjesa më e madhe e tyre janë ende pa asnjë autor të arrestuar.

Duke numëruar emrat e të gjithë viktimave të vrara në vetëm 3 muaj, gazetarja Bezat e quan këtë një marrëzi fundi i së cilës nuk dihet se kur do të jetë.

Pasi me një vrasje në 4 ditë, edhe kjo verë për Shqipërinë dhe shqiptarët, ishte e përgjakur.

“1 qershor 2018- 1 shtator 2018

Kapen hajnat duke e vjedhur një veturë në Prizren

0

Mbrëmë rreth orës 01:30, policia në Prizren ka pranuar një informatë nga një qytetar që bënte me dije se në rrugën “Sylejman Rrotlla” dy të dyshuar po përpiqeshin ta hapnin me forcë një veturë.

“Patrulla policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast i kanë parë të dyshuarit të cilët posa i kanë vërejtur policët kanë tentuar të arratisen por nuk ia kanë arritur qëllimit ngase të gjitha rrugët kanë qenë të bllokuara paraprakisht”, thuhet në komunikatën e policisë nga kjo komunë.

Tutje thuhet se në cilësi të provave materiale, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar çelësa të ndryshëm.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që dy të dyshuarit të ndalën në masën e arrestit. Viktimës së këtij rasti i është dëmtuar vetura gjatë tentimit për ta hapur me forcë.

Johnson parashikon “fitore” të BE-së në negociatat për Brexit

0

Ish-sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson ka sulmuar sërish Qeverinë Britanike të hënën, duke parashikuar “fitore” për Bashkimin Evropian, në negociatat për Brexit me Londrën, transmeton AFP.

Prej kur është larguar nga pozita në muajin korrik, Johnson i është kthyer punës së vjetër në gazetën eurospektike, Daily Telegraph, duke publikuar kolumne, në të cilat sulmohet Qeveria e kryeministres britainike, Theresa May rreth negociatave për Brexit.

Në shkresën e tij të fundit, Johnson i ka krahasuar bisedimet në mes të dy palëve me ndeshjet në mundje.

“Frikësohem se rezultati i pashmangshëm është fitore për BE-në, teksa Mbretëria e Bashkuar qëndron në një kanavacë me 12 yje që simbolikisht rrotullohen rreth kokës sonë gjysmë të vetëdijshme”, ka thënë ai.

Johnson ka pasur rol kyç në fushatën e referendumit për Brexit dhe ishte emëruar sekretar i Jashtëm në korrik të vitit 2016, kur Britania kishte filluar negociatat me Brukselin rreth asaj se si do të ndodhte largimi nga blloku.

Ai ishte tërhequr nga detyra e tij së bashku me ish-Sekretarin për Brexit, David Davis, pasi kryeministrja May kishte shpalosur planet për largim të Britanisë nga tregu i përbashkët, mirëpo duke mbajtur të njëjtën pjesë të tregtisë së lirë për mallra dhe produkte bujqësore përmes një marrëveshjeje për doganat dhe rregullore të përbashkët me bllokun.

Johnson dhe përkrahësit e tij të linjës së ashpër mendojnë se një pakti i tillë e mban Britaninë shumë të afërt me bllokun, derisa liderët e BE-së kanë deklaruar vazhdimisht se duhet bërë më shumë kompromise.

Ndërkohë May, e cila po përballet me fushatë të ashpër edhe brenda vetë partisë së saj, ka përsëritur të dielën se ajo do të preferonte largimin e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje sesa të vazhdojë të bëjë koncesione tjera me Brukselin.

‘Ma zor mblidhen dy shqyptarë, sesa mblidhet nji thes me pleshta’

0

Gjergj Fishta

Kishin hyp nji rreze dilli,
Ai Shën Pjetri e ai Shën Mhilli,
E po flisnin për i hall t’vjetër,
Ai Shën Mhill me njat Shën Pjetër

Se Shqypnia u rrudh e vogël,
Për shqyptart, sa një gogël.
Lene t’shejt e mos ta zgjasim,
Zbresin n’tokë Shqypnin ta masin.

Morën tshejt nji lamsh t’mashit
Nisen matjen n’Preveze t’tashit.
Mirëpo lamshi u ka mej,
Sa arritën t’Shejtit n’Qafë-Pejë.

Edhe nejse, mos me u zgjat,
Si me mat Shqypnin e ngratë,
Peni i mashit asht mbaru…
Vrik, kalon dreqi i mallku!

I kanë pre kryet, lekurën i kanë rru,
E me atë lesh kanë ba nji dredhë t’Djallit.
Qysh se u mat me lesh t’Djallit,
Asnji punë s’na shkon për s’marit.

Sesa nisim nji pune t’re,
Të parët që e prishim, jemi ne!

Troç, dy fjalë, kombit mbarë,
Sy me sy me ja thanë deshta:
Ma zor mblidhen dy shqyptarë,
Sesa mblidhet nji thes me pleshta.

Pamje shokuese: Vinicusin e kafshon kundërshtari (Video)

0

Mike Tyson ka qenë boksier i famshëm, por u shndërrua në figurë famëkeqe kur kafshoi Evnder Holyfieldin, duke i këputur një cope të veshit.

Një veprim të ngjashëm e ka provuar edhe një futbollist në Spanjë dhe videoja është ndër më të përfolurat e ditës, raporton Insporti duke komentuar pamjet që vijnë nga Spanja.

“Viktima” është Vinicius, super talenti i Real Madridit, i cili sot luajti në ndeshjen e ekipit B të këtij klubi me ekipin B të Altetico Madridit dhe atë e kafshoi kapiteni i ekipi kundërshtar pas një dueli.

Shikoni pamjet shokuese.

Qyteti meksikan lejon seks në rrugët publike

0

Çifteve në qytetin e Meksikës, që nga gushti u lejohet të bëjnë seks në publik, njofton Klan Kosova.

Ky miratim u bë me qëllim për ta luftuar korrupsionin e policisë.

Oficerët e policisë përsëri do të mund të raportojnë për aktet seksuale, por vetëm në rast se ndonjë qytetarë ankohet.

Sipas Këshilltarës së Lëvizjes Qytetare, Guadalupe Morfin Otero, reformat e paraqitura lejojnë që qiftet të shkëmbejnë dashurinë e tyre pa frikë nga oficerët të cilët i kërcënojnë me burgim apo para.

“Akti mund të shkaktojë bezdi, por nëse nuk ka ankesë, policia nuk mund të veprojë, vetëm në rast se bëhet fjalë për të miturë, gjë që konsiderohet shkelje”.

Sipas një sondazhi të bërë nga studentët e universiteteve publike dhe private, del që 90 përqind e qifteve janë përballur me policinë, sepse atyre u është kërkuar të mbajnë burgun, ose të japin para për të mos shkuar procedura më tutje.