Shyqiri Bytyqi tregon planet për vitin e ri shkollor, thotë se prioritet mbetet depolitizimi i shkollave

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka folur sot në një konferencë për media me rastin e fillimvitit të ri shkollor.

Ai ka treguar për planet dhe përgatitjet të cilat janë bërë në mënyrë që nxënësit të fitojnë shkathtësitë dhe diturinë e duhur nga mësimdhënësit, njofton Klan Kosova.

Bytyqi veç tjerash ka kërkuar edhe nga prindërit që të jenë sa më bashkëpunues me nxnënësit dhe mësimdhënësit.

I pari i Arsimit në Kosovë, ka premtuar se do të ketë një prani të theksuar të inspektoriatit nëpër shkolla për të vëzhguar procesin dhe procedurat e mësimdhënies në mbarë territorin e Kosovës.

Më tej duke qenë se sot nis fillimi i vitit të ri shkollor, Ministri Bytyqi theksoi se 11 shkolla sot nuk do të fillojnë mësimin në gjithë territorin e Kosovës. Sipas tij kjo vonesë ka të bëjnë me mos përfundimin e renovimit të objekteve.

Përveç çështjes së shkollave, Shyqiri Bytyqi ka folur sot para mediave edhe për rezultatet e testit të maturës, ndërsa potencoi se do të hapin një debat public për qasjen e këtij testi në mënyrë që të gjendet forma më e mirë e mundshme për të trajtuar këtë problem të maturantëve.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se prioritet kryesor i angazhimit të tij si Ministër i Arsimit mbetet depolitizimi i shkollave në gjithë territorin e Kosovës, duke filluar nga drejtorët, njofton Klan Kosova.

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Lajmet e Fundit