‘Corriere dello Sport’ ndryshon numrin e Ronaldos

Cristiano Ronaldo ende nuk ka shënuar gol me Juventusin në Serie A.

Sulmuesi i ardhur nga Real Madrid luajti takimet e para të sezonit të ri por nuk ka qenë i saktë para portës kundërshtare.

“Corriere dello Sport” në numrin e sotëm ka publikuar një titull: CR 5.5, duke i ndryshuar numrin e Ronaldos në formë të vlerësimit për paraqitjet e tij të deritashme në Torino.Juventus ka fituar tri ndeshjet e para të sezonit dhe kryeson Serie A me 9 pikë të grumbulluara.

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Lajmet e Fundit