17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

21 të vrarë në 92 ditët e fundit në Shqipëri

Ditët e fundit situata e rendit dhe sigurisë në vend, veçanërisht gjatë sezonit veror, është rikthyer në vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, shkruan gsh.

Sulmi me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala dhe ekzekutimi i biznesmenit në Shkodër Arjan Ferracaku, janë vetëm dy nga ngjarjet e fundit kriminale.

E ndonëse për qeverinë dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, situata këtë verë ka qenë më e mirë se ajo e një viti më parë, shifrat duket të jenë alarmante.

Është gazetarja e News24, Dorjana Bezat që në një status në Facebook tregon se vetëm në 92 ditë deri më tani të sezonit veror, numërohen në total plot 21 viktima të vrarë nga ngjarje kriminale, ku pjesa më e madhe e tyre janë ende pa asnjë autor të arrestuar.

Duke numëruar emrat e të gjithë viktimave të vrara në vetëm 3 muaj, gazetarja Bezat e quan këtë një marrëzi fundi i së cilës nuk dihet se kur do të jetë.

Pasi me një vrasje në 4 ditë, edhe kjo verë për Shqipërinë dhe shqiptarët, ishte e përgjakur.

“1 qershor 2018- 1 shtator 2018

Më Shumë

Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se ka nisur një proces të monitorimit dhe mbikëqyrjes në të gjitha repartet,...

Drini i Bardhë “shpërthen” në Gjonaj, gjashtë gola ndaj Dardanisë

Drini i Bardhë ka dhuruar spektakël para tifozëve vendas në Ligën e Dytë, duke triumfuar me rezultat bindës 6:2 ndaj Dardanisë. Skuadra nga Gjonaj zhvilloi...

Lajmet e Fundit