23.8 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 4662

Dashuria torturuese e Oscar Wilde

0

Oscar Wilde është i njohur për vuajtjet e dashurisë. Një nga këto vuajtje ishte dhe njohja me Alfred Douglas me të cilin jetoi një histori dashurie. Alfred Douglas Bruce, me nofkën Bosie, ishte autor britanik, i biri i John Douglas, Markezi i 9-të nga Queensberry. Douglas ka qënë i përshkruar si njeri i pamatur dhe ekstravagant. Në vitin 1894, Robert Hichens botoi romanin Karafili i gjelbër, që bazohej në marrëdhënien e Wilde dhe Douglas. Ky do të ishte një nga tekstet e përdorura kundër Wilde gjatë gjykimit të tij në vitin 1895.

Në vitin 1891, Oscar Wilde u takua me Douglas; edhe pse dramaturgu ishte i martuar dhe kishte dy djem, ata filluan një marrëdhënie.. Oscar Wilde është dramaturg, poet, prozator dhe kritik irlandez. Pasi kishte shkruar në gjini të ndryshme gjatë gjithë viteve 1880, ai u bë një nga dramaturgët më të njohur të Londrës në fillim të viteve 1890. Sot ai kujtohet për epigramet e tij, dramat dhe rrethanat e burgosjes, pasuar me vdekjen e tij të parakohshme. Prindërit e Wilde ishin intelektualë të suksesshëm në Dublin. Djali i tyre fliste rrjedhshëm frëngjisht dhe gjermanisht. Më poshtë jo japim dy letra që Wilde ia dërgoi Douglas.

Për Z. Alfred Douglas

Mars 1893, hotel Savoy, Londër

Më i dashuri i të gjithë djemve, Letra juaj ishte e lezetshme si verë e kuqe dhe e bardhë për mua, por unë jam i pikëlluar dhe jo fort në terezi. Bosie, ju nuk duhet të bëni skena me mua. Ato ma dërmojnë shpirtin, vrasin gjithë kënaqësitë e jetës. Unë nuk mund të të shoh ty kaq të dhembshur dhe të shtrembëruar nga pasioni. Nuk mund t’i përfytyroj buzët e tua të lakuara duke thënë gjëra të tmerrshme për mua. Më mirë të kërcënohem nga çdo arendator në Londër, se sa të kem urrejtjen tuaj të hidhur dhe të padrejtë. Ju jeni qenia hyjnore që unë dua, e birit dhe bukurisë, por nuk di si t’ia bëj. Të vij në Salisbury? Fatura ime këtu është 49 paund për një javë. Unë kam marrë edhe një dhomë mbi Thames. Pse nuk vini këtu, i dashuri im, djali im i mrekullueshëm? Kam frikë dhe më duhet të largohem pa para, pa kredi dhe një zemër plumbi.

Juaji, Oscar

Për Z.Alfred Douglas Rouen, gusht 1897

Letra e mëposhtme është shkruar menjëherë pas lirimit të Wilde nga burgu: Djalë i dashur! Mora telegramin tuaj gjysmë ore më parë dhe thjesht po dërgoj një rresht që t’ju them se shpresa ime e vetme për të bërë punë të bukura artistike është vetëm bashkë me ju. Nuk ishte kështu më parë, por tani është ndryshe dhe vetëm ju mund ti riktheni tek unë energjitë dhe gëzimin, pa të cilat nuk mund të bëj dot art. Çdo njeri do të zemërohej me mua po të merrte vesh se po të shkruaj përsëri, por ata nuk na kuptojnë. Unë mendoj se vetëm me ju mund të bëj diçka në jetë. Të lutem, rindërtoje jetën time të shkatërruar dhe pastaj miqësia dhe dashuria jonë do të kenë një kuptim të ndryshëm për botën. Do të doja që, kur u takuam në Rouen, të mos ishim ndarë më. Tashmë mes nesh ekzistojnë humnera dhe hapësira të mëdha. Por ne e duam njëri-tjetrin.

Natën e mirë, i dashur!

Përgjithmonë juaji, Oscar.

Oscar Wilde është i njohur për vuajtjet e dashurisë. Një nga këto vuajtje ishte dhe njohja me Alfred Douglas me të cilin jetoi një histori dashurie. Alfred Douglas Bruce, me nofkën Bosie, ishte autor britanik, i biri i John Douglas, Markezi i 9-të nga Queensberry. Douglas ka qënë i përshkruar si njeri i pamatur dhe ekstravagant. Në vitin 1894, Robert Hichens botoi romanin Karafili i gjelbër, që bazohej në marrëdhënien e Wilde dhe Douglas. Ky do të ishte një nga tekstet e përdorura kundër Wilde gjatë gjykimit të tij në vitin 1895. Në vitin 1891, Oscar Wilde u takua me Douglas; edhe pse dramaturgu ishte i martuar dhe kishte dy djem, ata filluan një marrëdhënie..

Oscar Wilde është dramaturg, poet, prozator dhe kritik irlandez. Pasi kishte shkruar në gjini të ndryshme gjatë gjithë viteve 1880, ai u bë një nga dramaturgët më të njohur të Londrës në fillim të viteve 1890. Sot ai kujtohet për epigramet e tij, dramat dhe rrethanat e burgosjes, pasuar me vdekjen e tij të parakohshme. Prindërit e Wilde ishin intelektualë të suksesshëm në Dublin. Djali i tyre fliste rrjedhshëm frëngjisht dhe gjermanisht. Më poshtë jo japim dy letra që Wilde ia dërgoi Douglas.

Për Z. Alfred Douglas

Mars 1893, hotel Savoy, Londër

Më i dashuri i të gjithë djemve,

Letra juaj ishte e lezetshme si verë e kuqe dhe e bardhë për mua, por unë jam i pikëlluar dhe jo fort në terezi. Bosie, ju nuk duhet të bëni skena me mua. Ato ma dërmojnë shpirtin, vrasin gjithë kënaqësitë e jetës. Unë nuk mund të të shoh ty kaq të dhembshur dhe të shtrembëruar nga pasioni. Nuk mund t’i përfytyroj buzët e tua të lakuara duke thënë gjëra të tmerrshme për mua. Më mirë të kërcënohem nga çdo arendator në Londër, se sa të kem urrejtjen tuaj të hidhur dhe të padrejtë. Ju jeni qenia hyjnore që unë dua, e birit dhe bukurisë, por nuk di si t’ia bëj. Të vij në Salisbury? Fatura ime këtu është 49 paund për një javë. Unë kam marrë edhe një dhomë mbi Thames. Pse nuk vini këtu, i dashuri im, djali im i mrekullueshëm? Kam frikë dhe më duhet të largohem pa para, pa kredi dhe një zemër plumbi.

Juaji, Oscar

 

Për Z.Alfred Douglas

Rouen, gusht 1897

Letra e mëposhtme është shkruar menjëherë pas lirimit të Wilde nga burgu:

Djalë i dashur!

Mora telegramin tuaj gjysmë ore më parë dhe thjesht po dërgoj një rresht që t’ju them se shpresa ime e vetme për të bërë punë të bukura artistike është vetëm bashkë me ju. Nuk ishte kështu më parë, por tani është ndryshe dhe vetëm ju mund ti riktheni tek unë energjitë dhe gëzimin, pa të cilat nuk mund të bëj dot art.

Çdo njeri do të zemërohej me mua po të merrte vesh se po të shkruaj përsëri, por ata nuk na kuptojnë. Unë mendoj se vetëm me ju mund të bëj diçka në jetë. Të lutem, rindërtoje jetën time të shkatërruar dhe pastaj miqësia dhe dashuria jonë do të kenë një kuptim të ndryshëm për botën.

Do të doja që, kur u takuam në Rouen, të mos ishim ndarë më. Tashmë mes nesh ekzistojnë humnera dhe hapësira të mëdha. Por ne e duam njëri-tjetrin.

 

Natën e mirë, i dashur!

Përgjithmonë juaji,

Oscar

Ende nuk dihen shkaqet e ngordhjes së peshqve në lumin Mirusha

0

Kane kaluar më shumë se dy javë kur u ngrit shqetësimi për ngordhjen e peshqve ne Liqenin dhe Lumin e Mirushës. Ani pse u dërguan në laboratorë mostrat e ujit e po ashtu të peshqve, nuk kishe asnjë rezultat. Pra edhe sot nuk ka një konstatim pse peshqit kanë ngordhur. E nga AUV kanë thënë se tash është shumë vonë që mostrat të dërgohen jashtë shtetit, pasi që as atëherë nuk do të ketë përgjigje.

Kanë kaluar më shumë se dy javë nga dita e ngordhjes së peshqve në Lumin dhe Liqenin Mirusha të Malishevës.

Gjatë kësaj kohe ende nuk është konstatuar shkaku i ngordhjes së tyre.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte pranuar nga Komuna e Malishevës mostra të peshqve pas ngordhjes, në mënyrë që të hulumtohet shkaku i dëmtimit të tillë të kulturës së peshkut në këtë komunë.

.

Lamir Thaçi, nga Agjencia e Ushqimit thotë se ky institucion është shprehur vullnetarisht që të kryej analizat e peshqve, brenda mundësive të laboratorit të Agjencisë.

Rezultati i analizave që ka kryer agjencia i është dërguar Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Komunës së Malishevës.

E në Komunën e Malishevës thonë se për shkak të kohës që ka kaluar nuk kanë mundësi t’i dërgojnë mostrat jashtë vendit ose në institucione tjera.

Në një përgjigje me shkrim për televizionin, Komuna e Malishevës fajëson AUV-in për përgjigje të mangët.

Në anën tjetër, Agjencia e Ushqimit thotë se nuk kanë kompetenca që të japin rekomandime ose detyrime për veprimet e mëtutjeshme të Komunës në lidhje me këtë rast.

Edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kishte bërë analizat e ujit në të cilin kishin ngordhur peshqit, rezultatet e të cilave kishin dalë negative. Uji nuk ishte shkaktar i ngordhjes masive të peshqve. Ndërkohë, peshkatarët ishin deklaruar të dëshpëruar pasi me këtë ngordhje është dëmtuar rëndë peshkataria.

 

Prizren, detaje nga vdekja e 17 vjeçarit në vendin e punës

0

Në qershor të këtij viti, në Mushnikovë të Prizrenit vdiq një 17 vjeçar në vendin e tij të punës. Seldin Aliaj punonte për t’u shkolluar. Inspektorati i Punës ka konstatuar se i riu ka vdekur si pasojë e mungesë së sigurisë në punë. Kompania nuk kishte pranuar të deklarohej kur Seldini vdiq dhe s’kanë folur as tash pas raportit të Inspektoratit.

Punonte për t’u shkolluar, mirëpo 17 vjecari, Seldin Aliaj vdiq pikërisht në vendin e punës, në qershor të këtij viti.

Të miturin i cili nuk kishte shumë kohë që kishte filluar punën në kompaninë “SatStyro”,  e kishte marrë mikseri që e prenë stiroporin.

Asokohe, kompania nuk kishte pranuar të deklarohej për rastin. E në lidhje me kushtet që ata kanë ofruar, ka marrë një vendim inspektorati i punës.

Në një përgjigje me shkrim nga T7,  Agim Millaku, nga Inspektorati i Punës, ka thënë se kompania nuk ku ka vdekur i riu nga Prizreni nuk kishte kushte të sigurta për punë.

Sipas Millakut, është parandaluar përkohësisht puna në makinën punuese ku vdiq i mituri.

Mirëpo sipas të njëjtëve, akoma nuk është bërë vlerësimi i rrezikut nga punëdhënësi që të miturit të punojnë në këtë kompani.

Për periudhën janar-gusht, në Inspektoratin e Punës, janë raportuar gjithsej 73 raste të aksidenteve në punë. 12 punëtorë kanë humbur jetën vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ndërsa 61 të tjerë kanë pësuar lëndime në punë.

T7 ka provuar të kontaktojë gjatë tërë javës me kompaninë ku ka vdekur 17 vjecari, Seldin Aliaj, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

 

Unë çikës teme s’ia pres krahët!

0

Autore: Shqipe Palloshi-Zumberi

Unë çikën teme nuk e msoj me nënshtrim! Ajo ka me lind si qenie e lirë, e plotëpushtetshme për mendimet, vendimet e veta, për trupin e për shpirtin e vet. Ka me e ditë që Zoti e ka kriju si qenie të lirë, edhe nuk guxon me pranu kurgjë ma pak se kjo, nuk guxon me ba kompromis me lirinë e saj.

Çika jeme ka me e ditë që lumturinë e saj mundet me e kriju veç ajo vet. Nuk ka me prit ndonji princ me kalë të bardhë me ardh me e shpëtu nga mjerimi finansiar, dëshpërimi emocional a shoqëror. Kur të jetë e gatshme me u martu, ka me e bë këtë me plot vetëdije e vetëdëshirë, veç atëherë kur beson se është e gatshme t’bahet bashkëshorte e nanë e mirë, e përkushtuar. Veç atëherë kur t’mendon se ka mbjellë mjaftueshëm fara në vete për me lulëzu pastaj për t’zgjedhurin e saj, e fëmijët e tyre.

Por unë çikën teme nuk e msoj me nënshtrim! Ajo ka me ditë me qëndru e fortë për besimet e idealet e veta. Nuk ka me u kompleksu pse është ndryshe prej turmës, edhe atëherë kur turma ka me e mbajtë në gojë për moskonformizmin e saj. Edhe atëherë kur mundet me pas frikë për t’ardhmen e saj, ajo ka me qëndru e fortë për atë çka beson.

Ajo ka me msu se Zoti është i bukur dhe e do të bukurën, dhe ka me e ditë që prej gjërave që e lartësojnë njeriun si qenie është shija për të bukurën. Për rrjedhojë, ajo ka me u kujdes për bukurinë e trupit, pa ra pre e standardeve e shthurrëse që i serviren gjithkund. Mbi të gjitha, ajo ka me e ditë se bukuria e vërtetë është bukuria e shpirtit e mendjes, dhe ka me u përpjek me e zbukuru mendjen me dije e shpirtin me mirësi, për me e prek esencën e t’qenit njeri.

Çikës teme nuk kam me ia pre flatrat qysh ua kanë pre nanat ndër gjenerata çikave t’veta. Se çika jeme nuk ka me qenë prona jeme, e nuk guxon me u bë as prona e dikujt tjetër. Përveç krijesë e Zotit dhe zonjë e vetes! Nuk guxon me e pa veten si diçka ma pak se kjo. Çika jeme ka me msu se duhet me u kujdes për zemrat e njerëzve, me i gëzu njerëzit, me falë prej zemrës, kohës e jetës së vet për me i lumturu ata. Ka me msu se s’ka punë ma t’fisme se me e gzu nji zemër, se me e lumturu nji shpirt. Ama, ajo kurrë nuk ka me iu nënshtru tekave boshe, tendencioze e injorante të dikujt për ta nënshtru qenien e saj veç pse është çikë, grue a nuse. Ajo ka me ditë ma mirë se kaq!

Çikës teme unë s’kam me i thanë mos me lujt me vetura se ato janë për djem. Ajo ka me lujt me anije kozmike, me stetoskop, me letra e lapsa, me aeroplana. Se ajo ka me msu me besu në fuqinë e mendjes së saj, dhe ka me u ushqy me dashuri e dëshirë për me e eksploru universin e me i zbulu t’fshehtat e tij. Ajo s’ka me ra pre e tendencës së shoqërisë për me e bë me besu se aftësitë e saj intelektuale janë inferiore ndaj atyre të një burri.
Ajo ka me qenë e etur për dije, ka me qenë ambicioze për me e ndërtu veten me mundin e shkathtësitë e veta, për me u bë e zonja e vetes e për me i shtu mirësi njerëzimit me arritjet e veta. Ajo ka me e kuptu që Zoti e ka kriju si mrekulli. E ka bë ndihmëse në procesin e krijimit të jetës së re. Edhe në momentin që vendos të bahet nanë, ajo ka me dhënë çdo gjë prej vetes për me u kujdes për mirëqenien fizike, shpirtërore, mendore të krijesave që ka sjellë në jetë. Kur t’bahet nanë, ajo ka me e ditë se fëmija rritet pa gjithçka, por jo edhe pa dashuri e vëmendje. Kur të bahet bashkëshorte, ka me e ditë se elementi thelbësor për me e lumturu t’zgjedhurin e saj, është vëmendja e pandame e saj ndaj çdo aspekti të qenies së tij. Ka me ditë me fliju prej vetes për lumturinë e të dashurit, por asnjëherë prej dinjitetit e vetrespektit të saj. Ajo ka me e ditë se familja është mënyra si ruhet shenjtëria e njerëzimit dhe me urtësi e dashuri ka me kriju nji fole t’ngrohtë ku kanë me gjetë prehje t’dashurit e zemrës së saj.

Ajo ka me e ditë se vlerë i ka dhënë Zoti, dhe se vlera e saj nuk ulet as rritet në raport me njerëzit. Ka me fol n’emër të së drejtës e nuk ka me hesht për padrejtësitë. Çika jeme ka me e ditë sa e fortë është, sepse është çikë. Ajo ka me besu se mundet me e ndryshu botën, edhe ka me ia mësy kësaj.

Çika jeme është prototip i çikave të s’ardhmes. Çikat tona janë mrekulli, e mrekullitë s’mundesh me i shtrëngu në grusht, as me ua shujt dritën.

Ronaldo nuk ia doli të shënojë në debutim – nota befasuese e tij

0

Cristiano Ronaldo nuk arriti që të shënojë në debutimin e tij në Serie A me Juventusin.Ronaldo, që më herët shënoi golin e parë në një miqësore, nuk arriti ta bëjë të njëjtën gjë edhe në debutimin e tij në kampionatin italian.

Juventusi ia doli që me shumë vështirësi të fitonte në udhëtim ndaj Chievo Veronas, me rezultatin 3-2 (falë një autogoli, dhe golave nga Khedira e Bernardeschi.

Ronaldo përkundër faktit se nuk shënoi gol në debutim, mori notën 7.2 për paraqitjen e tij.Më poshtë mund të shihni të gjitha notat e lojtarëve.

Erdogan thotë se ‘do ta ndryshojë lojën’ ndaj sanksioneve

0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha para mijëra mbështetësve se Turqia do të qëndrojë e fortë kundër “tentimit për dështim ekonomik” pas tensioneve me Shtetet e Bashkuara.

Erdogan deklaroi para mijëra përkrahësve në Ankara se vendi u kërcënua nga ekonomia, sanksonet, valuta e huaj dhe inflacioni

“Ju themi se po e shohim lojën e tyre dhe po i sfidojmë”, tha ai.

Turqia po përballet me një rënie të madhe të valutës prej 38% përkundër dollarit që ka shënuar rritje. Vendi po përballet me sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me kusht të lirimit nga burgu shtëpiak të pastorit Andrew Craig Brunson, që mund të vuaj 35 vjet burg nëse dënohet për spiunazh dhe akuza të ndërlidhura me terrorizëm

Vdes motoristi i aksidentuar para tetë ditësh në Prizren

0

Policia e rajonale e Przrenit ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë një person, i cili ishte aksidentuar para tetë ditësh.

“Sot, policia në Prizren është informuar se ka ndërruar jetë një motoçiklist i vitlindjes 1956 i cili kishte pësuar në një aksident të datës 10 gusht që pati ndodhur në Lagjen “Bajram Curri”. Viktima kishte pësuar plagë serioze për të cilat po trajtohej në QKUK”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, me urdhër të Prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për autopsi.

Prizren: Dy ditë rresht lindin nga nëntë djem e një vajzë (VIDEO)

0

Në spitalin e Prizrenit pati një zhvillim interesant. Gjatë dy ditëve aty lindën numër i njëjtë i foshnjave dhe ishin të gjinisë së njëjtë.

Stafi nuk mban mend të kishte ndodhur diçka e tillë edhe më parë.

.

Konkurset e kurdisura

0

Shkruan: Fahri Musliu

LETËR PUBLIKE,
Kryetarit të shtetit, Kryeministrit, Kryeparlamentarit, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, OSBE, Zyrës së BE, ambasadave të shteteve të Quintit, AGK, Shoqërisë civile, Avokatit të Popullit, opinionit kosovarë:

PROTESTË NDAJ
KONKURSEVE TË KURDISURA

Të nderuar të lartcekur,
po Ju drejtohem me këtë letër publike për t’ju njoftuar dhe protestuar ndaj dukurisë të cilën veç e dini, si edhe i gjtihë populli, por pos deklarimeve verbale, nuk po merrni kurrfarë hapash konkret për demaskimin, luftimin dhe çrrënjosjen e kësaj gangrene të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës, dhe për ndërtimin e shtetit demokratik e ligjor, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë, e jo shtet partiak, klanor apo mafioz.

Për Ju pushtetarë dhe për opinionin kosovarë (por as për atë ballkanik e më gjerë) nuk ka nevojë të prezantohem, sepse keni njohuri të mjaftueshme për punën time profesionale dhe për veprimtarinë njerëzore e intelektuale, prandaj edhe po ndjej obligim dhe përgjegjësi njerëzore, profesionale e morale që ta nxjerr në shesh dukurinë e kurdisjes së konkurseve në Kosovë, me rastin tim konkret, veçmas të atyre për Bordet e ndërmarrjeve publike, në këtë rast të mediumit publik me rëndësi dhe mision të veçantë, të caktuara me ligj.

Kah fundi i Qershor të vitit 2015, konkurrova për anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës –RTK, sepse jo vetëm që i plotësoja kushtet e parapara me konkurs, por edhe më tepër për shkak të bagazhit tim profesional, njerëzor e intelektual (50 vjet përvojë gazetareske, nga të cilat 38 vjet korrespondent i rregullt nga Beogradit i gazetës Rilindja, Zërit të Amerikës, BBC, RTK dhe i shumë mediave tjera në shqip e gjuhë tjera; se kam botuar disa libra dokumentar me vlerë të veçantë kapitale në shqip, serbokroatisht, anglisht…

Më 19 korrik (2015) u ftova në intervistë nga Komisionin Ad Hoc i themeluar nga Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ku e prezantova vizionin (programin) tim si anëtar i mundshëm i Bordit të RTK. Atë ditë më informuan disa anëtar të Komisionit se nuk kisha fituar pikë të duhura dhe se ishin kandiduar njerëzit e parive në pushtet (PDK, LDK). Madje Kryetarja e Komisionit, Xhevahire Izmaku kish konstatuar se “Fahriu ka qenë kandidati më i mirë, por e kam direktivën e partisë që mos e votojë”.
Në mbledhjen e radhës të Kuvendit u votuan: një pjesëtar i FSK, një ekspert i financave, ligjërues në një kolegj privat dhe, për të dytën herë, këngëtari i muzikës tallave nëpër dasma, por asnjëri nuk e kishte bagazhin tim profesional (gazetaresk).

Në nëntor apo Dhjetor të vitit të njëjtë, edhe pse e dija se çfarë do të ndodh, vendosa të konkurrojë serish. Një zyrtar i lartë i PDK, gjatë një takimi, më sugjeroj që të mos konkurroj për Bord të RTK se do të më zgjidhnin anëtar të Bordit të Universitetit të Prizrenit, por këtë e refuzova me konstatimin se nuk pranoj të jam anëtar i stafit për çka nuk jam kompetentë.
Në intervistën e zhvilluar në fund të janarit të vitit 2016, kryetarja e njëjtë e Komisionit, XH. I., qysh në fillim më provokoj me pyetjen “pse keni konkurruar për të dytën herë për anëtar të Bordit- është nostalgji apo…”?
Kuptohet edhe kësaj radhe anëtarët e Komisionit nga partitë në pushtet nuk më kishin votuar, meqë rastësisht më ra në dorë lista e votimit. Kësaj radhe ishte zgjedhur kandidatja e cila ishte zyrtare e Ministrisë së Arsimit me rrogë të majme, e që ishte edhe në konflikt interesi, për çka i njëjti komision për këtë arsye e suspendon pas plotë dy vihesh.

Në qershor të këtij viti serish konkurrova edhe pse e dija rezultatin, por doja të bëja një hulumtim gazetareskë dhe të bindëm se sa thellë i ka futur rrënjët shteti partiak dhe akraballëku.

Në fund të korrikut shkova në intervistë, ku në listë ishin gjithsej 32 aplikantë. Gjatë rrugës për në godinën e Kuvendit, e takova kryetarin e Komisionit për Media i cili, pasi më pyeti “a më kanë ftuar në intervistë” dhe pasi i thash se pikërisht atje po shkoj, ma ktheu: “e kot, puna është e kryer, do të zgjidhen…mi tha emrat e kandidatëve…”
Në intervistë isha ndër të fundit. Komisionin e kryesonte prapë Xh. Izmaku e cila kësaj radhe nuk më provokoj dhe më njoftoj se do të më intervistojë deputeti Armend Zemaj. Qysh në fillim u thash se e di se nuk do të votohem as për herë të tretë, sepse gjatë ardhjes këtu, një anëtar i komisionit për media (nuk ia ceka emrin), më njoftoj se “puna është e kryer” dhe mi tregoj emrat e kandidatëve, që e forcon bindjen time se do të zgjidhen njerëz partiak.

Megjithatë e prezantova vizionin tim, me një vlerësim kritik të gjendjes aktuale në RTK dhe duke dhënë propozime konkrete për tejkalimin e dukurive negative, veçmas në programin informativ, kulturor-argëtues, arsimor e edukativ, dhe për t’ia kthyer RTK misionin e vet ligjor, meqë nuk kamë njohuri për teknikën e jo aq edhe për financat.
Në fund, në vend të pyetjeve, deputeti Frashër Krasniqi, anëtar i Komisionit tha: “pyetje nuk kam por zoti Musliu paraqiti një vizion shumë më bindës dhe konkret, krahasuar më të gjithë kandidatë e deritashëm”.

Derisa unë e prezantoja vizionin, anëtari i Komisionit, gazetari Milaim Zeka doli dy herë jashtë sallës dhe nuk ka dëgjuar në tërësi çfarë kamë thënë. Të dytën e herë u kthye derisa anëtari Krasniqi jepte vlerësime për mua, dhe sapo ai e përfundoi fjalën e kërkoi Milaimi duke thënë se ka pyetje: “Fahri të njohim si gazetar të vjetër. Na thuaj sa vjet ke punuar në RTK, sa kronika ke bërë dhe sa rrogë ke marrë?” Milaimit iu përgjigja, vetëm shkaku i respektit si gazetarë edhe pse të gjitha këto ishin pyetje që kishin qëllimin që të tregoj se “nuk kam moral unë të kritikoj RTK derisa nuk paskam bërë kronika e paskam marrë aq rrogë të majme”!

Kryetarja e Komisionit u përpoq disa herë ta ndaloj Milaimin në pyetjet dhe konstatimet e t’ia, e protestuan edhe disa anëtar tjerë se “kjo s’ka të bëj me intervistën”, por ai nuk ndalej. Nuk u futa në debat me atë për ta ruajtur dinjitetin tim dhe të mos e hapi Kutinë e Pandorës…

Të njëjtin ditë një person që ishte aplikant ma dërgoj listën me emrat e 6 vetave që ishin kandiduar për votim në Kuvend, ku duhet të zgjidhen tre anëtar të Bordit të RTK.
1. Ermira Bjçica, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave natyrore në UP, bashkëshortja e deputetit të VV, Glauk Konjufca (950 pikë)
2. Agron Gashi, kryeredaktor i revistës “Jeta e re” – AAK (950 pikë)
3. Vilma Biba, Qendra për Arsim e Kosovës – AAK (875 pikë)
4. Dr Sali Bashota, prof në Fakultetin e Filologjisë në UP, ish drejtor i Bibliotekës Kombëtare – PDK; (860 pikë)
5. Lirim Geci, anëtar aktual i Bordit të RTK nga vitit 2015 – PDK, (830)
6. Arlinda Demiri, profesoreshë në shkollën e mesme në Gjilan- AAK (720 pikë).

Pas disa ditësh nga koordinatorja në Sekretarinë e Komisionit për Media, Drita Morina kërkova me SMS që të ma dërgojë listën e aplikantëve me rezultatet e votimit. Nga ajo mora këtë përgjigje: “Nuk e kam në përshkrim pune këtë dhe ju nuk keni të drejtë të kërkoni një gjë të këtillë, mos më pengo tutje”…
Kjo pra është zyrtarja arrogante që e pasqyron gjendjen në Tempullin e demokracisë, ku paguhet me paratë e popullit.

Listën e aplikantëve e sigurova dhe u binda se asnjëri nuk e kishte as bagazhin as kompetencën time profesionale: me dije, autoritet, kredibilitet, integritet e moral njerëzor dhe parime e kode profesionale.
Këto veti të mia i kanë të njohura shumë mirë qytetarët e Kosovës.
Në përshkrimin se si duhet të jetë anëtari i Bordit të RTK thuhet:
“Anëtarë të Bordit duhet të jenë individë me kredibilitet dhe autoritet të lartë njerëzor, profesional e moral. Gjatë punës së tyre, anëtarët e Bordit duhet të jenë plotësisht të përkushtuar, objektiv dhe të paanshëm. Anëtarët e Bordit emërohen (pra jo zgjidhen në Kuvend) dhe veprojnë në kapacitetin e tyre personal dhe nuk e përfaqësojnë asnjë interes jashtë RTK-së, përveç interesit të publikut Ata nuk lejohet të kërkojnë apo pranojnë asnjë instruksion në lidhje me aktivitetin e Bordit nga asnjë interes jashtë RTK-së.”

Duke u nisur nga e gjithë kjo e them me plotë përgjegjësi se anëtarët e Komisionit Ad Hoc nuk janë të nivelit që të japin vlerësime objektive e të paanshme për aplikanët dhe të propozojnë ata që vërtetë janë kompetentë dhe meritor për anëtar të Bordit të RTK. Sëkëndejmi, e pa nënçmuar asnjë aplikant tjetër, jam i gatshëm të ballafaqohem me secilin nga ata që janë kandiduar, në çdo kohë dhe vend, meqë e njoh më se miri edhe natyrën e këtij mediumi dhe jam më kompetent, dhe nuk do të isha vetëm dekor dhe makinë e votimit.

Prandaj, ju pushtetarë të nivelit qendror, (por edhe lokal), përfaqësues të popullit në Tempullin e Demokracisë, duhet të keni ndërgjegje të lartë, moral dhe obligim e përgjegjësi politike për ndërtimin e shtetit demokratik e ligjor të Kosovës me liri dhe të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët. E jo të favorizoni ndërtimin e shtetit partiak, akraballëkun, injorancën, korrupsionin, kriminalitetin, arsim e shëndetësi të dështuar, dukuritë tjera negative të shoqërisë kosovare të cilat edhe shtetin edhe shoqërinë e kanë bërë vend më të izoluar dhe më të urryer në Evropë, nga i cili po synon të ikin shumë të rinj, sepse nuk po shohin perspektivë e as dritë në fund të tunelit!

Edhe ju përfaqësues diplomatik, veçmas të shteteve të “Quintit”, të BE dhe OSBE, që bashkë me vendet tjera demokratike e ndihmuat çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e institucioneve shtetërore, bartni përgjegjësi që po i favorizoni këto dukuri negative, dhe po adresoni vetëm kritika verbale (përfshirë edhe konkurset për Bordet e ndërmarrjeve publike, nga të cilat ai i RTK është më specifik dhe me përgjegjësi më të madhe ashtu siç është edhe vet mediumi publik i cili direkt financohet prej taksave të qytetarëve), kurse të këqijat vetëm sa po shtohen.

Përgjegjësinë për zbulimin, demaskimin dhe luftimin e këtyre dukurive e bartin në veçanti mediat dhe Shoqëria civile.

Për fund, dhe si hap i parë për fillimin e demaskimit dhe stopimit të mosrespektimit të konkurseve të tilla, propozoj:
1. që deputetët e Kuvendit Popullor, në mbledhjen e parë kur duhet të votojnë kandidatët për Bordin e RTK, të anulojnë rezultatet e votimit në Komisionin Ad Hoc dhe procesin ta kthejnë në intervistim të ri nga një Komision i Pavarur, jashtë-partiak;

2. që deputetet të marrin vendim për formimin e Komisionit të Pavarur e Profesional me autoritet, kredibilitet e kontribut të veçantë në fusha të ndryshme, emrat e të cilëve do t’i propozonin: Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), Këshilli i Mediave të Shkruara, Shoqëria civile, Komunitetet kulturore-artistike, OSBE, Zyra e BE, dhe Sindikata e pavarur e RTK. Punën e këtij Komisioni do ta drejtonte Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media;

3. Kuvendi të merr vendimin që komisione të tilla Ad Hoc profesionale, jashtë partiake, të formohen me rastin e shpalljes së çdo konkursi të RTK për anëtar të Bordit, me çka do të eliminoheshin devijimet, do të shtohej profesionalizmi dhe efikasiteti i Bordit me anëtar kompetent, e jo që ai të jetë vetëm dekor duke marrë shuma të larta të rrogës për një mbledhje mujore, çfarë nuk ndodh me mediat tjera publike në rajon dhe Evropë.

Ju faleminderit për mirëkuptim.
Me respekt, Fahriu Musliu

Suharekë, banorët frikësohen nga epidemitë (VIDEO)

0

Uji nga shtëpitë e përmbytura në Suharekë është tërhequr, por pas vetes la baltën dhe rrezikun e ndonjë epidemie.

Mjekët po këshillojnë banorët që mos të përdorin ujin e puseve dhe t’i gëlqerosin shtëpitë e vërshuara.

Ndërkaq, ndihmat për këtë rajon po vijnë ngadalë.