15 C
Prizren
E premte, 5 Mars, 2021

Unë çikës teme s’ia pres krahët!

Autore: Shqipe Palloshi-Zumberi

Unë çikën teme nuk e msoj me nënshtrim! Ajo ka me lind si qenie e lirë, e plotëpushtetshme për mendimet, vendimet e veta, për trupin e për shpirtin e vet. Ka me e ditë që Zoti e ka kriju si qenie të lirë, edhe nuk guxon me pranu kurgjë ma pak se kjo, nuk guxon me ba kompromis me lirinë e saj.

Çika jeme ka me e ditë që lumturinë e saj mundet me e kriju veç ajo vet. Nuk ka me prit ndonji princ me kalë të bardhë me ardh me e shpëtu nga mjerimi finansiar, dëshpërimi emocional a shoqëror. Kur të jetë e gatshme me u martu, ka me e bë këtë me plot vetëdije e vetëdëshirë, veç atëherë kur beson se është e gatshme t’bahet bashkëshorte e nanë e mirë, e përkushtuar. Veç atëherë kur t’mendon se ka mbjellë mjaftueshëm fara në vete për me lulëzu pastaj për t’zgjedhurin e saj, e fëmijët e tyre.

Por unë çikën teme nuk e msoj me nënshtrim! Ajo ka me ditë me qëndru e fortë për besimet e idealet e veta. Nuk ka me u kompleksu pse është ndryshe prej turmës, edhe atëherë kur turma ka me e mbajtë në gojë për moskonformizmin e saj. Edhe atëherë kur mundet me pas frikë për t’ardhmen e saj, ajo ka me qëndru e fortë për atë çka beson.

Ajo ka me msu se Zoti është i bukur dhe e do të bukurën, dhe ka me e ditë që prej gjërave që e lartësojnë njeriun si qenie është shija për të bukurën. Për rrjedhojë, ajo ka me u kujdes për bukurinë e trupit, pa ra pre e standardeve e shthurrëse që i serviren gjithkund. Mbi të gjitha, ajo ka me e ditë se bukuria e vërtetë është bukuria e shpirtit e mendjes, dhe ka me u përpjek me e zbukuru mendjen me dije e shpirtin me mirësi, për me e prek esencën e t’qenit njeri.

Çikës teme nuk kam me ia pre flatrat qysh ua kanë pre nanat ndër gjenerata çikave t’veta. Se çika jeme nuk ka me qenë prona jeme, e nuk guxon me u bë as prona e dikujt tjetër. Përveç krijesë e Zotit dhe zonjë e vetes! Nuk guxon me e pa veten si diçka ma pak se kjo. Çika jeme ka me msu se duhet me u kujdes për zemrat e njerëzve, me i gëzu njerëzit, me falë prej zemrës, kohës e jetës së vet për me i lumturu ata. Ka me msu se s’ka punë ma t’fisme se me e gzu nji zemër, se me e lumturu nji shpirt. Ama, ajo kurrë nuk ka me iu nënshtru tekave boshe, tendencioze e injorante të dikujt për ta nënshtru qenien e saj veç pse është çikë, grue a nuse. Ajo ka me ditë ma mirë se kaq!

Çikës teme unë s’kam me i thanë mos me lujt me vetura se ato janë për djem. Ajo ka me lujt me anije kozmike, me stetoskop, me letra e lapsa, me aeroplana. Se ajo ka me msu me besu në fuqinë e mendjes së saj, dhe ka me u ushqy me dashuri e dëshirë për me e eksploru universin e me i zbulu t’fshehtat e tij. Ajo s’ka me ra pre e tendencës së shoqërisë për me e bë me besu se aftësitë e saj intelektuale janë inferiore ndaj atyre të një burri.
Ajo ka me qenë e etur për dije, ka me qenë ambicioze për me e ndërtu veten me mundin e shkathtësitë e veta, për me u bë e zonja e vetes e për me i shtu mirësi njerëzimit me arritjet e veta. Ajo ka me e kuptu që Zoti e ka kriju si mrekulli. E ka bë ndihmëse në procesin e krijimit të jetës së re. Edhe në momentin që vendos të bahet nanë, ajo ka me dhënë çdo gjë prej vetes për me u kujdes për mirëqenien fizike, shpirtërore, mendore të krijesave që ka sjellë në jetë. Kur t’bahet nanë, ajo ka me e ditë se fëmija rritet pa gjithçka, por jo edhe pa dashuri e vëmendje. Kur të bahet bashkëshorte, ka me e ditë se elementi thelbësor për me e lumturu t’zgjedhurin e saj, është vëmendja e pandame e saj ndaj çdo aspekti të qenies së tij. Ka me ditë me fliju prej vetes për lumturinë e të dashurit, por asnjëherë prej dinjitetit e vetrespektit të saj. Ajo ka me e ditë se familja është mënyra si ruhet shenjtëria e njerëzimit dhe me urtësi e dashuri ka me kriju nji fole t’ngrohtë ku kanë me gjetë prehje t’dashurit e zemrës së saj.

Ajo ka me e ditë se vlerë i ka dhënë Zoti, dhe se vlera e saj nuk ulet as rritet në raport me njerëzit. Ka me fol n’emër të së drejtës e nuk ka me hesht për padrejtësitë. Çika jeme ka me e ditë sa e fortë është, sepse është çikë. Ajo ka me besu se mundet me e ndryshu botën, edhe ka me ia mësy kësaj.

Çika jeme është prototip i çikave të s’ardhmes. Çikat tona janë mrekulli, e mrekullitë s’mundesh me i shtrëngu në grusht, as me ua shujt dritën.

Më Shumë

Quni e citon Ajnshtajnin në prag të zgjedhjeve të LDK’së: Lider është ai i cili, nga rrëmuja sjell thjeshtësi

Anëtari i kryesisë së LDK’së, Anton Quni, njëherësh edhe pretendues për postin e kryetarit të këtij subjekti politik në zgjedhjet e brendshme të 14...

Vendos gjykata franceze: Dënohet me burgim ish-presidenti Sarkozy

Është dënuar me burgim ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, raportojnë mediat ndërkombëtare. Sarkozy është akuzuar për korrupsion dhe shkelje financiare të fushatës. Ndërkohë nuk janë bërë të...

Prizren: Bariu vret qenin e bashkëfshatarit të tij, pasi ia sulmoi qentë e sharrit

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast të vrasjes së një qeni në Prizren. Siç thuhet në raport, i dyshuari...

E veshur me fustan transparent, Tayna i vë “flakën” rrjetit me pozën e fundit

Reperja e dashur për publikun, Tayna, ka ardhur mjaft provokuese me pozën e fundit të postuar në “Instagram”. Ajo ka ndarë me 1.5 milionë ndjekësit...

Vjedhin para e stoli ari në një shtëpi në Malishevë

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Sipas raportit...

Ronaldo e rrit standardin përsëri, 12 sezone radhazi me mbi 20 gola

Cristiano Ronaldo ka vazhduar ta rrisë standardin në futboll, me golin që e shënoi në fitoren e Juventusit 3:0 kundër Spezias. Superylli portugez e shënoi...

Kalaja e Beratit, dëshmitare shekullore e historisë

Kalaja për të cilën besohet se është ndërtuar në shekullin e katërt para erës sonë dhe e cila gjendet në një kodër të lartë,...

Vdes 4-vjeçari nga Malisheva, u godit në një aksident trafiku

Një fëmijë 4-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident të ndodhur në fshatin Carrallukë të Malishevës. Policia ka njoftuar se...

Në Prizren paraqiten 11 raste të reja me koronavirus

11 raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në komunën e Prizrenit. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i...

Anton Quni del në foto para një qerreje të vjetër, ia dërgon një mesazh LDK’së

Anëtari i kryesisë, Anton Quni ka publikuar një fotografi ku shihet pranë një qerreje të vjetër, teksa thotë që ajo nxit kujtime të bukura...

Nuk miratohet dhënia e pronave komunale në shfrytëzim për 3 OSHC-të e Prizrenit

Propozim-vendimi për dhënien e pronave komunale në shfrytëzim afatshkurtër për 3 organizata të shoqërisë civile nuk është miratuar nga anëtarët e Kuvendit të Komunës...

Ja sa vota mori Artan Abrashi në zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Por, edhe pse rezultatet s’janë shpallur akoma, tashmë po...

Lajm i mirë për tifozët e Kosovës, Rashica po kthehet në formë

Me një lëvizje mjeshtërore kaloi një mbrojtës. E kaloi edhe mbrojtësin e dytë, duke shfrytëzuar potencialin e madh teknik. Pasoi një gjuajtje e bukur,...

Numërohen mbi 13 mijë vota me kusht, LVV thellon epërsinë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta. KQZ ka...

Muaji mars, pranverë për industrinë muzikore shqiptare

Java e parë e muajit mars duket të ketë qenë koha ideale për artistët shqiptarë që ata t’i publikojnë projektet e tyre. Albanian Post ju...

Izraeli akuzon Iranin për derdhjen e naftës në det: Ky është terrorizëm mjedisor

Prej dy javësh, brigjet izraelite kanë pësuar dëme të mëdha nga një sasi ende e papërcaktuar nafte që po rrezikon seriozisht ekosistemin e atij...

Lajmet e Fundit