17.1 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 481

63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 44 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2509 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 12 persona, prej të cilëve 5 janë dërguar në mbajtje.

Dështon përpjekja e 23-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

0

Ka dështuar për herë të 23-të përpjekja për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Edhe seanca e sotme sërish nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni.

Nga 111 deputetë prezent, 55 pro votuan, kundër 1 dhe nuk pati abstenim.

 

 

Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 23-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Ndryshe të martën nën drejtimin kryesuesit Avni Dehari, seanca serish nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 54 deputetë, një votoi kundër, ndërsa abstenime nuk pati.

Fqinjët përplasen për qen në Prizren

0

Një përplasje jo fort e zakonshme ka ndodhur  të mërkurën në Prizren.

Komshiu 71-vjeçar u ankua se fqinji i tij 48-vjeçar e ka kanosur. Kjo pasi ky i fundit mban qen në banesën e tij, e që sipas ankuesit, këta kafshë kanë prishur qetësinë publike, transmeton Klankosova.tv.

“Një përplasje mes fqinjës në rrugën “Hamit Thaçi” në Prizren, ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë dhe konfiskim të një arme. Ngjarja ka ndodhur më 27 maj rreth orës 14:00, kur K.K., 71-vjeçar ka raportuar se është kanosur nga fqinji i tij S.V., 48-vjeçar, pas një debati që kishte shpërthyer lidhur me qen që i dyshuari mbante në banesë, e që sipas ankuesit po prishnin qetësinë publike”.

Policia ka shoqëruar të dy palët në stacion për intervistim. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon një armë zjarri. Me urdhër të prokurorit të shtetit është realizuar kontroll n ë banesën S.V.,, ku është gjetur një armë me gaz, dhe një karikator me 20 fishekë.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Prizreni U17 drejt Superligës – shkruajnë historinë me kualifikimin në play-off

0

Ekipi U17 i FC Prizrenit ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar për fazën Play-Off që do të zhvillohet në Prishtinë, ku do të luftojë për një vend në Superligën e Kosovës për grupmoshën U17.

Ky kualifikim historik është një dëshmi e përkushtimit, punës së palodhur dhe talentit që po kultivohet brenda akademisë së klubit, raporton PrizrenPress.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Fëmijët tanë, krenaria jonë – FC Prizreni po rrit kampionë brenda dhe jashtë fushës!”, shprehet klubi në një deklaratë.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Ky sukses përbën një moment të veçantë jo vetëm për klubin, por për gjithë komunitetin sportiv të Prizrenit, duke treguar se e ardhmja e futbollit në qytet është në duar të sigurta.

Prishtina është destinacioni i radhës, Superliga është qëllimi – dhe FC Prizreni U17 është i gatshëm ta shkruajë faqen e radhës të historisë me guxim e pasion./PrizrenPress.com

Vetëvendosje akuzon kryetarin e Suharekës për punësime partiake dhe keqpërdorim të institucioneve publike

0

Lëvizja Vetëvendosje (VV) në Suharekë ka akuzuar pushtetin lokal që udhëhiqet  nga kryetari Bali Muharremaj (AAK) për keqpërdorim të institucioneve publike dhe punësime me motive elektorale, vetëm pak muaj para zgjedhjeve lokale të tetorit.

“Në Suharekë po zhvillohet një fushatë e hapur punësimesh partiake dhe klienteliste”, thuhet në reagimin e VV-së.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sipas këtij subjekti politik, këto punësime e emërime po bëhen me qëllim të përfitimit elektoral dhe jo në interes të qytetarëve.

VV i është referuar konkretisht emërimit të një personi në pozitën e zëvendësdrejtorit të Gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë, për të është mbështetës i hapur i kryetarit Muharremaj dhe AAK-së.

“Ky person, i cili nuk heziton të shfaqë mbështetjen ndaj AAK-së edhe në rrjetet sociale, po shpërblehet me pozitë publike duke anashkaluar çdo proces transparent dhe meritor”.

 “Nuk kemi të bëjmë me ndonjë përjashtim, por me një praktikë të qëllimshme ku administrata publike përdoret si mjet për forcimin e lidhjeve partiake dhe për interesa personale”.

VV e ka quajtur këtë qasje “tregues të qartë të frikës së pushtetit aktual nga humbja në zgjedhje” dhe ka shtuar se “kjo është jo vetëm e papranueshme, por edhe e dëmshme për zhvillimin demokratik të komunës sonë”.

“Qytetarët e Suharekës meritojnë institucione që i shërbejnë atyre – jo poste që përdoren si shpërblime partiake”./PrizrenPress.com/

 

 

Prizren: Policia konfiskon 11 patentë shoferë për shkelje në trafik

0

Njësia Rajonale për Trafik Rrugor në Prizren ka ndërmarrë sot një aksion kontrolli në kuadër të përpjekjeve për rritjen e sigurisë në komunikacion, ku si rezultat janë konfiskuar gjithsej 11 patentë shoferë për shkak të kundërvajtjeve të ndryshme.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, masat janë marrë pas vëzhgimeve dhe dokumentimit të shkeljeve të rënda të ligjit në disa lokacione:

Tri patentë shoferë janë konfiskuar në segmentin rrugor Suharekë – Carralevë, pasi shoferët kishin tejkaluar në vijë të plotë. Shkeljet janë regjistruar përmes kamerës së veturës me radar mobill.

Shtatë patentë shoferë janë konfiskuar për mosrespektim të semaforit, gjatë një operacioni të zhvilluar në rrugën “Wesli Klark” në Prizren, në orarin 08:20 – 09:00.

Një patentë shofer është konfiskuar për transport të pasigurt të një fëmije, i cili ishte ulur në ulësen e përparme, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e tij.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke theksuar se qëllimi i këtyre masave është mbrojtja e jetës dhe sigurisë publike.

 

 

LVV abstenon në KPF për Projekt-Rregulloren e Varrezave në Landovicë, shpreh dilema rreth pagesave të shërbimeve

0

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa në Prizren nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë shprehur dilema lidhur me përmbajtjen aktuale të Projekt-Rregullores për Varrimin dhe Mirëmbajtjen e Varrezave të reja të Prizrenit në Landovicë.

Për këtë arsye në mbledhjen e fundit të KPF-së kanë abstenuar gjatë votimit për procedimin e draftit të këtij akti për shqyrtim në seancën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shefi i grupit të këshilltarëve të LVV-së në Kuvendin e Prizrenit, Karanfil Haxhillari ka theksuar se ky subjekt nuk është kundër hapësirës së re për varrimin e qytetarëve të Komunës së Prizrenit në Landovicë, sidomos duke i marrë parasysh vështirësitë aktuale në varrezat ekzistuese të qytetit.

“Por, i kemi mospajtimet tona, meqë gjatë qeverisjes së LVV-së kemi mundësuar që ceremonia e varrimit të bëhet me subvencionim nga Komuna. Tashmë me këtë rregullore të re dhe për hapësirën është caktuar koncesionari që do të merret me ceremoninë e varrimit, që i bie se qytetarët e Komunës së Prizrenit me shumë gjasa tashmë do të paguajnë për ceremoninë e varrimit”, ka thënë Haxhillari para mediave, raporton Telegrafi.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Sipas tij, një praktikë e tillë mund të krijojë vështirësi për qytetarët.

“Nga një akt human, që është bërë traditë, çështja po kalon në akt biznesor, ku qytetari obligohet që të paguajë. Duke i parë rrethanat e qytetarëve në këtë rast ne e shohim që do të ballafaqohet me shumë vështirësi”, ka deklaruar Haxhillari.

Kryesuesja Antigona Bytyqi ka theksuar se në mbledhjen e KPF-së më së shumti është diskutuar për Projekt-Rregulloren për Varrimin dhe Mirëmbajtjen e Varrezave të reja të Prizrenit në Landovicë.

 

“Mirëpo edhe kjo pikë u votua, dhe do të shqyrtohet në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës”, ka thënë Bytyqi, raporton Telegrafi.

Ajo ka bërë të ditur se për seancën e thirrur për ditën e enjte janë proceduar për shqyrtim edhe pikat tjera, si: Propozim-vendimi paraprak mbi dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër organizatave të shoqërisë civile; Propozim-vendimi për formimin e Komisionit Vlerësues;  Raporti financiar për periudhën janar-mars 2025; dhe Plotësim-ndryshimi i listës rezervë të emrave për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe hapësirave publike në Komunën e Prizrenit.

Përmbajtja e Projekt-Rregullores për Varrimin dhe Mirëmbajtjen e Varrezave të reja të Prizrenit në Landovicë është prezantuar javë më parë gjatë një takimi me qytetarët. Sipas përgjegjësve nga Komuna e Prizrenit, kjo rregullore përcakton kushtet, parimet dhe standardet për organizimin, rregullimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e varrezave të reja në Landovicë të Prizrenit. /Telegrafi/

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

0

RENELUAL TAHIRI SH.P.K ju ofron lokale afariste me qira në kompleksin më të ri dhe modern – Green Avenue.

Kjo është mundësia ideale për çdo biznes që synon:
Rritje të dukshmërisë
Qasje të shpejtë dhe të lehtë për klientët
Ambient modern që pasqyron profesionalizëm
Lokacion strategjik në një zonë në zhvillim të shpejtë
Infrastrukture e re, e ndërtuar sipas standardeve më të larta

Në Green Avenue, ju nuk merrni thjesht një hapësirë – por një avantazh konkurrues!

Pse të vendosni biznesin tuaj në Green Avenue?

Qira fleksibile dhe çmime të arsyeshme

Parkim i bollshëm për ju dhe klientët tuaj

Afërsi me rrugë kryesore dhe destinacione të rëndësishme

Mjedis i sigurt dhe i kontrolluar

RENELUAL TAHIRI SH.P.K ju ofron lokale afariste me qira në kompleksin më të ri dhe modern – Green Avenue.

Kjo është mundësia ideale për çdo biznes që synon:
Rritje të dukshmërisë
Qasje të shpejtë dhe të lehtë për klientët
Ambient modern që pasqyron profesionalizëm
Lokacion strategjik në një zonë në zhvillim të shpejtë
Infrastrukture e re, e ndërtuar sipas standardeve më të larta

Në Green Avenue, ju nuk merrni thjesht një hapësirë – por një avantazh konkurrues!

? Pse të vendosni biznesin tuaj në Green Avenue?

Qira fleksibile dhe çmime të arsyeshme

Parkim i bollshëm për ju dhe klientët tuaj

Afërsi me rrugë kryesore dhe destinacione të rëndësishme

Mjedis i sigurt dhe i kontrolluar

I përshtatshëm për biznese.

Investoni në lokacionin që ju sjell klientë!
Green Avenue – ku biznesi juaj rritet më shpejt.

Kontaktoni sot për të rezervuar hapësirën tuaj:

[email protected]
www.renelualtahiri.com
+383 44 128 112
+383 49 613 613
+383 43 540 540

 

Si i shpëtoi burgut shkrimtari Paulo Coelho

0

Paulo Coelho, romancieri i njohur brazilian është një ndër autorët më të lexuar në të gjithë botën.

Ai botoi më shumë se 20 libra dhe u bë i famshëm në mbarë botën pasi botoi romanin “Alkimisti”. Ai është një ndër fituesit e çmimeve më të mëdha ku një ndër këto është “Kristal Awords” i dhënë nga forumi “World Economic”. Gazeta “Panorama” rikthen këtë figurë të vlerësuar si një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore. Veprat e tij, të botuara në më shumë se 170 vende dhe të përkthyera në 80 gjuhë, janë shitur në mbi 175 milionë kopje në të gjithë botën.

Paulo Coelho lindi në Rio de Janeiro dhe me krijimtarinë e tij fitoi famë në të gjithë botën duke u bërë me ndikimin më të madh ndërkombëtar dhe një nga shkrimtarët më të lexuar në botë. Librat e Paulo Coelho-s, të botuara në mbarë botën, kanë arritur shifrën mahnitëse prej rreth 320 milionë kopjesh të shitura në më shumë se 170 vende. Autori më i përkthyer nga portugalishtja është botuar në 88 gjuhë të ndryshme. “Alkimisti”, libri i tij më i suksesshëm, u botua në qershor 1988, fillimisht nga i njëjti botues “Eco”. Meqenëse pronari i shtëpisë botuese të parë nuk besonte shumë në suksesin e titullit, ribotimi i “Alkimisti” u bë nga botuesi tjetër “Rocco” dhe shpejt u bë një nga fenomenet më të mëdha të shitjeve në Brazil. Libri shitet rreth 1 milion kopje çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara, duke qenë libri më i dhuruar për nxënësit që mbarojnë gjimnazin atje.

“Alkimisti” ka një rekord duke qëndruar për 427 javë rresht në listën e librave më të shitur të “The New York Times”. Në tregun e Amerikës së Veriut, ekziston një version audio i “Alkimistit” i treguar nga aktori i madh anglez Jeremy Irons, fitues i “Oscar”-it për aktorin më të mirë në vitin 1991.

VIZIONI PËR BOTËN

Që në fëmijëri, Coelho dëshironte të bëhej shkrimtar. Kur ai ia tregoi mamasë së tij këtë gjë, ajo iu përgjigj “I dashur, babi yt është një inxhinier. Ai ka një vizion të qartë për botën. A e di çfarë do të thotë të jesh një shkrimtar?”. Shkrimtari Brazilian Coelho lulëzon në kontradikta dhe ekstreme. Coelho më vonë vërejti se “Nuk ishte se ata donin të me lëndonin mua, por ata nuk e dinin se çfarë të bëja … Ata nuk e kanë bërë që të më shkatërrojnë, ata e bënë që të më shpëtojnë”. Si student, filloi të udhëtonte. Ai vizitoi Perunë, Meksikën, Bolivinë, Kilin dhe Afrikën e Veriut. Gjatë kësaj kohe, Coelho filloi të shkruante tekste për këngë të njohura. Ai ka bashkëpunuar me artistë nga Brazili, si Raul Seixas. Paulo iu nënshtrua terapisë me elektroshok gjatë qëndrimit në një institucion psikiatrik. Kjo përvojë ndikoi në romanin e tij “Veronika vendos të vdesë”.

Paulo Coelho e la atdheun e tij në vitin 1977 dhe u transferua në Londër me gruan e tij për një vit, ku u përpoq pa sukses të vendosej si autor. Pas kthimit në Brazil, ai punoi për një kohë të shkurtër si drejtor i labelit diskografik CBS në Brazil përpara se të vendoste të fokusohej në shkrime. Ndërkohë kishte kaluar në katolicizëm. Librat e parë të Coelho-s u frymëzuan nga përvojat e tij në rrugën e pelegrinazhit të Saint James në Santiago de Compostela. Asgjë nuk mund ta parashikonte suksesin e tyre të mëvonshëm kur u liruan në vitet 1980. Por sa e njeh Shqipërinë shkrimtari Brazilian? “Njoh historinë e vendit tuaj, por kurrë nuk e kam vizituar atë.

U gëzova shumë kur mora vesh se libri im Alkimisti u botua dhe në Shqipëri. Madje kur vinin në shtëpi miq të ndryshëm dhe më flisnin për suksesin e madh të Alkimistit, unë u tregoja librin e botuar në shqip. E jashtëzakonshme. Në fakt kam shumë dëshirë të vij në Shqipëri, edhe pse më kanë thënë se ka njerëz me kallashnikovë. Do doja të takoja lexuesit e mi, të bisedoja me studentët. Tri ditë në Shqipëri do të ishin diçka fantastike për mua”, u shpreh ai gjatë një interviste në vitin 2016.

RRUGA E PELIGRINAZHIT

Librat e parë të Coelho-s u frymëzuan nga përvojat e tij në rrugën e pelegrinazhit të Saint James në Santiago de Compostela. Asgjë nuk mund ta parashikonte suksesin e tyre të mëvonshëm kur u liruan në vitet 1980. Megjithatë, kur “Alkimisti” u botua në Brazil në vitin 1988, ai e çoi autorin drejt suksesit financiar. Historia e Santiagos, një të riu andaluzian që dëshiron të udhëtojë nëpër botë si bari, u bë libri më i shitur në Brazil, duke u shfaqur në listat e bestsellerëve në 18 vende njëkohësisht. Librat e Paulo Coelhos, autorit bashkëkohor brazilian më të suksesshëm në botë, nuk tregtohen si vepra të një autori brazilian pasi ai arriti të sfidojë stereotipet e autorëve brazilianë vendas. Coelho e veçon veten nga autorët e tjerë brazilianë.

Librave të tij u mungon pasuria tropikale e veprave të njohura të Jorge Amados dhe dhuna urbane e bestsellerit të Paulo Lins, “Qyteti i Zotit”, i cili, gjithashtu, u përshtat në një film. Në botën perëndimore, eksplorimet fetare të Coelhos, të cilat varionin nga misticizmi në monoteizëm, u pritën mirë. Coelho u bë i njohur si një guru i spiritualitetit letrar. Receta e tij ishte e thjeshtë dhe efektive: në vend që të humbiste kohë me pirueta gjuhësore apo analiza psikologjike, ai i jepte lexuesit rrëfime të shkruara mirë, të kombinuara me këshilla për vetëndihmë. Kritikët letrarë e kanë dënuar shpesh stilin e tij si tepër të thjeshtë, por lexuesit në mbarë botën e adhurojnë atë për fjalët e tij të thjeshta. Të famshëm si Madonna dhe fituesi i çmimit Nobel për letërsinë Kenzaburo Oe janë ndër fansat e tij. Coelho prezantoi zhanrin e shëmbëlltyrës në letërsinë moderne tregtare. Shëmbëlltyra tradicionalisht ka magjepsur lexuesit sepse është e thjeshtë dhe e lehtë për t’u kuptuar, ndërkohë që mbetet enigmatike. Kjo ishte e vërtetë për Jezusin në Bibël dhe për ministrat në Mesjetë. Puna e Coelho-s funksionon në një gamë të gjerë nivelesh pasi librat e tij nuk janë tërësisht manuale vetëndihme, por shkojnë përtej letërsisë. Veprat e Coelho-s shfaqen në listat e bestsellerëve dhe në tavolinat e kafes së Akademisë Braziliane të Letërsisë.

JASHTË RREGULLAVE

Paulo Coelho lindi në një familje katolike në Rio de Zhaneiro më 24 gusht 1947 por u rrit kundër fesë. Ai ëndërronte që të hynte në shkollë, Coelho ëndërronte të bëhej shkrimtar. Por që herët jeta e tij kaloi nëpër spitale. Shkrimtari brazilian u shtrua në një spital mendor për tre vite me radhë kur ishte vetëm 17 vjeç. Ai u trajtua për skizofreninë, por trajtimi nuk i ndihmoi dhe poeti iku. Për disa kohë, ai endej dhe më pas u kthye në shtëpi, pas së cilës u dërgua përsëri në spital. Pas kësaj, ai u arratis edhe dy herë nga spitali psikiatrik, por më vonë familja u pajtua me rrugën që ai kishte zgjedhur dhe Paulo u bë shkrimtar. Pasi shpëtoi për herë të dytë nga spitali i tyre mendor, ai iu bashkua lëvizjes teatrore amatore, e cila ishte jo vetëm një fenomen arti, por edhe një protestë sociale. Aktiviteti i tij përfundoi me faktin se ai ishte sërish në spital. Pasi u largua nga spitali për herë të tretë, Paulo u angazhua me shkrim dhe teatër.

Të afërmit e tij mund të pranonin vetëm se ai kurrë nuk do të gjente një punë “normale”. Në fillim të viteve 70, Coelho vendosi të krijojë një “Shoqëri Alternative” që do të funksiononte jashtë sistemit dhe rregullave. Parimi bazë i kësaj shoqërie dukej si “Bëj çfarë të duash – ky është i gjithë ligji”, të cilin shkrimtari e huazoi nga Aleister Crowley. Ushtria braziliane e konsideroi këtë një veprimtari subversive dhe e dënoi Paulon me burg. Paulo nuk shërbeu në burg për shumë kohë, ai u shpëtua nga një diagnozë e bërë më herët në një spital psikiatrik. Ai u shpall i çmendur dhe u la i lirë. VLERËSIMET Midis 115 çmimeve të rëndësishme që ka marrë autori, mund të përmendim titullin prestigjioz “Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit”, i dhënë nga qeveria franceze, si dhe “Medalja e Artë e Galicisë”. Nga tetori 2002, Paulo Coelho është anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave. Atij iu dha titulli “Lajmëtar i Paqes” nga OKB-ja, më 2007. Ndër librat më të suksesshëm të tij, të cilët janë sjellë në qarkullim nga Botimet Toena, përmendim: “Alkimisti”, “Mali i pestë”, “Veronika vendos të vdesë”, “Djalli dhe zonjusha Prym”, “Njëmbëdhjetë minuta”, “Manuali i luftëtarit të dritës”, “Pelegrini i Kompostelës”, “Zahiri”, “Shtriga e Portobellos”, “Buzë lumit Piedra u ula dhe qava”, “Fitimtari është i vetëm”, “Brida”, “Alef”, si dhe librin e tij të fundit “Shkelja e kurorës” (Adultério), i cili është futur në listat e librave më të shitur në mbarë botën. Deri tani, të drejtat për përkthim të këtij romani janë shitur në 45 gjuhë.

“Sigurisht, shpresoj që në hapat e “Shigjetarit”, njerëzit do të shohin të njëjtin udhëtim që ekziston tek “Alkimisti”. Sigurisht, ata janë të ndryshëm. “Alkimisti” është një libër referues. Edhe “Shigjetari” është po kështu, por shpresoj që njerëzit ta përdorin atë për t’i ndihmuar të mësojnë bazat e jetës. E shpresoj vërtet këtë! Një ditë, isha ulur në shtëpinë time në Pirenej dhe po mendoja se sa e jashtëzakonshme është gjuajtja me hark, dhe thashë pse të mos shkruaj një libër rreth kësaj eksperience. Dëshiroja ta shkruaja, në fund të fundit, edhe për veten time, që ta lexoja më pas ose “ta kondensoja” brenda vetes sime. U përpoqa t’i mësoja vetes atë çka kisha mësuar në mënyrë instiktive. Ndonjëherë, kur ti mëson, duhet të ulesh dhe të kuptosh çfarë ishte ajo që mësove. Duke bërë këtë gjë, shkrova librin”, është shprehur gjatë një interviste shkrimtari brazilian./ KultPlus.com

 

Gjendet i gjallë 91-vjeçari nga Rahoveci

0

Është gjetur i gjallë Z.M., 91-vjeç, nga fshati Patoqan i Ulët në komunën e Rahovecit, i cili ishte raportuar i zhdukur më 27 maj.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Burime të sigurta brenda Policisë së Kosovës konfirmuan për Gazetën Sinjali se mëngjesin e sotëm, më 28 maj, rreth orës 08:30, një qytetar nga Rahoveci e ka gjetur të moshuarin në zonën e njohur si “Rimnik”, në një fushë të hapur.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, të cilët i kanë ofruar ndihmën e parë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec. Pas vlerësimit mjekësor, është konstatuar se Mustafa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi nga familjarët e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërkohë që rasti është mbyllur zyrtarisht si “Person i zhdukur – i gjetur”.

Marketing