14.7 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 487

Liria mbetet jashtë Superligës – shuhet ëndrra bardhezi në Klinë

0

Skuadra e Lirisë së Prizrenit nuk ia doli të sigurojë kalimin në finalen e barazhit për Superligë, pasi u mposht me rezultat 3:1 nga Vushtrria në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Një përballje e mbushur me emocione, raste dhe dramë deri në minutat shtesë, u përmbyll me një fund të hidhur për bardhezinjtë, raporton PrizrenPress.

Liria e hapi ndeshjen më mirë, duke kaluar në epërsi që në minutën e 10-të me golin e Dijar Nikqit. Por Vushtrria reagoi dhe arriti të barazojë në minutën e 36-të me një realizim të bukur nga Daut Maxhuni, pas një aksioni të ndërtuar mirë me asistim të Drilon Fazliut.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Pjesa e dytë nisi me shumë tension dhe në minutën e 53-të, Vushtrria fitoi një penallti që u konkretizua nga Theophilus Solomon.

Liria vazhdoi të luftojë dhe pati disa mundësi të mira për të barazuar, përfshirë një goditje shtylle nga Berisha në minutën e 67-të, por pa sukses.

Në minutat shtesë, Urim Statovci shënoi golin e tretë për Vushtrrinë, duke mbyllur përfundimisht çdo dilemë dhe duke e vulosur eliminimin e Lirisë nga gara për rikthim në Superligë.

Pavarësisht përpjekjeve, përkushtimit dhe mbështetjes së madhe nga tifozët, Liria e mbyll sezonin jashtë elitës, duke e lënë për një tjetër vit shpresën për rikthim atje ku e kërkon historia dhe emri i saj./PrizrenPress.com

Kapet një 28-vjeçar në Lezhë, kërkohej nga policia e Prizrenit për vjedhje të rëndë

0

Një 28-vjeçar është arrestuar në Lezhë, i kërkuar nga Kosova nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

I dyshuari ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, më 12 maj të këtij viti ia kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, sipas Policisë së Shtetit.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kapën dhe arrestuan me qellim ekstradimi drejt Kosovës, shtetasin K. H., 28 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet Kosovare po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Marketing

Kukuvajka

0

Enver Sulaj

Portretin tënd e shoh në pasqyrën e thyer
Trishtimin – në buzëqeshjen e shtirur

Në mëngjes ti flet me veten heshtazi
Në luginën e mallit kanë ngelur kukuvajkat

Shprishe dallgën e mërisë Para ylberit që të del në ëndërr

2016

Marketing

Kryetari i Malishevës nderon me mirënjohje Ferid Aganin

0

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani, të cilin e ka nderuar me mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në fushën e shëndetësisë dhe në shërbim të Kosovës.

Sipas një komunikate për media, mirënjohja e ndarë për ish-ministrin Aganin është bërë me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në zhvillimin e sistemit shëndetësor dhe angazhimin e palodhshëm në shërbim të vendit dhe shoqërisë”.

“z. Ferid Agani ka shërbyer si Ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës gjatë periudhës 2011–2014. Gjatë këtij mandati, ndër të tjera, ai ka themeluar dhe ka udhëhequr Këshillin Ndërministror për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), një hap i rëndësishëm për përballjen me këtë sëmundje endemike në Kosovë, e në veçanti në Malishevë”.“Me këtë rast, kryetari Kastrati e ka falënderuar z. Agani për kontributin e tij jo vetëm si ministër, por edhe për rolin dhe përkushtimin e tij në zhvillimet e përgjithshme publike dhe politike në vend”, përfundon komunikata për medie.

Marketing

Hënës besën ia kam dhënë

0

Qazim THAÇI

Endem me dritë hëne çdo natë
Si në mitet ilire, me besën e dhënë,
E me shpirtin e dhembjes si peng
Të dashurisë nga malli që ndjej për ty.

Kur vjeshtës fletët veniten nga vera,
E kur bari gufon në Shëngjergj,
Kudo e kahdo që shkoj, tek ti zemrën kam,
Edhe si leje njoftimi, edhe si mallkim.

Vetëm hëna ka nën besë amanetin tim,
Edhe kur ligësia zemrën të kaplon,
Edhe atëherë kur të gjithë të tradhtojnë,
Tek unë ke strofullën e strehimit.

Se kam një mal dashuri me besë hëne,
E me një fjalë guri që mbaj kujtim.
Ec e mos u drithëro në maje shkrepash,
Ec fushave me lulëkuqe, se besa e hënës

Është më mitike se vetë fryma e shpirtit,
Është më mitike se gjaku im.


Marketing

Mbi 2000 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2083 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 15 persona, prej të cilëve 10 janë dërguar në mbajtje, kurse dy t tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Marketing

84 vjet nga lindja e kantautorit Bob Dylan

0

Kantautori amerikan Bob Dylan, fitues i shumë çmimeve të rëndësishme, feston sot ditëlindjen e 84.

Dylan është autor i shumë albumeve muzikore me këngë që i dhanë famë në mbarë botën. Këngët e tij të famshme janë “Blowin’ in the Wind”, “Like a Rolling Stone” dhe “Hurricane”. Për mëse 5 dekada, ai dha shumë koncerte dhe arriti të jetë fitues i Çmimit Nobel për letërsi, për vitin 2016 me tekstet e tij poetike.

Bob Dylan është një nga muzikantët më të famshëm në botë në vitet 60. Deri më sot ai ka fituar 11 Grammy Awards, dhe është futur në Grammy Hall of Fame dhe Rock and Roll Hall of Fame.

Ndahet nga jeta prof. dr. Isak Misin Hoxha

0

Është ndarë nga jeta Prof. Dr. Isak Misin Hoxha

Lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Isak Misin Hoxhës e ka bërë të ditur familja e tij, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e një njeriu të dashur, të urtë dhe të përkushtuar.

I lindur më 28 shkurt 1947, Prof. Dr. Isak Misin Hoxha ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën akademike dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat e familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Me një jetë të mbushur me përkushtim dhe sakrificë, ai ishte një shembull i urtësisë, dinjitetit dhe dashurisë ndaj familjes dhe komunitetit. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Si profesor i përkushtuar i matematikës, ai ka kontribuar për dekada në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës si dhe ka dhënë një kontribut të madh edhe në Departamentin e Matematikës të Universitetit të Prishtinës.

Gjithashtu, ishte i angazhuar edhe në Universitetin e Prizrenit dhe atë të Gjilanit, duke dhënë një kontribut të çmuar në formimin akademik të shumë gjeneratave.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Prof.Hoxha u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe integritet të lartë akademik. Ai do të mbahet mend jo vetëm si mësimdhënës i shkëlqyer, por edhe si njeri me vlera të thella humane.

Ceremonia e varrimit do të mbahet më 25 maj 2025, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Zhurr-Prizren.

Marketing

 

 

Liria kërkon lavdinë sot në Klinë – një hap larg Superligës

0

Liria e Prizrenit zhvillon ndeshjen vendimtare të barazhit kundër Vushtrrisë sot në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Bardhezinjtë janë të fokusuar dhe të motivuar për të dhënë maksimumin dhe për t’u kualifikuar në finalen që i afron me elitën e futbollit kosovar, raporton PrizrenPress.

Ora 16:00 shënon fillimin e një përballjeje ku çdo detaj ka rëndësi dhe ku Liria synon të tregojë forcën dhe vendosmërinë për të realizuar ëndrrën e rikthimit në Superligë.

Të gjithë tifozët e bardhezinjve janë të thirrur të jenë zëri dhe fuqia shtesë në këtë duel të zjarrtë./PrizrenPress.com

Balje ‘tregon’ kush ia bëri ofertën në këmbim të votës për Haxhiun: Është doktor, njeri i partisë në pushtet

0

Deputetja Duda Balje gjatë ditës së sotme ka konfirmuar informacionet që qarkullonin, se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.

Balje ka jep detaje për personin i cili i’a ka ofruar pozitën e profesoreshës në Shkup në ‘këmbim të votës’ së saj.

Balje gjithashtu është shprehur se ka refuzuar ofertën dhe se ka vendosur të flas pas deklaratve të Ramush Haradinaj.

“Kjo ka ndodhë para disa jave dhe nuk kam desht me fol, por reagova pasi z.Haradinaj e përmendi.Unë kam refuzu ofertën dhe nuk kam shku as në kafe. Oferta është bërë nga njerëz të paritsë që janë në pushtet”, ka thënë Balje. Ajo është shprehur se nuk ka ndërru qëndrim dhe se nuk do ta mbështesë Vetëvendosjen”,ka thënë Balje në Tëvë1.

Për këtë ajo është shprehur se personi i cili ka ofruar që të bëjë ‘këmbim të votës’ është pjestar i UÇK-së.

“Kanë bërë ofertë ata të cilët janë në pushtet. Personi i cili ka bërë kërkesen është një doktor prej Kosovës është pjestar i UÇK-së edhe e respektoj shumë edhe unë e di se ai është duke më përcjell edhe personi edin se kush është edhe për respekt nuk po tregoj më shumë”, është shprehur Balje.

Marketing