14.7 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 488

Bashkimi U18 shpallet kampion i Kosovës

0

Skuadra e Bashkimit U18 është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2024/25, duke e përmbyllur sezonin me dy trofetë më të rëndësishëm në basketbollin për të rinj: Kupën dhe Kampionatin e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Në finalen vendimtare të kampionatit, Bashkimi mposhti Kerasan Prishtinën në serinë finale me rezultat 2-1, duke dëshmuar cilësi, karakter dhe përgatitje të lartë teknike. Ky sukses vjen pas fitores së mëhershme në Kupën e Kosovës, duke e bërë sezonin 2024/25 më të suksesshmin në historinë e ekipit të të rinjve.

Ekipi u drejtua nga trajneri Elbesar Geshtenja dhe ndihmësi Adell Imeri, me përkrahjen e stafit teknik Besim Bytyqi dhe Fis Jashari. Profesionalizmi i stafit dhe përkushtimi i lojtarëve u reflektuan në çdo ndeshje, ku skuadra tregoi pjekuri dhe kohezion të fortë./PrizrenPress.com

Falsifikim parash në Prizren – klientët depozitojnë rreth 600 euro të dyshuara në bankën TEB

0

Një rast i falsifikimit të parasë është hapur në Prizren pas raportimit të një zyrtareje të bankës TEB, e cila ka identifikuar kartëmonedha dhe monedha të dyshuara si të falsifikuara.

Burime brenda bankës bëjnë me dije se F.B, e punësuar në bankën TEB në Prizren, është detyruar për t’u paraqitur në stacionin policor më 23 maj 2025, rreth orës 14:00, për të raportuar se klientë të bankës kishin dorëzuar kartëmonedha dhe monedha në vlerë prej rreth 600 euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Siç mëson Sinjali, pas intervistimit të ankueses, në rast janë përfshirë hetuesit policorë, të cilët në konsultim me Prokurorin e Shtetit kanë iniciuar procedurë penale për veprën: “Falsifikim i parasë”.

Të gjitha mjetet e dyshuara janë sekuestruar dhe dorëzuar në njësinë e krim-teknikës për ekzaminim të mëtejshëm, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim për të zbuluar origjinën dhe personat përgjegjës për futjen e parasë së dyshuar në qarkullim.

Marketing

Motrat Mustafa mahnisin ndjekësit me pamjen e re: Safetja dhe Sahidja si 20 vjeçare

0
Motrat më të dashura të muzikës popullore shqiptare, Safete dhe Sahide Mustafa, kanë befasuar fansat me një paraqitje tërësisht të re dhe plot hijeshi në fotografinë e tyre të fundit të publikuar në rrjete sociale.

 

Të njohura prej dekadash për zërat e tyre të veçantë dhe stilin autentik, Safetja dhe Sahidja kanë treguar se mosha është thjesht një numër.Në këtë imazh të fundit, ato duken më elegante se kurrë.

Ky ndryshim i Motrave Mustafa vjen si dëshmi e përkushtimit të tyre ndaj vetes dhe publikut të tyre.

Marketing

Shehu: Aktakuza besoj se s’ka të bëjë me mua

0

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Edin Shehu, ka reaguar publikisht pas raportimeve që e përfshijnë në një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Shehu ka mohuar çdo përfshirje në rastin në fjalë, duke theksuar se informacionin e ka marrë vetëm nga mediat.

“Nga mediat jam informuar për përfshirjen time në një aktakuzë që nuk ka asnjë lidhje me mua në cilësinë e Drejtorit të Administratës. Zyrtarisht, aktakuza ende nuk është konfirmuar dhe besoj fuqishëm se nuk do të konfirmohet, pasi jam përfshirë padrejtësisht në këtë rast”, ka shkruar Shehu në rrjetin social Facebook.

Ai ka shtuar se nuk ka asnjë lidhje me çështjen që është objekt i aktakuzës dhe shpreh besim në institucionet e drejtësisë.

“Dua të deklaroj publikisht, shkurt dhe qartë, se nuk kam asnjë lidhje apo përfshirje me këtë aktakuzë. Besoj se në institucionet vendimmarrëse të drejtësisë ka njerëz profesionistë që gjykojnë drejt dhe pa ndikime politike”.

Në fund të reagimit të tij, Shehu ka falënderuar të gjithë ata që, sipas tij, po i japin përkrahje dhe po besojnë në pafajësinë e tij.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar ditë më parë se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., B.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2.1, lidhur me paragrafin 3.1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa ndaj të pandehurit D.N., aktakuza është ngritur për veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415, paragrafi 3, lidhur me paragrafët 1 dhe 2 të KPRK-së.

Shehu, sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prizren,  akuzohet se në cilësinë e drejtorit të Administratës ka ndikuar që operatorët ekonomik gjatë fazës së ofertimit të manipulojnë me çmime për njësi./PrizrenPress.com/

Igli Tare nënshkruan kontratën me Milanin, pritet vetëm deklarata zyrtare

0

Epoka e Igli Tares është gati të fillojë në Milan, pasi ish-drejtori sportiv i Lazios ka nënshkruar kontratën e tij me kuqezinjtë.

Media të shumta, përfshirë Sky Sport ItaliaGazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, raportojnë se Tare ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Milanin.

Sipas Gazzetta dello Sport, klubi do të lëshojë një deklaratë zyrtare në fillim të javës së ardhshme për të konfirmuar emërimin e Tares.

 

Nesër, e shtunë, më 24 maj, kuqezinjtë do të presin rivalët rajonalë, Monza, në ndeshjen e fundit të sezonit, për të cilën asnjëra skuadër nuk ka asgjë për të arritur.

Milani nuk mund të kualifikohet matematikisht për asnjë garë evropiane, ndërsa Monza, e trajnuar nga ish-ylli i Milanit, Alessandro Nesta, ra nga kategoria disa javë më parë.

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, kontrata e nënshkruar nga Tare do të thotë që ish-drejtori sportiv i Lazios mund të fillojë aktivisht të punojë për Milanin.

Ish-lojtari i kombëtares së Shqipërisë do të ngarkohet me detyrën e identifikimit të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm dhe diskutimin me disa lojtarë kyç në ekip, përfshirë Mike Maignan dhe Theo Hernandez, rreth të ardhmes së tyre.

Tare do të jetë gjithashtu i përfshirë në negociatat me Manchester Cityn për Tijjani Reijnders, ndërsa gjigantët e Ligës Premier vazhdojnë të ndjekin nënshkrimin e mesfushorit holandez. /Telegrafi/

Marketing

Lodra e të varfrit

0

CHARLES BAUDELAIRE

Do të doja ta jepja idenë e një dëfrimi të pafajshëm, sepse ka shumë pak zbavitje që nuk janë të dënueshme!

Kur dilni në mëngjes dhe keni ndër mend të bëni një shëtitje në bulevardet e gjera, mbushini xhepat me gjëra të vogla e të lira si për shembull: pulçinela[1] e rrafshët që luhet vetëm me një fije, kovaçi që godet kudhrën, kalorësi me kalë, bishti i të cilit shërben si bilbil. Bëjuani dhuratë këto lodra fëmijëve të panjo­hur dhe të varfër që do të takoni anash kabareve apo në rrëzë të pemëve. Do ta shihni si do t’i hapin sytë jashtë mase. Në fillim nuk do të guxojnë ta marrin, sepse nuk do të kenë besim te lumturia që po ua zgjat duart. Pastaj do ta rrëmbejnë dhura­tën dhe do të largohen si macet që janë mësuar të mos i zënë besë njeriut dhe hanë larg jush copën që u jepni.

Në një rrugë, përtej grilave të një parku të madh, në fund të të cilit shfaqej bardhësia e një kështjelle të bukur të ndriçuar nga dielli, qëndronte një fëmijë i lezetshëm, me pamje të ftohtë, i veshur me rroba të hijshme fshati.

Luksi, moskokëçarja dhe shpalosja e pasurisë, bëjnë që këta fëmijë të duken kaq të bukur, saqë do të kujtonim se ata janë bërë prej një brumi të ndryshëm nga ai i fëmijëve të varfër apo mediokër.

Anash tij, mbi bar, dergjej një lodër shumë e bukur, e lustruar, e praruar, e veshur me një fustan ngjyrë vishnje, e mbushur me pendë dhe me qelqurina dhe me një pamje po aq të ftohtë sa edhe i zoti i saj. Por fëmija nuk po merrej me lodrën e tij të preferuar, ai po shikonte diçka tjetër.

Në rrugë, nga ana tjetër e grilës, midis gjembave dhe hith­rave, ai po shikonte një fëmijë të zbehtë, të dobët, të nxirë si bloza, një nga këta çamarrokë të përçmuar tek i cili një sy i paan­shëm do të zbulonte bukurinë në qoftë se ashtu si syri i spe­cialistit që zbulon një pikturë me vlerë të mbuluar me vernik karrocieri[2], ai do t’i hiqte shtresën e neveritshme të mjerimit.

Përmes këtyre shufrave simbolike prej hekuri që ndanin dy botë, rrugën e madhe dhe kështjellën, fëmija i varfër i tregonte fëmijës së pasur lodrën e tij, të cilën ky i fundit e shqyrtonte me lakmi sikur të ishte një objekt i rrallë dhe i panjohur. Në të vërtetë lodra, që zhelani i vogël prekte, lëvizte dhe tundte brenda një kutie me tela ishte një mi i gjallë. Prindërit e tij, padyshim për të bërë kursime, i kishin gjetur një lodër që vinte nga jeta e përditshme.

Dhe të dy fëmijët qeshnin vëllazërisht me njëri-tjetrin duke treguar dhëmbët e tyre që kishin të njëjtën bardhësi.

 

[1] Nga italishtja Pulcinella. Personazh italian i teatrit të kukullave. Lodër prej druri që përfaqëson këtë personazh.

[2] Vernik i lirë që përdorej për t’i lustruar pajtonët.

 

Përktheu nga frëngjishtja: Roland Çipa.

Marrë nga numri 23 i revistës “Akademia”.

Veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci ende i zhdukur që nga 23 janari

0

Veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit i zhdukur që nga 23 janari i këtij viti nuk është gjetur akoma.

Djali i të zhdukurit, Ardian Tejeci, tha për Klankosova.tv, i cili tha se rastin për babanë e tij e kanë raportuar në polici dhe se përveç veturës, se deri tani ende nuk e kanë gjetur atë.

Në ndërkohë edhe policia pati konfirmuar se kërkimet për gjeten e tij po vazhdojnë.

Marketing

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat fajde, armëmbajtje pa leje e pengim të procedurës, propozohet edhe konfiskimi i automjeteve

0

Prokuroria Themelore në Prizren të premten ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të dyshuar për veprën penale fajde, ndaj dy personave tjerë të dyshuar për veprat penale fajde e armëmbajtje pa leje dhe ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të pengimit të provuarit apo procedurës zyrtare.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër J.Th., I.Th., A.Th., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nga data 02.10.2024, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 të KPRK-së, L.G., dhe D.G., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nga data 25.02.2025, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331, dhe secili veç e veç ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së, dhe Gj.Th., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare” nga neni 386, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, “i pandehuri J.Th., nga muaji maj 2023, e në vazhdimësi deri me datë 2 tetor 2024, në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit J.A., ku me rastin e dhënies së të hollave, i pandehuri e paralajmëron se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 500 (pesëqind) euro kamatë, dhe deri me datë 02.10.2024, kamatat tek i pandehuri kishin arritur vlerën prej 20.000 (njëzet mijë euro). Me datë 02.10.2024 i pandehuri takohet me të dëmtuarin i cili e njofton se ia ka sjellë shumën prej 5.000 (pesëmijë euro) në emër të kamatës, me ç’rast arrestohet në flagrancë nga policia. Me këto veprime J.Th., ka kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së”.

Tutje thuhet se “të pandehurit I.Th., dhe A.Th., duke vepruar në bashkëveprim, takohen me të dëmtuarin, të cilin e paralajmërojnë se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 500 (pesëqind) euro kamata mujore, ndërsa më pas kamata javore 50 (pesëdhjetë) euro e më pastaj janë ndryshuar, duke u rritur në kamata në shumë prej 100 (njëqind) euro. Si rezultat i këtyre tek të pandehurit e lartpërmendur kamatat kishin arritur rreth 11,000 (njëmbëdhjetëmijë euro). Me këto veprime, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së”.

“Të pandehurit D.G., dhe L.G., duke vepruar në bashkëveprim, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit J.A., pasi fillimisht i japin të holla me interes, i dëmtuari për shkak të gjendjes së rëndë financiare duke mos pasur mundësi kthimi të të hollave, në muajin qershor 2024, në lokalin e të pandehurit D.G., takohet me të njëjtin të cilit në emër të shumës prej 2,500 euro në të cilin përfshihet edhe interesi, të pandehurit D.G., ia jep automjetin e markës VW UP i vitit 2018 i cili automjet në çmim është dukshëm më i lartë, për shumën prej 2,500 euro sa ka pasur t’i jap i dëmtuari të pandehurve. Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja” KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, të pandehurit D.G. dhe L.G., secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

“I pandehuri Gj.Th., në periudhën kohore gjatë muajit Nëntor të vitit 2024 e deri në muajin Shkurt 2025, në lokacione të ndryshme në Prizren, ka nxitur dëshmitarin J.A., i cili njëherit e ka cilësinë e të dëmtuarit – viktimës në këtë çështje penale, që i dëmtuari të jap deklaratë të rreme, me qëllim të lehtësimit të procesit gjyqësor të familjarëve të tij -të pandehurve J.Th., I.Th.,dhe A.Th., dhe lirimit të tyre nga masa e paraburgimit, ashtu që i pandehuri në vazhdimësi ka kërkuar nga i dëmtuari që të ndryshojë deklaratën e tij të dhënë më herët kundër të pandehurve, dhe në këmbim të ndryshimit të deklaratës do të hiqet borxhi në tërësi, e duke i premtuar se nuk do të ketë probleme me të pandehurit e lartpërmendur. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Prokurori i rastit ka propozuar të bëhet konfiskimi i përhershëm i mjetit dhe objektit me të cilën është kryer vepra penale si dhe të konfiskohen sendet të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe të cilat janë dobi pasurore e fituar me veprën penale “Fajdeja”, për të cilat janë lëshuar Urdhërat Ndalues Përfundimtar nga Gjykata, dhe atë automjeti i markës “Daimler Chrysler, automjeti i markës “Citroën”, Mercedes-Benz, E 220d4 MATIC, BMWX5 xhip, Telefona, 2.400 euro , 330 franga zvicerane, 50 dirhamas (kartëmonedha arabe).

 

Dështon edhe përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit

0

Për herë të 20-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Edhe këtë herë, para vazhdimit të seancës, kryesuesi Avni Dehari ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike për një konsultim të shkurtër.

Megjithatë, qëndrimi i partive nuk ka ndryshuar dhe si rrjedhojë sërish nuk u arrit formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, me 53 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

111 deputetë ishin të pranishëm në sallë. Seanca e radhës do të mbahet të dielën në orën 11:00.

 

Duda Balje: Ma ofruan pozitën e profesoreshës në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun

0

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar informacionet që qarkullonin, se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.

“Po është e vërtetë. Pata disa thirrje prej personave që nuk janë bash direkt të politikës, janë në shoqëri. Unë para disa vitesh kam apliku për profesoreshë në Maqedoni edhe kam plotësu krejt kushtet ama më nuk kam apliku. Ama tash më kanë thënë se ka mundësi me diskutu për vendin e punës si profesoreshë”, tha ajo.

Nëse ju e votoni Albulena Haxhiun apo…?– e pyetën gazetarët.

“Po, nuk ka qenë direkt por…Është një shoqe, një mjeke e Kosovës. Disa herë jemi taku rastësisht.Përgjigja ime ka qenë jo, kam refuzu sepse unë nuk i njoh këta persona dhe vërtet ka qenë e papranueshme. Ka pasë dy tri thirrje”, tha ajo.

Marketing