10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 523

Kuvendi i Dragashit anulon vendimin për kompensimin e shujtave për administratën

0

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit duke marrë për bazë rekomandimet e nivelit qendror kanë anuluar vendimin lidhur me kompensimin e shujtave për punonjësit e administratës komunale.

Ky vendim ishte miratuar në seancën e shkuar, por se nuk ka kaluar filtrin e ligjshmërisë nga niveli qendror.

Sipas njoftimit të Komunës së Dragashit kjo çështje është shqyrtuar në pikën e tretë të rendit të ditës në seancën e fundit të Kuvendit, me ç’rast edhe është votuar për anulimin e vendimit të kontestuar.

 

“Për këtë çështje, shumica e asamblistëve u dakorduan që – në përputhje me përgjigjen dhe rekomandimet e Ministrisë së Financave – një vendim i tillë të merret në një seancë të radhës, pasi të bëhen planifikimet e nevojshme buxhetore për vitin e ardhshëm 2026”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit.

Dëmtimi i veturës, Hajdari: Konsideroj se lidhet me punën time në QKUK, nuk kam asnjë problem personal

0

Ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari, sot në orët e mëngjesit i është dëmtuar vetura e tij në oborrin e QKUK-së.

Hajdari pas këtij incidenti ka mbajtur një konferencë për media, duke thënë se nuk ka asnjë problem personal me askënd, mirëpo shpërthimi sipas tij, konsideron se ka të bëjë me punën e tij në QKUK.

Ai shtoi tutje se rreth orës 08:40 e ka lënë veturën në parking për të vazhduar me punën e tij të përditshme, raporton Telegrafi.

“…Pas nja 1 ore e diçka më njoftuan se ka një shpërthim në parkingun e QKUK-së dhe dolëm e vizituam… ishte një mjet si të thuash shpërthyes në makinën time…

Konsideroj që puna e përditshme për një vit e sa në krye të QKUK meqenëse në jetën time private nuk kam asnjë problem, as në të kaluarën, as tash dhe konsideroj se ky akt krejt është i lidhur me detyrën time zyrtare, me punët e mia dhe vendosmërinë për me vendos rregull dhe rend në Qendrën Klinike Universitare dhe ndoshta kjo punë u pengon grupeve të ndryshme të interesit…”, tha ai.

Hajdari tutje tha se janë të vendosur për të vazhduar siç tha ai me punët e mira.

“Këto grupe nëse i kanë zgjedhur këto mjete me na frikësua e kanë shumë gabim sepse jemi shumë të vendosur si asnjëherë më parë, edhe ma shumë nga sot e tutje për me i luftu dukuritë negativ, qoftë korruptive, qoftë abuzive, qoftë të interesave të ndryshme në të mirë të qytetarëve”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës tha se munden me dëmtu fizikisht, por janë të vendosur t’i luftojnë dukuritë negative.

“… Munden me më dëmtu fizikisht edhe mu, po vjen edhe një Osman tjetër, edhe në Osman tjetër… ky institucion është vendos në binar të sigurt për zhvillim dhe stabilitet sa i përket edhe shërbimeve shëndetësore edhe ofrimin e shërbimeve për pacientë”, tha ai.

Ai falënderoi të gjithë ata që sot i kanë ofruar mbështetje. /Telegrafi/

KFOR-i dhuron pajisje për zjarrfikësit në Suharekë

0

“Ky aktivitet është pjesë e misionit të KFOR-it dhe përputhet me mandatin e tij, duke pasur për synim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Kosovës përmes mbështetjes së institucioneve lokale”.

Furnizimi i zjarrfikësve me pajisje moderne rrit aftësinë e tyre operacionale dhe kontribuon në krijimin e një ambienti më të sigurt për komunitetin”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

Punimet në lagjen ‘Bazhdarhane’ në Prizren në fazën përfundimtare

0

Punimet për riparimin e rrugës në lagjen ‘Bazhdarhane’ të Prizrenit, të cilat kanë zgjatur rreth dy muaj, kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Kjo rrugë, që është një nga arteriet më të frekuentuara të qytetit, ka qenë burim shqetësimi për banorët për shkak të problemeve të mëdha në qarkullimin rrugor.

Sipas autoriteteve komunale, një nga arsyet kryesore të vonesës ka qenë pritja e pëlqimit nga ana e KEDS-it lidhur me ndriçimin publik dhe disa instalime elektrike.

Sipas tyre, kjo vonesë ka ndikuar drejtpërdrejt në vazhdimësinë e punimeve dhe ka shtyrë afatin e përfundimit të projektit.

Pas tejkalimit të kësaj pengese, punimet kanë rifilluar me intensitet, dhe tashmë ndodhen në fazën përfundimtare. Pritet që shumë shpejt të përfundojë asfaltimi dhe rregullimi përfundimtar i rrugës, dhe trafiku në këtë pjesë të qytetit të kthehet në normalitet./RTK/

Sindikalistët protestojnë më 1 maj, kërkohet rritja e pagave

0

Përfaqësues të punëtorëve të sektorit publik në Kosovë kanë paralajmëruar protesta më 1 maj.

Protesta do të nis në orën 12:00 dhe do të ketë në fokus ngritjen e pagave, themelimin e Gjykatës së Punës, respektimin e të drejtave të punës, zbatimin e marrëveshjes kolektive e çështje të tjera.

Kryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica ngriti shqetësime për kushtet në të cilat po punojnë punëtorët në Kosovë, derisa tha se pagat janë të ulëta.

“Shporta e konsumatorit është ngritur, paga është ulur në përqindje, andaj kërkesa jonë kryesore është ngritja e pagave. Punëtorët e KEK-ut vdesin në vendin e punës si rezultat i sëmundjeve profesionale dhe nuk paguhet as rrezikshmëria. Pagat e tyre janë të ulëta për punën që e bëjnë”, deklaroi ai.

Edhe Ibrahim Januzi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës shprehu pakënaqësitë e minatorëve në lidhje me kushtet e punës.

“Është e domosdoshme të shprehim pakënaqësitë tona. Data 1 maj shënon thirrje për protestë. Është e domosdoshme që të gjithë ata që janë të pakënaqur të shprehin pakënaqësitë e tyre”, shtoi ai.

Sindikalistë e përfaqësues të iniciativave që po kundërshtojnë ngritjen e çmimeve në Kosovë thanë se ngritja e çmimit të energjisë elektrike dhe vala e re e ngritjeve të çmimeve nga bizneset ua kanë rënduar kushtet ekonomike punëtorëve në vend. Andaj edhe bënë thirrje që të punohet drejt rritjes së pagave./rtklive/

Aktakuzë kundër zyrtares së lartë për planifikim të Drejtorisë së Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Sh.O.K., për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, e pandehura Sh.O.K., si person zyrtar – Zyrtare e Lartë për Planifikim pranë Drejtorisë së Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e saj me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, duke i shkaktuar dëm personit tjetër – të dëmtuarit, E.S., në atë mënyrë që investuesit M.B-B. SH.P.K, me pronar, M.R., i lejon ndryshimin e projektit për të cilin është dhënë leja ndërtimore, “Banim Kolektiv, Afarizëm dhe Administratë me Etazhitet 2B+P+5+PH’’, në Prizren, ku në bazë të Super Ekspertizës së punuar nga U.P. “Hasan Prishtina” – Fakulteti i Arkitekturës, është konstatuar se e pandehura ka vepruar në kundërshtim me Lejen Ndërtimore, Kushtet Ndërtimore dhe normativën ligjore. Ashtu që, sipërfaqja e zgjeruar është 15.96% dhe përfitimet e investitorit nga siperfaqja shtesë janë orientimisht 154.220 euro në total.

Me këto veprime, e njëjta ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Gjithashtu, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës, që të pandehurës së bashku me dënimin kryesor t’i shqiptoj dënimin plotësues – Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

 

 

Jasir Asani ndahet nga e dashura?

0

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, thuhet se i ka dhënë fund lidhjes së tij të dashurisë.

Siç raportohet nga Klan Kosova, ylli i futbollit është ndarë nga partnerja e tij nga Tirana, Giota.Ata kanë larguar të gjitha fotografitë e përbashkëta nga Instagram dhe nuk ndjekin më njëri-tjetrin.

Jasir Asani dhe Giota

Ndërkaq, në qershor të vitit 2024 ata treguan se si nisi e gjithë historia e tyre e dashurisë.

“Dikur kam pasur një Instagram publik dhe Jasiri më ndiqte aty. Nuk e dija deri sa një ditë ai vendosi të më shkruajë dhe pse dëshira ime nuk ishte për t’iu përgjigjur. Mirëpo, ai nuk hoqi dorë dhe pse unë mendoja shpesh mos t’i ktheja më përgjigje”, deklaroi Giota.

“E njihja kur ka luajtur me ekipin e Partizanit dhe unë shkoja shikoja ndeshjet se kam qenë tifoze me Tiranën. Lidhja me një futbollist është po aq e bukur por, dhe pak e vështirë në të njëjtën kohë”, kishte thënë mes tjerash ajo.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në vazhdim nëse çifti do të flasin rreth kësaj.

Përmes votës, banorët zgjedhin prioritetet në Hoçë të Qytetit dhe Mushnikovë

0

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se praktika e buxhetimit me pjesëmarrje ka vazhduar me takimet në fshatrat Hoçë e Qytetit dhe Mushnikovë, në të cilat lokalitete banorët kanë votuar për projektet prioritare për komunitetin.

“Në kuadër të procesit të “Buxhetimit me Pjesëmarrje”, banorët e Hoçës së Qytetit dhe të Mushnikovës votuan për projektet që do të financohen nga Komuna e Prizrenit. Në Hoçë të Qytetit banorët votuan për “Ndërtimi i sallës sportive”.  Ndërsa, në Mushnikovë, projekti i miratuar është “Renovimi-zgjerimi i objektit të Shtëpisë së Kulturës tek xhamia””, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Zyrtarët komunalë janë zotuar se këto dy projekte do të realizohen me financim nga buxheti komunal.

“Këto projekte, që kanë ardhur si rezultat i kërkesave dhe propozimeve të qytetarëve, do të realizohen me mbështetje të plotë nga Komuna e Prizrenit, duke garantuar ndikim pozitiv në jetën e përditshme të komunitetit”, përfundon njoftimi.

Nesër hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

0

Nesër rikthehet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për veturat me targa të të dy shteteve.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, për automjetet kosovare dhe shqiptare nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë të nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit të kaluar shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror.

 

Mot me diell, temperaturat deri në 23 gradë

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.