21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 539

Iu gjet marihuanë në veturë, arrestohet në Vërmicë një shtetas i Shqipërisë

0

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të shtunën në pikëkalimin kufitar në Vërmicë si i dyshuar për posedim të narkotikëve.

Sipas policisë të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar në veturë dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një grinder dhe dy pako me letër OCB.

I njëjti thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një grinder dhe dy pako me letër OCB. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Trashëgimia historike e Prizrenit, destinacioni i preferuar i turistëve e huaj

0

Prizreni, një nga qytete më të bukura dhe historike të Kosovës, është bërë tashmë destinacioni i preferuar nga shumë vizitorë të huaj. Për turistët, vizita në këtë qytet është një përvojë unike dhe e paharrueshme.

“Prizreni është vend shumë i bukur. Unë jam duke punuar këtu që nga 2018 dhe unë më së shumti vij në kala. Është shumë vend i bukur dhe i qetë për të jetuar. Kam vizituar edhe Pejën e Mitrovicën, por në Prizren, sa herë kam mundësi vetëm në kala, sepse mund të shohësh gjithë qytetin”, ka thënë Sunuj nga India.

“Është magjepsëse, është një gërshetim i kulturave dhe monumenteve historike. Janë këto vende, për të cilat jo vetëm që mund të lexosh, por mund edhe t`i shohësh kur vjen këtu…. Prandaj kjo është e mrekullueshme. Pas Prizrenit do të shkojmë në Prishtinë ku edhe do të jemi përreth një javë dhe jemi duke eksploruar vendet e Ballkanit. Mendoj që Prizreni është njëri ndër vendet ku mund të shohësh realitetin ballkanik”, ka thënë Robert Kozak  nga Polonia.

” Mendoj që Prizreni është vend i duhur për të mësuar më shumë për historikun ballkanik. Po shohim që ky vend ka shumë diversitet kulturor dhe fetar. Gjithashtu kemi kuptuar që fliten edhe gjuhë të ndryshme, pra kjo përzierje e bën edhe më interesant këtë qytet. Çka kemi mësuar më shumë është pjesa e historisë që e kemi mësuar këto ditë sa kemi qëndruar në Prizren. Kam provuar ushqime të ndryshme, por këtu gjithçka shijon më ndryshe”, ka thënë Vajzmas Boris nga Brazili.

Ndërsa kryetari i gastronomëve të Prizrenit thekson se Kalaja, Shatërvani dhe monumentet historike janë ndër pikat më të vizituara nga turistët.

“Ndër vendet më të vizituara siç po e shihni edhe ju vet sot janë monumente që ne i kemi si Kalaja, Lidhja e Prizrenit, Ura e Gurit, Shadërvani jonë ku ka edhe monumente të tjera si ku që pjesa më e vizituar  është edhe Xhamia e Sinan Pashës janë Hamami, Teqja pra gjithçka që është përreth Shadërvanit janë ndër më të vizitu”rat”, ka thënë Ilir Shala, kryetari i Gastronomëve.

Prizreni vazhdon të mbetet një nga destinacionet më tërheqëse në Kosovë, ku historia, kultura dhe gastronomia bashkohen për t’u ofruar vizitorëve një përvojë të paharrueshme.

.

Emilja Rexhepi thumbon Baljen: Unë nuk vendosi kushte që të formohet komunë boshnjake

0

Deputetjea e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Emilja Rexhepi, referuar rivales së saj nga i njëjti komunitet, Duda Baljes, ka thënë se si politikane nuk është e atillë që vendos kushte “formim të komunës së boshnjake” dhe mëpastaj “të ndërrojnë qëndrime”.

Në një intervistë në “Infokus” ajo tha se ka votë për Albin Kurtin për të ndërtuar qeveri.

“Nuk jemi nga ata politikanë që vendosin kushte”, tha ajo.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Bashkimi bindshëm fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale

0

Bashkimi ka fituar bindshëm ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-off”-it ndaj Pejës me rezultat 81:61 (26:17, 18:14, 13:19, 24:11).

Sfida e parë u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme në Prizren, ku spektakël u zhvillua në tribunë dhe parket.

Te vendasit u dalluan Lejson Zeqiri me 12 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, Dirk Williams me 12 pikë dhe Erik Copes me tetë pikë e tetë kërcime, ndërsa te mysafirët Darryl Morsell shënoi 13 pikë dhe Marques Townes 12.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Nesër vazhdimi i seancës, VV dhe PDK të gatshëm për zgjedhje

0

Pak çaste para se të dështonte dy herë radhazi për të marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu deklaroi se partia e saj është e gatshme të shkoj në zgjedhje të reja më 15 ose 22 Qershor.

Ajo këto komente i bëri, pasi tregoi se kreu i PDK-së, Memli Krasniqi kishte përmendur zgjedhjet si zgjidhje.

“Po jemi gati të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë ajo.

Numrat për kryekuvendarin e qeverinë, kanë deklaruar shpesh se i kanë, megjithatë Lëvizjes Vetëvendosje, do t’i duhet edhe nesër të tentoj t’i siguroj 61 votat e nevojshme për të paren e Kuvendit.

Njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku, thotë për RTK se Vetëvendosje duhet ta kuptojë që qytetari nuk i dha votat e mjaftueshme për të qeverisur vetëm.

“Taktizime ka nga të gjitha palët, dhe mundësia për të përparuar nesër në drejtim të përmbylljes së kësaj sage, nuk shoh diçka të konkretizuar”, ka thënë ai.

“Asnjë nga palët, asnjë nga kandidatët në mënyrë të pastër nuk e ka ndjesinë dhe kompetencën për të qenë kryeministër në rrethanat aktuale dhe çka e pret Kosovën në të ardhmen, për rrjedhojë fajtor janë të gjithë, por përgjegjësinë e ka fituesi i zgjedhjeve”, vazhdoi ai.

Ndërsa Blerim Canaj, thotë se vendi humbë në mungesë të formimit të qeverisë shpejtë. Por, ngrit edhe një dilemë.

“Kam përshtypjen edhe vet Kurti nganjëherë nuk po është i interesuar ta bëjë qeverinë, gjithmonë është gjetur një gjuhë e përbashkët, por disi po tenton që të shkojmë edhe njëherë në zgjedhje, bashkë me zgjedhjet komunale”, ka thënë Canaj.

Nesër në Kuvend, në tentativën e katërt për konstituimin e plotë të Kuvendit, pritet të hidhet në votim përsëri emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Nga ana tjetër, LDK ka marrë vendim që të ngrejë kallëzime penale për çdo vendim që anëtarë të Qeverisë të zgjedhur edhe deputetë, kanë marrë që nga 27 marsi./rtk/

Drita mund Suharekën

0

Drita e ka bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit.

Gjilanasit e kanë mundur në udhëtim Suharekën, me rezultat 1-2, të dielën në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka prodhuar një sfidë interesante, me disa raste të mira dhe tre gola të shënuara.

Rron Broja (21’) dhe Denys Kostyshyn (81’), shënuan për fitoren e Dritës, kurse, golin e vetëm për nikoqirët e realizoi Kodra (42’).

Drita kryeson tabelën me 66 pikë, 13 më shumë së ndjekësi Ballkani, kurse, Suhareka mbetet në pozitën e parafundit me 33 sosh.

Liria mposht Mitrovicën dhe afrohet në tri pikë me liderin

0

Liria ka shënuar një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Mitrovicës në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, duke vazhduar formën e mirë në pranverë.

Xhulio Mehmeti shënoi në minutën e 14-të, ndërsa Dijar Nikqi shtoi golin e dytë në të 49-ën.

Me këtë fitore, Liria ngjitet në 43 pikë, duke u afruar në tre pikë me liderin Drenica në Grupin A të Ligës së Parë, raporton PrizrenPress.

Mitrovica, me këtë humbje, ka rënë zyrtarisht në Ligën e Dytë, duke mbetur e fundit në grup me vetëm 11 pikë.

Liria do të përballet me Trepçën dhe Vëllaznimin në ndeshjet e ardhshme, që do të jenë vendimtare për pozitat e larta në tabelë./PrizrenPress.com

Sanohet në kohë rekord defekti i gypit në afërsi të objektit të KRU-së në Shatërvan

0

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit, i cili ndodhi në afërsi të objektit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Shatërvan të Prizrenit, është sanuar në një kohë rekord.

Ekipet teknike të KRU-së kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë përfunduar sanimin me shpejtësi, duke rikthyer stabilitetin në sistemin e furnizimit me ujë.

“Është sanuar defekti që ishte paraqitur në afërsi të objektit të kompanisë. Ekipet teknike kanë intervenuar menjëherë pas paraqitjes së problemit dhe kanë arritur ta përfundojnë sanimin në një kohë rekord, duke rikthyer stabilitetin në sistemin e furnizimit me ujë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

KRU “Hidroregjioni Jugor” falënderon qytetarët për mirëkuptimin gjatë kohës së ndërprerjes së përkohshme./PrizrenPress.com

Shpërthen gypi i ujësjellësit në Prizren

0

Një gyp i rrjetit të ujësjellësit ka shpërthyer në Prizren, duke shkaktuar daljen e ujit në sipërfaqe.

Nga pamjet e siguruara, shihet se shpërthimi ka ndodhur pranë zyrave të ‘Hidroregjionit Jugor’, në sheshin Shatërvan. [Sih PAMJET]

Bashkimi nisë betejën për finalen në Prizren, pret Pejën në gjysmëfinalen e parë

0

Bashkimi do të përballet sot me Pejën në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së “Play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll. Takimi zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, duke filluar nga ora 19:00, raporton PrizrenPress.

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, skuadra prizrenase ka siguruar avantazhin e fushës, që pritet të jetë vendimtar në këtë seri gjysmëfinale që luhet sipas sistemit “best-of-five” – ku skuadra që arrin tri fitore kualifikohet për në finalen e madhe.

Bashkimi synon ta nisë serinë me një fitore përballë tifozëve të vet, duke hedhur kështu hapin e parë drejt objektivit sezonal – kualifikimit në finale dhe luftës për titull.

Atmosfera në Prizren pritet të jetë e zjarrtë, me përkrahjen e fuqishme të tifozëve “Arpagjik’t”, të cilët tradicionalisht janë shtytje e madhe për ekipin vendas./PrizrenPress.com