Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 04.04.2025, në Suharekë.



Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 04.04.2025, në Suharekë.



Kampioni në fuqi, Ballkani, do të luajë në udhëtim në Klinë ku do të ballafaqohet me Dukagjinin, me synim të arrijë një trepikësh që do të qetësonte pak a shumë nervat e skuadrës për të mbetur në vendin e dytë në tabelë.

Skuadra e Ismet Munishit, ndërkaq, kthehet pas fitores që e realizoi ndaj Llapit. Për dallim nga Ballkani, klinasit luftojnë për të siguruar mbetjen në Superligë, pasi gjenden në vendin e 7 me 35 pikë, 5 pikë larg Llapit që qëndron në vendin e 9-të, me gjasa të mëdha për rënie nga liga.

E ndeshja tjetër do të jetë ajo ndërmjet Feronikelit 74 dhe Ferizajt, dy skuadra po ashtu me objektiva të ndryshme. Derisa skuadra nga Drenasi tashmë duket se është dorëzuar dhe sezonin e ardhshëm me shumë gjasë do të garojë në Ligën e Parë, Ferizaj synim ka mbetjen në mesin e skuadrave elitare në futbollin kosovar duke qenë në vendin e 6-të me 35 pikë.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 15:00.

Komuna e Prizrenit ka iniciuar aktivitetin e prokurimit për vizitën e kuvendarëve në Turqi gjatë këtij viti. Vlera e parashikuar për realizimin e kësaj vizite studimore sipas organeve komunale është 30 mijë euro.

Në njoftimin për kontratë të publikuar nga Komuna e Prizrenit thuhet se planifikohet “realizimi i vizitës studimore për 41 anëtarë të Kuvendit të Komunës dhe për 4 zyrtarë komunalë në Republikën e Turqisë”.
Në dosjen e tenderit figuron se kjo vizitë pesë ditore është paraparë me vendim të Kuvendit të Komunës dhe se është lejuar me vendim të kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, raporton Telegrafi.
Aty sqarohet se operatori ekonomik duhet të mundësojë transportin, akomodimin në hotel me 4 ose 5 yje për 4 netë si dhe sigurimin shëndetësor për pjesëmarrësit e kësaj vizite studimore.
Në kuadër të transportit parashihet vizita në institucionet shtetërore dhe në monumentet kulturore-historike të Stambollit dhe Edrenesë, “për të cilat shprehet interesi i vizitorëve në bashkëpunim me fituesin e tenderit”.

Afati për dorëzimin e ofertave është data 30 prill 2025, raporton Telegrafi.
Javë më parë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj me një vendim ka miratuar kërkesën e kryesueses së Kuvendit, Antigona Berisha-Bytyqi për realizimin e kësaj vizite pesë ditore në Turqi për kuvendarët dhe katër zyrtarët komunalë.
Realizimi i vizitës në Republikën e Turqisë për kuvendarët e Prizrenit ishte planifikuar edhe në vitin e shkuar, por se nuk ishte realizuar pasi aktiviteti përkatës i prokurimit ishte anuluar nga Zyra e Prokurimit me arsyetimin se nuk ka pasur oferta të përgjegjshme. /Telegrafi/

Sot pritet të merret vendimi për tarifat e reja të energjisë elektrike, vendim i cili nëse merret do të hyjë në fuqi më 1 maj.
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, njofton se sot duke filluar nga ora 10:00, do të mbaj seancën e tretë për këtë vit, në të cilën në rend dite është shqyrtimi i propozimit për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale per OST/OT, shqyrtimi i propozimit per aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale për OSSH, shqyrtimi i propozimit për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale per FSHU dhe shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve.

Drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj ditë më parë ishte shprehur se bursa është shkaktari kryesor i rritjes së çmimit të rrymës.
Ai tha se arsyeja kryesore e propozimit për rritje të çmimit të energjisë elektrike, është për shkak të rritjes së çmimit në bursë.
Pepaj theksoi se ZRRE-ja është munduar që pavarësisht kostos, qytetarët të kenë energji elektrike dhe se ata nuk kanë dëshirë e as vullnet të vendosin pa arsye, barrë mbi qytetarët.

Një rast i zhdukjes u raportua në Prizren, pasi një person nuk shkoi për disa ditë me radhë në shtëpinë e tij.
Pas një kërkimi intensiv, ai është paraqitur vetë në Polici, ku ka rrëfyer arsyet që e shtynë të largohej pa gjurmë, transmeton klankosova.tv

Siç shkruan Sinjali bëhet fjalë për këngëtarin Vllaznim Krasniqi, i cili më 6 prill, kishte shkuar në vendin e punës në një lokal nate në Topliqan të Suharekës, ku edhe këndon.
Bashkëshortja e tij, e cila e raportoi rastin më 09 prill kishte deklaruar në polici, se nuk kishte më asnjë kontakt me të dhe se ai ishte larguar pa lënë gjurmë.
Ajo kishte përshkruar edhe pamjen e jashtme të tij dhe veshjen që kishte pasur, si dhe tatuazhet që mban në trup.

Por, vetëm pak orë pas raportimit, Krasniqi është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Prizren, ku ka deklaruar se ishte larguar me vullnet të plotë dhe se nuk dëshiron më të jetojë me bashkëshorten, për shkak të problemeve që thotë se ka me të.
Ai gjatë këtyre ditëve kishte qëndruar në motele të ndryshme në Prizren, duke shmangur kontaktet me bashkëshorten e tij.
Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit policorë dhe prokurori i shtetit, ndërsa rasti është mbyllur si “Person i gjetur”.

Pas katër ditë kërkimesh intensive nga toka dhe ajri, është gjetur i vdekur 27-vjeçari nga Kishaj i Hasit, Ajet Lleshi.
Sipas skuadrës së kërkimit dhe banorëve të zonës që ndodheshin në vendngjarje, trupi i të riut është gjetur pa dëmtime të jashtme. Ata bëjnë me dije se 27-vjeçari është gjetur në vendin e quajtur “Kurora e Mujës”, në bjeshkët e Domajve të Hasit.

Dyshimet e para janë se i riu mund të ketë vdekur si pasojë e të ftohtit, mbulimit nga bora dhe ndonjë problemi shëndetësor, gjë që përforcohet edhe nga biseda e fundit telefonike me të atin, pas humbjes së kontaktit mesditën e së dielës, më 6 prill, ku i kishte thënë: “Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë.”/A2CNN


Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Nait Hasani, ka bërë të qartë se nuk do ta mbështesë një Qeveri të udhëhequr nga kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurtit, pavarësisht situatës politike.
Ky reagim erdhi pas komenteve të analistit Sadri Ramabaja, i cili tha se disa deputetë të PDK-së, përfshirë Nait Hasani, kishin shprehur se nuk do ta bllokonin krijimin e qeverisë.

“Unë me asnjë çmim nuk e votoj Qeverinë e Albin Kurtit. Edhe nëse vota ime është për të shkuar në zgjedhje, në zgjedhje do të shkojmë, ndërkaq nuk do ta votoj qeverinë me Albin Kurtin kryeministër”, ka thënë Hasani në Debat Plus.R
Ramabaja më herët në Debat Plus deklaroi disa nga deputetët kanë ndryshuar qëndrim gjatë ditëve të fundit dhe se ka një mundësi që të arrihet një marrëveshje për formimin e qeverisë, duke përfshirë deputetë të LDK-së dhe PDK-së.

“Është shumë e qartë, njëri prej deputetëve (Nait Hasani) të PDK-së, dje është deklaruar se nuk guxojmë ta bllokojmë krijimin e qeverisë. Dhe të tjerë që s’kanë folur ende dhe priten të flasin. Sigurisht nuk do të lejojnë të shkohet në zgjedhje, sepse nuk ka kurrfarë kuptimi me shku”, ka thënë Ramabaja.

Peja ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e fazës “play off” të Superligës së Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Yllin me rezultat 77:71. Por, kjo përballje nuk kaloi pa incidente.
Ndeshja, e cila u zhvillua në Suharekë, u ndërpre për rreth një orë pas hedhjes së sendeve në parket nga ana e tifozëve vendas, duke detyruar gjyqtarët ta ndërpresin lojën për arsye sigurie, raporton Gazeta Express.

Kaosi nuk përfundoi me kaq. Gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes, basketbollistët e Pejës u sulmuan nga disa tifozë të Yllit, duke tensionuar edhe më tej atmosferën e ndeshjes.
Pavarësisht kësaj, skuadra pejane ruajti qetësinë dhe arriti të rikthehej në parket me një performancë të fortë, sidomos në çerekun e dytë, ku realizuan 29 pikë, që rezultoi vendimtare në fund. Përkundër një përpjekjeje për rikthim nga Ylli, Peja e mbylli ndeshjen me epërsi prej 6 pikësh.

Incidentet e ndodhura pritet të merren në shqyrtim nga Federata e Basketbollit të Kosovës, ndërsa siguria në palestrat sportive rikthehet sërish si çështje e debatit publik.

“Asnjë cent më shumë” dhe simboli “X” janë krijuar para objektit të Ministrisë së Ekonomisë me anë të qirinjve.
Kjo për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15%.

Të njëjtët aktivistë që e kryen sot këtë aksion protestues u bëjnë thirrje nesër qytetarëve që të dalin të gjithë në protestën që ata do të organizojnë nga ora 12:00 para objektit të Ministrisë së Ekonomisë e që do të vazhdojë deri tek objekti i ZRrE-së.
ZRrE nesër do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën pritet të merret vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas aktivistit Luan Hasanaj, në adresën e tyre kanë arritur një mori ankesash të qytetarëve të cilët, sipas tij, e kanë të pamundur të arrijnë të paguajnë tërësisht energjinë elektrike.
Hasanaj ka thënë për Klan Kosovën se nëse do të rritet çmimi i energjisë elektrike protestat e tyre nuk do të ndalen./klankosova.tv

Është ndërprerë ndeshja çerekfinale e play-offit mes Yllit dhe Pejës në basketboll.
Hudhjet e gjësendëve fillimisht bënë që ndeshja të ndërpritet, me dy skuadrat që u urdhëruan t’i drejtohen zhveshtoreve.

E rrugës për në dhomat e zhveshjes, basketbollistët pejanë u sulmuan nga tifozët vendas.
Momentalisht ndeshja është e ndërprerë dhe nuk ka ndonjë njoftim se çfarë do të ndodhë.

