• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Shpallje
  • Rozë
Search

PrizrenPress

PrizrenPress

  • Kontakt:
  • E-mail: [email protected]
  • Tel/Mob: 044 820 520
17 C
Prizren

PrizrenPress

E hënë, 11 Maj, 2026
type here...
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Shpallje
  • Rozë

PrizrenPress

  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Shpallje
  • Rozë
Home Blog Page 554

Komuna e Prizrenit njofton për rindërtimin e Kadastrit në Zhur, Lez, Landovicë, Lubinje e Pllanjanë

  • Fokus
admin
-
04/11/2025
0
Komuna e Prizrenit njofton për rindërtimin e Kadastrit në Zhur, Lez, Landovicë, Lubinje e Pllanjanë

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Agjencia Kadastrale e Kosovës do të fillojë rindërtimin e Kadastrit në zonat Zhur, Lez, Landovicë, Lubinje e Poshtme dhe Pllanjanë.

Qëllimi i projektit, sipas komunikatës së Komunës së Prizrenit, është harmonizimi i gjendjes faktike në terren me të dhënat në Kadastër.

“Përfitimet kryesore nga ky projekt janë: Zyrtarizimi i të drejtave pronësore jo kontestimore mbi pronat e paluajtshme, për rastet e trashëgimive; Zyrtarizimi i shitblerjeve të kryera përmes marrëveshjes jo formale/gojore; Realizimi i matjeve gjeodezike dhe përgatitja e dosjeve për proces të legalizimit”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se faza e parë e këtij projekti është takimi informues me banorët e zonës ku do të njoftohen për planin e rindërtimit, dinamikën e realizimit dhe rëndësinë e tij; obligimet dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Zyrës Kadastrale Komunale dhe Komunës; obligimet e Operatorit Ekonomik në zbatimin e planit të rindërtimit, dhe të drejtat dhe obligimet e banorëve të Zonës Kadastrale në procesin e rindërtimit.

“Të gjitha punët dhe aktivitetet në kuadër të këtij projekti do të kryhen pa pagesë”, përfundon njoftimi.

Riinvest hulumton përputhjen e ofertës për arsim profesional me nevojat e tregut të punës në rajonin e Prizrenit

  • Lajme
admin
-
04/11/2025
0
Riinvest hulumton përputhjen e ofertës për arsim profesional me nevojat e tregut të punës në rajonin e Prizrenit
Instituti Riinvest ka njoftuar se ka realizuar prezantimin e gjetjeve kryesore nga Vlerësimi i Nevojave për Aftësitë Digjitale, të Gjelbra dhe Kreative në rajonin e Prizrenit.

 

Ky raport, sipas njoftimit, është hartuar me qëllim të vlerësimit të ofertave për arsimin dhe trajnimin profesional në rajonin e Prizrenit, duke identifikuar se sa përputhen ato me nevojat e tregut të punës dhe me tranzicionin në zhvillim digjital dhe të gjelbër.

“Ngjarja ka bërë bashkë përfaqësuesit nga ofruesit e trajnimeve, institucionet dhe partnerët për zhvillim të cilët kanë kontribuar në këtë vlerësim. Pjesëmarrësit kanë ndarë mendime të vlefshme dhe kanë ofruar rekomandime konkrete për forcimin e mëtejshëm të ekosistemit të arsimit dhe trajnimit profesional në rajon”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë, Instituti Riinvest ka shprehur mirënjohje të veçantë për ITP Prizren, për mbështetjen e këtij procesi si dhe për pjesëmarrjen aktive në formësimin e një mjedisi më përfshirës që i përgjigjet nevojave të tregut në Prizren.

Zyrtare nga ZRrE: Çmimi i rrymës u rrit për 16%

  • Ekonomi
admin
-
04/11/2025
0
Zyrtare nga ZRrE: Çmimi i rrymës u rrit për 16%

Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka konfirmuar se çmimi i rrymës është rritur për 16%.

Kjo është bërë me dije përmes një njoftimi të lëshuar nga ZRrE-ja.

“Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%. Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji”, ka njoftuar ZRrE-ja.

KOMUNIKATA

Seanca III e Bordit të ZRRE-së në 2025

Më 11.04.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e tretë për vitin 2025. Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe aprovuar të Hyrat e Lejuara Maksimale për operatorët e licencuar, si në vijim:
– Kërkesa/propozimi fillestar i KOSTT-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OST/OT – ka qene 101.878 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 88.198 mil€;
– Kërkesa/propozimi fillestar i KEDS-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OSSH ka qenë 214.45 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 180.653 mil€;
– Kërkesa/propozimi fillestar i KESCO-s për të Hyrat e Lejuara Maksimale për FSHU ka qene 447.626 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 435.626 mil€, ku përfshihen operatorët e licencuar OSSH dhe OST/OT.
Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike www.ero-ks.org

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Abedin Krasniqi nga Rahoveci

  • Lajme
admin
-
04/11/2025
0
Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Abedin Krasniqi nga Rahoveci

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të ish-ushtarit dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Krasniqi nga fshati Senoc.

Përmes një mesazhi publik, Latifi ka theksuar kontributin e çmuar të të ndjerit në luftën për liri dhe sakrificën e fshatit Senoc për atdheun.

“Senoci, si shumë fshatra të Rahovecit, ka dhënë bijtë që i dhanë shpirt e gjak luftës për liri. Abedini ishte njëri ndër ta, si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontribues i çmuar dhe pjesë e pandashme e qëndresës për liri”, ka shkruar Latifi.

Ai ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij, duke theksuar se kontributi i Abedin Krasniqit do të mbetet përherë i nderuar dhe i paharruar.

“Lavdi dhe nderim jetës dhe veprës së Abedin Krasniqit! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”! përfundon reagimi i kryetarit Latifi.

Mbyllet protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës, paralajmërohet padi dhe vazhdim i kundërshtimit

  • Lajme
admin
-
04/11/2025
0
Mbyllet protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës, paralajmërohet padi dhe vazhdim i kundërshtimit

Ka përfunduar protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës.

Protesta përfundoi tek zyret e ZRrE-së.

Para shkuarjes atje, organizatorët kanë paralajmëruar padi dhe bllokim rrugësh.

Protestuesit që kanë dalur për të kundërshtuar rritjen e çmimit të rrymës, kanë nisur rrugën drejt ZRrE-së.

Ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë çdo rrugë e çdo shesh.

“Anëtarët e grupit kanë filluar përgatitjen e padisë, do të ndjekim rrugët ligjore. Fatkeqësisht ZRrE-së, ne do të grumbullohemi përsëri, nëse është nevoja do të bllokojmë çdo rrugë, e çdo shesh, deri në momentin e fundit, sepse qëllimi është i qartë. Përgjigja është e qartë: asnjë cent më shumë. Nuk iu përgjigjën as gazetarëve. Do të shkojmë bashkërisht, para zyreve të ZRRE-së. Do të kërkojmë në mënyrë të qetë, mënyrë dinjitoze, dhe t’u themi edhe para syve se thirrja është e qartë: Asnjë cent më shumë”, tha njëri nga organizatorët.

E tjetri organizator, Ali Sefaj, tha se të martën do të dorëzojnë padi./Nacionale

Përfundon ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në Prizren

  • Fokus
admin
-
04/11/2025
0
Përfundon ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në Prizren

Komuna e Prizrenit njofton se në kohë rekord janë përfunduar punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në udhëkryqin mes rrugës “Ekrem Rexha” (ish rruga “Tirana”) dhe rrugës “Ramadan Bush” (në drejtim të KFOR-it turk).

“Në kohë rekord, përfunduan punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në udhëkryqin mes rrugës “Ekrem Rexha” (ish rruga “Tirana”) dhe rrugës “Ramadan Bush” (në drejtim të KFOR-it turk)”, njofton komuna, përcjell PrizrenPress.

Ky projekt, siç theksojnë autoritetet lokale, do ta rrisë sigurinë në komunikacion, do ta lehtësojë qarkullimin dhe do ta organizojë në mënyrë efikase trafikun në këtë zonë shumë të frekuentuar.” Po ashtu, rrethrrotullimi i ri do të “ndihmojë në shkarkimin e ngarkesës në rrethrrotullimin ekzistues te ish “Bellona”, duke ofruar një rrjedhë alternative për automjetet./PrizrenPress.com

Ndahen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

  • Rozë
admin
-
04/11/2025
0
Ndahen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Divorcohen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Në senacën në Gjykatën Civile të Tiranës ishte i pranishëm është edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg që prej tetorit 2024, në kuadër të hetimeve të SPAK.

Meta është shoqëruar nga qelia në burgun 313 drejt Gjykatës Civile me forcat e Policisë së Burgjeve. Ndërkohë, Monika Kryemadhi nuk është paraqitur në seancë, por përfaqësohet nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj.

“Nisur nga interesi i medias, ju bëj me dije si më poshtë: Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij. Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi : Zgjidhjen e martesës midis paditësit I.M dhe te paditurës M.K”, njoftoi Gjykata e Tiranës./dritare.net

Bashkimi në Pejë për fitoren e dytë

  • Fokus
  • Sport
admin
-
04/11/2025
0
Bashkimi në Pejë për fitoren e dytë

Pas fitores dramatike në ndeshjen e parë të finales së Superligës së Femrave, vashat e Bashkimit do të zbresin sonte në parketin e palestrës “Karagaç” në Pejë, ku do të përballen me vashat e Pejës 03 në ndeshjen e dytë të serisë finale, përcjell PrizrenPress.

Portokallezinjet e nisën serinë me fitore të ngushtë 82:79 në një atmosferë të jashtëzakonshme në Prizren, ndërsa tani synojnë fitoren e dytë që do t’i afronte edhe më shumë me titullin e kampionit.

Ndeshja zhvillohet sonte duke filluar nga ora 19:00.

Skuadra që arrin tri fitore në seri, shpallet kampione e Kosovës në basketbollin e femrave./PrizrenPress.com

Mbi 2 mijë gjoba e 56 aksidente gjatë 24-orëve në vend

  • Lajme
  • Siguri
admin
-
04/11/2025
0
Mbi 2 mijë gjoba e 56 aksidente gjatë 24-orëve në vend

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 323 tiketa trafiku.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 56 aksidente, 15 prej tyre me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.

Ndër tjera thuhet se janë arrestuar 16 persona e 11 janë dërguar në mbajtje.

40 vjet nga vdekja e rapsodit Dervish Shaqa

  • Kulture
admin
-
04/11/2025
0
40 vjet nga vdekja e rapsodit Dervish Shaqa

Sot mbushen 40 vjet nga vdekja e rapsodit të njohur Dervish Shaqa.

Shaqa u lind në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912, dhe vdiq më 11 prill 1985.

Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur “mbledhja e armëve” që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve.

Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdoi shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shpreh në këngën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën, e lame borë e gjetëm dimën…”

Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdoi traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të përcjella me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave, luftëtarëve të atdheut…

Në Rashbull, Dervish Shaqa arrin të themelojë e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po me këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër. Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një varg këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si “Ç`janë këto gjamë që i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishën e shumë të tjera…

Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.

Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Dervish Shaqën ka kompozuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Festë të madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës.

Populli ku ai kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij e mban mend si këngëtar të lindur që këndon për këngën dhe jo për para.

1...553554555...9 193Page 554 of 9 193

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit PrizrenPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

PrizrenPress

© 2019 NuclearAnt.
Facebook
Mail
PhonePhone

Kategoritë

  • Lajme44706
  • Fokus26521
  • Kulture13698
  • Sport8810
  • Siguri6719
  • Shpallje6024

Lidhuni Me Ne