30.7 C
Prizren
E shtunë, 12 Korrik, 2025
Home Blog Page 5550

Maturantët në Prizren donin që Gili të këndonte “Ti je budall” për profën e matematikës

0

Këngëtarja e njohur kosovare ishte ballafaquar me një kërkesë të pazakontë në një ndej me maturantë të një shkolle në Prizren.

Ata i kishin kërkuar Gilit që të këndonte këngën e saj “Ti je budall”, dhe me këtë këngë të përshëndetej profesori i Matematikës.

Këtë histori Gili e ka shpalosur në “Talk” të KTV-së.

Klikoni në videon e mëposhtme.

Hakerat vjedhin fotot nudo të Miley Cyrus (Foto +18)

0

Duket se hakarat po sulmojnë herë pas herë emrat e njohur, si ishte para pak kohësh Demi Lovado dhe  Emma Stonne.

E fundit ka rënë preh e tyre  është këngëtarja Miley Cyrus, të cilës i kanë vjedhur fotot intime, dhe ja kanë publikuar në rrjet.

Afërdita poston foto intime me të dashurin (Foto)

0

Afërdita Dreshaj së fundmi ka habitur ndjekësit e saj.

Kjo ngase ajo ka postuar një fotografi me të dashurin e saj çek duke e puthur në qafë, shkruan arbresh.info.

Këtë fotografi modelja dhe këngëtarja nga Shkupi e publikoi në rrjetin social Snapchat.

Për më shumë shikoni vet.

a_1492325028-5048701

As demarkacioni e korrupsioni nuk ia heqin Kosovës vizat

0

Kosova vazhdon të mbetet vendi më i izoluar në Evropë, dhe qytetarët e saj mund të lëvizin drejt vendeve të Bashkimit Evropian vetëm pas kompletimit të shumë dokumenteve e pritjeve të gjata për marrje të vizës.

Komisioni Evropian në fillim të muajit maj të vitit 2016 në një raport të tij, propozoi liberalizimin e vizave për Kosovën me kushtin e ratifikimit të Marrëveshjes që përcakton kufirin me Malin e Zi, dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zyrtarët evropianë e thanë në shumë raste se Parlamenti duhet “ta miratojë sa më shpejtë marrëveshjen për demarkacion”, me qëllim të hapjes së mundësisë për lëvizje të lirë të qytetarëve.

Ata thanë se nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën pa u plotësuar edhe dy kriteret e fundit.

Por, njohës të integrimeve evropiane dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare janë skeptikë se edhe nëse plotësohen këto çështje do të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.

Njohësi i çështjes së Integrimeve Evropiane Avni Mazrreku, në një prononcim për portalin Arbresh.info ka thënë se procesi i marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave mbahet nga qëndrimi i shteteve.

“Bashkimi Evropian aktualisht i ka 27 shtete dhe sistemi me të cilin vendos Këshilli i Bashkimit Evropian në konfiguracion me ministrat e brendshëm është sistemi i shumicës së kualifikuar që nënkupton që nga këto shtete duhet 55 për qind të shteteve me qenë të pavarur që këto 55 për qind përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë. Kjo nënkupton se për Kosovën është e mundur të kenë qëndrim të favorshëm, në këtë rast në konfiguracionin e ministrit të punëve të brendshme, mirëpo edhe në qoftë se kjo shumicë arrihet sipas sistemit të shumicës së kualifikuar është e mundur që katër shtete ta përdorin mekanizmin e injorancës bllokuese, ku ky mekanizëm përbëhet nga katër shtete që e përfaqësojnë 35 për qind të popullsisë së BE-së”, ka thënë ai.

Sipas tij, një lajm i mirë është se 5 shtete që nuk e kanë njohur Kosovën nuk e përfaqësojnë 35 për qind të popullsisë së BE-së.

“Por aktualisht ne e dimë që dy shtete të fuqishme të BE-së, Franca dhe Gjermania janë në procese elektorale dhe kjo politika e dyerve të hapura nuk është interes elektoral për asnjërin nga faktorët politikë, rrjedhimisht mendoj se as këto dy shtete të mëdha nuk do të jenë në favor të një versioni i cili do ta mbështeste marrjen e një vendimi të shpejtë për liberalizimin vizave për Kosovën. Prandaj përderisa ne kemi të bëjmë me qëndrim të shteteve në lidhje me një vendim të caktuar politik është e pamundur kushdo qoftë, qoftë etnograf i Bashkimit Evropian, qoftë zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës të premtojë data apo afate se kur merret vendimi për vizave, sepse qëndrimi i shteteve nuk mund të prejudikohet pavarësisht dy kushteve që janë sepse kështu e sheh traktati i Lisbonës”, ka thënë Mazrreku.

Ndërsa sipas Artan Muratit, hulumtues i Lartë në KDI dhe profesor i së Drejtës së Bashkimit Evropian, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit do të ishte një hap pozitiv drejt procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, por sipas tij nuk paraqet siguri se Kosovws t’i liberalizohen vizat.

“Ky është një nga dy kriteret formale të parashtruara nga Komisioni Evropian për Kosovën, dhe ratifikimi i demarkacionit automatikisht do ta plotësonte njërin nga këto dy kushte. Megjithatë, vetëm ratifikimi i demarkacionit nuk paraqet siguri se Kosova do të marrë liberalizimin e vizave për zonën Schengen”, ka thënë ai.

Murati ka përmendur edhe kushtin tjetër për liberalizimin e vizave, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit ku sipas tij avancimi në këtë drejtim paraqet lajm të mirë për shtetin jo vetëm në aspektin e liberalizimit të vizave.

Sipas tij Republika e Kosovës duhet të diskutojë me shtetet e BE-së për të siguruar përkrahjen e tyre në këtë proces.

“Plotësimi i dy kushteve formale të mbetura për liberalizimin e vizave padyshim se do të paraqiste një hap shumë pozitiv drejt liberalizimit, dhe do të dërgonte një sinjal të qartë për BE-në. Gjithsesi, vendimi për liberalizim të vizave duhet të përkrahet edhe nga shtetet anëtare të BE-së, andaj konsideroj që është shumë e rëndësishme që Republika e Kosovës të diskutojë paraprakisht edhe me shtetet e BE-së për të siguruar përkrahjen e tyre në këtë proces”, tha ai./Arbresh.info

Enrique me mendje te Juventusi

0

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, pas fitores së vështirë prej 3:2 ndaj Real Sociedadit, ka folur për ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Juventusin.

Trajneri spanjoll beson se Barcelona do të tregojë versionin më të mirë të mërkurën mbrëma ndaj Juves.

“Duhet të tentojmë të japim versionin më të mirë. Lojtarët kishin nevojë për besim dhe tani është koha të pushojmë dhe të mendojmë për të mërkurën”, ka thënë Enrique.

Bie nga kati i tretë, humb jetën 63 vjeçari

0

Një person në Gjirokastër ka humbur jetën në orët e para të ditës së sotme, në spital. Viktima është Gëzim Malka, 63 vjeç i cili mendohet se pasditen e djeshme ka rënë nga kati i tretë i spitalit të Gjirokastrës ku ishte i shtruar.

Malka nga një fshat i Përmetit është rrëzuar pasditen e djeshme, e shtunë, por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë mëngjesin e së dielës.

Lidhur me rënien e tij, policia po vijon hetimet për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarja, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë hedhur.

Diaspora kërkon përfaqësim në Kuvend

0

Diasporës duhet t’i rezervohen ulëse në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të ketë një përfaqësim sa më të mirë politik për qytetarët të cilët jetojnë jashtë vendit. Kjo për faktin se diaspora ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në luftën e fundit të Kosovës, por vazhdon ta ndihmojë vendin financiarisht edhe pas pavarësisë nëpërmjet dërgimit të remitancave.

Topalli: Diaspora, e përjashtuar nga proceset politike

Faton Topalli, deputet i lëvizjes “Vetëvendosje” i cili ka edhe shtetësi zvicerane, mendon se mërgimtarët janë të përjashtuar nga politika kosovare.

“Qeveria e Kosovës i trajton mërgimtarët shqiptarë si njerkë. Ajo ua ka njohur të drejtën e votës në letër, por praktikisht, për shkak të procedurave të komplikuara të votimit, i ka përjashtuar nga pjesëmarrja në proceset politike. Për ta thuhen fjalë të mira, por bëhen zakonisht punë të këqija”, ka thënë Topalli.

Ai thotë se diaspora ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

“Shqiptarët e diasporës në kuptimin politik ishin faktorë i rëndësishëm para dhe gjatë luftës në Kosovë. Ata organizuam qindra demonstrata në vende të ndryshme të botës kundër dhunës së pushtetit serb në Kosovë”, ka shtuar më tutje ai.

Ndryshe Topalli tregon se shumë shqiptarë të diasporës ishin edhe ambasadorë pa portofol në shtete të ndryshme të botës.

“Krahas kësaj ata ishin ambasadorë pa portofol të vendit tonë dhe u takuan me personalitete të vendeve të ndryshme dhe afirmuan kërkesat e shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Pas përfundimit të luftës ata humbën rolin politik që kishin duke e reduktuar atë thjesht në një rol ekonomik, edhe atë jo për fajin e tyre”, tha Topalli.

Sipas tij, institucionet e vendit në marrëdhënie me vendet e tjera asnjëherë nuk e marrin parasysh mendimin e shqiptarëve të diasporës.

“Në marrëdhëniet bilaterale me vendet e tjera nuk merren parasysh asnjëherë interesat e qytetarëve të vendit tonë, të cilët jetojnë jashtë tij. Shembulli i fundit është procesi i bisedimeve me Zvicrën për çështjen e pensioneve”, ka thënë Topalli, i cili tregon se Qeveria e Kosovës i ka injoruar mërgimtarët të cilët kanë dashur të marrin pjesë në bisedime.

Topalli thotë se kontributi i mërgimtarëve në Kosovë arrin shifra mjaft të mëdha.

“Kontributi i mërgatës është shumë i madh. Ajo është faktor i rëndësishëm i paqes sociale në Kosovë. Në vitin 2015 mërgata ka sjellë 780 milionë euro në Kosovë. Kjo shumë është dyfish më e madhe se të gjitha mjetet që ndahen nga buxheti i Kosovës për pensione, ndihma sociale, rroga e kështu me radhë”, ka përfunduar ai.

Kosova të përfitojë nga eksperienca e shqiptarëve të diasporës

Mjeku kosovar i cili jeton në Suedi, Rushit Arifi, ka thënë për gazetën “Zëri” se roli i shqiptarëve të diasporës në zhvillimet shoqërore në vend është shumë i vogël.

“Personalisht mendoj se roli i shqiptarëve nga diaspora në zhvillimet shoqërore në Kosovë është tejet i vogël, natyrisht përpos në zhvillimin ekonomik dhe financiar ku remitancat e mërgimtarëve janë pothuajse jetike për zhvillim ekonomik, nëse quhet zhvillim ky”, ka thënë ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të përfitojë nga eksperienca e shqiptarëve të diasporës.

“Qeveria e Kosovës ishte dashur që në përmasa shumë më të mëdha të përfitojë nga eksperienca e mërgimtarëve. Pa dashur të paragjykoj, dua të besoj se në vitet e ’90-ta, pra edhe pas luftës, një pjesë e madhe e atyre që lëshuan Kosovën kanë qenë njerëz të cilët kanë pasur aftësi intelektuale dhe morale të kontribuojnë për vendin”, ka deklaruar Arifi, duke cekur më tutje se edhe pse ekziston një Ministri e posaçme për Diasporën, nuk është që bën mjaftueshëm për këta shqiptarë.

“Qeveria e Kosovës ka krijuar një ministri të posaçme, e cila merret me punën e diasporës. Besoj që qëllimi për formimin e kësaj ministrie ka qenë i mirë, por nuk jam i bindur që kanë bërë mjaft”, ka thënë ai.

Më tej Arifi vlerëson se Kosova duhet ta shfrytëzojë kapacitetin “trunor” që gjendet jashtë saj.

“Besoj që fuqia më e madhe konstruktive për vendin është me ‘trurin’ që gjendet jashtë. Është fjala për gjeneratën e dytë apo për ata që kanë dalë si fëmijë në diasporë. Në mesin e tyre ka mjaft ‘fëmijë’, të cilët sot janë të sistemuar, të integruar nëpër institucione, fabrika dhe shkolla të ndryshme të Evropës”, ka thënë ai.

Avdili: Mërgimtarët duhet të kenë ulëse të rezervuara në Kuvend

Kryetari i njërës prej degëve të partisë liberale, FDP-së në Cyrih të Zvicrës, Përparim Avdili, vlerëson se përveç Ministrisë së Diasporës shqiptarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës duhen përfaqësuar edhe me ulëse të rezervuara në Kuvend.

“Diaspora gëzon sot Ministrinë e Diasporës në Qeverinë e Kosovës. Hapi i radhës pa dyshim që duhet të jetë edhe përfaqësimi i diasporës në mënyrë të drejtpërdrejtë në Kuvendin e Kosovës, pra me ulëse të rezervuara vetëm për diasporën”, ka thënë ai.

Sipas Avdilit, kjo do t’i nxisë më shumë interesimin e gjeneratave të reja për përfshirje në politikëbërje vendore.

Ndryshe, ai e vlerëson mjaft lart punën e ambasadave në Evropë e më gjerë.

“Pastaj ambasadat dhe konsullatat përkatëse në vendet e botës gjithashtu kanë kontakte të rregullta me komunitetin shqiptar aty, si dhe zyrat e ndryshme si ajo e Qendrës Kulturore në Zvicër. Kjo zyrë po bën një punë të palodhshme në Cyrih të Zvicrës, duke kultivuar kulturën kombëtare bashkë me mërgimtarët, por edhe duke përfshirë ata në procese të ndryshme që i përket atij komuniteti”, ka shtuar Avdili, duke potencuar se ky shembull vjen nga angazhimi individual e jo i nxitur nga qeveria vendore.

“Fatkeqësisht, ky shembull rrjedh më shumë nga motivimi personal i stafit mbrapa saj sesa të jetë koncept i qartësuar i Qeverisë së Kosovës. Këtu ka hapësirë të mjaftueshme për zhvillim, duke përfshirë edhe mundësinë e përfaqësimit të diasporës në Kuvend”, ka potencuar ai.

Më tej ai ka treguar se shuma e parave që vjen në Kosovë nga diaspora do të kishte më shumë vlerë nëse për të bëhet një koncept shfrytëzimi.

“Shuma e parave që vite për vite transferohet nga diaspora në Kosovë do të kishte efekt më të madh për ekonominë shoqërore nëse ka koncept edhe për të. Nganjëherë përshtypja e efektit të mundshëm nga diaspora nuk vlerësohet si duhet, por është gabim i madh nëse një gjë e tillë s’merret parasysh”, ka thënë ai.

Të gatshëm për investime

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Prljaskaj, tregon se shqiptarët që jetojnë në Kroaci janë të gatshëm për investime në vendin amë.

“Diaspora shqiptare që jeton në Kroaci është e gatshme të investojë dhe të sjellë investitorë dhe punon në atë drejtim, mirëpo këtu janë shqetësimet e gjendjes politike dhe kjo është arsye pse nuk investohet më shumë”, ka thënë ajo.

Më tej ajo thotë se gëzon përkrahjen e drejtuesve kosovarë çdoherë kur ka nevojë.

“Kam pasur disa takime me drejtuesit e institucioneve tona dhe së fundi kam shfrytëzuar pozitën time ku kam kërkuar nga kolegët kroatë që në europarlament, në emër tim ta ngrenë zërin në lidhje me provokimet e Serbisë, të cilët e kanë pranuar dhe menjëherë kanë bërë kërkesë në parlament”, ka thënë ajo.

Sipas saj, situata e sigurisë në Ballkan është mjaft në rrezik.

“Personalisht sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Serbi është në rrezik eskalimi i situatës së sigurisë dhe mendoj që këto dy vjetët e fundit në Evropë ka filluar prapë të dominojë e djathta, nacionalizmi është në rritje e sipër”, ka përfunduar ajo.

Pique kërcënon Real Madridin

0

Pas fitores së vështirë në “Camp Nou” ndaj Real Sociedadit, Barcelona shkon në “Santiago Bernabeu” për t’u përballur me Real Madridin me tri pikë prapa tyre.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, mendon se katalanasit mund të triumfojnë sërish në “Santiago Bernabeu”, ashtu si shumë herë më parë, ku do të hapej seriozisht gara për titull.

“Kemi fituar disa herë në atë stadium dhe mund ta bëjmë këtë përsëri”, tha fillimisht Pique.

“Nëse e përmbysim Juventusin, do të shkojmë në Madrid të motivuar dhe të gatshëm për të marrë fitore. Mendoj se mund t’ia dalim në këto dy sfida”, shtoi Pique. /Express/

Shkëlqeu Bersant Celina (Video)

0

Ylli i Kosovës, Bersant Celina, ka shkëlqyer në Holandë. Ai ka asistuar në golin e fundit në fitoren e Twentes ndaj Nijmegenit 3:0.

http://dai.ly/x5if50t

Terry afër largimit, po mëson gjuhën portugeze (Foto)

0

Mbrojtësi anglez, John Terry mund të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni, shkruan IndeksOnline

Këtë gjë ai e ka bërë të ditur edhe me një postim në rrjetet sociale, ku ka treguar se është duke mësuar gjuhën portugeze, mesazh ky që shumë qartë tregon një të ardhme tjetër.

Kapiteni i Chelseat ka kontratë vetëm deri në fund të këtij sezoni, kështu te Blutë e Londrës ende nuk është folur për një vazhdim.

Terry është duke u bërë gati të bëhet një menaxher, ndërsa gjuha portugeze mund t’i ndihmoj atij të merr ndonjë klub nga Portugalia.

“Në hotel, shenjat e trajnerit dhe mësim i portugalishtes”, ka shkruar Terry në foton e postuar para derbit kundër Manchester Unitedit.