16.6 C
Prizren
E shtunë, 12 Korrik, 2025
Home Blog Page 5552

Kompanitë e basteve zgjedhin fituesin e derbit Inter-Milan

0

E gjithë vëmendja futbollistike ditën e sotme do të përqëndrohet në Milano ku në orën 12:30 do të luhet derbi i “Madonnina-s”.

Kompanitë e basteve kanë publikuar koeficientët e ndeshjeve ku ajo që bie në sy Interi shihet si më favorit për të mposhtur Milanin.

Sipas kompanisë “Bet 365”, fitorja e Interit kuotohet 2.10, barazimi 3.50, ndërsa fitorja e Milanit 3.40, transmeton SYRI.net.

Por do të jetë fusha e blertë ajo e cila do ta vendosë skuadrën triumfuese.

Ky duel do të ndiqet gjerësisht edhe në kontinentin e Azisë ndërsa në total priten që të jenë rreth 862 milionë telespektatorë nga mbarë bota. / SYRI.net /

Rusia po shkërmoqet dhe Putin po dobësohet

0

Në pamje të parë, veprimet e Rusisë, që nisën me aneksimin e Krimesë në vitin 2014, sinjalizuan ringritjen e një fuqie në sistemin gjeo-politik ndërkombëtar.

Rritja e shpenzimeve ushtarake, prania në Lindjen e Mesme dhe avancimi i diplomacisë përtej parashikimeve shërbyen për t’i treguar botës influencën e Rusisë në arenën botërore.

Megjitatë, prapa aktivitetit ushtarak të pas-Luftës së Ftohtë dhe shkeljes së ligjeve ndërkombëtare, probleme të shumta kanë pllakosur Rusinë, duke u kthyer në një plagë për avancimin e saj.

Problemet demografike kanë goditur ndjeshëm vendin që pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa luhatja e çmimeve dhe sanksionet ndërkombëtare kanë tkurrur ekonominë dhe trendin e shpenzimeve ushtarake.

Përballë këtij realiteti të hidhur, iluzioni i rebelimit të Rusisë kundrejt Perëndimit mund të konsiderohet real deri këtu, shkruan “NewsWeek” në edicionin e saj online.

Gjithashtu, rritja e pranisë së NATO-s në vendet baltike për t’i mbrojtur ato nga Rusia ishte një përgjigje proporcionale ndaj epërsisë së Moskës.

Rusia nuk përbën për Europën një kërcënim ekzistencial më të lartë seç përbënte dikur Bashkimi Sovjetik dhe rrjedhimisht nuk duhet të trajtohet si e tillë, vijon analiza.

Koha gjithashtu nuk është në anën e presidentit Vladimir Putin dhe atij s’i mbetet gjë tjetër veçse të injorojë problemet social-ekonomike që kanë përfshirë shoqërinë ruse.

Ndërtimi i nëndetëseve dhe armëve bërthamore nuk do ta rinovojnë ekonominë ruse dhe mund të çojnë drejt rrënimit atë progres që ishte bërë në afirmimin e pranisë së Rusisë në arenën botërore.

13 arsye pse duhet të bëni seks çdo ditë

0

Mbron lëkurën dhe trurin, stimulon prodhimin e molekulave hormoneve që mbrojnë organizmin tonë, ndihmon të ruajë linjat dhe redukton rrezikun e sëmundjeve dhe të kancerit.

Janë vetëm disa nga përfitimet që vijnë nga një aktivitet i shëndetshëm dhe i rregullt seksual, të provuara dhe verifikuara a nga studime të shumta shkencore.

1.Super-truri

Organizmi shton fluksin e gjakut drejt pjesëve të ndryshme të trurit. Sipas disa studimeve efekti i i tij i përfitimit, është më i mirë se zgjidhja e fjalëkryqit dhe i puzzle-s.

2.Ju mban të rinj

Aktiviteti seksual stimulon prodhimin e Dheas, një hormon i prodhuar nga gjendra e veshkave që ndihmon të mbajë trupin të ri.

3.Lehtëson gjatë ciklit

Një studim i Universitetit amerikan të Columbias dhe Stanford, ka treguar që seksi sjell një lehtësim te gratë në periudhën e ciklit menstrual. Shtrëngimet muskulore të provokuara nga organizmi, stimulojnë fibrat e mitrës. Me pak fjalë: sa më shumë marrëdhënie, periudha më të rregullta.

4.Qetëson dhimbjet kronike

Çlirimi i hormoneve gjatë seksit, lidhet me lehtësimin e dhimbjeve. Një studim i “Southern Illinois University”, ka treguar që gjatë aktit seksual, dhimbja kronike nga pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë dhe dhimbjen e kokës, nis të reduktohet ndjeshëm.

5.Mbron lëkurën

Një kërkim i “Ëashington Institute of Dermatologic Laser Surgery”, pohon që një aktivitet i rregullt seksual, stimulon qarkullimin e gjakut dhe neutralizon efektet e dëmshme të stresit ne epidermë.

6.Aktivizon mbrojtjen

Një studim i Universitetit të Indianës në SHBA, ka treguar përfitimet e të bërit seks në mëngjes: stimulon sistemin imunitar, duke garantuar mbrojtje nga agjentët patogjenë gjatë gjithë ditës. Më mirë se një kafe.

7.Presioni nën kontroll

Mbajtja në “stërvitje” e organeve seksuale, ndihmon për të ruajtur në mënyrë konstante presionin e gjakut.

8.Meshkujt më besnikë

Seksi stimulon prodhimin e oksitocinës, hormoni i ashtuquajtur i dashurisë, që arrin në nivele jashtëzakonisht të larta te meshkujt. Që do të thotë: sa më shumë seks, aq më besnikë meshkujt.

9.Lufton kancerin në prostatë

Një aktivitet i shëndetshëm seksual dhe ejakulacion nga ana e meshkujve, ul ndjeshëm rrezikun e formimit të kancerit në prostatë. Një studim ka treguar që subjektet që kanë pasur të paktën 20 partnerë seksualë në jetën e tyre, kanë 28% të mundësi më pak për t’u prekur.

10.Stop të ftohtit

Të bësh seks, parandalon të ftohtët dhe simptomat e gripit. Kjo, sepse ngrihet niveli i hemoglobinës A, një molekulë-mburojë që mbron në mënyrë efikase nga infeksionet.

11.Gjithnjë në formë

Aktiviteti seksual është një ushtrim i shkëlqyer fizik, sepse konsumon rreth 4 kalori në minutë për meshkujt dhe 3 për gratë.

12.Më të forta e të sigurta

Një studim amerikan ka zbuluar që rreth 4 orë pas orgazmës, një grua fiton më shumë siguri në vetvete dhe një empati të madhe drejt së ardhmes.

13.Mbron zemrën

Sipas studimeve të ndryshme, për meshkujt që bëjnë seks në mënyrë të rregullt, rreziku i zhvillimit të sëmundjeve dhe shqetësimeve kardiovaskulare, reduktohet në 45%.

LDK në Prizren: Ramadan Muja punësoi djalin e vëllait

0

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka punësuar djalin e vëllait, Hektor Bislim Muja.
Hektori është punësuar në Bibliotekën Ndërkomunale të Prizrenit.
Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, ka reaguar për këtë punësim, duke vlerësuar familjarë.

“Punësimet familjare, pa kriter dhe ofendimi i qytetarëve prizrenas me konkurse sa për sy e faqe nuk kanë të ndalur nga kjo qeverisje lokale, tashmë e kapitulluar”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren.
Nga reagimi jonë i fundit lidhur me Elhame Berishën, që duke qenë drejtoreshë e Mirëqenies Sociale, pranohet edhe në konkursin e hapur për Zyrtar për Biblioteka, tashmë sheshazi ka dal në pah se kjo pozitë është mbajtur peng ngase paska qenë e rezervuar për nipin (djalin e vëllait) të Ramadan Mujës, Hektor Bislim Muja”.
“Lidhur me këtë rast Dega e LDK-së në Prizren ndjenë keqardhje për fatin e qytetit dhe qytetarëve prizrenas që pandershmërisht tash e 8 vite udhëhiqen nga një grup njerëzish që para së gjithash kanë vetëm interesin personal e familjarë, njëherit u bëjmë thirrje edhe organeve të hetuesisë që të merren më seriozisht me këtë rast dhe shumë raste tjera si kjo, në të kundërtën ato do të mbesin si të mirëqena”./PrizrenPress.com/

Takimi që vendos të ardhmen e koalicionit Rama- Meta

0

Sot do të zhvillohet një takim zyrtar mes kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe kreut të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ku do të diskutojnë mbi të ardhmen e koalicionit.

Në takimin e parë zyrtar që pritet të mbahet në orën 10:00 në Hotel Tirana, Rama dhe Meta pritet të vendosin nëse do të vijojnë koalicionin PS-LSI edhe për katër vitet e ardhshme.

Ende nuk dihet nëse krerët e dy partive të koalicionit qeverisës do të jenë të vetëm në takim apo bashkë me ta do të marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë, nga këto dy forca politike.

Edhe koalicioni qeverisës i gatshëm për zgjedhje

0

Kryeministri Isa Mustafa për herë të parë e ka përmendur mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme nëse Marrëveshja për Demarkacionin nuk kalon në Kuvend. Edhe shefi i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, thotë se koalicioni mund të rrëzohet nëse nuk ka vendimmarrje. Ndërsa partitë opozitare e mirëpresin gatishmërinë e shefit të Qeverisë për zgjedhje.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka përmendur për herë të parë mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme nëse Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi nuk kalon në Kuvend.

I pari i Qeverisë kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme vazhdimisht i është përgjigjur negativisht deri më tani, duke ia përmendur afatin e rregullt zgjedhor – në qershor 2018.

Por dështimi i njëpasnjëshëm i kalimit të Demarkacionit në Kuvend, si rezultat edhe i izolimi të vendit nga Bashkimi Evropian, si duket ia ka ndërruar mendjen shefit të Qeverisë sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve, shkruan Zëri.

Gjatë një interviste për radion “Evropa e lirë” (REL) kryeministri Mustafa ka pranuar se nëse Kuvendi nuk e ratifikon Demarkacionin, zgjedhjet janë opsion.

“Do të shkojmë në Kuvend. Kuvendi duhet ta marrë përgjegjësinë për këtë. Mendoj që është përgjegjësi shumë e madhe, sepse natyrisht që një Kuvend i cili nuk e konsideron çështjen e nxjerrjes së qytetarëve të vet nga izolimi dhe i mban në izolim për kauza politike ose për interesa personale, mandej shtrohet pyetja se a ka të drejtë morale edhe më tutje të ekzistojë apo ta rivlerësojë vetveten?”, ka thënë Mustafa.

Asllanaj: Koalicioni prishet vetëm kur duan PDK-ja dhe LDK-ja

0

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sali Asllanaj, ka shprehur bindje se mocioni i opozitës nuk do të mund ta rrëzojë Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës mund të rrëzohet vetëm kur të duan PDK-ja dhe LDK-ja.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Asllanaj ka hedhur poshtë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas tij, koalicioni qeverisës (PDK-LDK) e ka për obligim dhe duhet t’i përfundojë çështjet madhore që janë në interes të shtetit: ushtria, demarkacioni me Malin e Zi dhe asociacioni i komunave serbe.

Asllanaj ka thënë se këtyre çështjeve madhore nuk do të mund t’u bënin ballë koalicionet e tjera.

Ai ua ka bërë me dije pozitës dhe opozitës t’i marrin seriozisht mesazhet e senatorit amerikan John McCain dhe të ministrit të Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel.

S’ka dyshim, rreth e rreth botës nuk ka police më seksi se kjo (Foto)

0

Samantha Sepulveda padyshim që është policja më seksi në botë. Vajza me origjinë nga Republika Domenikane është pa “behane”.

E armatosur në orar të punës, Samantha duket se e ka në qejf edhe ç’armatosjen.

Hobi i saj është fotografia ndërsa mund të shikoni se ajo nuk di të bëjë foto “normale”, shkruan Indeksonline.

Për këtë Samantha ndiqet nga më shumë se 200 mijë persona në Instagram.

“Njerëzit duan që të bien në ndesh me ligjin, vetëm për tu takuar me mua” thotë në humor ajo. /Indeksonline/

Prizren: Kërkohet koordinim ndërmjet diplomacisë dhe qeverisjes lokale

0

Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, ka organizuar konferencën një-ditore me temën: “Diplomacia e qyteteve: Qeverisja, zhvillimi lokal dhe marrëdhëniet me jashtë”, në Prizren.

Në këtë konferencë ku prezentë ishin kryetarë komunash, ambasadorë të akredituar në Kosovë, ambasadorët e Kosovës jashtë vendit u diskutua për mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet qyteteve të Kosovës dhe qyteteve të ndryshme në Evropë dhe më gjerë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve tha se bashkëpunimi ndërkombëtar i komunave është pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme të Kosovës. Ai shtoi se MPJ është në dispozicion të Komunave për t’i ndihmuar në procesin e lidhjes së bashkëpunimeve, marrëveshjeve apo binjakëzimeve, në funksion të rritjes së mundësive për qytetarët e Kosovës.

“Qëllimi i kësaj konference është që ne ta kemi një shkëmbim më të thellë të ideve, të reflektojmë se si të kemi një koordinim më të mirë në politikën e jashtme dhe me gjetjet nga kjo konferencë ta bëjmë një plan të veprimit me qëllime të matshme e konkrete për ta pasur më të lehtë edhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të komunave”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Nga ana tjetër, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli ka vlerësuar se komunat mund të kenë ndikim pozitiv në diplomaci.

“Bashkëpunimi ndërmjet qyteteve të ndryshme, binjakëzimet, anëtarësimet në organizata të ndryshme ndërkombëtare, e kanë shtuar kontributin e komunave në politikën e jashtme”, ka vlerësuar Ismajli.

Përveç pjesëmarrësve nga Kosova, përvojat në qeverisjen komunale i ka ndarë edhe Arbjan Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.

Në panelet tjera u diskutua për promovimin e turizmit lokal dhe angazhimin e qyteteve në iniciativa dhe asociacione rajonale dhe ndërkombëtare. Konferenca e sotme është organizuar si vazhdimësi e aktiviteteve të dala nga konferenca e ambasadorëve e organizuar në dhjetorin e vitit të kaluar.

Laboratori i drogës në Tiranë (Video)

0

Tre ditë pas zbulimit në Skrapar të një laboratori droge, një tjetër laborator është zbuluar në zonën e Shkozës. Burimet thonë për Lapsi.al se ambienti ishte përshtatur me llampa të veçanta për kultivimin e kanabisit. Mësohet gjithashtu se policia ka ndaluar disa persona. Si laborator për kultivimin e drogës ishte përshtatur një fabrikë përpunimi plastike.

Sipas njoftimit të policisë, këto ambjente ishin në pronësi të shtetasit Hazbi Pardhokut. Ky aktivitet i kundraligjshëm kamuflohej si aktivitet i prodhimi të plastikës.

Sipas njoftimi thuhet se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kubikësh dhe lënde e dyshuar narkotike, por nuk është peshuar ende prandaj nuk bëhet me dije sasia.

Burime të Lapsi.al thonë se deri më tani janë shoqëruar rreth 10 persona si të dyshuar që kanë lidhje me këtë aktivitet kriminal, ndërsa vijojnë veprimet proceduriale.

Ky është laboratori i dytë i drogës që zbulohet brenda kësaj jave. Pak ditë më parë në Përmet u zbulua një sasi prej 12 ton kanabis e fshehur në një magazinë. Problemi i kanabisit ka marrë përmasa të frikshme në vend, duke vërtetuar kështu akuzat që po i bëhet qeverisë nga opozita dhe mediat. Për të luftuar këtë fenomen, në strategjinë e re të qeverisë është parashikuar edhe ndërhyrja e ushtrisë. /LAPSI.AL/