15.1 C
Prizren
E shtunë, 12 Korrik, 2025
Home Blog Page 5553

Sanchez do të kalojë tek Chelsea

0

Alexis Sanchez do të transferohet tek Chelsea, por do ta ketë të vështirë ta bëjë të realizueshme marrëveshjen.

Kiliani është i palumtur në Emirates Stadium dhe do të luajë për një skuadër që garon për trofe, ndërsa Topçinjtë nuk duan të humbasin asin e tyre.

Conte lavdëron Ibrahimoviqin

0

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, ka lavdëruar sulmuesin e Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviq, para derbit që zhvillohet të dielën në Old Trafford.

Conte beson se Ibrahimoviq është në formën më të mirë në karrierë dhe se duhet të kenë kujdes nga ai të dielën.

“Ibrahimoviq është në formën më të mirë në karrierë. Ai është lojtar i shkëlqyer. Nuk është vetëm shënues, por punon edhe për skuadrën”, tha fillimisht Conte.

“Për mua, ai është një ndër lojtarët më të mirë në botë, për këtë nuk ka dyshime”, shtoi Conte.

“Duhet të organizohemi mirë në mbrojtje dhe të kemi kujdes, pasi kur ai sulmon dhe futet në zonë, është shumë i rrezikshëm”, theksoi mes tjerash Conte.

Rakip Abdyli nga Opoja që bëri thirrje për xhihad: Jam penduar

0

Prokurorja e rastit ndaj të arrestuarit të sotëm për terrorizëm, Rakip Abdyli, kërkoi nga gjykata në Pejë që të dyshuarit t’ia caktojë masën e paraburgimit, por avokati i tij e kundërshtoi këtë duke kërkua masë më të lehtë të sigurisë. KALLXO.com sjell në detaje pretendimet e prokurorisë.

Rakip Abdyli, i arrestuari sot në orët e mëngjesit për veprën shtytje për terrorizëm, ka dalë para Gjykatës Themelore të Pejës për caktimin e masës së sigurisë.

Me pantolla të shkurtër, një bluzë të gjelbër në të zezë, i riu nga rrethina e Opojës, Abdyli, është sjellë në pranga para gjykatësit të procedurës paraprake për t’u njohur me dyshimet për të cilat ai është arrestuar.

Prokurorja e rastit nga Prokuroria Speciale, Merita Bina-Rugova tha gjatë seancës së sotme se Rakip Abdyli është ndaluar si i akuzuar për thirrje për terrorizëm.

Thirrja përmes rrjeteve sociale për sulme ndaj Qeverisë së Kosovës dhe Ambasadave të huaja janë arsyeje e arrestimit të dyshuarit Rakip Avdyli sot në mëngjes në qytetin e Pejës.

Sipas Prokurorisë Speciale, Rakip Abdyli, dyshohet për veprën penale shtytje për terrorizëm duke bërë thirrje përmes rrjeteve sociale Facebook dhe Youtube për sulm ndaj Qeverisë së Kosovës dhe ambasadave të huaja në Kosovë.

“Prokuroria konsideron se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Rakip Abdyli, duke filluar nga koha ende e pavërtetuar, në mënyra të ndryshme vazhdimisht ka postuar mesazhe kërcënuese për publikun, ashtu që në Facebook përmes profilit të tij me emrin Rakip Abdyli, si dhe në Youtube në faqen “Nasheed” ka postuar video incizime në të cilat të gjithë myslimanëve u bëhet thirrja që në emër të Xhihadit të kryejnë sulme kundër Qeverisë së Kosovës dhe Ambasadave të huaja në Kosovë dhe paralajmërohet ardhja e Hilafetit, si në incizimin me titull “Në tokën e shqiponjave do të vijë Hilafeti,” tha prokuroria e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Merita Bina Rugova gjatë seancës së procedurës paraprake.

Sipas Prokurores Bina-Rugova në përmbajtjen bëhej thirrje për sulme individuale dhe grupore ndaj udhëheqësve të vendit.

“Me ketë përmbajtje: Do vijë Hilafeti me përzënien e hienave, do vijë bereqeti, ngrihuni vllazni, ngrihuni o myslimanë bëni xhihad shpëtojeni këtë vatan, bëni sulme vetjake apo në grupe e dhelprave dinake frikën me jau futë. Sulme Istish hadie apo kallashnikov nga rruga selefie t’i mos u largo, dridhjani tokë qafirave, vrisni tagutat hapni rrugë të mirave Sheriatit, shijojani frutat bëhuni emir të vendit tuaj, mos e leni në errësirë nën udhëheqjen e huaj, ata nuk ju a duan të mirën. Drogë, bixhoz e zina jau kanë lanë errësirën, s’ju lënë ju dritë me pa. Kapni armët e sulmoni qeveri e ambasada vendin nga të këqijtë, çlironi nga udhëheqësit ma katolik se Papa,” tha ajo.

“Këto veprime janë bërë me qëllim të kryerjes së ndonjë akti terrorist më rrezik serioz”, tha prokuroria.

“Këtë e ka bërë me qëllim që të shtyjë kryerjen e aktit terrorist duke shkaktuar rrezik serioz që veprat të tilla edhe të kryhen. Me ketë i pandehuri kishte për të kryer veprën penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,” tha ajo.

Po ashtu prokurorja tha së janë gjetur prova të mjaftueshme me të cilat vërtetohet së i dyshuari me vendlindje në komunën e Dragashit dhe vendbanim në Pejë ka dashur ta kryejë këtë vepër penale.

“Ekzistojnë prova të mjaftueshme me të cilat vërtetohen ekzistimi i dyshimit të bazuar se i pandehuri e ka kryer ketë vepër penale. Aktvendimit mbi fillimin e hetimeve i është bashkangjitur një CD në të cilën gjenden postimet e përshkuara në dispozitivin e aktvendimit mbi fillimin e hetimeve. Në ndërkohë pas kryerjes së kontrollit në shtëpinë e të pandehurit janë gjetur edhe dorëshkrimet e tij me përmbajtjen identike të përshkuar me lartë”, tha prokuroria e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Rakip Avdyli i lindur me vitin 1991, sipas prokurorisë në deklaratën e tij në Polici të Kosovës ka deklaruar së është përkrahës i organizatës terroriste ISIS.

“Po ashtu konsiderojmë se të gjitha faktet dhe elementet e veprës penale shtytjet për kryerjen e veprave terroriste gati që nuk janë kontestuese fare meqenëse i pandehuri në deklaratën e tij e ka vërtetuar orientimin e tij militarist radikal islamit dhe përkrahjen e tij për shtetin islamik dhe organizatën terroriste ISIS. Nga të gjitha këto arsye, konsiderojmë se pa mëdyshje është vërtetuar ekzistimi i bazuar se i njëjti e ka kryer veprën penale për të cilën kanë filluar hetimet. Po ashtu konsiderojmë se në rastin konkret janë të përmbushura të gjitha kushtet për caktimin e paraburgimit kundër të njëjtit ,” tha prokurorja Bina- Rugova.

I dyshuari për shtytje për kryerjen veprës penale terrorizëm ka deklaruar në polici se ka dëshirë t’i bashkohet organizatës ISIS në shtetin e Sirisë.

“I pandehuri Rakip Abdyli është shumë i radikalizuar dhe sipas raportit të policisë i njëjti madje ka shprehu dëshirën që të shkojë t’i bashkëngjitet organizatës ISIS në Siri. Nga kjo arsyeje konsiderojmë se është i plotësuar kushti (për paraburgim) sepse është e bazuar frika se nëse i njëjti mbetet në liri do përpiqet që të arratiset”, tha ajo.

Vetë i pandehuri, Rakip Abdyli i cili u arrestua sot në orët e mëngjesit, në deklarimin e tij në gjykatë tha se është penduar.

“Po jam penduar për veprimet e mia,” tha i dyshuari.

Kurse, Shaban Shala, avokat i angazhuar sipas detyrës zyrtare për ta mbrojtur të dyshuarin, tha se e kundërshton kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj të mbrojturit të tij.

“Duke u mbështetur në disa pjesë të deklaratës të mbrojturit tim në polici dhe atë nga shkaku se nuk është vërtetuar ende se i njëjtit ka lidhje me ndonjë grup radikal apo terrorist, ndërsa veprimet për të cilat i njëjti i ka kryer ka deklaruar se ka pasur për qëllim që të mundohet të një mënyrë ta shpëton një femër kosovare e cila gjendet me djalë në Siri dhe ta gjen mundësinë që të njëjtën ta tërheqë në Kosovë. Sipas kësaj, kjo ka qenë përpjekja e të njëjtit që i ka kryer këto veprime”, tha avokati Shala.

Ai propozoi që të mbrojturit të tij t’i caktohet ndonjë masë alternative e caktimit të sigurisë, duke propozuar arrestin shtëpiak. /Kallxo.com

Studentet e Kolegjit ”Biznesi” vizituan Gjykatën e Prizrenit

0

Të premten (sot) në orën 11:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan studentët e komunitetit boshnjak të Kolegjit “Biznesi ”.

Afërdita Kicaj, zëdhënëse e Gjykatës Themelore, thotë se vizita kishte karakter të praktikës për studentet e drejtimit juridik, nën përcjelljen e profesorit të tyre.

“Nxënësit u pritën në zyrën e Kryetarit të kësaj gjykate ku Kryetari prezantojë strukturën e gjykatës punën që bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët, mënyrën e komunikimit me qytetarët dhe mjetet e zhvilluar për krijimin e një lidhje më të mirë me qytetarët ku edhe vazhduan me diskutimet e hapura”, njofton Kicaj, shkruan PrizrenPress.

“Në pjesën e dytë të takimit, nxënësit patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës. Studentët patën mundësi ta përcjellin edhe një seancë gjyqësore që u mbajt në objektin e kësaj gjykate”, shtoi ajo.

Sipas saj, Gjykata do të vazhdojë traditën e bashkëpunimit me qytetarët me shkollat e qytetit dhe të rajonit.  /PrizrenPress.com/

Gjendet e vdekur gjyqtarja myslimane në New York

0

Gjyqtarja Sheila Abdus-Salaam, gruaja e parë myslimane që ka shërbyer në gjykatën e lartë të Nju Jorkut, është gjetur e vdekur në lumin Hudson, në qytet.

Policia e Nju Jorkut nxori nga uji trupin e 65-vjeçares dhe shpalli vdekjen e saj të mërkurën pasi u alarmua nga një telefonate urgjente.

Bashkëshorti i të nderës kishte raportuar se ishte zhdukur, tha policia.

Zyrtarët thuhet se janë duke e trajtuar vdekjen si një vetëvrasje të mundshme, por një hetim është në vazhdim e sipër.

Trupi ishte plotësisht i veshur dhe nuk kishte shenja traume apo kriminalitetit, shkruan “BBC”./ Syri.net

Era Istrefi në një koncert me Lady Gaga-n

0

Duket se Era Istrefi nuk ka të ndalur me sukseset e saj. Burime pranë këngëtares  thonë për Blitz.al se ajo do të marrë pjesë në eventin më të madh të SHBA-së, festivalin Coachella. Ky festival, i cili zhvillohet në Kaliforni, është një nga eventet më të rëndësishme amerikane, që bën bashkë zhanre të ndryshme muzikore si, hip hop, indie, elektronik, dance etj.

Këtë vit ishte programuar që pjesë e tij të ishte diva e muzikës Beyonce, por për shkak të shtatzënisë, siç raportojnë edhe mediat ndërkombëtare, në vend të saj do të ngjitet në skenë Lady Gaga.

Në edicionin e 17-të të këtij festivali ndërkombëtar do të jetë e ftuar edhe Era Istrefi, e cila do të jetë “qershia mbi tortë”, pra këngëtarja që do të mbyllë eventin./Blitz.al

Avokat Gashi: Incizimet për rastin ‘Dehari’ janë manipuluar

0

Hetimet për rastin e vdekjes së aktivistit 26-vjeçar të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, po hyjnë në muajin e gjashtë. Përveç që rasti nuk është zbardhur ende, dilema të reja janë ngritur, që vënë në pikëpyetje edhe seriozitetin e organeve të hetuesisë karshi këtij rasti.

Disa ditë pas vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes në qelinë e Qendrës së Paraburgimit në Prizren, në disa media u patën publikuar pamje nga kamerat e sigurisë. Publikimi i paligjshëm i këtyre incizimeve ndodhi pak ditë pasi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, i kishte sekuestruar incizimet në cilësinë e provave materiale, shkruan Konica.al

Përfaqësuesi ligjor i familjes Dehari, avokati Tomë Gashi kishte ngritur menjëherë kallëzim penal ndaj personave përgjegjës në Drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, personave përgjegjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjensionit të Kosovës për Forenzikë për veprat penale “zbulim i paautorizuar i informacioneve konfidenciale’, ‘manipulim me prova’, ‘zbulim i fshehtësisë zyrtare’ si dhe ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Afër 6 muaj pas këtij kallëzimi penal, Prokuroria Themelore në Prishtinë ende nuk ka njoftuar nëse janë hapur hetime penale për këtë rast.

Avokati Tomë Gashi, në një prononcim për portalin Konica.al, ka thënë se prokurori Besim Kelmendi e kishte dërguar me urgjencë kallëzimin në fjalë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Tanimë janë mbushur 5 muaj prej kur është dërguar ky kallëzim penal, por familja Dehari dhe unë si përfaqësues juridik i saj, ende nuk kemi përgjigje se kundër kujt janë hapur hetimet penale në institucionet që i kanë pasur në posedim incizimet e Qendrës së Paraburgimit në Prizren, ku është vrarë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ai.

Përfaqësuesi ligjor i familjes Dehari ka thënë se në kallëzim penal është kërkuar që të mos angazhoheshin hetuesit policor nga rajoni i Prizrenit për shkak se drejtori i Policisë së Prizrenit kishte dhënë deklarata të rrejshme se Astriti kishte vdekur nga përdorimi i tepruar i ilaçeve.

Avokati Gashi ka thënë se edhe vetë prokurori Metush Biraj duket se e ka të qartë që ka prerje të incizimeve të korridorit të burgut në Prizren, pasi të njëjtat janë dërguar në Austri për ekspertizë.

“Prokurori Biraj duket se e ka të qartë se ka prerje të incizimit të korridorit të burgut në Prizren, apo ndonjë arsye tjetër që nuk iu beson institucioneve forenzike të Kosovës”, ka thënë ai.

Avokati Gashi beson se ‘incizimi është manipuluar qëllimisht nga zyrtarët kompetent, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal’.

Ai ka shtuar se rasti i vrasjes së aktivistit Astrit Dehari është ndërlikuar edhe më tepër pas vdekjes së të burgosurit Naser Makolli. Sipas tij, ky dëshmitar që vdiq në burg kishte deponuar deklarata që konfirmonin frikësimin dhe keqtrajtimin që ishte bërë ndaj Astrit Deharit gjatë kohës sa mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Rasti i vrasjes së Astrit Deharit në burg është bërë edhe më i rëndë për t’u hetuar pasi kohë më parë vdiq edhe dëshmitari kryesor i këtij rasti, Naser Makolli, i cili kishte qenë në qeli me Astritin që nga dita e parë e burgosjes së tij”, ka thënë avokati Gashi. /Konica.al

Meta mbetet në koalicion me PS-në, Ramën e këshillon të dorëhiqet

0

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kujtoi dorëheqjen e tij si kryeministër në vitin 2001, për t’i hapur rrugë Fatos Nanos që të merrte këtë post, duke sqaruar se gjithçka bëhej për shkak se e majta nuk mund të merrte Presidentin pavarësisht se kishte votat.

“Më vjen keq të kujtoj se më tha dikush ti thuaj se unë jap mandatin e Parlamentit se ti nuk je kryeministër. Është një analistë shumë i njohur dhe kritik edhe ndaj meje, edhe realisht dhe shpërthyes.

I thashë: E mban mend pse kam dhënë dorëheqjen nga kryeministër pas zgjedhjeve të 2011? Ja tha kishe ato sherret me Nanon. Po, për çfarë e kishim sherrin? Sherri ishte ky; në ato zgjedhje mazhoranca mori 3-4 mandate më shumë se ç’duhej për zgjedhjen e Presidentit.

Nano në të drejtën e tij donte që të bëhej President. Ne kishim një rezolutë të Parlamentit Evropian që njohu legjitimitetin e mazhorancës qeverisëse, por nuk e njohu legjitimitetin për të zgjedhur Presidentin. Nuk u shkel as ligji dhe as Kodi Zgjedhor, thjesht u bë një manovër në raundin e dytë në Dushk, prandaj ngeli Dushku edhe sot e kësaj dite. Të na falin qytetarët e Dushkit.

Ky ishte gjithë problemi i krizës. Në fund fare ishte që nuk mund të bëjmë një gjë që nuk i shërben vendit, pavarësisht se i shërben akomodimit të dy personave, njërit President e tjetrit kryeministër, edhe kryetari i PS-së edhe me letra edhe me garanci. I thashë Nanos se do ta zgjidhim siç kërkon BE. Kështu që i thashë bëhu kryeministër. President nuk bëhesh dot. Kemi bërë një faull dhe për këtë duhet të paguajmë gjobën” tha Meta. /Lapsi.al

Kida nënshkruan kontratë me ‘Sony Music’ dhe ‘Watib’

0

Dje këngëtarja Baby G nënshkroi kontratë me kompaninë muzikore ‘Sony Music’.

Mirëpo, ajo nuk është e vetmja nga ky label që bën një hap kaq të madh në karrierën artistike, shkruan lajmi.net

Është edhe Kida ajo që ka nënshkruar kontratë me ‘Sony Music’ dhe ‘Watib’.

Këngëtarja nesër do ta lansojë edhe projektin e parë si pjesë e kësaj kompanie, këngë kjo që do jetë duet me DJ e njohur Hcue.

Kënga do jepet premierë në koncertin që Kida e ka në sheshin Zahir Pajaziti.

Krejt këtë njoftim e ka dhënë menaxheri i këngëtares, Mehmet Elshani përmes fotos së hedhur në Instagram!/Lajmi.net/

Këngëtari i njohur, në gjendje të rëndë shëndetësore (Foto)

0

Këngëtari Ibrahim Erkal është gjetur pa ndjenja në oborrin e shtëpisë së tij mesditën e djeshme.

Këngëtari i njohur turk është dërguar menjëherë në spital ndërsa gjendja e tij duket se është e rëndë.

Mediat turke raportojnë se 49 vjeçari ka pësuar hemorragji cerebrale, transmeton syri.net.

Erkal është një nga këngëtaret me një karrierë të suksesshme disa vjeçare në skenën muzikore në Turqi.