21.5 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025
Home Blog Page 5554

Freddie Mercury, filmi mbi jetën e tij në 2018

0

“Filmi mbi Freddie Mercury është në ardhje, më parë se sa mund të imagjinohej. Ai do të shfaqet në 2018”. Në një intervistë për Daily Star, Brian May i jep fund spekulimeve mbi filmin e shumëpritur biografik për Freddie Mercury, që këtë vit do të mbushte 70 vjeç.

Tratativat për filmin kanë filluar më shumë se katër vite më parë. Për rolin e këngëtarit kanë qenë në listë aktorë të ndryshëm të njohur mes të cilëve Sacha Baron Cohen, që e la pas një serie të gjatë mosmarrëveshjesh me vetë May, edhe Daniel Radcliffe, që më pas hoqi dorë sepse nuk ishte i përshtatshëm për rolin.

Më në fund, nëntorin e kaluar u lajmërua se aktori që do të luante rolin e Freddie është Rami Malek, i njohur nga publiku në serinë Mr Robot, transmeton Republica.it

Regjia e filmit do t’i besohet Bryan Singer . May tha se grupi muzikor Queen mund të kthehet të interpretojë në Evropë me Adam Lambert në rolin e këngëtarit: “Do të kalojmë pjesën më të madhe të turit në Shtetet e Bashkuara”. /KultPlus.com

Senatori McCain dekorohet me “Urdhrin e Lirisë”

0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nderuar senatorin amerikan John McCain me çmimin “Urdhri i Lirisë”.

Me këtë rast presidenti Thaçi, ka thënë se senatori McCain ishte bërë zë i qytetarëve të Kosovës atëherë kur nuk kishte zë për ta.

“Në botë ka pak njerëz si ju që mëshirojnë vlerat e lirisë. E tërë jeta e juaj është një moment i gjallë në përpjekjet e juaja për liri deri në vetëmohim. Në ditët tona më të vështira si komb, ne gjetëm frymëzim në shëmbëlltyrën tuaj. Ju u bëtë zëri ynë, kur ne nuk kishim zë. Ju me punën dhe angazhimin për çlirimin e Kosovës, dëshmuat se liria nuk është privilegj i të fortit, por e drejtë fundamentale e të gjitha kombeve, e të gjitha vendeve”, ka deklaruar Thaçi, duke i ndarë medaljen presidenciale senatorit McCain.

Ndërsa senatori amerikan John McCain, ka deklaruar se ndihej i nderuar për këtë çmim që pranoi nga presidenti dhe populli i Kosovës.

“Ndihem krenar që ndodhem këtu. Të gjithë e dimë se ka nevojë për më shumë punë dhe përparime, por ju keni arritur mjaftë shumë. Jam këtu të tregoj mbështetjen dhe përkushtimin e Shteteve të Bashkuara që Kosova të mbetet një vend i lirë, i fuqishëm dhe i bukur siç është edhe sot”, ka thënë ai.

Senatori McCain në këtë takim me presidentin Thaçi ka qenë i shoqëruar nga ambasadori amerikan Greg Delawie. McCaini po qëndron në Kosovë në kuadër të vizitës se tij në Ballkan. Një ditë më parë zyrtari amerikan i është adresuar Kuvendit të Kosovës.

Theret me thikë një person në Malishevë

0

Dje në fshatin Lozicë të Malishevës, policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore për shkak se i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë një mashkull.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /PrizrenPress.com/

Vëllai rreh motrën në Prizren

0

Të enjten policia në Prizren, ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.

“I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /PrizrenPress.com/

Në Prizren, konferencë mbi zhvillimin lokal dhe marrëdhëniet me jashtë

0

Sot në Prizren do të mbahet konferenca njëditore “Diplomacia e Qyteteve: Qeverisja, zhvillimi lokal dhe marrëdhëniet me jashtë”.

Bashmir Xhemaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se në këtë konferencë do të marrin pjesë udhëheqës të pushtetit lokal, të cilët do të diskutojnë për tema të ndryshme si: zhvillimi ekonomik lokal dhe bashkëpunimi ndërkufitar i qyteteve në tërheqjen e donacioneve.

“Kjo konferencë është vazhdimësi e aktiviteteve të MPJ-së të dala nga rekomandimet e Konferencës së Ambasadorëve, të mbajtur në fund të vitit të kaluar”, ka thënë Xhemaj, sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

“Është paradoksale kur një kryetar komune, qëndron në një vizitë jashtë dhe ambasada nuk është e njoftuar. Ne kemi përgatitur një dokumentet ku kemi listuar organizatat”, ka thënë ai.

Sipas Xhemajt, ngjarja më e madhe kulturore “Dokufest” është një bum i kulturës.

“Ne do të kemi edhe ngjarje në qytete të tjera. Do të asistojmë në këtë drejtim. Sot do të jetë në panel edhe nënkryetari e Baskisë së Tiranës i cili do të flasë për projektet e Tiranës”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar se Tirana po zhvendoset përtej Shqipërisë.

“Kur ishim në Tiranë së fundi me ministrin Hoxhaj dhe patëm takim me Erion Veliajn, ai na tregoi për modelin e mbledhjes së mbeturinave. Verona është një model i mirë”, ka thënë ai.

Xhemaj ka thënë se jetojmë në Kosovë dhe kemi nevoja bazike si qytetarë. /RTKlive

Rusia, përfundimisht jashtë Eurovizionit

0

Pas vendimit të Ukrainës për të mos lejuar që këngëtarja ruse Julia Samoilova të performojë në Festivalin europian të këngës, Eurovision, ka ardhur edhe kundërpërgjigja ruse.

Kanali Channel One, që ka të drejtën e transmetimit të këtij spektakli, ka vendosur të mos e transmetojë festivalin që do të mbahet muajin tjetër në Kiev.

“Fatkeqësisht, ky vendim i Channel One, shuan përfundimisht shpresat për pjesëmarrjen e rusisë në Eurovision”, u shpreh një zyrtar i Europe Broadcasting Union (EBU).

Producentët e festivalit ishin duke negociuar me Ukrainën për lejimin e këngëtares ruse, por edhe duke vlerësuar mundësinë e performancës së këngëtares ruse Samoilova, nga Rusia, në lidhje satelitore. Vendimi për mostransmetimin e festivalit, nga televizioni rus, ka hedhur poshtë çdo ide dhe mundësi për pjesëmarrjen e këngës ruse.

Ukraina ndaloi performancën e këngëtares ruse Julia Samoilova, me pretendimin se ajo ka vizituar Krimenë, pa lejen e ukrainasve.

European Vision Contest, mbahet gjatë muajit maj, në Ukrainë dhe Shqipëria do të përfaqësohet në këtë festival me këngëtaren Linda Halimi. / Top Channel

Blanc, opsion i ri për stolin e Interit

0

Laurent Blanc është duke u konsideruar nga Suning Group si njëri nga trajnerët që mund për të marrin përsipër stolin e Interit për sezonin e ardhshëm.

Ish-trajneri i Francës dhe Paris Saint-Germainit ka qenë i lidhur edhe më parë me pozicionin e trajnerin te Interi, por thashetheme u rishfaqen pas një forme të dobët prej një pike në tri ndeshje për Stefano Piolin.

Antonio Conte dhe Diego Simeone janë objektiva të larta, por nuk ka gjasa që të largohet nga Chelsea dhe Atletico Madrid, respektivisht.

Blanc nuk është i huaj për Interin ose Serie A, pasi që ka luajtur për Interin nga viti 1999 deri 2001.

Ai e filloi karrierën e tij si trajner te Bordeaux, ndërsa udhëheqi kombëtaren ‘Les Bleus’ nga viti 2010 deri në vitin 2012 dhe e la punën te Paris Saint-Germain në 2016.

Momentalisht, Blanc është i papunë dhe shumë lehtë mund të ketë zhvillime të reja në këtë drejtim pasi drejtuesit kinezët të klubit duan një trajner ndërkombëtar.

Era Istrefi viziton studion e Jimmy Kimmel (Foto)

0

Këngëtarja Era Istrefi nuk ka të ndalur sa i përket sukseseve.

Ajo në Instagram ka hedhur një fotografi përmes së cilës tregoi se ka vizituar studion e një prej shoumenëve më të njohur në SHBA, Jimmy Kimmel, shkruan lajmi.net

Sipas shkrimit të lënë, këngëtarja ka thënë se këtë gjë nuk do ta harrojë kurrë.

Një tjetër detaj që vërehet është në veshjen e saj! Era kishte dal pa sytjena!

Ozil flet për kontratën e re

0

Organizatori i lojës së Arsenal, Mesut Ozil ka thënë se bisedimet për kontratën e re me klubin nga Londra do të nisin në verën e këtij viti.

28 vjeçari ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij, pas asaj që nënshkroi në vitin 2013 kur kaloi nga Real Madrid te The Gunners.

Sidoqoftë, gjermani ka deklaruar se dëshiron të ndihmojë Arsenalin – i gjashti në tabelë, që të përfundojë në top katërshe dhe të sigurojë kualifikimin për në Champions League para se ta diskutojë të ardhmen.

“Në këtë çast çka është e rëndësishme, është Arsenal, jo unë apo dikush nga lojtarët tjerë”.

“Ekipi po kalon nëpër kohë të vështira dhe në këtë fazë unë nuk jam më i rëndësishmi, askush tjetër – me rëndësi është klubi”, ka thënë Ozil.

“Do të flasim në këtë verë për të qartësuar gjërat. Do të jetë gabim tash që të mendojmë për atë”, ka shtuar gjermani.

Reali transferon yllin e Bayernit

0

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dëshiron ta transferoj një ‘Santiago Bernabeu’ yllin e Bayern Munichut, Thiago Alcantara.

Sipas Calciomercato.com, thuhet se Perez gjatë vërës do të bëj ofertë për reprezentuesin e Spanjës, përcjell Gazeta Express.

Alcantara kërkohet edhe nga Barcelona dhe Manchester City. Kurse, drejtuesit e Bayern Munichut, janë të gatshëm ta bllokojnë lojtarin duke i ofruar kontratë deri në vitin 2021.

Madje, me kontratën e re, Bayerni synon ta bëj spanjollin lojtarin më të paguar në ekip. Por, mbetet të shihet nëse Bayerni do t’i rezistoj ofertës së Realit.